Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 3 nga 3
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Qershija
    Qershija eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    06-04-03
    Lokalizimi
    Ne zemren tende
    Postime
    1,595
    Faqe ne Ditar
    2

    Icon12 Rregullat e shkolles!

    Kur te ja filloni shkolles zbatoni keto rregulla sepse do te ju ndihmojne


    1. Tymos nje llulle te madhe(qe mund te jete edhe bosh) dhe pas cdo fjalie qe thote profesori/ja, pergjigju: "Ashtu si thua ti eshte plako!!!!!"

    2. Ver syze tridimensionale dhe cdo 2 minuta kerkoi profesorit/es qe te fokusoje projektorin qe ka siper kokes.

    3. Ulu ne bangen e pare dhe pastro dhembet me gomen e lapsit. Po te tha gje profesori/ja, pergjigju se sot ne mengjes nga nxitimi per te kapur oren e pare harrove te laje dhembet. Keshtu del edhe si nxenes korrekt...pak i shpifur, po nejse.

    4. Ulu ne bangen e pare dhe fillo ngjyros librin. Po ngjyrose bukur ama!!!!!!!!!

    5. Kur profesori/ja te therrasi emrin tend gjate apelit, ti pergjigju: " eshte emri im ai! Mos ma shperdoro, se mezi e kam!"

    6. Prezantoju profesorit/es dhe klases si mjeshter i fyellit.

    7. Dhuroi profesorit/es nje kopje te Bibles dhe pyete se ku do te shkonte shpirti i tij/saj po te vdiste neser.

    8. Ver pambuk ne vesh dhe cdo 10 sekonda kerkoi profesorit/es te ngreje zerin.

    9. Ver copa tullash ne vend te shkumsave.

    10. Tund koken ne menyre kuptimplote gjate kohes qe profesori/ja flet. Ne mes te leksionit thuaji se fytyra e tij/saj te duket familiare dhe pyete mos ka qene ndonjehere personazh tek filmi "Frankeshtajn".

    11. Pyete profesorin/en nqs kapitulli i pare do te jete ne provim. Nqs thote jo, grisi te tera faqet e librit qe kane kapitullin e pare ne syte e tij/saj.

    12. Futu ne gjendje transi gjate mesimit te fizikes dhe deklaro boterisht se do te ndjekesh nje karriere brilante ne fushen e matjeve dhe te njesive.

    13. Beji pyetjet duke kenduar.

    14. Flit vetem ne rime dhe kendo me ze te ulet "In the jungle, the mighty jungle, the lion sleeps tonight, auuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    uuuuuuuumamamaueeeeeee!!!!!!"

    15. Gjate apelit, pas cdo emri, bertit: "KY/KJO JAAAAM UUUUUNe! Pastaj...oooops, me falni, gabova."

    16. Insisto qe emrin e ke Bruce/Brenda Lee. Nqs je me te vertete kinez, insisto qe emrin e ke Antonio/a Banderas.

    17. Kaloi faqet e librit te tekstit duke gervishtur cdo figure dhe duke i marre ere.
    18. Futu ne klase me pizhama. Bej sikur nuk e ke vene re fare.

    19. Mbaj lart nje flete te madhe me te shkruar: "LEGALIZE IT!!!!!!"

    20. Informoje klasen se i perket familjes mbreterore te Belgjikes dhe merr nje shok qe t'i bjeri burise sa here qe emri yt te permendet.

    21. Fiksohu tek atributet e profesorit/es. Ne ndonje moment kur ai te te fiksoje, lepiji buzet...me zjarr.

    22. Drejtohu profesorit/es me "Shkelqesia juaj"

    23. Ulu ne bangen e pare, dhe nuhat parreshtur. Pyet profesorin/en, nqs ai/ajo ka pire.

    24. Bertit WOW! pas cdo fjalie te leksionit.

    25. Merr nje pasqyre me vete dhe kaloje tere oren e mesimit duke shkruar vargje te Bibles ne fytyre.

    26. Pyet nqs eshte e domosdoshme qe te vish ne mesim.

    27. Dhuroi profesori/es nje shporte te madhe me fruta (banane etj...sipas rastit).

    28. Perdor nje dylbi per te pare profesorin/en.

    29. Perdor nje theks te cuditshem te tipit: "Cfore kish desh ty me thonur?" Ji shume i shqetesuar dhe ne siklet nqs profesori/ja nuk te kupton.

    30. Kujto me mall tetevjecaren duke kenduar: " Kur ishim te vegjel na merrnin per dore, na jepnin cokollata, na jepnin akullore...". bej sikur do t'i lesh profesorit/es te kuptoje se keto kerkesa i ke primare.

    31. Ne vend te dylbive, sic u tha me lart, mund te perdoresh edhe binokel...nqs do ta vazhdosh edhe me thelle, shtiru sikur ke nje theks anglez fantastik.

    32. Fillo nje DALLGe, si ne stadiume, ne nje salle te madhe leksionesh, duke bertitur: "Forca Ekonomiku (e zeme...).

    33. Kur profesori/ja te kthehet ne nje moment te caktuar nga ty, bertit: "Oh, syte e mi!!!!!!!".

    34. Kerko te prezantosh mikun tend te padukshem qe eshte ulur ne bangen bosh perkrah teje dhe kerko nje kopje te cdo libri, flete, teze edhe per te.

    35. Korrigjoje profesorin/en per shqiptimin e emrit tend, te pakten 9 here nga 10. Edhe nqs e ke shume te thjeshte si psh: Shehu. Thuaji qe h-ja eshte e thelle.

    36. Ulu ne banken e pare dhe lexo shpjegimet profesorit/es duke qeshur ne menyre tallese. (Po munde te sigurosh nje kopje te temes se tij/saj te diplomes dhe te besh veprimin e permendur me pare do te ishte shume e arrire).

    37. Sapo te bjere zilja, kerko te paraqisesh nje probleme ne tabele. Injoroje profesorin/en qe te thote se ka mbaruar ora dhe vazhdo punen tende shume i/e perkushtuar.

    38. Deklaro qe ti je autori i tekstit qe te gjithe po perdorin.

    39. Deklaro qe je asistenti/ja i/e profesorit/es. Nqs asistenti/ja del ne pah dhe te kundershton, cohu ne kembe dhe me vrull bertit: "MAASHTRIIMM!!!!!!"

    40. Kaloje kohen gjate leksionit duke derguar puthje me fryme studenteve te tjere.

    41. Cdo pese minuta, merr nje cope leter, shkruaj ne krye te saj "Peticion nr 5 kundra...( cdo gje qe te vjen nder mend, si psh: marteses se Jenifer Lopez-a duhet vertet qe te kete edhe Jenifera te tjera ne kete bote? Ajo qe eshte mjafton dhe tepron...apo jo?).

    42. Cohu ne kembe dhe bej pyetje. Pasi te marresh pergjigje, bej nje perkulje plot nderim dhe ulu ne vend.

    43. Vish nje T-shirt me nje H te stampuar. Informo qe H qendron per HAMSHOR. (Mund te pershtatet sipas gjinise.)

    44. Nderprit cdo dy minuta duke pyetur: "Profesor/e, a mund ta germezoni fjalen qe sapo thate?"

    45. Ndaji pjeset e stilolapsit(shkurt-cmontoje). "Ne menyre aksidentale" shperndaji copat neper klase. Pas kesaj, ndermerr ekspedita "te fshehta" per te gjetur pjeset. Kur ta rregullosh stilolapsin...fillo nga e para.

    46. Shkeli syrin profesorit/es cdo pak minuta.

    47. Ne mes te leksionit, i tmerruar, pyet profesorin/en nqs beson tek fantazmat. Pastaj cohu ne kembe dhe, duke e drejtuar gishtin ne drejtim te profesorit/es, thirr ne panik e siper: "U NGJAAAAAAALL!!!!!".

    48. Merr nje kembane me vete dhe bjeri sa here qe profesori/ja te thote dicka te rendesishme. Pastaj qesh dhe bertit: "Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare!!!".

    49. Qesh me shpirt per cfaredo lloj gjeje qe thote profesori/ja. Gerhit nderkohe qe qesh (dmth, qesh me zhurme, ose me frena...si te doni).

    50. Kerkoi profesorit/es te rregulloje harten e Ballkanit, se aty nuk po gjen dot Islanden.
    Nobody is perfect ...

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Poeti Dhimbjes
    Poeti Dhimbjes eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    27-12-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    2,020

    Kryesore

    Pershendetje dhe urime per rregulloren e shkolles...

    Gjithsesi, kur te behet ndonje ndryshim irastoit ne rregulore te lutem na ver ne dijeni....

    Ia kalofsh mire...
    Mallkuar qoftë,
    ky Kurbeti i zi,
    që na i zhyti zemrat,
    thellë në plogështi!!!...

  3. #3
    Minifotoja e anetarit hotgirl
    hotgirl eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    13-12-04
    Lokalizimi
    florida
    Postime
    39

    Kryesore

    kur mesuesi te kthehet nga une a mund te bertas OH veshet e mi ....se mesuesi im bertet shume ose me mire flet me ze shume te larte
    IM 100%ALBANIAN GIRL

Tema te ngjashme

  1. Rregullat per nenshtetesine italiane
    By Administratori in forum Emigracioni
    Pergjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-10-2010, 23:46
  2. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 01:06
  3. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2007, 12:10
  4. 5 rregullat per nje fizik perfekt!
    By Administratori in forum Njeriu dhe shendeti
    Pergjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 20:29
  5. Poezia, rregullat vijne nga kaosi
    By Administratori in forum Letersia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 13:23

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.