Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Psikologjia

Martesa, kalvari i mundimeve te dashurise

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 18-08-2007, 14:55
Minifotoja e anetarit leopardi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 18-08-07
Postime: 17
Martesa, kalvari i mundimeve te dashurise

Martesa, kalvari i mundimeve tė dashurisė
Elona PASHA

Nė anketėn tonė do keni mundėsinė tė gjeni pėrplasjen e tė gjithė fenomeneve... aktuale

Shumė shprehje janė thėnė pėr kėtė fenomen tė rėndėsishėm njerėzor. Ne po ju rikujtojmė njė thėnie pikante qė thotė: martesa ėshtė kėshtjellė ku ata qė kanė hyrė brenda, e dinė se sa e vėshtirė ėshtė tė jetosh nė tė. E ata qė janė jashtė, duan tė futen brenda...

I martuar, i vetėm, bashkėjetesė, apo i divorcuar….

Tė menduarit si modernė, duket se ėshtė shumė larg tė vepruarit si tė tillė. Njohja e gjatė pėrpara se tė ndėrmerren hapa tė rėndėsishėm nė jetė mbetet sėrish tabu pėr shqiptarėt.

Nėse e do le ta marrė, por duhet t’i drejtohet shtėpisė, e kėshtu periudha e njohjes mbetet njė tension mė vete. Gjatė asaj periudhe tė shkurtėr duket se dhe aktori mė pak i talentuar tė dijė ta bėjė mirė rolin e shtirjes, apo njė prezantim qė tė lė gojėhapur, duke thėnė me vete: ĒFARĖ FATI!!!! dhe si rezultat njė zhgėnjim pafund.

Pamundėsia pėr ta njohur personin me tė cilin kėrkon tė lidhėsh jetėn, ėshtė njė ndėr tė shumtat arsye tė cilat ēojnė nė njė rrjedhė tė gabuar tė jetės.

E si pėrfundim mbetet qė dashuria tė konsiderohet si armiku i mijėra ēifteve.

Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet qė dashuria ėshtė njė arterie qė tė bėn tė ecėsh pėrpara, por jo njė rrugė drejt, sė cilės duhet tė ecėsh gjithmonė. Duket se lidhjet bazohen nė disa takime tė fshehta, ku gjithēka ėshtė ideale dhe sapo pėrballen me realitetin, shihet se dashuria ėshtė aq e vogėl pėr tė mbijetuar. Martesa duhet tė bazohet nė njė jetė reale nė tė cilėn mund tė mbijetojnė dy njerėz dhe jo njė moment ėndrre qė ėshtė mė tepėr njė zhgėnjim se njė ėndėrr, tė cilės ia vlen t’i kushtosh gjithė jetėn tėnde.

Citimet e mėsipėrme nuk janė thjesht thėnie poetike qė janė rreshtuar nga ana jonė, por inspirim konkret e tė dala nga goja e 200 personave qė kemi intervistuar.

Me anketėn tonė do keni mundėsinė tė gjeni pėrplasjen e tė gjithė fenomeneve... aktuale 85*ishin tė martuar; 74 beqarė; 20 bashkėjetonin; 21 tė divorcuar.

I besoni njė lidhje me dashuri apo me mblesėri?

Duket se tė anketuarit e kanė tė vėshtirė tė zgjedhin. Vetėm 25% e tyre janė totalisht tė bindur pėr njė pėrparėsi e lidhjes me dashuri; 55% mendojnė se lidhja mė shkuesi ėshtė mė e qėndrueshme, por mund tė jetė mė pak funksionale; 20% e tė tjerėve mendojnė se ėshtė ēėshtje fati

Pėrse mendoni se ka mė shumė ēifte tė divorcuara?

Arsyet qė ata japin, janė nga mė tė ndryshmet, por rreth 70% mendojnė se janė veprimet e pa menduara, ato qė ēojnė nė tė tilla pėrfundime, ndėrsa pjesa tjetėr mendojnė se ėshtė dyfytyrėsia qė vjen duke u shfaqur nga dita nė ditė, ajo qė tė ēon nė pėrfundime tė tilla.

Mė mirė i martuar apo …

Tė gjitha alternativat kanė anėt pozitive dhe negative. Rreth 90% e tė anketuarve e mendojnė martesėn si njė fenomen tė domosdoshėm, pėrsa kohė familja ėshtė e shenjtė edhe martesa e tillė mbetet. Por njė martesė e dėshtuar ėshtė mė keq se njė beqari e pėrhershme. Njė tjetėr element shihet tek tė martuarit dhe beqarėt. 100% e tė anketuarve shprehen se martesa ėshtė njė shtėpizė e bukur, themelet e tė cilės nėse nuk hidhen me bazė do ishte mirė tė mos ndėrtoheshin fare muret e tyre.

Martesė apo bashkėjetesė...?

Rreth 40% e tė anketuarve janė pėr njė bashkėjetesė nė thonjėza, qė do tė thotė mė mirė njė njohje e gjatė, se sa njė vendim i shkurtėr. Ndėrsa 45% janė pėr martesė dhe totalisht kundėr bashkėjetesės, ndėrsa 15% janė indiferent dhe mbėshteten nė karakterin e personave pėr tė zgjedhur midis bashkėjetesės apo martesės.Ka me mijėra ēifte qė rrinė bashkė, sepse s'kanė alternativė tjetėr.

Ē'mendoni ju pėr kėtė fenomen?

Pas zhgėnjimeve tė herė pas hershme ėshtė e kotė tė vazhdosh tė rrish bashkė pėr forcė zakoni; njė shprehje e goditur popullore thotė: “buka e thyer nuk ngjitet”. Mendohet se edhe pse tė thyer, shumė ēifte duke mos patur alternativė tjetėr si: ekonomike, apo pėr hir tė fėmijėve tė tyre, zgjedhin atė mė tė lehtė, vuajtjen e vazhdueshme dhe pajtimin me zhgėnjimin. Rreth 79% e personave thonė qė nuk ėshtė mirė edhe pse pranojnė qė pėr tė mbijetuar ėshtė zgjidhja mė e mirė e mundshme, ndėrsa 21% mohojnė nė mėnyrė kategorike qėndrimin bashkė pėr ēfarėdo lloj arsyeje. Por duket se pamundėsia pėr tė pėrballuar jetėn; fėmijėt; apo edhe "frika" ndaj njė familje tė "fortė", i mban tė lidhur dy persona tė cilėt nuk janė lidhur kurrė.

Divorci duket njė zgjidhje pėr t’i dhėnė fund dhimbjes?

Divorci ėshtė fundi i njė dhimbjeje dhe kalvari i qindra mundimeve…
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg martesa-kalvari-i-mundimeve-1.jpg (37.8 KB, 5 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg martesa-kalvari-i-mundimeve-2.jpg (36.7 KB, 3 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg martesa-kalvari-i-mundimeve-3.jpg (28.7 KB, 3 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 24-08-2007, 12:33
Minifotoja e anetarit Shigjetari
Anetare Nderi
 
Reg: 26-03-03
Lokalizimi: Tirane
Postime: 761
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek Shigjetari Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Shigjetari Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Shigjetari
Kryesore

Interesant ky artikull.
Une jam nje prej te martuarve.
9 vite, mendoj se nuk jane pak. Dhe jam nje mbeshtetese e zjarrte per bashkjetesen para marteses (une nuk kam bashkejetuar). Per mendimin tim, eshte gjeja me e mire qe mund te bejne dy njerez, para se te vendosin te martohen. Megjithese te njohesh nje njeri te duhen shume vite, sic thone anglezet " njeriu njihet pas 50 vjetesh", ose sic themi ne shqipetaret: " qe te njohesh nje njeri duhet te hash nje thes me kripe me te", pra afersisht te 50 vjetshi, hahahahaha. Pra i bie te martohesh afersisht 70 vjec ose me shume.
Por eshte me mire, qe te martohesh me ate person pasi ke jetuar te pakten disa vjet nen nje cati. Te pakten do te te ndihmoje qe te kuptosh, nese ia vlen te ecesh bashke me te ne shtigjet e veshtira te marteses. Sepse te martohesh, te sjellesh ne jete dhe femije, dhe pastaj te ndahesh, nuk eshte aspak e lehte. C'faj kane femijet qe prinderit e njohin vone njeri-tjetrin? Dhe sidomos, ne realitetin ku jetojme, ku njerezit jane teper te ngurte, per te mos thene arkaik, ku hipokrizia te merr frymen dhe ku ekonomia te kushtezon ne shume gjera.
__________________
Mos me thuaj me ze te mekur
Se jeta eshte nje enderr e kote
Sepse shpirti i fjetur
Eshte nje shpirt i vdekur!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Rroftė sėmundja e dashurisė Qershija Dashuria 4 24-12-2007 12:48
“Kryeprokurorja e re, rezultat i dashurisė Nano-Berisha” informuesi Politika shqiptare 0 27-11-2007 08:51
Leonora Jakupi ne pritje te dashurise leopardi Personazhe te njohura 2 05-10-2007 16:20
Martesa ne Islam Qershija Kurani dhe Jeta 4 08-10-2006 22:05
Proverba te ndryshme! Administratori Filozofia 11 27-02-2005 08:55


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:25.




Parajsa Shqiptare