Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Psikologjia

Klea Faniko - Nje grua si shefe

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 18-08-2007, 14:40
Minifotoja e anetarit leopardi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 18-08-07
Postime: 17
Klea Faniko - Nje grua si shefe

Nje grua si shefe
Klea Faniko
Psikologe, kandidate nė Ph.D, Universiteti i Lozanės

Eja tė flasim, tė ndajmė idetė, dyshimet dhe shqetėsimet. Ėshtė mė mirė tė flasim sesa tė heshtim. Kėshtu ndihmojnė njėri-tjetrin dhe njerėzit rreth nesh. Para ca ditėsh po lexoja disa statistika rreth posteve tė rėndėsishme nė Shqipėri. Edhe tek ne sikundėr nė shumė vende tė tjera tė botės, gratė pėrbėjnė njė pakicė nė tė gjithė sektorėt. Nė sektorin publik pėr shembull, gratė zėnė 26.3 % tė posteve drejtuese, ndėrsa nė Parlamentin Shqiptar aktualisht vetėm 7.1 % e posteve pėrbehet nga gratė. Si shihen gratė qė kanė pozicione drejtuese? A ka dyshime rreth aftėsive tė tyre? Si janė nė marrėdhėniet qė krijojnė me stafin? Opinionet e 310 personave qė kam kontaktuar nė Tiranė i pėrgjigjen pyetjeve sė mėsipėrme.

A dinė tė komunikojnė?

“Njė nga pikat e mia tė forta nė marrėdhėnien qė kam krijuar me sfatin tim, ėshtė komunikimi. Me shefin tim tė dikurshėm nuk arrija tė komunikoja dhe ky ishte njė handikap i madh pėr institucionin tonė” - thotė drejtuesja e njė institucioni. Komunikimi, aftėsia pėr tė dėgjuar, pėr tė shprehur ndjesitė dhe mendimet konsiderohet si njė tipar tipik femėror. Gratė priren tė flasim dhe tė shkėmbejnė mė shumė sesa burrat, duke inkurajuar nė kėtė mėnyrė shprehjen e opinioneve tė ndryshme. Sa mė shumė opinione, aq mė shumė debat dhe progres si rrjedhojė. Pėr mė tepėr, gratė nė poste drejtuese shihen si mė komunikuese se burrat nė tė njėjta poste, mė tė afta pėr tė krijuar njė atmosferė tė kėndshme dhe mė tė priruar pėr tė krijuar lehtėsira pėr kolegėt. Sigurisht, duhet theksuar se gratė e intervistuara janė mė tė prirura se burrat pėr tė vėnė nė dukje kėtė aftėsi komunikuese tė grave nė poste drejtuese. Sipas tyre, shpesh meshkujt nė poste drejtuese nė ndryshim nga gratė mbyllin “portat” e komunikimit.

A dinė tė bėjnė dallimin midis jetės private dhe jetės personale?

“Nuk ėshtė e lehtė, – thotė Elona, drejtuese e njė organizate jo-fitimprurėse. -Ēdo problem familjar duhet ta harroj sapo mbyll derėn e shtėpisė, ndryshe nuk arrij tė punoj siē duhet. Dhe jo gjithmonė arrij tė bėj kėtė shkėputje”. Pavarėsisht nga pozicioni qė ka secili prej nesh, shpesh problemet personale ”interferojnė” sferėn profesionale. Njė problem me partnerin, diēka qė nuk shkon me shėndetin e fėmijės, njė problem financiar shndėrrohet nė obsesione qė shpėrqendrojnė vėmendjen dhe pengojnė aktivitetin profesional. Pėr mė tepėr, njė pjesė e mirė prej nesh e shohin gruan si njė qenie tė brishtė dhe emocionale, qė nuk arrin tė fshehė lehtėsisht problemet e saj. Tė intervistuarit tregojnė se gruaja, pavarėsisht nga pozicioni qė ka shpesh “dominohet” nga problemet personale. Nga ana tjetėr, kur njė grua ka njė pozicion drejtues, vėmendja pėrqendrohet tek ajo dhe ėshtė mė e lehtė tė kuptosh luhatjet e humorit. “Shefja ime ėshtė gati njė libėr i hapur. E kuptoj shumė shpejt nėse diēka nuk shkon nė jetėn e saj personale. Nėse ajo ka njė problem personal, ėshtė gati e pamundur tė komunikosh me tė”.

A janė autoritare?

“Nuk ėshtė e lehtė tė jesh shefe, sidomos kur para teje ka patur njė shef ose kur ekipi yt pėrbėhet nga meshkuj. Shpesh herė mė duhet tė bėj autoritaren pėr tė ruajtur kontrollin”-thotė njė drejtoreshė tjetėr. Shpesh autoriteti konsiderohet si njė mėnyrė pėr tė ruajtur kontrollin dhe pushtetin, pėr tė evituar qė tė tjerėt do tė shkelin mbi ty. Megjithėse burrat konsiderohet si mė autoritarė, qėllon qė gratė nė pozicione drejtuese tė jenė mė autoritare nė marrėdhėniet qė krijojnė me vartėsitė e tyre. Nė thelb, autoriteti mund tė mos jetė pjesė e natyrės femėrore, por pozicioni brenda njė institucioni dhe roli i shefes mund tė ēojė nė shfaqjen e tij. Gratė e intervistuara, nė krahasim me burrat, e konsiderojnė njė grua nė pozicion drejtues si mė autoritare. Ndoshta sepse vartėsit mund tė jenė mė pak tė ndjeshėm ndaj pushtetit, qė shefet ushtrojnė ndaj tyre dhe mund ta kenė mė tė vėshtirė tė pranojnė qė njė grua mund tė jetė autoritare ndaj tyre.

Si janė ndaj kolegeve?

“Kam pėrshtypjen se shefja ime ėshtė armiqėsore ndaj grave dhe i jep pėrparėsi kryesisht burrave”- thotė punonjėsja e njė institucioni. E si mund ta shpjegojmė kėtė reagim? Ndoshta ju mund tė keni dėgjuar pėr “Sindromėn e Bletės Mbretėreshė”, sipas sė cilės, gratė tė cilat kanė pozicione tė rėndėsishme, janė mė armiqėsore ndaj kolegeve tė tyre dhe nuk ndihmojnė ngjitjen e tyre profesionale. Pavarėsisht nga aftėsitė e tyre komunikuese dhe atmosfera e kėndshme qė mund tė krijojnė nė punė, shpesh gratė nė pushtet krijojnė pengesa pėr gratė e tjera. Ato pėrkrahin kryesisht burrat dhe krijojnė njė rreth mashkullor, tė cilin ato kėrkojnė ta dominojnė. Sigurisht, kjo ėshtė njė formė tė sjelluri. Ka shumė gra tė tjerė nė pozicione kyēe, qė janė mė tė hapura dhe mė mbėshtetėse ndaj grave, tė prirura pėr tė mbėshtetur ngjitjen profesionale tė kolegeve tė tyre. Personat e intervistuar mendojnė se gratė nė pozicione drejtuese nuk janė tė njėanėshme nė marrėdhėniet qė krijojnė. Pėr to, shefet nuk janė armiqėsore, nuk krijojnė pengesa pėr koleget dhe nuk krijojnė klane nė varėsi tė gjinisė sė vartėsve.

A janė tė afta?

“Kur nė fillim u emėrova drejtuse e institucionit, ndjeja qė vartėsit e mi dyshonin nė aftėsitė e mia. Tė qėnit grua krijonte njė lloj mosbesimi, i cili mė inkurajoi tė punoja mė shumė. Dhe ja ku jam tani qė prej pesė vjetėsh nė krye tė njė institucioni shumė tė rėndėsishėm” - shprehet njė drejtuese tjetėr. Pjesa mė e madhe e posteve drejtuese historikisht ėshtė “okupuar” nga meshkujt dhe nė kėto kushte thjesht pėr inerci, kėta tė fundit mund tė konsiderohen si mė tė aftė pėr tė pėrmbushur detyrat e kėtyre posteve. Por jo gjithmonė ndodh kėshtu. Gratė nė pushtet shihen tė zonjat, krijuese, tė pėrgjegjshme, tė vendosura, tė pavarura dhe intuitive. Ata mund tė sjellin ndryshime dhe t’i japin njė imazh tė ri institucionit tė tyre. Megjithatė duhet theksuar se gratė e intervistuara janė mė shumė tė pritura se burrat, t’i shohin pozitivisht gratė nė pushtet. Pėr to, nuk ėshtė gjinia qė pėrcakton aftėsitė e dikujt, por pėrpjekjet dhe puna. Burrat ende kanė dyshimet e tyre ndaj grave qė kanė pozicione tė rėndėsishme, dyshime kėto qė ndoshta mund tė zbuten me rritjen e numrit tė grave nė poste kyēe dhe emancipimin e shoqėrisė shqiptare.

Zgjedhjet presidenciale do tė zhvillohen sė shpejti nė Shqipėri. Koalicioni Shqiptar pėr Promovimin e Gruas, tė Rinjve dhe Minoriteteve nė Politikė, para disa ditėsh ka zhvilluar njė forum gjatė tė cilit ka propozuar “Njė grua si presidente tė Shqipėrisė”. Kjo ėshtė njė pėrpjekje e pėrmasave gjigande nė njė vend si Shqipėria, ku gruaja ende nuk ka vendin e duhur nė familje, nė shoqėri dhe nė tregun e punės. Pėrvoja tregon se nė Shqipėri gratė nė poste drejtuese janė tė suksesshme.

Pse jo njė grua si presidente. Le tė presim opinionet tuaja dhe reagimet e Parlamenit!
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Klea-Faniko.jpg (7.4 KB, 1 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Te rendesishme per ti ditur Jonisa Njeriu dhe shendeti 2 20-10-2006 14:28
Fjalori i Internetit Administratori Programe dhe programime 0 19-09-2004 16:34
Serenatat Korēare! AlbShkodra Muzika 0 08-05-2004 06:31
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 11:15.




Parajsa Shqiptare