| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| PLANI "B" NĖ LOJĖ? Ndoshta plani "B" pėrkatėsisht rikthimi te opcioni i "kundėrndarjes territoriale", do t'i imponohet Kosovės nė javėt qė vijnė. Kjo do tė thotė qė nėse Serbia e imponon ndarjen e Kosovės, ai veprim do tė shkaktonte edhe shkėputjen e Luginės sė Preshevės nga Serbia. Dr. Milazim KRASNIQI Nėse gjendja faktike nė terren do tė ketė ndikim nė fatet e ardhshme tė Kosovės mė shumė se sa letrat e Marti Ahtisarit, atėherė e ardhmja mund tė jetė me shumė probleme dhe paqartėsi, pavarėsisht se ēfarė do tė shkruhet edhe nė rezolutėn e ardhshme eventuale tė Kėshillit tė Sigurimit.Kosova tash tetė vjet ėshtė e ndarė nė pjesėn veriore, e cila efektivisht qeveriset nga Beogradi, ndėrsa formalisht nga UNMIK-u dhe nė pjesėn jugore, e cila efektivisht dhe formalisht qeveriset nga UNMIK-u, ndėrsa virtualisht edhe nga institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes. Pra, ndarja nė terren pėr kėto tetė vjet tė adminsitrimit civilo-ushtarak ndėrkomėbar mbi Kosovėn, ka qenė faktike. Nė pjesėn veriore tė Kosovės, qė pėrfshinė qytetin e ndarė tė Mitrovicės, Zveēanin, Leposaviqin, Leshakun e Zubin Potokun, tash tetė vjet kanė vazhduar tė funksionojnė ligjet serbe, ka qarkulluar monedha serbe dhe kanė vepruar organet serbe tė sigurisė. KFOR-i, duke qenė korniza e sigurimit tė jashtėm tė Kosovės, ka qenė kornizė e sigurisė edhe pėr strukturat paralele serbe. Ndėrsa, UNMIK-u ka qenė nė rolin e procesmbajtėsit, i cili ka shėnuar ngjarjet qė kanė bėrė vaki nė territor. Ndėr tė tjera, UNMIK-u ka mbajtur shėnime tė pėrpikėta edhe pėr plagosjen e pjesėtarėve tė policisė sė vet nga bandat serbe, por para drejtėsisė nuk ka arritur ta dėrgojė askend. (UNMIK-u e mban nė burg Albin Kurtin, pėr organizimin e njė proteste, nė tė cilėn janė vrarė protestuesit, ndėrsa paramilitarėt serbė qė patėn organizuar sulme me bomba ndaj policisė sė UNMIK-ut, janė tė lirė.) Komisioni faktembledhės i OKB-sė, i ngritur sipas kėrkesės sė Rusisė, nė tė vėrtetė ėshtė ngritur dhe vjen nė Kosovė, pėr ta afirmuar ndarjen e Kosovės, ashtu si ajo ėshtė nė terren. Nėse shkojnė nė veri, ata do tė shohin se atje vėrtet ėshtė bėrė Serbi, dhe se e tillė ėshtė bėrė nėn administrimin e organizatės qė ata e pėrfaqėsojnė. Ata nuk do tė kenė asnjė mundėsi tė hartojnė njė raport korrekt e tė mos e pranojnė faktin qė Kosova nė terren ėshtė e ndarė. Ndėrsa, njė raport i tillė do ta kontestojė planin e Marti Ahtisarit dhe do tė mund tė legjitimojė shpalljen e ndarjes sė pjesė veriore tė Kosovės nga shteti i ri nė formim. Atėherė do tė fillojė periudha e "riintegrimit", me negociata tė veēanta me palėn serbe e me Serbinė, me ndihmėn dhe ndėrmejtėsinė ruse. Kjo ndėrmjetėsi ruse do ta rikthjeė rolin e Rusisė nė Ballkan dhe do ta rrisė rolin e Putinit nė radhėt e nacionalistėve rusė. Ndėrsa, ai rol i rritur nė sytė e nacionalistėve, i duhet Putinit, qė tė sigurojė kontinuitetin e pushtetit me Sergej Ivanovin nė zgjedhjet presidenciale tė vitit tė ardhshėm. Nėse kriza edhe shpėrthen, si pasojė e ndarjes sė Kosovės, Putini mund t'i fėrkojė duart qė e ka mbajtur NATO-n edhe pėr njė kohė tė preokupuar nė Ballkan, larg kufijve tė vet. Drejtuesit shqiptaro-vendorė tė Kosovės, qė nga presidenti e deri te zėdhėnėsja e kryeministrit, nuk ua kanė ngenė kėtyre cikėrrimave tė terrenit. Ata po e kryejnė me shumė sukses detyrėn e zėdhėnėsve tė administratės amerikane, duke na treguar atė qė e dimė tė gjithė. Ata tėrė kohėn po na tregojnė se ēka po mendon administrata e Bushit pėr Kosovėn. Por, ata po e harrojnė njė fakt logjik: administrata amerikane po flet nga pozicioni i vet, qė do tė thotė se nuk e pėrfaqėson pozicionin e Serbisė. Po tė ishte pėr administratėn amerikane, pavarėsia e Kosovės do tė pranohej moti, por pengesė e pranimit tė saj ėshtė Serbia. Ndėrsa, Serbia edhe mė tutje, po thotė haptas dhe me arrogancė tė shtuar, se nuk do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, aniqė janė nė dijeni tė qėndrimit amerikan. Nėse mbahet kjo politikė refuzuese, dhe duket se do tė mbahet, atėherė varianti mė logjik i politikės serbe ėshtė ndarja e Kosovės. Edhe pse SHBA-tė dhe NATO-ja janė kundėr ndarjes, ndarja nė terren ėshtė faktike. Deklaratat nuk e ndėrrojnė kėtė gjendje, ndėrsa larg logjikės ėshtė qė mund tė pėrdorėn armėt e NATO-s pėr ta ndryshuar gjendjen faktike nė terren. E kjo do tė thotė se ndarja mund tė jetė njė fakt ndėrkombėtarisht i njohur. Ajo nuk do tė pranohet si e atillė, por do tė jetohet me tė. Riintegrimi i Luginės sė Preshevės, e cila nė njė variant mė tė butė se veriu i Kosovės, ishte rebeluar ndaj Beogradit, ka ndodhur mė lehtė pėr shkak se Kosova nuk ka mbajtur qėndrim nė favor tė rezistencėssė tyre. Pacifikimi i Luginės sė Preshevės, i bėrė edhe me ndihmėn e Prishtinės e tė Tiranės, i ka hapur rrugė inkurajimit tė Serbisė pėr tė luajtur pa frikė me letrėn e ndarjes sė Kosovės. Pėrndryshe po tė ishte ruajtur aktive ajo vatėr krize, e ndėrlidhur me statusin e Kosovės, Lugina e Preshevės do tė mund tė fitonte vetė mė shumė e edhe do tė bėhej pengesė e ndarjes sė imponuar tė Kosovės. Ndoshta bash pėr ta nxjerrr jashtė loje kėtė rol tė saj, u nxitė rebelimi i atjeshėm, kur nuk e kishte kohėn e duhur. Shtrohet dilema: ēka mė tutje? Ndoshta plani "B" pėrkatėsisht rikthimi te opcioni i "kundėrndarjes territoriale", do t'i imponohet Kosovės nė javėt qė vijnė. Kjo do tė thotė qė nėse Serbia e imponon ndarjen e Kosovės, ai veprim do tė shkaktonte edhe shkėputjen e Luginės sė Preshevės nga Serbia. Edhe ashtu Leposaviqi e Leshaku i janė ndajmbathur Kosovės nė vitin 1953, si kompensim pėr marrjen nga Serbia tė Luginės sė Preshevės. Prandaj, nėse Serbia luan me kartėn e ndarjes sė Kosovės, mund tė rifutet nė lojė projekti i rikthimit tė gjėrave nė vendin e vet: territoret shqipare tė Luginės tė Preshevės, (Kosova Lindore) t'i kthehet trungut tė vet dhe terrritoret e bashkėngjitura serbe t'i kthehen Serbisė. Nė atė rast, nuk do ta kishte vetėm Serbia planin B tė ndarjes sė Kosovės, por edhe Kosova do ta kishte planin B tė ndarjes sė Serbisė. Ky ekuilibėr pastaj do tė mund tė ftohte gjakrat e ekstremistėve serbė, qė duan tė zhvatin territore, pa u hyrė ferrė nė kėmbė. Ose do t'i detyronte ta paguajnė edhe ata me territore ēmimin e aventurizmave tė vet. Paraqet:Sabri Selmani Gjermani Rreziku pėr shtyrjen e definimit tė statusit Bajrush BEHRAMI Faktmbledhėsit e KS tė OKB-sė qė do tė takohen me serbėt do tė bombardohen dhe do tė aktrojnė viktimėn nė marshin e tyre drejt Kosovės. Kjo kolonė e organizuar nga politika e Beogradit nė vete pėrmban rrezikun e shtyrjes, apo zvetėnimin e Pakos sė Ahtisarit dhe qė rrjedhimisht fillimi i dhunės sė pakontrolluar nė Kosovė. SHBA-tė janė ato qė sė bashku me partneret tjerė duhet qė ta evitojnė kėtė. Tashmė kur pėrfundimi i statusit politik tė Kosovės ėshtė nė fazėn pėrfundimtare, pozicionimi dhe retorika e ashpėr e palėve kundėrshtare ėshtė rritur shumė. Rusia si mbrojtėse tradicionale e Serbisė nė njėrėn anė dhe politika mė parimore SHBA-ve me shtetet tjera perėndimore nė anė n tjetėr si mbėshtetėsit kryesor tė Kosovės nė rrugėtimin drejt pavarėsisė sė mbikėqyrur, mund tė themi se ėshtė klima qė po i karakterizon kėto dy tabor nė arenėn ndėrkombėtare. Rusia si njė fuqi mė shumė se regjionale qė donė tė respektohet nė arenėn ndėrkombėtare ka ngritur njė klimė tė "papėrshtatshme", siē cilėsohet nga analist dhe komentator tė ndryshėm, lidhur me Kosovėn: Shumė sish kėtė e shohin si acarimin mė tė madh tė klimės politike pas sė ashtuquajturės fazės sė luftės sė ftoftė qė pat ekzistuar me decenie nė mes ish BRSS-sė dhe perėndimit nė tė kaluarėn. Faktmbledhėsit qė do tė vijnė nė Kosovė kėto ditė, do tė informohen ashtu siē janė informuar radhazi shtetet anėtare tė KS nga misioni i OKB-sė nė Kosovė, i cili mision i emėrtuar si UNMIK dhe qė faktikisht e ka mandatin dhe pushtetin nė Kosovė. Fakti se nė pėrbėrje tė kėtij grupi do tė jenė po kėta pėrfaqėsues tė KS tė cilėt shumica e tyre e pėrkrahin Planin e Ahtisarit, po natyrisht qė po aty do tė jetė edhe pėrfaqėsuesi i Rusisė, e cila ka kėrkuar qė pėr kėtė mision "faktmbledhėsish", por qė pesha e tij realisht do tė duhet qė tė humb nė shumėsinė e vendeve tė pėrfaqėsuara nė kėtė mision. Dhe ky ėshtė njė fakt qė duhet pėrshėndetur. Por fakti tjetėr dhe me plot rrezik ėshtė paralajmėrimi i serbėve pėr njė 'marshim" tė tyre pikėrisht nė ditėn kur faktmbledhėsit do tė jenė nė Kosovė. Thuhet se pjesėmarrja do tė jetė e madhe. Madje pėrmendet shifra deri mbi 100 mijė qė thuhet se janė tė zhvendosur nga Kosova. Organizatorėt e tėrė kėsaj kanė qėllimin e caktuar politik, nė mėnyrė qė tė ushtrojnė trysni sa mė tė madhe mbi faktorin ndėrkombėtar se gjoja kthimi i kėtyre serbėve ėshtė i pamundshėm nė kėtė kohė dhe po aq i pamundshėm do tė bėhet kthimi i tyre, sipas kėsaj politike, nėse Kosova e fiton pavarėsinė e mbikėqyrur sipas Planit tė Ahtisarit, dhe qė mundėsisht tė diskualifikohet misioni ndėrkombėtar nė Kosovė qė siē e kualifikojnė kėta zėra si "pėrkrahės tė shqiptarėve". Natyrisht se faktori ndėrkombėtar nė krye me SHBA-tė nuk do tė duhej qė tė bien pre e kėtij "karnevali", sepse tashmė tė gjithė i kanė tė njohura ato ēfarė ka zier kuzhina e Beogradit pėr njė periudhė tė gjatė sa janė ndėrkombėtarėt nė Kosovė dhe sa ka hequr faktori ndėrkombėtar me Serbinė e cila me luftėrat e shumta ka bėrė njė kasaphane tė vėrtetė nė Ballkan. Agjenda e faktmbledhėsve nė Kosovė qė tė vizitojnė veriun e Kosovės dhe enklavat serbe nuk ėshtė njė punė e menēur e KS, sepse ky ėshtė njė rrezik se "tregimet e serbėve" mund tė kenė peshė dhe shtyrja e definimit tė statusit do tė jetė nė agjendėn e KS pėrderisa tė kthehen tė zhvendosurit tė cilėt nuk do tė kthehen kurrė, sepse ata janė vetėm objekt nė duar tė politikės sė Beogradit pėr tė arritur qėllimet e kėsaj politike anti moderne pėr kohėn. Nė njė vend qė ende nuk e ka tė definuar statusin siē ėshtė Kosova, ėshtė normale se droja nga shpėrthimet ėshtė e madhe dhe nėse statusi i saj nuk definohet sipas kompromisit tė Grupit Negociator lidhur me decentralizimin, tė pėrshkruar nė Pakon e Ahtisarit, ku serbėt kanė njė qeverisje tė lartė nė Kosovė. Atėherė dhuna dhe gjakderdhja ėshtė e pa evitueshme. Pėr kėtė kanė menduar mire edhe organizatat qė merren me problemet e refugjatėve, siē ėshtė UNHCR. Kjo organizatė ndėrkombėtare ka njė vit qė ka pėrgatitur njė kamp pėr refugjat afėr trekėndėshit tė rrugės, Prishtinė-Mitrovicė-Kastriot. Sipas shumė njerėzve ky kamp ėshtė krijuar pėr serbėt tė cilėt do tė aktrojnė viktimėn nė rast se Kosova e fiton statusin e saj sipas Pakos sė Ahtisarit. Gjendja jo e mirė mbisundon edhe nė Luginėn e Preshevės, sepse edhe atje shqiptarėt nuk janė as pėrafėrmi tė fitimit tė tė drejtave tė tyre legjitime qė u takojnė, krahasuar me serbėt e Kosovės. Prandaj vatrat e krizės ende janė prezentė nė kėtė pjesė tė Ballkanit dhe kėto vatra mund tė eliminohen njė herė e mire vetėm nėse merret parasysh vullneti i shumicės dhe ky vullnet merr legjitimitetin e duhur para KS tė OKB-sė. Ėshtė me rėndėsi qė fqinjėt e Kosovės, Maqedonia dhe Mali I Zi kanė pak a shumė njė qėndrim tė njėjtė sa i pėrket Kosovės tė cilat dikur ishin nė kuadėr tė ish federatės jugosllave dhe qėndrimi i tyre dikur nuk dallonte nga ai i Serbisė. |Serbia ėshtė duke i qitur nga fyti i saj kafshatat e fundit qė dikur i pat pushtuar me forcėn e armėve, sepse edhe elita politike e saj e ka shumė tė qartė se ēdo gjė ka marr fund sa i pėrket kthimit tė Kosovės dhe kontrollimit tė saj. Qartėsia e kėsaj teze ėshtė dukur nė horizont me ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė. Perėndimi nuk guxon qė tė tėrhiqet prapa dhe ta humb atė qė ka investuar. |
|
#2
| ||||
| ||||
| MITROVICA, NJĖ PIKĖPYETJE Ekziston njė hendek i thellė midis fasadės dhe gjendjes reale nė Kosovė. Tė cilėsuarit si "akte terroriste serbe", qoftė nga faktori perėndimor apo dhe ai zyrtar shqiptar, i asaj ēka precipitoi ditėt e fundit nė Mitrovicė, ėshtė njė tentim pėr tė minimizuar apo pėr tė anashkaluar shkaqet thelbėsore tė gjendjes sė tanishme. Ato nė realitet nuk janė "akte terroriste paramilitarėsh serbė", por veprime taktike nė funksion tė njė strategjie tė pėrhershme nacionaliste tė shtetit serb (dhe jo vetėm tė regjimit tė Millosheviēit), veprime qė zhvillohen si rezultat i favorizimit prej rrethanave tė krijuara. Si para, gjatė dhe pas konfliktit, linja serbe ka qenė po ajo: herė nė tėrheqje, herė nė mėsymje, herė djallėzore e herė tė drejtpėrdrejtė, pėrkundėr linjės shqiptare me karakter difensiv, pacifist. Linjės shqiptare qė nė kuptimin e vet pėrmban dėshirėn e pakufi pėr tėrheqje, mirėkuptim dhe martirizim, duke sakrifikuar pėr hir tė disa koncepteve qė u serviren pėr konsum propagandistik si dhe pėr hir tė kapitullimit tė elementit apo klasės politike pėrpara interesave tė tė tjerėve-interesat dhe zhvillimet organike nė funksion tė kuptueshmėrisė sė shoqėrisė kombėtare. Pėrballė kėtyre dy linjave diametralisht tė kundėrta, midis asaj serbe dhe shqiptare, lindin raporte mospėrfillėse apo diskrimini nė dėm tė faktorit shqiptar. Kėtė vlerė merr linja shqiptare edhe prej faktorit tė konsiderueshėm ndėrkombėtar, i cili tek faktori shqiptar sheh tė pamundurin, tė pafuqishmin, tė pavetėdijshmin pėr veten, tė vetėsakrifikuarin, tė vetėmartirizuarin, tė mėshiruarin; mbi kurriz tė tė cilit mund tė shpalosėsh qetėsisht kartat e kompromisit apo tė allishverishit politik. Veprimet e ditėve tė fundit nė Mitrovicė kanė njė rrjedhė logjike dhe janė tė gjitha gjasat qė tė pasohen edhe me tė tjera tė ardhme nė funksion tė linjės serbe. Kjo duke u nisur nga disa arsyetime: Sė pari, lėvizjet politiko-ushtarake tė perėndimit kundrejt Serbisė nė lidhje me Kosovėn, nuk duhen gjykuar apo interpretuar si ndėrgjegjėsim i tyre karshi faktorit tė keqpėrdorur shqiptar nė Ballkan, karshi padrejtėsive tė kryera prej tij vetė nė kohė tė tjera, rrethana tė tjera. Ato vijnė si rezultat i rregullimit tė ekuilibrave gjeopolitikė tė perėndimit me fuqitė lindore si fitim nė terrenin ballkanik tė zonave tė influencės si pasojė e dobėsimit tė lindjes (bllokut rus). Shqiptarėt e Kosovės, tė shkelur nė tė drejtat e tyre, u konsideruan si njė shkak i mirė pėr tė ndėshkuar Serbinė antiperėndimore, si i vetmi shtet nė Ballkan me kahje proruse. Dhe si nė ēdo konflikt, duke vlerėsuar tė qenit faktor tė konsiderueshėm nė rajon vetė Serbinė, nė tavolinat e diplomacisė dhe politikės lihen tė hapura shtigje dhe kaluzola qė mund tė shėrbejnė nė tė ardhmen pėr kompromise tė mundshme. Sė dyti, duke u zhvilluar konflikti mes Serbisė dhe bllokut perėndimor, ndėrsa shqiptarėt nė territoret e tė cilėve zhvilloheshin lėvizjet ishin njė sfond justifikues (i rastėsishėm apo i parėndėsishėm) pėrllogaritjet do tė orientoheshin nė funksion tė interesave tė kėtyre dy palėve. Shqiptarėt vetė, duke luajtur rolin e martirit, arsyetonin dhe ushqeheshin me iluzionin se kėsaj radhė perėndimi po luante nė drejtim tė interesave kombėtare shqiptare. Realisht, pėrkimi i interesave deri nė njė farė shkalle tė ēonte drejt kėsaj. Por me gjithė atė pėrkim tė pjesshėm, faktori shqiptar kurrsesi nuk mund tė pėrbėnte njė faktor ndikues ė rrjedhėn e veprimeve, pėr tė mos qenė vetėm pėrfitues i fatit, por pėr tė aktivizuar ato elementė qė prej kėtyre zhvillimeve liheshin mėnjanė apo rrezikonin mospėrmbushjen e interesave tė tyre kombėtare. Ai, domethėnė faktori shqiptar, do tė mbetej si pėrherė nė rolin e zėdhėnėsit dhe lavdthurrėsit pėr "fitimtarin" edhe nė rastet kur do tė shpėrfilleshin elmentė tė interesave tė tij. Sė treti, duke pasur parasysh shtigjet pėr tė cilat folėm mė lart, nė tavolinat e marrėveshjeve mes serbėve dhe perėndimorėve, u konkludua dhe nė disa pika qė gjithsesi pėrbėnin njė negacion pėr problemin shqiptar tė shtruar pėr zgjidhje (favorizuar nga momentet e rieuilibrimit tė fuqive tė mėdha). Kėshtu u la, qoftė edhe formalisht, e shkruar se Kosova ėshtė pjesė integrale e Jugosllavisė. Gjithashtu, u pranua nė kuadėr tė kėsaj, hyrja nė njė kohė tė favorshme e trupave ushtarake serbe pėrsėri nė Kosovė si dhe kontrolli prej serbėve i "monumenteve historike fetare" nė territorin e Kosovės. Sė katėrti, nė tavolinat e bisedimeve si pėrpara, gjatė apo dhe pas konfliktit, opcioni i ndarjes sė Kosovės ka qenė prezent midis palėve ndėrbiseduese, qoftė edhe nė format e ndryshme si ai i "kantonizimit" apo i enklavave tė pėrqėndruara serbe dhe rome. Duhet tė kemi parasysh se nė projektet strategjike serbe, ndarja e Kosovės konsiderohet si "rasti mė i keq i pranuar prej tyre, tė detyruar nga rrethanat". Kjo ka qenė si mundėsi dhe para konfliktit e deklaruar prej liderit tė sotėm opozitar Vuk Drashkoviē. Sė pesti, ndėrkohė qė shqiptarėt tė dehur prej "fitores" sė tyre tė dhuruar prej tė tjerėve dhe pėr interresa tė tė tjerėve nuk ndoqėn me shqetėsim pėrqėndrimin e popullsisė dhe tė trupave militare serbe nė masė tė konsiderueshme nė rajonet veriore tė Kosovės, rajone qė pėrbėnin dhe qėllimin e fundmė strategjik tė Serbisė. Ai pėrqėndrim detyrimisht do tė krijonte mė vonė, nė ballafaqimin e raporteve tė popullsisė shqiptare me atė serbe, njė "fakt tė kryer" tė serbizimit tė rajonit. Sė gjashti, pėr t'u orientuar se konflikti nuk u zhvillua me qėllim kryesor tė drejtėn e mohuar tė shqiptarėve, duhet tė kujtojmė se u "harruan" tė shėnoheshin nė marrėveshjet dhe rezolutat e paqes mijėra shqiptarė qė gjendeshin nė burgjet e Serbisė. U injoruan gjithashtu dhe tė drejtat e shqiptarėve tė tjerė qė administrativisht gjendeshin nė territore jashtė Kosovės administrative, ato tė Medvegjes, Preshevės e Bujanovcit. Edhe ata natyrisht bėjnė pjesė nė bashkėsinė e madhe etnike shqiptare, por pėr to ende nuk po ndjehet ndonjė lloj mesazhi shpresėdhėnės. Sė shtati, pėrveē interesave globale tė perėndimit, veprojnė edhe interesa natyrale tė shteteve pėrbėrėse tė trupave shumėkombėshe nė Kosovė. Dhe ēuditėrisht, por jo rastėsisht, nė pjesėn mė nevralgjike tė Kosovės, nė rajonet veriore dhe verilindore (ku bėn pjesė edhe Mitrovica) u instaluan trupat franceze tė KFOR-it. Pa paragjykuar, por pėr tė qenė realistė, qėndrimi i tyre ka qenė nė favor tė moskthimit tė shqiptarėve nė shtėpitė e tyyre, nė favor tė mbrojtjes sė serbėve tė shumėfishuar dhe tė pėrqėndruar nė atė zonė (strategjike pėr Serbinė siē thamė), nė favor tė shkeljes sė rezolutės pėr trupat militare dhe paramilitare serbe, nė bazė tė sė cilės ato duhet tė gjendeshin nė njė vijė 5 kilometra larg kufirit tė Kosovės. Dhe ndėrkohė ato gjenden me shumicė nė territorin e mbikėqyrur prej tyre (francezėve) dhe veprojnė lirisht pėrkundėr shqiptarėve. Pėrsėri pa paragjykuar, duhet tė marrim nė konsideratė lidhjet tradicionale franko-sllave qė gjithsesi nuk mund tė injorohen edhe nė kėto kohėra. Sė fundmi, kthimi i ekipit serb tė minierės sė Trepēės nė vendet e tyre dhe zotėrimi i saj edh nė momentet aktuale prej serbėve, jep njė arsye qė sė bashku me ēka parasshtruam mė lart, e vendosin Mitrovicėn pėrballė njė pikėpyetjeje tė madhe e bashkė me Mitrovicėn dhe prononcimet deklarative tė politikės se "nuk ka ndarje tė Kosovės". Zhvillimet e fundit nė Mitrovicė paraqesin dhe njėherė profilin mjeran tė politikės tė tė dy krahėve, qė nė asnjė moment nuk tėrheq vėmendjen dhe nuk reagon pėr rreziqet qė vijnė ende prej Serbisė. Ata, politikanėt shqiptarė, me papėrgjegjshmėrinė dhe pafuqishmėrinė e tyre tė pajustifikueshme, subjektive, pėrforcojnė qėndrimin e tyre prej qehajai, pa u pėrpjekur tė kthehen nė njė faktor tė konsiderueshėm. Themi nė tė dy krahėt e kufirit shqiptar, sepse ēėshtja e Mitrovicės, Kosovės apo edhe e pjesėve tė tjera shqiptare nė kufij tė tjerė politikė nuk mund tė jetė ēėshtje lokale, krahinore, por e tė gjithė shoqėrisė kombėtare shqiptare tė kudondodhur. Pa unifikuar mendėsinė dhe veprimin politik shqiptar, nuk mundet kurrsesi tė kuptohet seriozisht se ēka ndodh dhe do tė ndodhė nė tėrritoret e tyre. Serbia edhe mė tej do tė ndjekė linjė tė saj, atė tė nacionalizmit agresiv kundrejt territoresh tė tė tjerėve. Faktori ndėrkombėtar pėrsėri do tė vazhdojė tė luajė pėr interesa tė vetat. Ndėrgjegjėsimi i politikės shqiptare lypset tė ndryshojė kahje, tė dalė prej pasivitetit, difensives dhe tė orientohet pėr nga interresat shqiptare kombėtare. Veprimi i vetėm i dy linjave tė para, pa atė tė ndjeshme shqiptare, do tė vazhdojė ta lėrė Mitrovicėn (e ndoshta prej zhvillimesh tė papritura politike edhe vetė Kosovėn) njė pikėpyetje me rrezikun e pėrhershėm tė pėrmbysjes sė realiteteve tė deritanishme. Qemal Velija |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| loje, plani |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Departamenti i Shtetit - Rusise: Plani per Kosoven eshte pavaresia e mbikqyrur | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 19-12-2007 01:11 |
| Ja plani i rregullimit te qendres se Durresit nga italianet | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 15-12-2007 22:00 |
| Plani rregullues i Tiranes gati ne pranvere 2008 | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 11-12-2007 20:40 |
| Berisha: Plani Ahtisaari garanton standardet mė tė larta pėr pakicat | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 10-10-2007 01:57 |
| Plani Ahtisaari ėshtė mė i miri i hartuar pėr mbrojtjen e pakicave | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 14-09-2007 06:20 |