| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ah! Keta adoleshentet Klea Faniko Psikologe, kandidate nė Ph.D, Universiteti i Lozanės Revista SPEKTER Eja tė flasim, tė ndajmė idetė, dyshimet dhe shqetėsimet. Ėshtė mė mirė tė flasim sesa tė heshtim. Kėshtu ndihmojnė njėri-tjetrin dhe njerėzit rreth nesh. Im shoq nuk pranon tė dashurin e vajzės Qė prej gjashtė muajsh ime bijė ka njė marrėdhėnie me njė moshatarin e saj. Jam e bindur se ēdo gjė shkon mirė midis tyre. Tė vetmet tensione qė krijohen nė lidhjen e tyre kanė nė origjinė tim shoq. Ai nuk mund tė tolerojė faktin qė i dashuri i sė bijės nuk ka filluar ende studimet e larta. Im shoq nuk ka mbaruar shkollėn e lartė dhe ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj ēėshtjes sė arsimimit. Pėr tė shkolla e lartė ėshtė ēdo gjė. Letra juaj tregon se deri nė ēfarė pike, problemet tona personale mund tė jenė nė origjinė tė opinioneve dhe qėndrimeve tona ndaj personave tė tjerė. Sikundėr edhe ju e theksoni, bashkėshorti juaj ka njė qėndrim ekstrem ndaj ēėshtjes sė edukimit: pėr tė shkolla e lartė ėshtė gjithēka. Ndoshta, nėse ai do tė kishte pėrfunduar shkollėn e lartė, pėr tė edukimi nuk do tė ishte kaq i rėndėsishėm sa tani. Ėshtė e vėrtetė qė nė Shqipėri shpesh rėndėsia e edukimit ekzagjerohet. Ndoshta rrėnjėt e kėtij qėndrimi gjenden gjatė periudhės sė komunizmit, kur nė kushtet e shpronėsimit, diploma konsiderohej si e vetmja pronė. Gjėrat tani po ndryshojnė, por gjurmėt e sė kaluarės shpesh janė tė vėshtira tė fshihen. Sigurisht ėshtė e gabuar tė gjykosh vlerat e dikujt sipas niveli tė tij tė edukimit, pėr mė tepėr nė shoqėrinė tonė, nė tė cilėn pas marrjes sė njė diplome mund tė fshihet njė bandė miqsh. Nga ana tjetėr, nuk duhet harruar se i dashuri i vajzės suaj ėshtė i ri nė moshė dhe ka njė sėrė alternativash pėrpara tij. Nė shoqėrinė shqiptare ekziston njė normė, e cila pėrjashton pauzėn midis shkollės sė mesme dhe shkollės sė lartė, ndėrkohė nė vendet evropiane nė auditorėt e universiteteve gjenden njerėz tė ēdo moshe. Ka shumė tė rinj tė cilėt pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme preferojnė tė punojnė diku dhe tė udhėtojnė pėr disa muaj pėrpara se ti kushtohen studimeve. Nga ana tjetėr, ndjekja ose jo e shkollės sė lartė ėshtė njė zgjidhje personale dhe jo zgjedhje e babait tė sė dashurės. Shpeshherė, nė Shqipėri qėllon qė jo vetėm prindėrit, por edhe mė tej, prindėrit e partnerit nė kuadrin e kujdesit dhe posesivitetit i lejojnė vetes marrjen e vendimeve pėr tė tjerėt. Nė mbyllje, do tė doja tė theksoja se ju mund tė ndihmoni bashkėshortin juaj tė ndryshojė sjellje ndaj tė dashurit tė vajzės suaj, duke u pėrqendruar tek vlerat e personit tė cilėn vajza juaj ka zgjedhur. Djali im do tė largohet nga shtėpia Djali im ėshtė vetėm 18 vjeē dhe tani sapo ka pėrfunduar provimet e maturės. Bashkė me njė shok ka vendosur tė marrė njė apartament me qira. Financiarisht ai mund ta pėrballojė qiranė falė disa orėve pune nė ofiēinėn e tim vėllai. Unė nuk jam dakord me vendimin e tij dhe jam gati tė bėjė ēdo gjė pėr ta penguar. Kam frikė se do tė marrė rrugė tė keqe nėse do tė jetojė pa ne. Sigurisht, largimi i fėmijės nga shtėpia ju vendos para njė etape dhe njė sfide tė re. Ju duhet tė ripėrshtatni rolet tuaja dhe ti bėni ballė sindromės sė folesė bosh. Shumė prindėr ndihen tė parėndėsishėm dhe tė braktisur pas largimit tė fėmijės. Ata kanė pėrshtypjen se janė plakur brenda pak orėsh dhe se njė lloj tėrmeti emocional ka ndodhur nė jetėn e tyre. Ata nuk dinė ēfarė tė bėjnė me kohėn qė dikur i kushtonin fėmijės. Kjo gjendje e re kėrkon njė organizim mė tė mirė tė interesave. Pas largimit tė fėmijės, ju do tė keni mė shumė kohė pėr veten dhe partnerin. Sė bashku mund tė rijetoni edhe njė herė momentet e njė marrėdhėnie nė ēift qė shpesh humbasin pas lindjes sė njė fėmijė. Nga ana tjetėr, ju duhet tė pėrgatiteni tė pėrballni shqetėsimin pėr mėnyrėn sesi fėmija juaj do tė orientohet nė jetėn e tij tė re. Kjo ėshtė sfida e dytė, ndoshta mė e madhe se e para. Pėr ju nuk ėshtė e lehtė tė pranoni rritjen e fėmijės dhe pakėsimin e kontrollit mbi tė. Ju nuk do tė jeni mė nė gjendje tė kontrolloni oraret e kthimit nė shtėpi, mėnyrėn sesi ai e pėrdor kohėn dhe njerėzit tė cilėt ai do tė frekuentojė. Pėr mė tepėr, ju thoni se ai do tė marrė rrugė tė keqe. Askush nuk ndryshon brenda ditės, pavarėsisht nga mosha. Nėse djali juaj ka njė sjellje normale, ai nuk do tė transformohet ditėn qė do tė jetojė i pavarur. Pėr mė tepėr, kjo ndjesi e humbjes sė kontrollit mund tė shkaktojė nervozizėm dhe acarim tė marrėdhėnies me djalin tuaj. Por, nuk duhet harruar nė pėrpjekjen e tij pėr tu rritur dhe bėrė i pavarur, fėmija ka nevojė pėr mbėshtetjen tuaj. Kjo ėshtė njė sfidė e stėrmadhe pėr tė, e cila mund ta bėjė tė ndihet i brishtė dhe i pasigurt. Nėse ju vazhdimisht i bėni presion qė ai tė rikthehet, ai mund tė dėshtojė nė iniciativėn e tij. Mėnyra mė e mirė pėr ta ndihmuar tė rritet ėshtė ta ndihmoni nė projektin e tij pėr tu bėrė i pavarur, pavarėsisht nga ndjesitė tuaja personale. E pres me ankth dhe padurim kthimin e tim biri Qė prej disa muajsh, djali im 18 vjeē kthehet nė mesnatė nė shtėpi. Pavarėsisht nga fakti se njoh shokėt e tij dhe e di nė ēfarė ore do tė kthehet, e pres mė shumė ankth dhe padurim kthimin e tij. Mendoj gjėrat nga mė tė keqja. Kam frikė se mund tė pėsojė ndonjė aksident apo nė baret qė ai frekuenton mund tė pėrshihet nė grindje. Pėrpiqem tė jem tolerante me tė dhe e lejoj tė kthehet vonė, megjithėse unė bllokohem nė orėt e pritjes. Ai ka humbur tė atin para njė viti dhe mendoj se orėt qė kalon me shoqėrinė e ndihmojnė tė kalojė kėtė periudhė tė vėshtirė. Ēfarė duhet tė bėj pėr tu qetėsuar? Ėshtė e vėrtetė qė shumė prindėr e kanė tė vėshtirė tė flenė duke e ditur qė fėmija ėshtė ende jashtė. Disa i ndalojnė nė mėnyrė kategorike fėmijėt e tyre tė frekuentojnė miqtė orėve tė vona, duke krijuar konflikte me adoleshentin. Tė tjerė pėrpiqen tė jenė mė liberalė, por fatura emocionale qė ata duhet tė paguajnė ėshtė e lartė. Ata kanė frikė se fėmijės sė tyre do ti ndodhė diēka e keqe dhe gati ndihen fajtorė qė e kanė lejuar fėmijėn tė kthehet vonė. Nė letrėn tuaj, ju shkruani se e gjykoni tė nevojshme qė djali juaj tė frekuentojė miqtė e tij. Ju mendoni se orėt nė praninė e miqve tė tij do tė lehtėsojnė dhimbjen qė pason humbjen e prindit. Sigurisht, ai ka nevojė tė pėrfshihet nė shumė aktivitete dhe tė vazhdojė tė jetojė, megjithėse humbja e babait ėshtė e pakompensueshme. Ėshtė e shėndetshme nga ana juaj ta inkurajoni tė jetė sa mė shpesh me miqtė e tij. Nga ana tjetėr, ju duhet tė gjeni forma pėr tė qetėsuar ankthin qė pėrjetoni gjatė pritjes. Mos harroni se aksidentet mund tė ndodhin nė ēdo orė tė ditės, ndėrsa pėrfshirja nė grindje midis djemsh nuk mund tė ndodh rastėsisht. Nėse djali juaj ėshtė natyrė paqėsore, ai nuk mund tė bjerė nė kurthin e konflikteve tė tė tjerėve. Nėse ju arsyetoni nė kėtė formė, do tė pengoni mendjen juaj tė shkojė larg dhe tė mendojė mė tė keqen. Shpesh mjafton njė mendim i vetėm dhe nė mendjen tonė ndėrtojmė katastrofat mė tė kėqija. Pėr mė tepėr, nėse ju flisni me djalin tuaj rreth kėtyre frikės qė ju bllokojnė, ai mund tė thotė se ēfarė bėn, ēfarė vendesh frekuenton me miqtė e tij. Kėshtu, aktivitetet e tij do tė jenė mė tė njohura pėr ju dhe ky informacion mund tju ndihmojė tė qetėsoni ankthin tuaj. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Nč lidhje me temčn do citoja vetčm njč shprehje qč ma ka thčnč profesorja e frčngjishtes kur isha ende adoleshente:"Si jeunesse savait si vieillesse pouvait"(Sikur rinia tč dinte dhe pleqčria tč mundte). |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Keta: Nano do tė rikthejė vlerat e humbura nė PS | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 20-09-2007 15:40 |
| Majlinda Keta: Dalja e Blushit, sinjal i keq pėr Ramėn | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 15-09-2007 20:32 |
| Klea Faniko - Nje grua si shefe | leopardi | Psikologjia | 0 | 18-08-2007 14:40 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |