Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Presidenti Moisiu nis konsultimet per zgjedhjet

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-09-2006, 14:09
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Presidenti Moisiu nis konsultimet per zgjedhjet

Presidenti Moisiu nis konsultimet pėr datėn e zgjedhjeve tė pushtetit vendor
Armand Mero

Ashtu siē kishte premtuar pak ditė mė parė kreu i shtetit Alfred Moisiu nisi sot kontaktet me partitė pėr datėn e mbajtjes sė zgjedhjeve vendore. Ai zhvilloi takime tė veēuara me kryetarin e grupit parlamentar demokrat Bamir Topi dhe me atė tė partisė socialiste Pandeli Majko, takime nga tė cilat nuk u duk asnjė shenjė ndryshimi nė pozicionet e secilės palė pėr kėtė pikė e cila duket se po kthehet nė njė tjetėr pengesė serioze. Zoti Topi akuzoi opozitėn se po bėhet pengesė pėr tė gjithė procesin zgjedhor.

Partia e tij nė pushtet kėmbėngul nė respektimin e afatit sipas tė cilit zgjedhjet duhet tė mbahen brenda intervalit kohor 22 dhjetor - 22 janar dhe shtoi se opozita duhet tė bėhet bashkėpunuese nė komisionin e reformės zgjedhore qė tė gjitha palėt tė kenė mundėsi tė respektojnė kushtetutėn: "Nuk mund tė preket kushtetuta sa herė i teket njė individi pėr ta futur vendin nė kaos. Jemi nė momentin pėr tė diskutuar pėr orėn dhe jo ditėn se jemi shumė afėr. Unė gjykoj se ka vetėm pretekste pėr ta dėshtuar procesin zgjedhor e pėr tė shkuar pas tekave tė njė individi pėr tė zgjatur pa fund mandatin ilegjitim sepse gjithshka parashikohet nė tre vjet.

Nė parim kemi diskutuar pėr ta cuar nė 4 vjet, por mandati i pushtetarėve aktual ėshtė tre vjet dhe asnjė ditė mė shumė", tha zoti Topi. Por kryetari i grupit parlamentar tė Partisė sociliste Pandeli Majko thotė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr teka dhe se shqetėsimi i vetėm ka tė bėjė me problemet qė shoqėrojnė periudhėn e dimrit e qė mund tė cėnojnė zgjedhjet: "Pėr PS cėshtja e datės nuk pėrbėn problem nė kuptimin qė nuk kemi asnjė frikė tė fillojmė pėrballjen me zotin Berisha dhe tė vetėt, qysh nesėr. Nuk mund tė anashkalojmė faktin qė nė dy tė tretat e vendit rrezikojmė ose tė kemi probleme tė energjise elektrike ose probleme tė bllokimit tė rrugėve nga dėbora. Ky ėshtė njė problem qė duhet diskutuar nė mėnyrė politike dhe aspak nė mėnyrėn sikur dikush pėrpiqet tė respektojė kushtetutėn, apo dikush ta shkelė atė", tha zoti Majko.

Nė tė vėrtetė afati i zgjedhjeve vendore nuk ėshtė pėrcaktuar nė kushtetutė, por nė kodin zgjedhor. Kjo pikė pėr tė cilėn palėt prej kohėsh kishin qėndrime tė kundėrta, nuk u pėrfshi nė marrėveshjen e arritur. Tashmė e vetmja zgjidhje duket njė kompromis i ri pėr tė ndėrhyrė nė kodin elektoral ose mbartja e njė krize tė re me pasoja pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
konsultimet, moisiu, nis, presidenti, zgjedhjet

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Nis tryeza per Reformen ne Drejtesi, Presidenti Topi hap debat kombetar informuesi Shtypi i dites 0 12-12-2007 20:51
Presidenti Topi vlereson zgjedhjet ne Kosove informuesi Shtypi i dites 0 18-11-2007 03:45
Presidenti nis procedurat informuesi Politika shqiptare 0 10-11-2007 22:42
Perfaqesues te Biznesit vendas dhe te huaj kerkojne tek presidenti Moisiu ndryshimin informuesi Ekonomia Shqiptare 0 12-09-2007 17:24
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 02:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:26.




Parajsa Shqiptare