Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Argetim dhe humor | Qeshni dhe ju

Sali Berisha dhe Fatos Nano

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 20-03-2003, 19:59
Minifotoja e anetarit _B[A]D_B[O]Y_
Anetar/e
 
Reg: 28-02-03
Lokalizimi: Tirane
Postime: 48
Sali Berisha dhe Fatos Nano

Nano:
Ja ku u takuam
Nė fundin e lojes
O doktor i vdekjes
O Cub i Tropojes!

Berisha:
Unė ketu kam qene
Si sot dhe me pare,
O Kryehajdut
O Megakusar?
E po kesaj here
N'mujtsha me te kap
Mjekrren krejt ta rruj
More mjekerrcjap?

Nano:
Merr nje brisk o Sale
Atje pas oxhakut
Dhe ma rruaj mjekren
Ktu ne fund te barkut.

Kaso Kosa:
E gjizose, fare
Nano, kete here
Sala esht' Doktor
S'eshte aspak berber.

Arixhofka:
Jo, o shoku Kaso
Sala s'eshte Doktor,
Ėshtė, o traktorist,
Ose minator.
Harrove zotrote
Vjet se ē'na punoi
Me tritol e rruspa
Veshet na shurdhoi.

Berisha:
Arixhofke e dreqit
A kupton ē'po thue
Nanoja dhe tye
Te paska drogue.
Sa te marr pushtetin
Qe'tu ma s'do rrish
Me kallup tritoli
Kasollen ta prish.

Kaso:
Ē'pate arixhofke
Qe kujton tritolin
Ē'deshe qe e zgjove
Nga gjumi gogolin!?..

Nano:
Rri rehat, o, Kaso
Mos na bej rremuje
Se Berisha mbytet
Ne nje pike uje.

Kaso:
Meqe sot tek ne
Syte i kane tė tere
A mund tė na thuash
Kater vjet ē'ke bere?

Nano:
Do t'i them, o Kaso
Nje nga nje me radhe
Sala la, kur iku,
Prapa nje gėrmadhe
Dhe le ta shikoje
Ai qe ka sy
Mbi germadhe te Sales
Beme shtetin e ri.

Berisha:
Ate shtetin tuej
Une menihere,
Sa te marr pushtetin,
Do ta hedh nė ere.
Prap do ta baj vendin
Det edhe termet;
Shqiptaret e mi
S'kane nevoje per shtet.
Kujdo si te doje
Le t'i presi palla
Me kot Edi Rama
S'thote "Doktor Rumpalla"

Arixhofka:
Te lutmi, Berishe
Aman, mblidhi zoqte
Me keto qe thua
Na tremb kalamoqte.

Nano:
Vazhdojme, o Kaso
Aty ku filluam
Qindra kilometra
Rruge neve shtruam
Nga Jugu, Veriu
Lindja, Perendimi
Gjithe vendin e kthyem
Nė kantjer ndertimi.
Kush ka sy te shohe
Une s'kam ē'them tjeter
Sala mezi beri
Gjashte kilometer!

Berisha:
Jini maskarenj
Qy kaq shume punoni
Qe'kshu bre, me hile
Doni te fitoni
Kjo taktika juej
Nuk zan vend tek une
Me fitue me llafe;
Jo si ju, me punė.
Kjo taktika juej
Krejt, gafil m'ka kape
S'asht' aspak e ndershme
Ju t'fitoni prape.

Nanua:
Doktor Dinamiti
Ti e di dhe vete
Jona s'eshte taktike
Eshte realitet.
Per c'do meter rruge
Qe dhe naten shtrohet
Kampi yt BF
Si demi terbohet.

Arixhofka: (pyet Kason)
Ē'do tė thote BF?..
Qė sapo permenden
Se une e kuptoj
Pak a shume: "Bej Fenden!"

Kaso Kosa:
Mund tė jete "Bej Fenden!"
Sic thone nga Vlora
Por dhe mund te jete:
Jepi, "Beja Fora.."

Berisha:
Fora do t'ja bėjmė
A te humbte vula
Se nuk jemi vetem
Per byrek e pula.

Nano:
Ne nje hu te kalbur
Gomarin e lidhe.
S'fitohet pushteti
Me pese karavidhe..

Berisha:
Ja, e nxorre koken
Besa, pasha nderin
Me kete fjalor
Me kujton Enverin
Prap me babe Enverin
Dridhe Nano, dridhe
Ai tha per Ballin:
"Shporte me karavidhe!"

Nano:
Lere Enver Hoxhen
Aty ku ka rene
Po te ish Ai
E shihje BF-ne.
S'do hidhej Shpetimi
Mu si karkalec
Do rrinte si pule
Fshehur ne kotec.
Ndersa Theodhori
Qe e ke merak
Do futej nė ferra
Porsi nje spurdhiak
Ndersa ti nė bjeshke
Do dilje kacak.

Kaso Kosa:
Ato qe ka bere
Nanua po tregonte
Ē'do te bente Berisha
Sikur te fitonte?

Berisha:
Dihet puna ime
Kaso, o kulish
Ē'ka ndertuar Nano
Une do t'i prish.
Te gjithe komunistat
Do t'i terheq zvarre.

Arixhofka:
Kot thone per Saliun
Qe eshte i marre.

Berisha:
Une e marr pushtetin
S'jam aspak nė hall...

Nano:
Une them se s'te duan
Ketu, or budall
Por po te votuan
Te pacin hallall!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them Muslimani Kurani dhe Jeta 5 05-06-2008 22:06
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:43.




Parajsa Shqiptare