Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Vit i fokusimit nė pėrhapjen e sė vėrtetės pėr Kosovėn

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 28-01-2008, 09:45
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 133
Vit i fokusimit nė pėrhapjen e sė vėrtetės pėr Kosovėn

Written by Esat Stavileci
Tuesday, 15 January 2008

I

Nė momentin kur mėsova se jam laureat i ēmimit “Intelektual i Vitit 2007”, mė doli parasysh mendimi se :koha moderne nuk kerkon prej prej intelektualit qė ai “t’ia gjeje asaj kuptimin e vėrtetė”; tė kundėrtėn, pėr intelektualin sot ėshtė ēėshtje “jete a vdekjeje” se a do tė jetė ai “nė nivelin e atij kuptimi”.
Edhe nė Vitin 2007, sikur se edhe nė disa vjet tė tėra mė parė, “nuk kam qėndruar duarkryq”. Kam reaguar, me fjalė dhe me shkrime, pothuaj se, pėr ēdo ndodhi pėr dhe rreth nesh. Kam parapėlqyer qė t’i analizoj rrjedhat, t’i parashikoj ato; t’i flas sė sotmes, duke komunikuar edhe me tė nesėrmen.
E pranoj se ndjenja e kėnaqėsisė qė mė ka krijuar marrja e kėtij ēmimi, i ka kapėrcyer pėrmasat e kėnaqėsisė sė rėndomtė, pėr faktin se ēmimi arriti nga njė organizatė qė artikulon zėrin e studentėve dhe tė tė rinjėve tė Kosovės.Nė pėrmasa me ndjenjėn e kėnaqėsisė ėshtė edhe ndjenja e pėrgjegjėsisė pėr tė vazhduar me njė mision tė nisur i cili nuk shuhet, veēanėrisht nė kohėt qė provokojnė mendjen dhe mendimin e intelektualit krijues.Nė tė vėrtetė, koha ėshtė,siē thuhet me tė drejtė, “nga tė gjithė kritikėt, mė i madhi, mė gjeniali dhe mė i pagabueshmi”.
Ajo tek e cila arrihet mė sė vėshtiri, ka ēmimin mė tė madh. Tė kesh njė vlerė dhe tė arrish tė tė tregosh atė, do tė thotė tė kesh njė vlerė tė dyfisht, ndėrsa tė presėsh qė tė tjerėt tė ēmojnė atė, do tė thotė tė jetė vlerė e vėrtetė. Megjithatė, nuk jetoj nė iluzione se ajo ėshtė e tėra e kryer dhe e pėrkryer. Prandaj, ēmimi qė po mė ndat sot, ėshtė vetėm njė detyrim mė shumė qė jo vetėm tė rris vlerėn, por ta bėj edhe mė tė pranueshme.

II
Moto e angazhimit tim ishte se nuk ėshtė bėrė shumė nė pėrhapjen e sė vėrtetės pėr Kosovėn. Jam fokusuar nė tė, sipas parimit se nuk ka dy tė vėrteta pėr Kosovėn, se nuk ka dy bindje pėr njė tė vėrtetė. Viti 2007 ishte njė vit i pritjes sė madhe tė Kosovės dhe tė shqiptarėve, ishte njė vit i shpresės se rrjedhat e njė procesi politik tė nisur njė vit mė parė, do ta dėrgojnė Kosovėn nė cakun e pritur.Kosova dhe shqiptarėt “u sollėn si nė labirint”, ecėn “shtrembėr” pėr “tė dalė nė rrugė tė drejtė”, prandaj nuk “arritėn nė cak”. Shpresa ėshtė vetvetiu njė lloj fati.Sado qė mund tė t’i mashtrojė, ajo i mban gjallė njerėzit. Njė prover tėrjeq vėrejtjen : “Kush rron me shpresė, vdes uni”.

III
Kam reaguar nė rrjedhat e proceseve politike nė Kosovė dhe,pėrgjithėsisht, nė hapėsirėn shqiptare.Kam tėrhequr vėrejtjen nė shumė rrjedha, jo pėr tė mbjellur skepticizėm, por pėr t’u mobilizuar kombėtarisht, nė kohėn kur kėrcėnon rreziku qė tė rritemi si popull, e tė tkurremi si komb.Kam tėrhequr vėrejtjen se ndryshimi nė mes tė asaj qė bėjmė dhe asaj qė mund tė bėjmė ėshtė akoma i madh, pa vra mendjen se Kosova ende “mė shumė i ngjan fėmijės qė sapo ka lindur, i dobėt, dhe ende mbahet me infuzion”.Eshtė shumė e vėrtetė se “ajo qė rritet ngadalė, i reziston kohės”, por gjithashtu, ėshtė shumė e vėrtetė se “gjitēka mund tė degjenorohet, nėse nuk pėrparon”.
Kam komunikuar me qendrat ndėrkombėtare tė vendimmarrjes, duke ua tėrhequr vėrejtjen se status quoja nė Kosovė ėshtė e paqėndrueshme dhe duke argumentuar fuqishėm tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe shtet tė pavarur dhe sovran. Librin “E vėrteta pėr Kosovėn, argumente dhe fakte nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė saj”, nė anglisht, e kam shpėrndarė nėpėr botė.
Kam kėrkuar qė diplomoacia shqiptare tė kalojė nė ofensivė, duke ia tėrhequr vėrejtjen se ėshtė papėrgjegjėsi tė mos bėsh atė qė duhet tė bėsh nė kohėn e duhur dhe nė mėnyrėn e duhur.
Ndaj negociatave kam mbajtur njė qėndrim tė rezervuar, duke i konsideruar ato njė “investim joekonomik” tė bashkėsisė ndėrkombėtare, ndėrsa Delegacionit tė Kosovės i kam tėrhequr vėrejtjen se nuk guxon qė prej “pavarėsisė” sė premtuar, tė mos i sheh “dromcat” prej tė cilave mund tė gjymtohet ajo, sikurse qė nuk duhet tė shtiret i shurdhėr sikur nuk po ndodh asgjė nė pjesėn veriore tė Kosovės dhe qė tė ketė kujdesin e dihur qė “nė emėr tė barazisė” tė mos vendos pabarazi, me privilegjet e pakufishme pėr pakicat.
Drojėn mė tė madhe e kam shprehur pėr mundėsinė e vizatimit tė “hartave tė reja etnike” nė emėr tė “procesit tė decentralizimit”. Decentralizimin e kam parė dhe vazhdoj ta shoh si sfidėn mė tė madhe pėr sigurimin e tėrritorit unik dhe tė ligjit unik nė Kosovė.
Kam tėrhequr vėrejtjen se me pėrkufizimin e statusit, problemet nuk do tė pėrmbyllėn, por ato do tė hapen pėr zgjidhje.Prandaj, edhe porosia ime pėr Vitin 2008 ėshtė se pavarėsia eventuale nuk do tė jetė “ilaē i mjaftueshėm” pėr t’i pėrballuar sfidat me tė cilat do tė ndeshet Kosova. Natyrisht se njė porosi e pėrbashkėt u adresohet tė gjithė shqiptarėve pėr “t’u bashkuar me njė zė”, duke iu pėrkujtuar thėnien e Konicės se “tragjedia si komb e shqiptarėve fillon te kulti i tyre pėr heroizmin vetjak, duke mos e vlerėsuar domosdonė nė kohėt moderne tė heroizmit tė bashkuar si njė popull i vetėm”.
Kam qėndruar “jashtė”, por jo “larg” politikės. Mospėrcaktimi im politik, nė dukje tė parė, ėshtė nė fakt, njė pėrcaktim shumė i qartė tė cilin unė, edhe herave tė tjera, e kam shprehur: nuk jam me asnjėrin, sepse dua qė tė jem me tė gjithė!

IV
E imja ėshtė qė “tė kuptoj nga rrethana” qė “mezi kuptohen”; e imja ėshtė qė tė “njoh realitetin” qė “mezi njihet”; e imja ėshtė qė tė “nxjerrė nė pah” diēka qė “mezi nxirret”.E imja ėshtė qė “tė nxis” mendimin e tė tjerėve dhe qė “tė arsyetoj” ose tė “vė nė lėvizje” njė veprim ose njė qėndrim. Nuk kam asnjė arsye qė kėtė “terapi” tė zėvėndėsoj me njė tjetėr.




V
Nė fund tė fjalės, do tė shkėpus dhjetė mendimet e mia mė tė shprehura nė Vitin 2007.
(1)Krahasimi i negociatave me lojėn e futbollit nuk ėshtė i rastėsishėm , pėr shkak se edhe vetė negociatat nuk ishin mė shumė se njė lojė, e cila i ka shėrbyer bashkėsisė ndėrkombėtare pėqr t’i matur forcat e kundėrshtarėve dhe pėr tė arritur tek njė pėrfundim i lojės, qoftė edhe “i kurdisur” prej gjyqėtarit.
(2)Kosova ndien nevojėnqė “tė qėndrojė nė kėmbėt e veta” dhe qė “ta marrė vetėn”.Nėse edhe mė tej “do tė mbahej pėr dore nga tė tjerėt”, do ta kėrcėnojė rreziku i krijimit tė njė mentaliteti i ri vartėsie, nga i cili nuk do tė mund tė ēlirohej shpejt.
(3)Shqiptarėt, si duket, duhet tėp resin edhe sa kohė qė, pas 500 vjetėsh “Lepe, pekej, Abej”, pas afro njėqind vjetėsh “Razumem druzhe” dhe pas afro nėntė vjetėsh “Yes, sir”, tė kalojnė, pėrfundimisht nė “Po, zotėri”.
(4)Edhe sikur Kosova tė konstituohej si shtet i shqiptarėve, “ekzistimi i dy shteteve shqiptare nė Ballkan, do tė ishte mė parė hendikap, se sa pėrparėsi gjeopolitike e popullit shqiptar nė Ballkan”, duke pasur parasysh objektivin shekullor tė tij pėr tė jetuar i bashkuar.
(5)Serbia, nė vend se tė pranojė veprimin e saj ilegal me tė cilin me “tė dyja kėmbėt”ka shkelur ligjin ndėrkombėtar, me aneksimin e Kosovės, pėrdor njė argument tė paqėndrueshėm shkencėrisht pėr “ta ruajtur sovranitetin mbi Kosovėn” tė cilin, siē dėshmojnė argumentet dhe faktet, e mbajti jolegjitimisht.
Na duhet, si buka dhe uji, njė rreshtim kombėtar. Rruga nėpėr tė cilėn do tė duhej tė ecnim ėshtė : jo partia pėrpara dhe, mbi tė gjitha, por populli dhje kombi, para sė gjithash, dhe , mbi tė gjitha.
(7)Aas shpallja e pavarėsisė eventuale tė Kosovės , por as njohja eventuale e jashtme e kėsaj shpalljeje, “nuk e bėn njė entitet tė pavarur”. Kusht kryesor “pėr pavarėsinė ėshtė qė autoritetet e entitetit qė pretendon tė jetė i pavarur kanė vendosur njė kontroll efektiv tė territorit, pėr tė cilin autoritetet pretendojnė t’i takojė shtetit tė tyre tė pavarur”.
Prej Shqipėrisė kėrkohet qė tė mos bėjė atė qė ka bėrė dhe tė bėjė atė qė nuk ka bėrė nė lidhje me Kosovėn dhe pavarėsinė e saj; qė tė mos veprojė”, “siē e ka mėsuar Evropa” qė “tė shfaqet e moderuar” rreth dhe nė lidhje me procesin e statusit tė Kosovės, por tė kalojė nė ofensivė, prej spektator nė factor me ndikim.
(9)Njė kategori e politikanėve hyn nė politikė pėr “t’i dhėnė asaj idetė, konceptet dhe alternativat”, ndėrsa tjetra ėshtė kategoria e politikanėve qė hyn nė politikė pėr tė vetmin qėllim, “pėr tė marrė prej saj”. Kosova ndien nevojėn pėr tė parėt, tė dytėt nuk i duhen fare.
(10)Duhet tė pushojmė ta fajėsojmė historinė dhe Evropėn pėr padrejtėsitė ndaj nesh, sepse ato janė ta pakontestueshme. Na duhet konsoldimi kombėtar qė tė mos na pėrsėritet e kaluara. Na duhen qėndrime tė pėrbashkėta pėr ēėshtje tė pėrbashkėta.Sikur ende nuk po e ndiejmė nevojėn qė tė veprojmė si njė tėrėsi kombėtare. Kėtė e kemi pėr borxh kombėtar tė cilin ende nuk e kemi paguar.



(FJALA ME RASTIN E MARRJES SE CMIMIT”INTELEKTUAL I VITIT 2007”)

Sabri Selmani,Gjermani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
fokusimit, kosoven, perhapjen, vertetes, vit

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 08:10.




Parajsa Shqiptare