Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Psikologjia

Perse thuhen sa e sa genjeshtra?

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 10-07-2006, 16:36
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Perse thuhen sa e sa genjeshtra?

Pėrse thuhen sa e sa gėnjeshtra?

Pėrse thuhen gėnjeshtrat? Ky problem ėshtė ende i paksploruar nga shkenca. Psikologu Sean Spence dhe ekipi i tij nė Universitetin e Sheffield, nė Angli udhėhoqėn njė kėrkim shkencor pėr tė kuptuar si sillet truri i njė gėnjeshtari. Pėrmes rezonancės magnetite, funksionale pėr imazhet, ekzaminuan veprimtarinė celebrale tė njė grupi vullnetarėsh. Ata duhet t’u pėrgjigjeshin disa pyetjeve, ndonjėherė duke thėnė tė vėrtetėn dhe ndonjėherė duke gėnjyer.


Fillon qė tre vjeē e nuk mbaron mė: duhet tė shtiremi pėr tė mbijetuar
Falė imazheve tė furnizuara nga rezonanca magnetike, kemi zbuluar qė te gėnjeshtarėt aktivizohet njė pjesė e veēantė e trurit, korja prefrontale, me njė aksion tė dyfishtė.
Nga njėra anė qelizat nervore ngadalėsojnė instiktin e parė: atė tė tė thėnit tė sė vėrtetės. Qeliza tė tjera tė trurit nė tė njėjtėn kohė merren pėr tė pėrpunuar informacionet, pėr tė tė bėrė tė besueshme gėnjeshtrėn. E dini ē’do tė thotė? Qė impulsi natyral i njeriut do tė ishte ai i tė paraqiturit nė mėnyrė tė ndershme dhe tė sinqertė dhe rrėfimi gjepurave pėrbėn lodhje. Sepse truri vihet nė punė dhe nėnshtrohet nga stresi.
Fėmijėt nisin tė gėnjėjnė qė 3-4 vjeē.

E bėjnė, sidomos, pėr tė evituar dėnimin e prindėrve. Nė krahasim me ata, tė rriturit arrijnė tė thonė, nė rastet ekstreme, edhe njė gėnjeshtėr ēdo tre minuta muhabet. Mos ju duket shumė? Ekzaminohuni me kujdes, pėr njė periudhė kohe mesatarisht tė gjatė, dhe do tė shihni qė diskutimet tuaja janė gjysmė tė vėrteta, pohime tė modifikuara, episode tė mbyllura me art, apo sajime fund e krye. Problemi ėshtė qė gėnjeshtra, nga pikpamja sociale, ėshtė mėnyrė sjelljeje, e nevojshme pėr tė mbijetuar. Imagjinoni se ē’mund tė ndodhte nėse nė familje apo zyrė tė thuhej gjithmonė dhe vetėm ajo qė mendohet vėrtet? Nėse i thua shefit qė tė duket i pazoti, apo njė miku se me kalimin e viteve ėshtė mė pak tėrheqės, do tė ishte njė shkatėrrim.

Problemi lind kur kapėrcehen 20 gėnjeshtra nė ditė
Pėr gjithēka, ka njė limit. Mund tė jetė e kuptueshme gėnjeshtra pėr tė evituar halle apo telashe. Por kur ekzagjerohet, gėnjeshtra bėhet patologjike dhe i bėn keq kujt e tregon. Ekspertėt janė dakord kur pohojnė se pragu maksimal i pranueshėm, pėr tė mbetur nė normalitet, ėshtė nė pesė apo gjashtė gėnjeshtra tė vogla apo mesatare nė ditė. Pa llogaritur gėnjeshtrat shumė tė shpeshta automatike, si ato kur dikush na pyet “si je?” dhe ne pėrgjigjemi “mirė” edhe pse ndihemi pėr ibret. Kur shpikjet e bukura e tė mira janė mė shumė se gjashtė dhe janė tė mėdha, ėshtė e pranishme njė psikopatologji: mitomania, ose pseudologji fantastike.

Mitomania
Mitomani priret tė mohojė realitetin dhe ta manipulojė, duke ndėrtuar njė seri mitesh dhe duke gėnjyer nė vijimėsi, e ndonjėherė duke arritur tė besojė te gėnjeshtrat e tij. E bėn kėtė sepse bota pėrreth nuk i pėlqen, por sidomos sepse do tė tėrheqė vėmendjen e tė tjerėve tek ai dhe ndjen njė nevojė tė pakontrrolluar pėr tė pohuar personalitetin e tij. Parė nga brenda janė njerėz artificialė, tė pazotė tė jetojnė emocione autentike. Askush nuk do tė qėndrojė afėr njerėzve tė tillė. Dhe nė pėrgjithėsi gėnjeshtarėt shoqėrohen nga boshllėku pėrreth.

Por nė kėtė pikė mund tė ndėrhyjė njė kthim dramatik nė realitet: bota, jo mė korrekte nė gėnjeshtra, duket e pakapėrcyeshme dhe shtyn edhe nė depresion tė rėndė. Por pa mbėrritur nė kėto situata limite, cili ėshtė identiteti i gėnjeshtarit tė rregjur? Shpesh ėshtė njė njeri me nivel tė lartė arsimor, personalitet tė fortė dhe tėrheqės, dhe veēanėrishti i vėmendshėm pėr atė qė tė tjerėt mendojnė pėr tė. Ka nevojė tė jetė i ēmuar dhe tė vlerėsojė: pėr kėtė gėnjen pėr gjithēka. Prirja pėr tė treguar gėnjeshtra godet burrat dhe gratė, por ndryshon mėnyra e rrėfimit tė gėnjeshtrave.

Burri bėhet gėnjeshtar pėr tė pėrmirėsuar imazhin e tij (me shefin e zyrės, apo me njė vajzė). Gruaja, pėrkundrazi, shpesh fsheh tė vėrtetėn pėr tė mos bėrė tė ndjehet nė siklet bashkėbiseduesi, pėr tė mos e bėrė tė vuajė. Tė zbulosh njė gėnjeshtar nė flagrancė nuk ėshtė e lehtė, sė paku nė fillim. Nuk ėshtė e vėrtetė se kush gėnjen sheh gjetkė, lėviz duart, skuqet e kėshtu me radhė. Gėnjeshtari tė sheh drejt e nė sy, sepse e di qė po veproi ndryshe do tė dyshohej pėr tė. Bėn lėvizje pėr t’u dukur i ēlirėt.

Njė thes me gėnjeshtra, tė treguara pėr mirėsjellje
Njė pjesė e madhe e gėnjeshtrave qė thuhen ēdo ditė futet nė kategorinė e gėnjeshtrave tė mirėsjelljes, si i pėrcakton Bella De Paulo, psikologe nė Universitetin e Kalifornisė. Njė shembull klasik ėshtė kur themi: “mė pėlqen veshja jote” edhe kur s’jemi shumė tė sigurtė. Mendojmė kėshtu pėr t’i bėrė qejfin atij qė kemi pėrballė. Gratė pėrdorin mė shumė gėnjeshtra tė tilla se burrat, nga dėshira pėr t’u mbrojtur nga shoqja-shoqja. Kur nė bisedė hyjnė meshkujt gjendja ndryshon. Pėr t’u bėrė pėrshtypje meshkujve femrat shpikin atė qė De Paulo e quan gėnjeshtra egoiste, pėr tė pėrmirėsuar imazhin te biseduesi.
Gratė janė mė tė shkathta pėr t’u ējerrė maskėn meshkujve gėnjeshtarė, ndėrsa pėr meshkujt ėshtė mė pak e lehtė. Sipas njė studimi nė Europėn Veriore, tė tilla janė sidomos ato beqare. E kjo varet nga pėrvoja e tyre mė e madhe.

Broēkulla linguistike, tė shpikura nga shkencėtarėt
Sipas shkencėtarėve tė njė universiteti danez janė pėrkufizuar disa kategori, si gjepurat gjuhėsore, si ato tė tpit “ēfarė dite e bukur”, edhe kur bie shi pėr tė tretėn ditė radhazi dhe humori ėshtė pėrtokė. Ka pastaj dhe gėnjeshtra jo-gėnjeshtra. Pėr shembull: Njė nėnė pyet tė bijėn nėse pi drogė. Ajo pėrgjigjet me ironi: “Sigurisht mama, pi”.


Si tė zbulosh se kush po tė gėnjen
Nėse ndėrmjetėsi ėshtė duke folur me njė ton zėri mė tė lartė nga normali, ki kujdes: do tė thotė qė me siguri po vjen njė gėnjeshtėr e mundshme.

Shikoje drejt e nė sy dhe zbulo nėse bebet e tij tė syrit janė tė hapura: nėse janė, nuk tregon tė vėrtetėn, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve.

E ka trupin tė mpirė dhe sforcohet tė kryqėzojė sytė e tij me tė tutė?
Eshtė si tė pohojė: nuk dua tė kuptosh qė unė jam gėnjeshtar.

Pyetjet janė shumė tė thata dhe tė shpejta?
Dėshira e tij ėshtė tė tė fusė nė kurth nė mė tė shpejtėn e mundshme dhe nė maksimum.

Pėrsėrit disa fjalė apo fraza tė tėra nė mėnyrė automatike?
Krijo perde tymi, mos i bėso nė atė qė thotė.

Kurohet me psikoterapi
“Kjo sėmundje mund tė kurohet si gjithė sėmundjet e tjera, me psikoterapi, dhe mund tė zgjasė vetėm disa muaj”, thotė Claudio Menacci, drejtues psikiatėr nė Fatebenefratelli tė Milanos. Gėnjeshtarėt patologjikė kanė prirjen ta fshehin tė vėrtetėn, pėr motive qė gjithmonė e mė shumė qartėsohen. “Janė vanitozė, tė papjekur emocionalisht dhe shumė tė paqėndrueshėm”
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 23-07-2006, 12:58
Minifotoja e anetarit studentja
I/e Sapoardhur
 
Reg: 19-07-06
Postime: 3
Kryesore

qfare eshte psikologjia sipas jush dhe sa eshte e lidhur me realitetin
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 23-07-2006, 13:44
Minifotoja e anetarit *SAM*
Veteran/e
 
Reg: 26-05-06
Lokalizimi: Italy (DR)
Postime: 511

Psikologjia eshte shkenca qe studion sjelljen e njeriut dhe te kafsheve;
persa i perket ketyre te fundit studimet jane bere nga jashte, ndersa per njerzit perfshijne procesin mental (inteligjencen, mendjen, percepimin ... ) dhe eksperjencat e brendshme dhe te jashme koshent dhe inkoshent ; Psikologjia kerkon funcionimin e mendjes ne momentin e reagimit. Pra psikologjia eshte e lidhur me realitetin

Shpesoj qe me keto qe shkuajta ti jem pergjigjur pyetjes tende
__________________
"Puoi cambiare il cielo ma non puoi cambiare l'anima"
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 01-11-2006, 12:46
Minifotoja e anetarit lepurush
Anetar/e
 
Reg: 20-10-06
Postime: 56
Images: 2
Hi

Genjeshtrat ndonjehere te nxjerrin nga situata
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Perse ngurrojme? shiu Dashuria 4 02-03-2008 17:52
PS, Brace: Premtimet e kryeministrit, genjeshtra informuesi Shtypi i dites 0 21-11-2007 20:31
Perse duhet ta lusim Evropen tna pranoj ne familjen Europjane.. brioni Politika shqiptare 5 31-05-2007 01:08
Perse me shume se nje here ??? oliver Tema shoqerore 8 06-07-2006 10:17


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 17:34.




Parajsa Shqiptare