| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| GORDIAN KNOT Perhendetje te gjithve kudo qe ndodheni. 1)C’fare eshte GORDIAN KNOT ? GORDIAN KNOT eshte nje program qe mund ta zbrisni krejt falas prej te cilit ju mund te ktheni filmat DvD ne .avi -Ndoshta shume prej jush jan ne djeni se cfare eshte .avi format I nje filmi por kam deshir qe te shpjegoj gjithcka nga fillimi duke mare parasysh edhe njerez qe duan te mesojne por nuk e kan iden se cfare mund te bejne per realizimin e ketyre qellimeve dhe se cilat jan mundesite me te mira. -Disa fjale per DvD -DvD del nga fjalet ( Digital Video Disc ) dhe eshte mund te themi nje disk me permasa shume me te medhaja se nje CD ( Compact Disc ). CD_t e para qe dolen kishin permasa 600 MB ( Mega Byte ) dhe me vone dolen te tjera ne permasa 650 MB dhe 700 MB. Por prap kjo permase sado qe eshte nje permas e respektueshme kapaciteti nuk krahasohet me ate te DvD_s. Nje DvD I thjeshte nga ato qe te jepet e drejta te shkruash ne to, pra nje DvD-/+R ose nje DvD I rishkrueshem DvD-/+RW kan nje kapacitet nga 4.5 GB deri ne 4.7 GB ( Gyga Byte ) duke permendur ketu 1 GB = 1024 MB. Pra sic shikoni diferenca eshte e madhe. Ketu egziston nje problem mund te themi. Te gjith filmat e rinj qe dalin ne treg pasi jan paraqitur ne kinema pak me pas dalin direkt ne DvD. Problemi eshte qe keto filma qe dalin ne DvD direkt nga kompanit krijuese te tyre nuk jan DvD te njellojta me ato qe shiten ne treg dhe kete gje mund ta vertetosh shume kollai duke pare qe ato kan nje kapacitet nga 6 deri ne 7.5 GB. Kjo do te thot qe nuk mund te kopjosh nje DvD origjinal me nje filem ne nje DvD bosh pasi kapacitetet jan te ndryshme. Njera me e vogel se tjetera dhe anasjelltas. Pervec ketij problemi qe nuk ka zgjidhje per kopjim direkt ( momentalisht ) u desh te gjendesh menyra qe ky disk me kapacitet kaq te madh te kthehesh ne nje forme tjeter dhe mundesisht pa u redukutar cilesia e filmit ne syte e njeriut. Kjo gje u arrit shume kohe me pare dhe sot e kesaj dite ne boten e PC_ve shkembimi I filmave .avi ndermjet kazaa, Direct Connect, DC++, Morfeus etj eshte nga gjerat me te perhapura. C’fare ndryshimi kan? -Ne thelb kane shume ndryshime. Per te mbushur nje filem DvD me kapacitet 7 GB duhen shume dhe shume gjera. Keshtu qe kompanit krijuese duke pare qe ky kapacitet eshte mjaf I mjaftueshem per filmin gjithmone vendosin gjera ekstra ne te si psh menu te ndryshme, tituj te ndryshem ne lloj-lloj gjuhesh si dhe komente nga artistet, regjizori etj-etj vetem dhe vetem per te mbushur komplet diskun dhe kjo gje vetem dhe vetem qe mos te kopjohet kollai. Po mir ja qe personalisht mendoj se keto menu dhe keto ekstra nuk me interesojne dhe shume keshtu qe si une dhe shum te tjere vem nje minus ne keto gjera. Por parap. Kapaciteti I filmit esht shume I madh. Her eshe 3.5 GB her eshte 4.5 dhe ka raste akma me shume. Ketu hyn nevoja e kthimit te filmit ne nje format tjeter dhe formati me I mire deri tani eshte .avi Filimi DvD ne .avi mund te kthehet me programin Gordian Knot. Ketu me duhet patjeter te them qe nuk eshte e lehte per faktin e kohes qe do gjith procedura por ja vlen. Rezultatet, dhe kjo eshe e mira e programit jan ne doren tuaj. Keni 3 opsione fantastike per perfundimin e filmit sipas gustove tuaja. Keni mundesine ta ktheni filmin ne .avi ne kapacitet 700 MB pra sa nje CD I thjeshte, ne 1400 MB pra 2 CD dhe ne 2100 MB 3CD. Ketu dua te bej nje sugjerim mos tentoni kurre per 3 CD jo se cilesia do jet njelloj me ate te DvD por proceduar do jet aq e gjate sa do urreni castin dhe momentin qe filluat ta beni kete gje. Personalisht ne varesi te filmit une qendroj ne 1 dhe ne 2 CD. Kjo nuk ka te bej fare se sa I gjate eshe filmi por eshte thjesh nje mendim qe nqs filmi eshe teper I bukur dhe do ta kesh ne koleksionin tend atehr thua pse jo po e bej me 2 CD por po eshte ndonje filem qe nuk te ben shume pershtypje por deshiron qe ta kesh ateher kapaciteti 700 MB pra nje CD do ishte ideja me e mire. TEORIA DHE PRAKTIKA -Teoria ishte ajo qe sapo permenda me lart dhe e vetmja gje qe dua te shtoj atje eshte se pasi keni krijuar filmin nuk eshte nevoja ta kopjoni direkt ne CD per ta pare por mund ta mbani dhe ne HDD ( Hard Disc Drive ) sa kohe te donai por gjithmone eshte mir qe ato qe krijoni vet si psh muzikat mp3 ose filamt .avi ti mbani ne kopje sigurie per qellimin se keni harxhuar kohe ne to dhe nje gabim ne kompjuter shpesh her ne con ne zgjidhje te fundit formatimin e kompjuterit dhe humbjen e cdo informacioni qe mund te kemi prandaj dua te shtoj edhe nje her qe do ishte mire dhe nuk do tju kushtonte shume kohe, pasi keni mbaruar krijimin e filmit ne .avi format ti beni nje kopje ne CD. -Praktika tani eshte dicka tjeter. Si c’do program per her te pare do duket shume kompleks por nqs dikush nga ju ka me te vertet deshire te mesoj se si krijohen filma te tille me pak vemendje dhe pak durim do mesoj ti bej keto gjera me sy mbyllur. ZBRITJA E PROGRAMIT Programin eshte I ndare ne dy pjes: 1 GordianKnot Rippack 2 GordianKnot Codec Pack Me poshte keni dy links nga te cilat mund te filloni dhe te zbrisini keto dy pjese te ketij programi… http://prdownloads.sourceforge.net/g..._mirror=aleron per te paren dhe…. http://prdownloads.sourceforge.net/g..._mirror=aleron per te dyten. Nqs keni probleme me zbritjen e programit nga keto links ateher mund te shkoni ne web_site_in www.doom9.org dhe ti kerkoni qe andej. INSTALIMI Instlimi eshte nje procedure disi komplekse me keto lloj programesh qe permbajne shume programe ne vetvete por nqs ecni avash dhe me kujdes dhe nuk I mbullni dritaret para se ato te jen te kompletuara ateher nuk do jet problem. Para se te instaloni do tju sugjeroja dhe dua te insistoj ne kete te keni ANDIVIRUS te mire ne kompjuterin tuaj dhe mundesisht te jet aktiv gjat instalimit jo se programi permban viruse po jan disa addware programe qe shpesh her te besdisin me paraqitjen e tyre, por nje andivirus I cili behet update shpesh nuk do jet problem dhe do ti heqi keto addware pop-ups. Tani duhet te keni pak kujdes. Pasi I keni zbritur programet nuk mund te insatloni ke tju vij permbar por duhet te ndiqni nje radhe. Pra ne fillimi do instaloni GordianKnot system pack dhe pasi te jet kompletuar instalimi mund te instaloni codec pack. Pasi te ket mbaruar gjithcka beni nje restart ne kompjuterin tuaj dhe programi eshte gati. Tani e vetmja gje qe ju mbetet eshte ta vini ne pune por para se ta beni kete gje ju duhet te beni nje konfigurim te mire te programit sipas deshirave tuaja dhe e vetmja zgjidhje me e mire per ta bere kete une personalisht, ju te gjith te interesuarit mund te shkoni ne faqen www.doom9.org dhe te shifni neper Guides ose mund te klikoni te ky link per nje startim te mbare ne kete fushe: http://www.doom9.org/gknot-main2.htm Pasi keni hapur kete link klikoni ne geramat me ngyre te kuqe dhe do mesoni gjithcka se cfare duhet te beni dhe po sugjeroj kete menyre pasi atje ndodhen dhe figura dhe thjesht duke pare figurat do kuptoni se cfare duhet te beni por normalisht qe do dhe pak njohuri ne gjuhen Angleze. Te gjith ata qe ariten ne piken dhe kthyen nje filem DvD ne .avi mund te fillojne te bejne tani eksperimente te ndryshme me programin deri sa te kenaqen me punen e tyre. Pra pse te kemi vetem nje filem ne nje DvD deri sa mundemi te kemi dhe 3 dhe 6. Mendojeni nje her. Te gjith ata qe jan te interesuar ne kete fush mund te shkembjme ide te ndryshme ne kete Topic dhe ne kete Teme dhe pse jo te njifemi pak me shume se bashku. Nga une oliver ju pershendes te gjithve. Per forumin e PARAJSES SHQIPTARE.
__________________ Ne syte e tu shikoj gjith boten... E di qe tani po mendoni per Nastradinin dhe Gomarin e tij |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| what is the best way to burn this onto dvd on my computer? | jettamadness | Computers & Internet | 0 | 07-08-2007 11:42 |
| adobe premiere elements encoding taking too long? | Noki | Computers & Internet | 0 | 05-08-2007 05:46 |
| Where can i get Veronica Mars series 1 on dvd that does cost an arm and a leg?? | Lauren S-M | Entertainment & Music | 1 | 16-07-2007 11:25 |
| How does one burn a streaming video to a DVD? | beginwithin | Computers & Internet | 1 | 11-07-2007 15:56 |
| I burnt a movie of 700 MB in my dvd using MAKE DATA CD OPTION IN NERO but? | hardeek | Computers & Internet | 1 | 11-07-2007 13:55 |