Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Veprimet qė flisnin dhe qė flasin vetė

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 20-12-2007, 01:03
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 133
Kryesore Veprimet qė flisnin dhe qė flasin vetė

Veprimet qė flisnin dhe qė flasin vetė Written by Esat Stavileci Friday, 14

December 2007

Opinion

Diagnostifikimi


Nėse do tė bėnim njė “listė veprimesh” qė kanė ndodhur nė Veriun e Kosovės prej pėrfundimit tė luftės nė Kosovė deri mė sot dhe nėse do tė pėrpiqeshim qė tė gjejmė njė “emėrues tė pėrbashkėt tė tyre” nuk do tė mund tė anashkalonim gjykimin se ndaj atyre veprimeve institucionet e Kosovės kanė “reaguar ashpėr”, ndėrkohė qė ndėrkombėtarėt ato “i kanė miratuar me heshtje”. Fjalori i tyre edhe sot, ndaj veprimeve mė tė fundit nė veriun e Kosovės, mbetet i njėjtė.



Origjina e problemit


Veprimi i parė i dėmshėm pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj nė pjesėn veriore tė Kosovės kishte ndodhur me “legalizimin e heshtur tė ndarjes” sė Mitrovicės , me rastin e vendosjes sė trupave ndėrkombėtare. Pėrdorimi i papranueshėm, nga ana e KFOR-it, “pjesa serbe” dhe “pjesa shqiptare” e Mitrovicės, ishte veprimi i parė qė “fliste vetvetiu” dhe qė “trasonte njė udhė” nė tė cilėn asnjėherė mė parė Kosova nuk kishte kaluar .Qysh atėherė ēėshtja e Mitrovicės( dhe e veriut tė Kosovės) u kėrcėnua me rrezikun e “ndarjes faktike”, pėr shkak se “u lejua” qė nga njė problem i paqenė, tė krijohet njė problem pėrmasash rajonale dhe ndėrkombėtare.

Bashkėsia ndėrkombėtare, me vendosjen e trupave nė veriun e Kosovės, duke mos i larguar forcat serbe nga ato zona, por duke lejuar enklavizimin e tyre, nė mėnyrė tė heshtur, inkurajoi ndarjen.Deklarimet e tashme tė saj dhe tė zyrtarėve tė saj se “nuk do tė lejojmė ndarjen”, nė kohėn kur ndarja ėshtė bėrė njė gjendje faktike, janė shumė irrituese dhe aspak premtuese dhe shpresėdhėnėse pėr tė ardhmen ndėrkombėtare tė Kosovės. Shumė analistė ndėrkombėtarė shprehen se “nėse ndodhė pavarėsia e Kosovės” , nuk ka gjasa qė veriu i Kosovės “tė integrohet nė pjesėn tjetėr tė saj”.


“Ndėrhyrjet e Serbisė” nė Kosovė


“Para syve” tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe me “miratimin e saj” ndodhėn shumė veprime qė pretenduan “ndėrhyrjet e Serbisė” nė Kosovė.

Bashkėsia ndėrkombėtare nuk u prononcua ndaj preambulės sė njė dokumenti qė mėtonte tė ishte njė akt i pėrbashkėt kushtetues i Serbisė dhe Malit tė Zi dhe tė rregullimit tė ardhmenisė sė tyre, me apastrofimin e “Kosovės e Metohisė” brenda asaj krijese, ndėrsa ky akt “nuk i trembte fare” institucionet e Kosovės.

Konstitucionalistėt serbė e malazias “logjikuan” mbi bazėn e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė e cila “niset nga ruajtja e integritetit territorial tė Jugosllavisė”, pa vra mendjen se ai shtet nuk ekzistonte mė, as si nocion politik dhe as si nocion gjeografik. Pėrveē saj, Serbia dhe Mali i Zi,”u patėn marrė vesh” se nė rast tė shpėrbėrjes sė krijesės sė re shtetėrore qė pretendonin ta krijonin kėto dy republika, “trashėgimia” e Rezolutės 1244 tė “bartet” tek Serbia, njė pikėpamje pa mbėshtetje, as logjike dhe as konstitucionale- juridike .Injorohej fakti se Kosova paraqiste, po sikur qė paraqet edhe sot, njė entitet nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar, njė subjekt tė vetvetės, sado qė ende tė panjohur, njė entitet nacional dhe social-politik, me njė identitet dhe individualitet tė pamohueshėm. Injorohej edhe fakti tjetėr se Kosova, me asnjė akt tė vetin dhe nė asnjė mėnyrė, nuk kishte marrė pjesė nė krijimin e Federatės Serbi-Mali i Zi.. Mė nė fund, injorohej edhe fakti se Kosova, vetvetiu, profilizohej si “territor i gjerė me individualite tė fuqishėm demografik, politik dhe kombėtar, fakt ky qė ”nė transfersalėn e tij makro-etnike, territorin e Kosovės e dallonte dhe e ndante plotėsisht nga territori i Kosovės”.Pėrfundimi logjik dhe konstitucional – juridik ishte se “nuk kishte asnjė ligjėsi objektive” qė dy individualitete tė veēanta etniko- territoriale, Serbia dhe Kosova, tėrėsisht tė ndryshme, “pėr nga kompozicioni etnik i tyre”, tė vėhėshin nė “njė pushtet njėetnik”.

Me gjithė kėto fakte, serbėt vazhdonin me veprimes tjera me qėllimin qė “ta kthenin kontrollin mbi Kosovėn”.Po pėrmendim disa nga ato veprime.

“Para syve” tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe me “miratimin e saj” u lejua certifikimi i partive politike, me “seli nė Serbi”, pėr pjesėmarrje nė “zgjedhjet nė Kosovė”.

“Para syve” tė UNMIK-ut dhe me “miratimin e tij”, u lejua qė serbėt e Kosovės “tė merrnin pjesė” nė “zgjedhjet presidenciale nė Serbi”.

Edhe kėrkesat e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr vendosjen e decentralizimit etnik dhe asimetrik nė Kosovė u bėnė pjesė e pėrpjekjeve tė saj “pėr ta vėshtruar dhe pėr ta shtruar”ēėshtjen e Kosovės nė rrafshin e rajonalizimit tė saj, po sikurse qė kėrkesat e serbėve tė Kosovės “pėr tė konsultuar Beogadin zyrtar” u bėnė pjesė e pėrpjekjeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr “tė dėshmuar” se jeta institucionale nė Kosovė “nuk mund tė ndėrtohet” pa “lejėn e tij”.

Serbėt e Kosovės, “me sy e veshė nga Beogradi”, me planet pėr decentralizimin e Kosovės, synuan dhe synojnė qė “shpėrqėndrimi i pushtetit” t’u shėrbejė, nė fakt, pėr pėrligjjen e enklavave dhe “etablimin e komunave serbe”, ku ata janė “nė numėr mė tė madh se shqiptarėt”.Institucionet e Kosovės nuk u treguan shumė tė vėmendshme se ēfarė, nė tė vėrtetė, fshehej, prapa kėrkesave serbe pėr decentralizim, po sikurse qė nuk kuptuan “planin e Steinerit” nė kėtė fushė, kėshtu qė nė tė ardhmen, nėse do tė realizohen ato plane, do tė detyrohen tė merren me pasojat e “marrėveshjeve serbo-umnikase”, prej tė cilave ato institucione, si rregull, janė pėrjashtuar “me interpretimin mė perfekt”.

Pėrpjekjet “pėr ta parė”, por edhe “pėr ta trajtuar”Kosovėn si “nevojė e decentralizimit” tė saj, me qėllim “tė pėrballimit tė konfliktit shqiptaro-serb”, dolėn nga “ kuzhina serbe” nė funksion “tė synimeve pėr ndarjen e Kosovės”.

Decentralizimi nė Kosovė, nga ndėrkombėtarėt, “u ngrit lart” nė “shkallėn e standardeve”, edhe pse formalisht, nuk pėrmendej nė to shprehimisht.

Bashkėsia ndėrkombėtare “e pėrfilli pa kriter” konceptin serb tė decentralizimit” qė, nė fakt, synon afirmimin e idesė territoriale si “formė e zgjidhjes sė konflikteve ndėretnike”, edhe pse ai, nė tė vėrtetė, mund tė jetė burim i prodhimit tė ri tė krizės.

Institucionet e Kosovės,nėpėrmjet tė “Grupit tė Unitetit, “dhanė pėlqimin” nė “projektin e decentralizimit”, pa vra mendjen se “veprimi i organeve paralele serbe” dhe i strukturimit tė enklavave nė baza etnike bėhet me pretekst “tė krijimit tė realitetit tė ri” nė Kosovė qė, sipas “planeve ndėrkombėtare” duhet “tė pėrligjet”.

Projekti i decentralizimit “u arsyetua” me “ruajtjen e interesave serbe nė Kosovė”. Ruajtja e interesave serbe nėnkupton diēka tjetėr.

Serbia, mė shumė se pėr interesat e serbėve nė Kosovė, u pėrqėndrua nė “territoret serbe” nė Kosovė.

Veprimi tjetėr i serbėve tė Kosovės, i porositur nga Beogradi zyrtar, ishte abstenimi i vazhdueshėm i tyre “pėr t’u bėrė pjesė e institucioneve”.Abstenimi serb ndodhi me porosinė e Beogradit dhe ēdo veprim i tyre ishte “nėn kujdestarinė e tij”.

Serbia synon “krijimin e dy entiteteve nė Kosovė” dhe kėtė plan nuk e fsheh.Ai plan ėshtė “njė agjendė” pėr ndarje etnike, e jo pėr integrim.

Ndėrkohė, ndodhėn edhe veprime tė tjera nė veriun e Kosovės, e institucionet e saj “u shtiren” sikur asgjė nuk po ndodhė atje.



Mungesa e kundėrveprimeve


Kundėrveprimet kanė munguar dhe mungojnė.Shqiptarėt duhet tė jenė shumė tė vėmendshėm qė tė kuptojnė se ēfarė, nė tė vėrtetėė, fshehet prapa deklarimit tė “shkėputjes sė lidhjeve me institucionet e Kosovės”, nė mėnyrė qė , tė mos merren vetėm me pasojat.

E “tėrė rrėmuja” qė krijojnė serbėt nė pjesėn veriore tė Kosovės “synon mbajtjen gjallė” tė kėrkesės sė tyre pėr “ndikimin e Serbisė nė Kosovė”.Nuk ma thotė mendja se bashkėsia ndėrkombėtare nuk di pėr kėtė.Prandaj, asaj, nė vend se tė “reagonte ashpėr” do t’i duhej qė “t’i sqaronte mirė punėt”me Beogradin zyrtar.

Vitin e kaluar policia ndėrkombėtare “ndėrmori masa sigurie” nė veriun e Kosovės qė, nė dukje tė parė, nuk pėrbėnte ndonjė informacion tė veēantė.Mirėpo, informacioni “shtesė” se “shtimi i numrit tė policėve ndėrkombėtarė bėhej me kėrkesė tė drejtuesve komunalė”( tė veriut tė Kosovės), po atyre qė, kohė mė parė, “i kishin shpallur bojkot” administratės ndėrkombėtare dhe institucioneve tė pėrkohshme tė Kosovės, informacionin e bėnte “shumė tė veēantė”, sikur qė e bėnte “shumė tė veēantė” edhe sqarimi zyrtar se ky akt paraqiste “vetėm fillimin e njė programi tė sigurisė sė shtuar pėr pakicat, ndėrkohė qė pritej qė tė gjitha vendbanimet me shumicė serbe tė gėzonin tė njėjtin privilegj”.

Pyetja e parė qė e kishim shtruar me atė rast ishte nėse kishim tė bėjmė me (ri)vendosjen e misionit ndėrkombėtar nė fushėn e sigurisė apo me (ri)faktimin e gjendjes nė kėtė pjesė tė Kosovės dhe ndėrprerjen e plotė tė lidhjeve me institucionet vendore, sado qė thuhej se “kjo prani e shtuar policore nuk do tė kishte efekt mbi policinė kosovare”.

Ndjenja e parė fliste qartė pėr “humbjen e besimit tė popullatės lokale nė institucionet vendore”, besim ky qė, nė tė vėrtetė, ajo nuk arriti ta ndėrtojė dhe ta dėshmojė nė asnjė rast.

Ndjenja e dytė fliste pėr “(ri)kthimin e besimit tė popullatės lokale nė institucionet ndėrkombėtare, besim ky qė, po ashtu, as nuk ėshtė ndėrtuar dhe as nuk ėshtė dėshmuar, deri mė sot.

C’ do tė thoshte, nė fakt, shtimi i pranisė sė policisė ndėrkombėtare nė Kosovė?

E para, “shprehje e shqetėsimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare” nė kėtė pjesė tė territorit tė Kosovės qė pėr njė kohė tė gjatė “nuk u mbikėqyr as nga institucionet vendore, as nga ato ndėrkombėtare”?

E dyta, “frikėsim nga bashkėsia ndėrkombėtare e strukturave paralele serbe nė veriun e Kosovės”, me gjithė pohimin zyrtar se masat e shtuara tė sigurisė “nuk kishin tė bėnin me kėtė problematikė”?

E treta, miratim nga bashkėsia ndėrkombėtare i kėrcėnimit nga Serbia qė “nė pjesėn veriore tė Kosovės tė mos vepronin fare pjesėtarė tė policisė vendore tė pėrkatėsisė shqiptare”?

Sado qė mund tė thuhej se shtimi i pranisė sė policisė ndėrkombėtare nė veriun e Kosovės drejtpėrdrejtė ose nė mėnyrė tė tėrthortė kishte tė bėnte me tė gjitha pyetjet e shtruara, droja mė e madhe shfaqej nė “pėrgatitjen e terrenit pėr pastrim” tė kėsaj pjese tė territorit tė Kosovės nga policė vendorė, veēanėrisht tė pėrkatėsisė shqiptare. Porosia ishte bėrė nga “tri udhėheqjet e komunave tė veriut tė Kosovės” qė kishin kėrkuar qė nė pjesėn veriore tė Kosovės “ tė mos vepronin fare pjesėtarė tė policisė vendore tė pėrkatėsisė shqiptare”.Edhe pse zyrtarisht thuhej se me kėtė sikur “nuk pajtohet policia ndėrkombėtare”, shtimi i pranisė sė policisė ndėrkombėtare nė veri shpiente nga ai pėrfundim.






“Fizkulturat” e kryeadministratorit


Edhe veprimet e kohėve tė fundit nė veriun e Kosovės “flasin vetė”. Organizohen, gjoja, „zgjedhjet nė komunat me shumicė serbe“, por serbėt pothuajse i injorojnė totalisht ato. „Bėhet teatėr“ me „kamionat si vend votimi“, ndėrkohė qė kryeadministratori i Kosovės shprehet se „votimet u ndaluan“ prej drejtorėve tė shkollave qė nuk lejuan lokalet e tyre si „qendra votimi“.

„Ndodhėn zgjedhjet“, por kryeadministratori i anulloi ato dhe bėri veprimin tjetėr: u vazhdoi mandatin kryetarėve tė „komunave me shumicė serbe“.

„Pika mbi i“ u vu me hapjen e „Zyrės ministrore serbe“ nė Mitrovicė, veprim ky qė u quajt „provokim“, qoftė nga ndėrkombėtarėt, qoftė nga institucionet e Kosovės.

Eshtė paralajmėruar „krijimi i zyrave tjera ministrore “ nė enklavat e tjera serbe.Edhe kundėr kėtyre veprimeve ka gjasa qė tė dėgjojmė reagime, edhe tė ndėrkombėtarėve, edhe tė vendorėve, me tė njėjtin fjalor : „i konsiderojmė akte provokimi“, ndėrkohė qė serbėt do tė pėrpiqen tė krijojnė njė gjendje vėshtirė tė riparueshme mė vonė.



Nė vend tė pėrfundimit


Eshtė kohė e fundit qė edhe ndėrkombėtarėt, edhe vendorėt, tė kuptojnė skenaret qė po luhen nė pjesėn veriore tė Kosovės dhe nė enklavat serbe nė brendi tė saj.Veēanėrisht duhet tė jenė syēelė institucionet e Kosovės. Ato nuk guxojnė qė nga „pavarėsia e mbikėqyrur“ e premtuar tė mos shohin „dromcat“ qė atė, nė fakt, do tė bėnin tė gjymtuar.Cdo neglizhim i veprimeve qė po ndodhin dhe qė do tė mund tė ndodhin nė veriun e Kosovės do tė mund tė prodhonte pasoja tė dėmshme pėr Kosovėn dhe tė ardhmen ndėrkomnbėtare tė saj. Tė merresh me shkaqet ėshtė shumė mė lehtė se tė merresh me pasojat.Sa mė heret qė do ta kuptonin kėtė institucionet e Kosovės, do tė ishte mė mirė. Cdo reagim i paskohshėm do tė ishte irracional.

Paraqet:Sabri Selmani
Gjeremani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
flasin, flisnin, veprimet, vete

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:07.




Parajsa Shqiptare