Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Tri shtyrjet, e katerta ne horizont?

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 15-05-2007, 12:11
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 140
Kryesore Tri shtyrjet, e katerta ne horizont?

TRI SHTYRJET, E KATĖRTA NĖ HORIZONT?

Mbajtja e Albin Kurtit nė burg nė kėtė periudhė, nuk ka si tė shpjegohet ndryshe vetėm si kontribut i dhėnė pėr "ta ruajtur qetėsinė" nga e cila ėshtė duke pėrfituar komploti serbo-rus kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Nė rrethanat kur vrasėsit e protestuesve tė 10 shkurti 2007 janė larg dorės sė drejtėsisė, ėshtė edhe e turpshme pėr tė gjithė qė tė mbahet nė burg Albin Kurti.

Dr. Milazim KRASNIQI

Tri shtyrjet e deritashme qė i janė bėrė vendimit ndėrkombėtar pėr statusin final tė Kosovės, tashmė kanė krijuar pasoja serioze pėr tė ardhmen e kėtij vendi. Shtyrja e parė ėshtė bėrė duke e shkelur dokumentin e Rambuje-Parisit dhe rezolutėn 1244, sipas tė cilave periudha kalimtare e administrimit ndėrkombėtar mbi Kosovėn, do tė zgjaste tre vjet. Pas asaj periudhe parashihej tė mbahej njė konferencė ndėrkombėtare dhe madje tė mirrej edhe njė deklarim i popullit tė Kosovės pėr tė ardhmen e vendit tė tyre. Por, gjatė pėrpjekjeve pėr gjetjen e justifikimeve pėr shtyrje, ndodhėn trazirat e dhunshme tė marsit 2004, tė cilat u pėrdorėn si pretekst pėr njė shtyrje tė paafatizuar.

Shtyrja e dytė u bė pėr hatėr tė Serbisė, pėrkatėsisht pėr t'i krijuar hapėsirėn e favorizimit tė ashtuquajturit "bllok demokratik" nė Serbi. Zgjedhjet parlamentare serbe tė janarit 2007, prodhuan probleme tė reja, deri nė atė pikė sa radikali Tomisllav Nikoliq arriti tė ulej nė karrigen e kryetarit tė Kuvendit tė Serbisė. Edhe pse atij iu hoq karrigia me presion ndėrkombėtar dhe po instalohet me zor i ashtuquajturi "bllok demokratik", kjo vonesė pėr Kosovėn prodhoi vetėm keqėsim tė situatės.

Shtyrja e tretė u bė pėr hatėr tė Rusisė, e cila i solli ambasadorėt e Kėshillit tė Sigurimit nė njė ekskursion qesharak nė Kosovė, vetėm pėr ta komplikuar edhe mė shumė vendimin pėr statusin e Kosovės. Kjo vonesė tash po shoqėrohet edhe me rritjen e kėrcėnimeve ruse pėr tė vu veto nė Kėshillin e Sigurimit ndaj njė rezolute qė do t'i hapte rrugė pavarėsisė sė Kosovės, sado qė ajo do tė ishte njė pavarėsi e mbikėqyrur.

Institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes, ndaj kėtyre zhvillimeve negative mė tė fundit, kanė reaguar me disa veprime tė ēuditshme. E para, ato kanė inkurajuar mbajtjen nė burg tė Albin Kurtit. Mbajtja e Albin Kurtit nė burg nė kėtė periudhė, nuk ka si tė shpjegohet ndryshe vetėm si kontribut i dhėnė pėr "ta ruajtur qetėsinė", nga e cila ėshtė duke pėrfituar komploti serbo-rus kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Nė rrethanat kur vrasėsit e protestuesve tė 10 shkurti 2007 janė larg dorės sė drejtėsisė, ėshtė edhe e
turpshme pėr tė gjithė qė tė mbahet nė burg Albin Kurti. Ėshtė edhe e dėmshme, gjė qė do tė shihet kur tė mbyllet kapitulli i statusit dhe kur Kosova tė fitojė njė status tė gjymtuar. Atėherė nuk do tė bėjnė punė reagimet qytetare.

E dyta, ėshtė duke u harxhuar energji e edhe para nė punė tė kota, gjoja tė lobimit pėr pavarėsinė nė shtete qė askush nuk i pyet pėr asgjė. Nė vend se tashmė tė ishin tė gatshme Kushtetuta, simbolet shtetėrore, himni i Kosovės dhe projekti i buxhetit pėr vitin e ardhshėm kalendarik, kur Kosova pritet tė jetė njė shtet mė vete, opinioni bombardohet me deklarata qesharake tė zyrtarėve tė Kosovės, tė cilėt flasin si me qenė zėdhėnės tė administratės amerikane.

E treta, Kuvendi i Kosovės nė kėtė kohė do tė duhej tė ishte nė seanca tė pandėrprera, pėr tė ushtruar njė presion tė vendosur mbi nevojėn qė pavarėsia tė njihet pa vonesa tė tjera. Por, Kuvendi i Kosovės po e vazhdon gjumin dimėror, si tė mos kish ēelė pranvera fare nė kėtė vend dhe si tė mos kishte asgjė tė bėnte me vendin tonė gjithė kjo hallakamė ndėrkombėtare.Pėr shkak tė kėrcėnimeve ruse me veto, tash kanė filluar tė dėgjohen zėra se vendimi pėr statusin e Kosovės mund tė shtyhet pėr nė vjeshtė. Kjo ėshtė nė pajtim me kėrkesėn e Beogradit, i cili po kėrkon "vazhdimin e bisedimeve". Por, nėse kjo ndodh, atėherė kjo do tė ishte shtyrja mė e rrezikshme, sepse durimi i qytetarėve tė kėtij vendi do tė vihej nė sprovė serioze.


Paraqet:Sabri Selmani
Kiel-Gjermani
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
horizont, katerta, shtyrjet, tri

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Ina Rama “gradon” tri femra prokurore informuesi Politika shqiptare 0 15-12-2007 11:33
Bariē: “Nė tri ndeshjet e fundit kemi humbur tri pikė” informuesi Sporti Shqiptar 0 14-11-2007 20:20
Lorik Cana ndeshkohet me tri ndeshje nga UEFA informuesi Sporti Shqiptar 0 22-09-2007 23:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:00.




Parajsa Shqiptare