Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Shqiperia ngjit shkallet e Stabilizim-Asociimit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 13-06-2006, 20:21
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Shqiperia ngjit shkallet e Stabilizim-Asociimit

Shqipėria ngjit shkallėt e Stabilizim-Asociimit
Berisha e Rehn, firma nė Luksemburg
Armando Meta

Shqipėria nėnshkroi nė Luksemburg Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, duke hedhur hapin e parė nė rrugėn e gjatė e tė vėshtirė drejt etapave tė tjera qė do tė na shpien nė familjen evropiane. Marrėveshja konsiston nė mbi 500 faqe, qė pėrcaktojnė rregullat dhe detyrimet qė Shqipėria do tė duhet tė pėrmbushė, pėr t’u anėtarėsuar plotėsisht nė BE. MSA-ja ėshtė nėnshkruar pėr palėn shqiptare nga Kryeministri Sali Berisha, ndėrsa pėr Presidencėn e BE-sė nga Presidentja e Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm, Ministrja e Jashtme e Austrisė, Ursula Plassnik, pėr Komisionin Evropian nga Komisioneri pėr Zgjerimin, Olli Rehn dhe pėr BE-nė nga Ministrat e Jashtėm tė vendeve anėtare. Nė kėtė ceremoni ra nė sy fakti qė MSA-ja nuk u firmos nga Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, por nga Komisioneri pėr Zgjerimin, Olli Rehn. Nė kėtė ceremoni pėrveē shumė ministrave tė kabinetit qeveritar, merrnin pjesė dhe pėrfaqėsues tė opozitės shqiptare si kryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Pandeli Majko, kryetari i komisionit parlamentar pėr integrimin, Ilir Meta si dhe ish-ministrat e Integrimit, Ermelinda Meksi dhe Sokol Nako. Firma mbi kėtė dokument ėshtė vonuar pėr 14 vite, pėr shkak tė pasigurisė politike, mungesės sė stabilitetit dhe bllokimit tė reformave politike dhe ekonomike nė vend, nga ana e qeverive tė djathta dhe tė majta shqiptare.

Berisha
Marrėveshja e nėnshkruar nė Luksemburg, pėrcakton njė kornizė tė hollėsishme tė kėrkesave politike dhe ekonomike qė Shqipėria duhet tė pėrmbushė pėr t’u anėtarėsuar nė bllokun tregtar evropian me 25 vende anėtare. Kryeministri Berisha nė fjalėn e tij u shpreh se Shqipėria do tė bėjė ēdo pėrpjekje, do tė ndėrmarrė ēdo reformė nė mėnyrė qė firmosja e MSA-sė tė shndėrrohet nė themel solid tė demokracisė, duke siguruar se “krimi i organizuar shqiptar dhe sistemi i korrupsionit po ēmontohen me shpejtėsi dhe se Shqipėria do jetė ndėr vendet me tė sigurta nė rajon”. Nėnshkrimi i MSA-sė nga qeveria shqiptare, sipas Kryeministrit, ėshtė kontrata mė serioze qė vendi ynė ka nėnshkruar me BE-nė. Berisha ka deklaruar pėr median pas nėnshkrimit tė MSA-sė, se qeveria do tė jetė e hapur pėr njė bashkėpunim tė plotė me tė gjitha forcat politike, grupet e interesit etj, qė pėrmes reformave tė thella e tė gjithanshme ta zbatojė me dinjitet MSA-nė. Nga ana e saj, dhe opozita e ka vlerėsuar me tone tepėr pozitive nėnshkrimin e MSA-sė. Sipas saj, kjo ėshtė njė fitore pėr tė gjithė shqiptarėt.

Brukseli
Pavarėsisht faktit se kryeministri Berisha nė fjalėn e tij anashkaloi kontributet e qeverive tė mėparshme sa i pėrket procesit tė integrimit, duke ia faturuar kėtė sukses thelbėsisht qeverisjes sė tij, zyrtarėt mė tė lartė evropianė nuk ranė kėtė “gabim”. Ministrja e Jashtme e Austrisė, Ursula Plassnik, u shpreh se “tė gjitha palėt nė Shqipėri kanė bėrė pėrpjekjet e tyre, pėr tė finalizuar dhe mbėrritur nė kėtė moment”. Mungesa e njė dialogu normal politik nė vend midis pozitės dhe opozitės, vijon tė jetė njė shqetėsim pėr Brukselin. Plassnik u kėrkoi tė gjitha forcave politike nė Shqipėri qė tė unifikojnė pėrpjekjet e tyre pėr pėrmbushjen e standardeve tė vendosura nga BE-ja. Ndėrsa Komisioneri pėr Zgjerimin, Olli Rehn, vlerėsoi se “nėnshkrimi i MSA-sė ėshtė njė gur themeli pėr Shqipėrinė nė rrugėn e integrimit nė BE”. Ai u shpreh se ky moment finalizon fundin e njė procesi tė vėshtirė. BE-ja i bėri thirrje Shqipėrisė ta shfrytėzojė firmosjen e MSA-sė pėr t’u dhėnė shtytje reformave.

Deklaratat
Berisha
“Krimi i organizuar shqiptar dhe sistemi i korrupsionit po ēmontohen me shpejtėsi. Shqipėria do jetė ndėr vendet mė tė sigurta ne rajon. Ballkani, me angazhimin e SHBA-sė dhe vendeve tė BE-sė, ėshtė shndėrruar nga rajon lufte, konfliktesh tė egra qė ishte pak vite mė parė, nė rajon bashkėpunimi, miqėsor dhe integrimi rajonal dhe evropian”.
Plassnik
“Vlerėsoj punėn e madhe qė ėshtė bėrė nga Shqipėria pėr tė pėrmbushur detyrimet qė prej fillimit tė negociatave nė vitin 2003. Me nėnshkrimin e MSA-sė fillon sfida e madhe pėr Shqipėrinė. Duhet tė realizohen prioritetet e vendosura nga BE-ja pėr transformimin e shtetit shqiptar nė njė shtet modern. Tė gjitha palėt nė Shqipėri kanė bėrė pėrpjekjet e tyre, pėr tė finalizuar dhe mbėrritur nė kėtė moment”.
Majko
“E konsideroj nėnshkrimin nga Shqipėria tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit me BE-nė, si njė fitore qė iu takon tė gjithė shqiptarėve. Kjo ditė nuk ka nevojė pėr komente, pasi ajo ėshtė njė ditė e shėnuar pėr tė gjithė shqiptarėt. Unė jam kėtu pėr tė pėrfaqėsuar opozitėn, si dhe pėr gjithė ato qė na bashkojnė. Akti i sotėm ėshtė njė shenjė e maturisė sė klasės politike shqiptare”.
Meta
“Ky moment duhet tė na bėjė tė gjithėve mė tė pėrgjegjshėm pėr tė ecur mė shpejt nė zbatimin e saj dhe pėr ta pėrgatitur vendin pėr statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. E vlerėsoj nėnshkrimin e MSA-sė si njė hap tė rėndėsishėm historik, qė ka nė themel aspiratėn e tė gjithė qytetarėve shqiptarė, ėndrrėn evropiane”.
Topalli
Nė emėr tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė pėrshėndes nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, tė pėrshėndes kėtė ngjarje kyēe, kėtė gur-themel nė historinė e demokracisė shqiptare. Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes, Kuvendi i Shqipėrisė do tė kėtė njė punė intensive pėr pėrafrimin e legjislacionit e pėr kėtė nevojitet mbi tė gjitha vullnet politik.
Rehn
Nė emėr tė Komisionit Evropian, e uroj pėrzemėrsisht Shqipėrinė pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Marrėveshjes sė Pėrkohshme. Ne tani presim qė Shqipėria tė tregojė vendosmėri nė pėrmbushjen e angazhimeve qė ka ndėrmarrė nė kuadėr tė kėsaj Marrėveshjeje.
Bufi
Nėnshkrimi i MSA-sė me Bashkimin Evropian kurorėzon pėrpjekjet shumėvjeēare tė popullit shqiptar dhe shėnon mbylljen e njė faze tė parė dhe fillimin e njė rruge akoma mė tė gjatė dhe tė vėshtirė. Sot ėshtė rasti tė deklarojmė edhe njėherė publikisht, se si opozitė do tė mbėshtesim plotėsisht procesin e integrimit evropian. Kėtu nė Kuvend, mė tepėr se kudo, kėrkohet fryma e konsensusit .
Petit
Ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm edhe pėr BE-nė. Nėpėrmjet kėtij hapi, ne po thellojmė marrėdhėniet tona me Shqipėrinė. Nėnshkrimi i MSA-sė ėshtė rezultat i progresit tė Shqipėrisė nė ēuarjen pėrpara tė reformave, duke treguar se mund t’i bėjė institucionet demokratike tė funksionojnė. Zbatimi i MSA-sė do tė jetė njė detyrė sfiduese pėr Shqipėrinė
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
ngjit, shkallet, shqiperia, stabilizimasociimit

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Shqipėria Etnike – Proces Dialektik Sabahi Politika shqiptare 0 13-10-2007 11:47
Italia, Shqiperia dhe Europa ne diten e 50-vjetorit te Traktatit te Romes Administratori Shtypi i dites 0 25-05-2007 21:07
Shkelzen Jetishi - Kosova dhe Shqiperia jane ne tranzicion muzikor Administratori Muzika 0 21-12-2006 14:38
Si u nda Shqiperia ? Qershija Historia 0 16-04-2006 22:04
Shqiperia dhe Kosova, cfare strategjie? Administratori Shtypi i dites 1 21-03-2006 14:18


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:25.




Parajsa Shqiptare