| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Gezuar ditėlindjen doktor Frojd Simbad Detari Njeriu Freud - Gėzuar ditėlindjen, Doktor Freud! Sikur tė jetonit, sivjet ju do tė ishit 150 vjeē. Me ēemėr do tė duhet tju flasim sot, si tju quajmė? Ka shumė qė ju thėrrasin thjesht mjeshtėr. Tė tjerė nuk ngurojnė tju flasin thjesht me mbiemrin tuaj Freud. Por ka edhe njė grup tė vogėl njerėzish qė shezitojnė tju quajnė sharlatan. Kėta janė pasuesit e atyre, tė cilėt qysh kur ishit gjallė ju trajtonin si pornokrat. Por, megjithatė njė gjė ėshtė e saktė. Qė ju, edhe pse i vdekur, vazhdoni tė turbulloni gjumin e njerėzve kudo nė botė. Kjo ndodh, nė radhė tė parė, nga qė ne nuk dimė kush e di se ēfarė pėr ju. Ju, qė gardianėt e memories kolektive ju kanė kryqėzuar duke ju mbyllur nė arshiva gjer nė vitin 2113! Asgjė sna ndriēon rreth vlerave tuaja tė shumėfishta: neurologu qė ishte njėherėsh edhe njė shėrues i shquar, dekriptuesi i seksualitetit njerėzor qe spreku grua me dorė gjer nė moshėn 40 vjeē. Rebeli qė jetoi si njė mikroborgjez. Deshifruesi i simptomave qė slejoi kurrė tė interpretonin ato tė tijat. Ēifuti qė nuk rreshti sė quajturi veten ateist. Gjithė ajo ēka na ka mbetur ėshtė praktika juaj terapeutike si edhe gjurma e pėrflakur e njė revolucionari shpirtrash. Fakti qė ne sjemi gjė tjetėr veē kalorės qė endemi pa busull, nga tė na shpien kuajt tė udhėhequr e tė nėnshtruar ndaj disa forcave tė brendshme. Ju vazhdoni tė na pėrplasni, mėkatarė siē jemi, nė vuajtjet dhe emocionet tona. Ngushėllimi ynė i vetėm: fakti qė ju ishit i pari mes nesh qė vuajtėt dhe luftuat Gėzuar ditėlindjen, Doktor Freud! Jacob Freud i ati Nė ketė fotografi, i dashur Sigmund, ju keni dalė nė moshėn 8 vjeē. Me dorėn kapur dorėn, atė tė babait Jacob (1815 1896). Jeni djalė serioz e me vėshtrim kureshtar. Por, ka diēka qė sshkon nė shikimin tuaj. Me sa duket, ti se ndjen veten dhe aq krenar pėr atin tėnd. Pas dy vjetėsh ai ka pėr tju treguar njė ngjarje. Nė rrugė, dikush e pat agresuar, duke i shkulur kapelėn nga koka e duke i bėrtitur: Zbrit poshtė nga trotuari, ēifut! E ju, i shqetėsuar, do ta pyesnit: Po ti, ēbėre? Asgjė! U ula pėr tokė dhe mora kapelėn i rrėfeu i ati, Jacob Freud. Pra, skish asgjė tė pushtetshme nė natyrėn e tij qė tė mund tė shtynte tė shpikje Kompleksin e Edipit. Por, megjithatė, pikėrisht ajo marrėdhėnie dashurie zhgėnjyese si dhe dėshira pėr tė ngritur lart njė baba tė pėrulur, do tju frymėzonin nė kėrkimet tuaja shkencore. Ju ishit 40 vjeē kur ati juaj iku e vdekja e tij do tė revolucionarizonte shpirtin tuaj. Vdekja e babait ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme, humbja me thėrėse nė jetėn e njė njeriu - do tė shkruanit ju. Pas kėsaj, ju do ta ndjenit veten tė lire. Tė lirė tė jetonit, tė lirė tė shkruanit Interpretimin e ėndrrave dhe ti hynit psikanalizės. Amalia e ėma Ėshtė nė marrėdhėniet mes nėnės e djalit qė ne gjejmė shembujt mė tė pastėr tė njė dashurie tė pandryshueshme e cila smbėshtetet kurrė mbi ndonjė lloj egoizmi.... Cili psikolog do tė guxonte sot ta mbėshteste kėtė gjė? Por, ju, Sigmund, se keni shkruar kėtė frazė nga verbėria e dashurisė sė nėnės qė ju jepte bujarisht Amalia, kjo grua e cila jetoi gjer nė moshėn 94 vjeē, pėr tė parė se kush do bėhej Sigi i saj i dashur (famėn e tė cilit ajo e kish parashikuar qė nė vogėli tė tij). Sigurisht, njė dashuri e tillė pėr nenėn ėshtė e rėndė dhe ka faturat e saj pėr tė paguar! Sepse, juve do tju duhej ti bindeshit asaj nė ēdo ēast. E, ajo, ishte e plotfuqishme nė familje. Nuk harrohen, ndėr tė tjerat, vizitat tuaja tė rregullta qė duhej ti bėnit pėr ēdo tė diel, njė ritual qe ju kish nxirė jetėn. E ajo ndjenjė bindje do ti u shoqėronte gjithė jetėn. Gjersa ajo vdiq. Nė varrimin e saj, ju nuk shkuat vetė, por dėrguat vajzėn e pastaj pohuat se ndjetė njė farė lehtėsimi prej ikjes sė saj dhe se, paskėsaj, ju ishit gati pėr tė jetuar plotėsisht pėr veten tuaj. Dhe ju atėherė ishit 75 vjeē! Martha gruaja Ah, ju e donit shumė gruan tuaj Martha! (1861-1951). Sidomos, sė largu, nė ato katėr vjet qė ishit tė fejuar e qė dukej sikur sdo mbaronin kurrė. Gjatė nėntė vjetėsh martesė, ju bėtė me tė gjashtė fėmijė. Pastaj, nė marrėdhėniet me tė ju aplikuat kontraceptivin mė efikas: ndenjėt larg prej trupit tė saj. Ju atėherė ishit 40 vjeē! Ju qė zbuluat libidon, u larguat prej saj. Ju e tradhėtuat gruan me tė motrėn Minna, e cila ishte gjithmonė e pranishme nė familjen tuaj, gjer nė vdekjen e saj mė 1941. Thonė se ajo, natėn, pėr tė shkuar nė dhomėn e saj, duhej tė kalonte nė dhomėn tende tė gjumit. Sidoqoftė gjėrat ishin tė ndara qartė: Martha nėnė, merrej me shtėpinė e fėmijėt dhe Minna intelektuale, merrej me librat e pacientėt tuaj. Ju ishit burri i pėrkryer i dy grave tė ndryshme! Anna Vajza Kjo ėshtė Antigona ime!- thoshit ju pėr Annėn! Ajo qe e fundit ndėr fėmijėt tuaj, vajza e dashur e lindur pikėrisht atėherė kur ju po pėrpunonit teoritė tuaja tė para mbi psikanalizėn (1896). Ju e pėrpunuat atė, qysh para se ajo tė zinte vendin e teze Minna, si partnerja juaj intelektuale mė e privilegjuar. Pas njė shkolle pėr mėsuese, ajo u bė analiste mė 1922 dhe iu kushtua studimit tė sėmundjeve tė fėmijėve. Mė 1938, Anna u burgos e ju kuptuat se jeta po bėhej e padurueshme nė Gjermaninė naziste. Dhe thatė: Vėrtet qė jam me fat! Ata po djegin librat e mi, para se tė me djegin dhe mua! Anna do tė jetonte gjer nė vitin 1982, pasi kish pėrvetėsuar dhuntinė e memories suaj, duke punuar qė ju tė bėheni njė prijės i paprekshėm. Ju u bėtė arsyeja e vetme e ekzistencės sė saj, trashėgimia e saj e vetme. E ajo do tė vdiste pa njohur dashuri, pa bėrė fėmijė. A skish dashur ajo vallė tė ishte vetvetja, e lirė qė tė zgjidhte nė jetė? Besoj se jo! Hija e madhėshtisė suaj i pat mjaftuar! Lou, Marie, Sabina A sjanė vėrtet tė bukura kėto gra qė formojnė gardėn pretoriane tė psikanalistit tonė tė shquar? E zjarrta Lou Andreas Salomé, e ėmbla Marie Bonaparte, rebelja Sabina. Ju ditėt ta rrethonit veten me gra tė shkėlqyera, intelektuale, pa lenė kurrė pėrshtypjen apo dyshimin se nė ato pėrzgjedhje kish preferenca seksuale apo raporte tė tilla me ju. Ju qe pohonit ngado se skishit asnjė tėrheqje te tille pas grave, qė skuptonit asgjė nga bota e tyre e qė nė fakt studimet mė tė shumta i bėtė pėr to. Ah, gratė pėrreth jush! Tė shkėlqyera, tė lira, tė pavarura, tė ndara nga burrat apo pa fėmijė. Por, ndėrkohė, gratė tuaja shquheshin pėr pasione tė mėdha, pėrfshirė edhe psikanalizėn. E, kėshtu, ndodhi qe me pas, shume pasues apo studiues tė veprės suaj smunguan ti u bėjnė homazhe, pikėrisht pėr shkrimet qė ju u dedikuat pikėrisht atyre grave. Jung, Ferenczi miqtė Miqėsia juaj ka njė skenar i cili pėrsėritet: ju njiheni me shokė, lidheni me ta me njė pasion tė ēmendur intelektual, bėheni pothuajse vėllezėr e pastaj zemėroheni, prisheni e ndaheni. Miqtė tuaj janė: Josef Breuer, Ėilhelm Fliees, Carl Gustav Jung, Sandor Ferenczi, Otto Rank Letėrkėmbimi juaj flet qartė pėr kėtė. Nė jetėn time, ju e dini mirė, gratė nuk i kanė zėvendėsuar kurrė shokėt e miqtė - i shkruani ju Fliees. Por inatet, dhimbjet, zemėrimet tuaja ne ēastet e ndarjeve prej tyre, kanė qenė aq tė ashpra sa tė krijojnė pėrshtypjen se e ndjenit veten tė tradhėtuar. Ishte e vėrtetė qė ju ishit tejet egzigjent nė besnikėri, sidomos nė ēėshtje intelektuale. Veēanėrisht ndaj atyre qė nė fillimet e teorisė suaj mbi psikanalizėn, shkonin kundėr objektivave tuaja. Ju ishit mashkulli dominues dhe ujqit e rinj ose duhej te pėruleshin ose tė largoheshin nga strofka Duhani dhe kanceri Ju keni pirė gjithmonė duhan! Edhe pas vitit 1923, kur mjekėt zbuluan se ju vuanit nga njė kancer nė nofull. Edhe pas vuajtjeve tė shumta, pas tridhjete e tre operacionesh, ju nuk hoqėt dore nga cigaret tuaja tė dashura. Me 1937, ju shkruanit: Kush nuk vuan nga asnjė lloj neuroze ska nevoje pėr dehje pėr tu trullosur. Tek zėvendėsimi i dehjes me anė tė duhanit qėndron shpjegimi i kėtij shpjegimi. Ėshtė e vėrtetė qė ju sqetė i privuar nė planin e vuajtjeve fizike, pėrfshirė: mizerjen ekonomike, mjedisin antisemit, varfėrinė seksuale, rolin dominues tė nėnės suaj, nevojėn pėr tė qenė i famshėm, pasionet tuaja mashkullore... Shkurt, ju keni qenė nė gjendje po aq tė keqe sa shumica prej nesh. Por, po tė kishit bėrė njė analizė psikanalizė tė gjitha kėtyre, ndofta do tė ia kishit dalė mbanė ndryshe. Por ju tymosėt duhan... gjer nė fund! Sipas Max Schur, mjekut qė do tu qėndronte gjithmonė pranė, ju shkuat nė Angli pėr tė vdekur atje i lire. Ndėrkohė, kanceri vazhdonte tju torturonte qysh prej 15 vjetėsh. Ju refuzonit tė merrnit barna kundėr dhimbjeve. Pėr librin i fundit qė po lexonit nė shtator tė vitit 1939 e qė ishte romani i Balzakut Le peau de chagrin, ju thatė: Ky ėshtė libri qė mė duhej: aty jepet njė rrugė shpėtimi vdekja me anė tė injeksionit. Max Schur, i cili ju pat premtuar tju ndihmonte, mė 21 shtator 1939, jua kujtoi kėtė gjė. I tronditur e me duar tė dridhura, ai pėrgatiti tri injeksione prej tre centigramėsh morfinė. Dy ditė mė pas, nė orėn tre tė mėngjesit, ju u shuat. Ishte zgjedhja juaj. Tė vdisnit lirshėm. Pikėrisht, ndėrkohe qė Europa po hynte nė luftė... Frojd PSIKOANALISTI Hipnoza dhe transferimi Nė Paris, nė spitalin Salpetričre, ku ai studioi mė 1885 dhe 1886, pikėrisht nė pavijonin e profesorit Jean Martin Charcot, Freud zbuloi fenomenin e hipnozės. Hipnozės, sė cilės ai nuk do ti kushtonte shumė kohė e do ta braktiste shpejt, por qė megjithatė e bėri tė mendonte thellė pėr shumė mistere tė shpirtit njerėzor... Njė ditė, nė Viennė, teksa qe duke vizituar, njė prej pacienteve ju hodh nė qafė. I ēorientuar fillimisht nga ajo mėnyrė e papritur shprehje afeksioni Freud, mė pas, arriti nė konkluzionin se ato gjeste kishin, gjithsesi, njė lidhje apo shpjegim terapeutik. Ndodhi kėshtu qė ai zbuloi metodėn e transferimit. Sipas saj, mjeku terapist ishte njeri i dashur apo i urryer - sepse pacienti transferonte tek ai - dėshirat qė pat pėrjetuar nė fėmijėri kundrejt nėnės apo atit tė vet. Nė bazė tė atij arsyetimi, Freud arriti tė shihte nė mėnyrė simbolike, defektet e pėrjetuara gjatė fėmijėrisė si dhe tė rrėmojė nė kujtimet e asaj periudhe. Sipas Freud, pa bėrė atė lloj kėrkimi, skish asnjė rrugė shėrimi. Pra, asnjė lloj analize smund tė arrihej me sukses, pa ndihmėn e transferimit ... Kompleksi i Edipit Nė korrik tė vitit 1897, pak kohė pas vdekjes sė tė atit, Freud vendosi tė vetė - analizohet duke deshifruar ėndrrat e veta. Ėndrra ėshtė rruga mbretėrore drejt inkonshiences (pavetėdijes) shkroi ai nė Interpretimin e ėndrrave, mė 1900. Nė atė kohė, ai besonte se neurozat janė pasojė e abuzimit seksual tė kryer nga prindėr perversė. Ndėrkohė, duke punuar me atė metodė zbulimi, ai zbuloi qė inkoshienca ėshtė e populluar nga fantazma incesti e vrasėse, tė cilat e kanė origjinėn qysh nė fėmijėri. Ato skenarė imagjinarė janė shpesh po aq traumatizues sa edhe veprimet e tyre reale. Nė fakt, pėrjetimi i atyre akteve seksuale, provokojnė nė vetvete tronditje tė tmerrshme pėr krijesat e reja njerėzore. Nė njė fazė tė caktuar tė zhvillimit tonė aty rreth moshės 3 dhe 5 vjeē ashtu si Edipė tė vegjėl, ne dėshirojmė prindėrit tanė tė seksit tė kundėrt dhe ėndėrrojmė tė eliminojmė prindin rival. E kėto fantazma na shoqėrojnė gjatė gjithė jetės e sna ndahen kurrė. Ato pėrcaktojnė jetėn tonė prej tė rrituri, duke na shndėrruar nė fajtorė imagjinarė eternelė. Po ashtu, vetė analiza e ēoi Freud nė zbulimin e faktit qė ėndrrat e simptomat psikike flasin me tė njėjtėn gjuhė tė koduar: ato fshehin nė vetvete dėshirat pėr tė cilat ne preferojmė tė heshtim. Duke ėndėrruar, ne i jetojmė ato, nė mėnyrė tė tėrthortė. Dhe pėr pasojė, vuajmė neuroza pėr tė cilat jemi dėnuar pėr vete faktin se jemi ne vetė, autorėt e tyre. Divani... Nė fillimet e praktikės sė tij kuruese, Freud mendonte se shpjegimi ndaj pacientit i kuptimit tė fshehur tė simptomave tė tij, mjaftonin qė ai tė shėrohej. Por, kjo do tė qe diēka mjaft e lehtė ! Nė fakt, shėrimi nuk arrihej nė se pacienti sdo tė kuptonte vetė origjinėn e vuajtjeve tė tij. Pėr kėtė arsye, gjatė seancave, ai duhej tė fliste, tė hapej. Ai duhej tė tregonte gjithēka qė kish nė kokė, pa i pėrzgjedhur mendimet dhe imazhet qė i pėrzienin shpirtin. Ky ėshtė dhe rregulli themelor i psikanalizės - njė rregull i paprekshėm qė Freud do ta quante association libre (lidhje e lirė). Nė mėnyrė qė pacienti tė lidhej sa mė mirė, ai shtrihej nė njė divan. Ky pozicion, i cili pėrngjan me atė tė gjumit, favorizonte shprehjen e imagjinatės e tė rrėfimit tė saj. Pėr Freud, divani ishte pjesė e njė rituali, njė ceremoni qė simbolizonte situatėn analitike. Por, kjo zgjedhje u pėrgjigjej dhe kėrkesave tepėr personale tė vetė Freud. Ai sdėshironte qė pacienti ta shihte nė sy e as tė vėrente shprehjet e fytyrės sė tij, tė cilat do tė influenconin nė shprehjen e lirshme tė mendimeve tė tij. Por, megjithatė, Freud, sbesonte se ajo mėnyrė e kryerjes sė asaj analize ishte universale. Pėr mua, kjo ėshtė e vetmja metodė qė preferoj. Njė mjek, i cili ka njė personalitet tė ndryshėm nga imi, ėshtė i shtrėnguar ndofta tė aplikoje e tė adoptojė njė mėnyrė tjetėr sjellje ndaj pacientit tė tij shpjegonte ai mė 1912. Kostoja e njė kure Freud bėnte vizita pesė ditė nė javė dhe seancat vazhdonin 55 minuta. Pėrsa i pėrket pagesės, ai sbėnte kurrė pazar: ēdo seancė e lėnė pėrgjysmė, paguhej e plotė. Ai shpresonte se kėshtu, sakrifica financiare do tė qe njė motiv mė tepėr pėr njė progres mė tė shpejtė tė analizės. Pacientėt e kamur paguanin mė tepėr. Ishte nė sajė tė tyre qė Freud mund tė kuronte ata qė ishin tė varfėr. Sipas tij ēdo mjek e kish pėr detyre tė trajtonte njė numėr tė caktuar pacientėsh gratis. Njė tjetėr kėrkesė pėr pacientet ishte qė gjatė kurave, ata tė mos kryenin marrėdhėnie seksuale. Kjo jo pėr arsye morale, por nė mėnyrė qė atė dėshirė, atė force dinamike, ata ta vendosnin nė shėrbim tė analizės. Nė fillimet e kėtij lloj kurimi, Freud i ndiqte pacientet e tij, nė periudha relativisht tė shkurtra gjashtė a shtatė muaj. Mė 1908 ai ēmon se njė kurė mund tė vazhdojė nga tetė muaj gjer nė tre vjet. Koha e kurave zgjatet. Me 1932, Freud shpjegonte se disa paciente janė aq shumė tė vėshtirė sa qė duhet tė jenė nė mbikėqyrjen e analizės psikike gjatė gjithė jetės. Pse kjo zgjatje e tillė trajtimi? Pėr tė operuar sa mė mirė, psikoanalisti ka nevojė pėr efektin e tė papriturės. Sepse, sa mė shumė qė ai njihet me pacientin, aq mė tepėr misteri i tij ndalet e po ashtu, po aq shumė shfaqet rezistenca ndaj trajtimit shpjegonte ai. Por, ndėrkohė, duke u pėrballuar me kura tė tilla tė pafund, Freud shtrėngohet tė reflektojė pėr rezultatin e tyre. Ishte kjo arsyeja pse, ai u sugjeronte nxėnėsve tė vet qė tė evitonin terapinė e tepruar kėmbėnguljen pėr shėrimin e pacienteve me ēdo kusht. Kjo, nga qė ajo mėnyrė veprimi, i nxiste ata nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme qė tė mbroheshin ndaj mjekut, pėr tė ruajtur simptomat, tė cilat bėnin pjesė nė vetė qenien e tyre. Sulmet ndaj Freud Qysh prej njė shekulli, Freud dhe teoria e tij, ka pasur e ka kundėrshtarė tė rreptė. Nuk kaloi shumė kohė nga zbulimet e tij nė fushėn e psikanalizės dhe nuk ishin tė paktė ata qė e vunė nė dyshim bazėn e teorisė sė tij, vetė ekzistencėn e inkoshiencės nė interpretimin e tij tė ėndrrave. I sulmuar dhe i akuzuar nga shumė drejtime, vallė teoria e tij ėshtė drejt zhdukjes? Suksesi i Libri i zi i psikanalizės tregon se koha e ka rritur edhe mė tej frymėn anti Freud. Por, megjithatė, teoritė e Freud vazhdojnė tė pranohen pėr forcėn e tyre tė mendimit, pėr pistat e nisura e ende tė pazbuluara si edhe shumė praktikave tė tij tė cilave vazhdohet tu referohet. Edhe nė jetėn e pėrditshme, ai ėshtė i pranishėm e teoria e tij studiohet nėpėr shkolla. Cili vallė, ska kėrkuar qė ėndrrave tė tij tu japė njė shpjegim? Kush nuk ka pėrdorur fjalėt histerik apo tabu ? Kush nuk ka dėgjuar dikė tė shpėrthejė me shprehjen: Ti nuk e paske kaluar mirė kompleksin tėnd tė Edipit? I kritikuar, i agresuar, i keqtrajtuar, Freud, megjithatė, mbetet njė fenomen i cili sdel kurrė jashtė mode... Njė figurė historike Duke venė nė dukje rėndėsinė e veēantė tė rolit tė inkoshiencės, duke zhvilluar teorinė e pulsioneve apo duke hartuar shkallėt e ndryshimit dhe klasifikimit tė neurozave, psikozave e perversioneve, Freud i dha njerėzimit njė vėshtrim tė ri mbi njeriun. Ai ju imponua historisė si njė eksplorues i vėrtete i shpirtit tė tij. Filozofė, historianė, psikiatėr a sociologė mund ta kundėrshtojnė kėtė gjė, por ata smund tė venė nė dyshim vuajtjet e sfilitjet fizike, turbullimet e ndėrgjegjes, sėmundjet mendore dhe rolin e mjekėsisė psikosomatike. Problemet pėr tė cilat Freud pėrflitet ėshtė fakti qė teoritė e tij smund as tė hidhen poshtė, por as dhe tė pranohen. Sepse, vetėm me anė tė njė mrekullie tė shkencės, njeriu do tė mund tė hynte nė labirintet e inkoshiencės. Nė se shumė studiues bėjnė pyetje, hamendje, dyshojnė, disa herė me tė drejtė; ata nė punimet e tyre, megjithatė, marrin si bazė reflektimi pikėrisht teorinė froidiane. Njė gjė ėshtė pra e sigurtė ! Edhe nė se psikanaliza si praktikė mjekėsore, do tė zhdukej, Freud do mbijetonte... Sepse, Freud i tregoi njeriut si tė dalė nga injoranca, duke i dhėnė atij mundėsinė e takimit me vetveten. E kjo gjė do zgjasė, pėr sa kohė njeriu do ketė pyetje rreth vetes. Parė nė kėtė drejtim, psikanaliza ka njė fat e vend tė veēante nė shoqėri. Ajo as mund tė katalogohet, as tė matet e ka tė gjithė shanset qė tė jetojė po aq gjatė, sa kohė njerėzit do tė kėrkojnė tė mėsojnė tė jetojnė mė mirė me njeri-tjetrin e vetveten. Pėr Sophie de Mijolla - Mellor, psikoanaliste dhe themeluese e grupit tė kėrkimeve ndėrvepruese tė psikanalizės, ajo qė Freud i solli kulturės e kurave psikike nuk janė pėr tu hedhur poshtė. Ajo qė ėshtė mė interesante pėr to, ėshtė pyetja se kush ėshtė e ardhmja e tyre. Sepse, vepra e Freud ėshtė e pafund dhe e hapur. Ajo sėshtė dogmatike. Freud, ka lenė vazhdimisht shumė shtigje qė tė ēojnė drejt rrugėsh tė pazbuluara, tė cilat do flasin shumė po tė kemi parasysh progresin e madh tė biologjisė e shkencave tė tjera. E ardhmja e Freud, siē profetizonte edhe ai vetė, sėshtė iluzion sepse prej tij mbetet akoma pėr tė mėsuar shumė. Tani pėr tani, sėshtė akoma e mundur qė tė hyhet nė arkivat e tij qė do hapen vetėm nė vitin 2113 e ku, sipas tij, nė ato shėnime, ai i pat riparė, thelluar, pasuruar e rinterpretuar teoritė e tij. Parė nė kėtė vėshtrim, bie fjala, ėshtė vazhduar tė zhvillohet me tej teoria e tij e pulsioneve dhe kėrkohet gjithmonė te kuptohen mekanizmat e trurit, bėhen pėrpjekje pėr tė hyrė e deshifruar misterin e ėndrrave. Rezultatet e kėtyre studimeve, padyshim do ta ēojnė njerėzimin pėrtej kufijve tė kohės dhe do tė shkruhen nė fushėn e njohjes e dijes. Mė tepėr se kurrė ndonjėherė tjetėr, ne sot po kėrkojmė qė tė kuptojmė se si funksionojmė. Ėshtė kjo arsyeja, pėrtej debateve mbi tė vėrtetat e psikanalizės se, pėr njeriun e ardhmja smund tė marrė formė, pa njė kthim tė veēantė mbi veprėn e Freud it ...
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gezuar ditelindjen Legjenda. | oliver | Kendi i pershendetjeve | 7 | 09-02-2006 18:31 |
| Gezuar ditelindjen unevetvetja | Skifteri | Kendi i pershendetjeve | 15 | 09-03-2005 14:23 |
| Gėzuar Ditėlindjen Shigjetari | luna | Kendi i pershendetjeve | 9 | 24-12-2004 09:31 |
| Gezuar Ditelindjen Inxhinieri | Skifteri | Kendi i pershendetjeve | 7 | 29-11-2004 16:44 |
| Gezuar Ditelindjen!! | CrazyEye | Kendi i pershendetjeve | 20 | 03-03-2004 11:46 |