| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| VIRUSI ME I KEQ DERI ME SOT - NJOFTIM NGA CNN Ju lutem bejani te ditur kete lajm te gjithe miqve dhe te njohurve tuaj !!! Nje virus i ri sapo eshte zbuluar dhe eshte klasifikuar nga Microsoft si me i rrezikshmi. Virusi u zbulua dje mbasdite nga McAfee dhe akoma nuk eshte krijuar nje vaksine ndaj tij. Ky virus thjeshtesisht shkaterron Sektorin Zero te hardiskut tuaj, ku jane te ruajtura informacionet virtuale per mirefunksionimin e tij. Ky virus vepron ne kete menyre: E dergon veten automatikisht ne te gjithe listen e miqve tuaj me titullin "A Card for You". Sapo kjo karte e supozuar virtuale hapet kompjuteri juaj ngrin, bllokohet, keshtu qe perdoruesi detyrohet ti beje nje restart kompjuterit. Ne momentin qe shtypen butonat ctrl+alt+del ose butoni reset, virusi shkaterron Sektorin Zero, dhe shkaterron keshtu ne menyre te parikthyeshme hardiskun tuaj. Dje per pak ore virusi shkaktoi panik ne New York, sipas lajmeve ne CNN. Ky njoftim rreziku u leshua nga nje nenpunes i Microsoftit. Pra mos hapni asnje email me subjektin: "A Virtual Card for You." Sapo ta merrni kete email pa e hapur, FSHIJENI ATE!! Edhe pse mund ta njihni personin qe jua dergon!!!
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
|
#2
| ||||
| ||||
| Inoformuesi flm per informacoinin tend eshte shume me vlere sidomos per disa te apasionuar qe shpenzojne shume leke mbi kompjuterin dhe programet e tyre. Ky virus ka te ngjaje pak a shume me love virus por te pakten nuk shkateron Bios (shpresoj qe jo te pakten) Ajo qe doja te dija une eshte thjesh e shkateron Boo t sektorin ne menyre te parikthyeshme apo me pak njohuri Dos me F Disk mund te krijsh nje sektor te ri Boot dhe pastaj te ri instalosh windowsin nga fillimo ose te perdoresh Recovery CD qe zakonish nuk kerkojne ndonje veprimtari ne F disk. Mundesisht pres nje pergjige po je ne djeni per dicka te tille. Te pershendes.
__________________ Ne syte e tu shikoj gjith boten... E di qe tani po mendoni per Nastradinin dhe Gomarin e tij |
|
#3
| |||||||||
| |||||||||
| Nje tjeter shaka e tipit frikesues. Vini re se ka shume deklarime per ta bere ate nje njoftim te autorizuar, por asgje nuk eshte solide: asnje URL e sakte, asnje date, asnje pike kontaktimi. Nje shaka e kripur dhe pa shije te mire. Ja me poshte keni tekstin se bashku me komentet perkatese: Citim:
Citim:
Citim:
Citim:
Citim:
Te gjitha keto jane te dyshimta, pasi asnje nga keto demtime fizike nuk ka ndodhur. Citim:
Gjetet gje? Sigurisht qe jo, kjo as gje vihej ne dyshim Citim:
Citim:
1. MOS PRANO ASNJE NGJITES TE DHENE -- qofshin keto edhe nga persona te njohur apo te besuar. 2. Merrni software-in antivirus me te mirin, instalojeni dhe perdoreni ate. 3. Vazhdon te thote, software duhet rifreskuar, te pakten nje here ne jave. 4. Shmangni email-e te panjohura, te cilat aktivizojne ne menyre aktive permbajtjen e tyre, si pershembull variantet e Microsoft Outlook. Perndryshe, ju do te mbusheni me Hedhurina si tipi i ketij te mesipermit. Por nje pyetje, qe kur keta shakaxhinjte jane bere kaq te ndihmueshem?! Citim:
Ju lutem mos e ridergoni kete -- ose ndonje shaka te ketille -- tek miqte tuaj.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
|
#4
| ||||
| ||||
| Informuesi mund te them se ke bere nje analize shume te mire por ne nje pike eshte dicka qe nuk shkon. Dicka shume e thjeshte qe mund te demtoje kompjuterin eshte Overclocking. Me perpara e kam hasur kete opsion ne Bios i cili lejonte ndryshimin e shpejtesise se procesorit. Psh me perpara nga 300 mhz qe mund te ishte nje procesor mund ta coje shume kollai ne 360 mhz por kjo i ulte jeten procesorit dhe nuk duhesh bere ne asnje menyre pa vendsour nje Cooler te fuqishem ( freskues te fuqishem mbi procesor ). Nqs dikush perpiqesh ta bente kete gje pa vendosur cooler heret a vone i digjesh procesori dhe mendoj prandaj ky opsion nuk para shifet me ne byos. Por une para ca kohe kam qen deshmimtar i nje ngjarje. Isha te nje shok dhe ne ato momente dikush u perpoq te bente Overklocking mbi komjuter dhe per mometin kishte pasoja shume te renda pasi ekrni ngriu totalsidh dhe figura filloi te deformohej gje qe do te thot se pati edhe efekt mbi karten grafike. Eshte e vertete ajo qe the se software nuk mund te demtoje kompjuterin por ti shikojm pak gjerat me shembuj. Une personalisht perdor Lap-Top dhe si cdo i tille ka shume opsione mbi energjine. Psh nqs dikush arin te uli shpejtesine e 2 freskuesve dhe ne nje fare menyre e mbingarkon kompjuterin avash avash do filloj te nxehet shume dhe normalish dicka do digjet. Nejse ky eshte nje shembull jo dhe shume konkret. Por po te shikojme nje nga viruset me famoze ne bote ( Love Viruse ) qe e krijoi nje korean ose japonez nuk e mbaj mend shume mire historine, per tu hakmare ndaj te dashures qe e la. Nga ky virus gjith bota u vu ne panik ne ate kohe. Virusi kishte fuqi te formatonte totalish HDD hard diskun dhe me ne fund te shkateronte Bios. Por ja qe ndodh shpesh her Chipi ku ndodhet Bios te jet i puthitur me MotherBoard dhe kjo kishte pasoje nevojen e ndritmit te komplet MotherBoard. Ne nje NewsLetter nga kompanina Bullguard kam lexuar se ajo qe ben nje virus ne pergjithesi eshte te shpenzoj shume memorje. Pra kjo eshte nje karakter i cdo virusi. Vendosja ne pune e memorjes RAM. Ne kemi mesuar dicka ne kete fushe. Gjithcka eshte e mundur dhe mendoj se egziston mundesia qe nje virus te shkateroj kompjuterin. Per ta mbyllur dua te them edhe dicka te fundit. Para ca kohe te gjith e dime qe egzistonte nje virus qe e bente kompjuterin te bente Restart pothuajse cdo 5 minuta. E pra une isha ne gjume dhe kompjuteri per nje arsye ishte infektuar dhe nuk isha ne djeni dhe gjith naten cdo 5 minuta bente restart. Kjo eshte gje shume e keqe per kompjuterin pasi kompjuterat ne pergjithsi jan krijuar qe edhe po mos te fiken fare nuk kan asnje problem edhe kete e them edhe nga eksperienca e kompjuterit te vellait tim qe ishte 6 vjet ne prize duke punar 24 ore diten pa pushim per 6 vjet resht dhe prap nuk u prish po egziston sot e kesaj dite. Por nqs kompjuteri fiket dhe ndizet shpesh her kjo mund te sjelli shume deme ne te ardhmen. Dhe ja ky eshte nje shembull qe nje virus ndoshta nuk demton dot dretj per se drejti pjesen Hardware ( materiale ) te kompjuterit por mund te egzistojne menyra ansore. Dhe nje her te gjitha informacionet qe ke dhen jan shume te vlefshme dhe e respektoj kete gje. Te uroj gjith te mirat. bye
__________________ Ne syte e tu shikoj gjith boten... E di qe tani po mendoni per Nastradinin dhe Gomarin e tij |
|
#5
| ||||
| ||||
| W32.Evaman. ky eshte quajtur virusi i muajit. nuk kam kohe tju jap shume shpjegime por thjesht u virus modifikon filet e regjistrit dhe niset bashke me sistemin operativ. (dmth sa here qe te ndizni kompjuterin) per te eliminuar kete virus mjafton te kerkoni pak tek www.symantec.com nje program i cili e eliminon lehtesisht.
__________________ Jeta eshte rruge me pengesa nga materniteti deri ne varreza! nga inxhinieri |
|
#6
| ||||
| ||||
| ja se e gjeta!!!! Fx.Evaman.exe eshte programi qe e eliminon dhe e gjeni tek removal tools ne faqen http://securityresponse.symantec.com pafshim
__________________ Jeta eshte rruge me pengesa nga materniteti deri ne varreza! nga inxhinieri |
|
#7
| ||||
| ||||
| oliver te demtosh pjesen hardware te kompiuterit do te thote qe ti futesh ne shkelma deri sa ta thyesh fare.eshte normale qe fizikisht pjesa hardware nuk te prishet por te prish menyren se si cdo komponent funksionon.psh kur te prishet biosi nuk eshte se programi hyn ne motherboard dhe me çekiç te thyen çipin e biosit por ta infekton ne menyre qe te mos funksionoje me. hajt tung desha te bej nje pyetje informusit. kam nje problem me nje kompiuter laptop... nuk e marr vesh se a eshte nje pjese fizike apo ka marre nje virus kompiuteri im. me thote qe procesori im eshte ne perdorim 100% ndersa ne te vertete nuk kam asnje program ne pune.kur dua te hap nje program apo nje kartelle duhet te pres te pakten 5 min pak a shume.... kam bere shume analiza dhe nuk arrij dot te gjej asgje qe nuk shkonte ne te. e kam riformatuar.filloi te punonte ne rregul.pak dite me pas u prish akoma.tani e kam lene aty dhe nuk e perdor me... cfare mund ti bej?
__________________ i love it!! |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Need help!!! May have a computer virus! help me? | John D | Computers & Internet | 1 | 03-08-2007 21:34 |
| Help me msn virus? | plolol | Computers & Internet | 0 | 01-08-2007 13:44 |
| suspect e-mail virus? | benchwarmer_10 | Computers & Internet | 2 | 01-08-2007 06:14 |
| I'm having a problem with my operating system. It says I have a virus, but the... | Joe Neal T | Computers & Internet | 2 | 31-07-2007 17:28 |
| VIRUS ON MY COMPUTER!!!HELP!!!please???? | Beezyyy<.33 | Computers & Internet | 4 | 09-07-2007 18:15 |