Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Perolli, shqiptaro-amerikani qe punon per ceshtjen kombetare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 19-03-2006, 15:55
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Perolli, shqiptaro-amerikani qe punon per ceshtjen kombetare

Perolli, shqiptaro-amerikani qė punon pėr ēėshtjen kombėtare
Bashkim SHALA

Perolli, shqiptari i njohur nė Amerikė
Njė ndėr personalitetet e fushės sė letrave dhe tė biznesit nė komunitetin shqiptar nė Amerikė, qė ka dhėnė e vazhdon tė japė njė kontribut tė ēmuar pėr ēėshtjen shqiptare, veēanėrisht pėr ēlirimin e Kosovės, ėshtė Gani Perolli. Ndonėse pėr Perollin nga fshati Perollaj i Hasit, me banim nė New Jersey, ėshtė shkruar pak nė shtypin shqiptar. Ai ėshtė ndėr njerėzit mė tė njohur e mė aktivė nė komunitetin e atjeshėm. Shqiptari nga Hasi ka arritur deri nė majat e drejtimit tė kompanive tė biznesit nė SHBA, por ai nuk pasurinė qėllim mė vete pasurinė e famėn e tij. “Tėrė jetėn kam punuar pėr tė pasuruar tė tjerėt e, mbi tė gjitha, pėr Kosovėn e ēėshtjen kombėtare!”- pohon Perolli.

Gani Perolli rrjedh nga njė familje nacionaliste e fshatit Perollaj tė Hasit, fshat i cili shtrihet nė kufi me Kosovėn. Babai i Ganiut, Hamit Perolli, luftoi kundėr okupatorit nazifashist pėr njė Shqipėri etnike me forcat nacionaliste tė kryesuara nga Gani Beg Kryeziu. Ka qenė komandant i ēetės sė Hasit. Por aleatėt mė vonė, sipas kujtimeve tė Hamit Perollit, iu shmangėn kėtij premtimi pėr arsye tė mungesės sė kurajės morale. Kuraja morale ėshtė gjė qė Hamit Perollit nuk i kishte munguar asnjėherė, qoftė nė skenėn politike, qoftė nė skenėn shoqėrore. Nuk ėshtė kursyer pėr ēėshtjen shqiptare duke sakrifikuar veten dhe familjen.

Arratisja nė ish-Jugosllavi
Hamit Perolli ishte kundėrshtar i regjimit komunist qė u vendos nė Shqipėri, prandaj ai u detyrua tė arratisej nė Jugosllavi nė Tetor tė vitit 1948, kur djali i tij, Ganiu, ishte nė moshėn 9-vjeēare. Persekutimet morale dhe fizike nė ish-Jugosllavi familja Perolli i pėrballoi me njė kurajė tė pashoqe. Familja e Hamit Perollit jetoi pėr katėr vjet nė ish- Jugosllavi, ku regjimi serb i asaj kohe e zhvendosi kėtė familje brenda katėr vjetėsh gjashtė herė; duke e transferuar nga Gjakova nė zonat kufi me Serbinė si nė Podujevė, Kamenicė e mė pas nė Serbi nė Shumadi e Sisovac. Pas katėr vjet qėndrimi nė Kosovė e Serbi, familja e Hamit Perollit ėshtė vendosur nė Itali, duke jetuar nė Romė pėr mė shuam se katėr vjet. Me ndihėm e mikut tė familjes, Xhafer Deva, familja e Hamit Perollit bashkė me tetė fėmijėt, pikėrisht nė vitin 1956, emigroi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke u vendosur fillimisht nė Boston e mė pas New Jersey.

Nė Amerikė, nė majat e biznesit dhe nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare
Nė vitin 1966 djali mė i madh i familjes Perolli, Ganiu, martohet me njė gjermane qė ishte me banim nė New Jersey, duke lindur 6 fėmijė; Dijen, Agimin, Vlorėn, Rinėn, Bekimin dhe Larisėn. Gani Perolli mėsimet fillore i kreu nė vendlindje, ndėrsa gjimnazin nė Kosovė. Mė pas vazhdoi studimet nė Itali e Amerikė pėr t’u diplomuar nė degėn e administrim biznesit Fairleigh Disckinson University, Ohaio State University. Pas pėrfundimit tė studimeve, shqiptarit nga Hasi i ėshtė besuar tė drejtojė kompani dhe korporata amerikane qė kishin deri nė 110 mijė punonjės. Gani Perolli ka arritur si drejtues (nėnpresident e president) i pesė korporatave e kompanive tė mėdha si New Y, Pennsyl, New J, Michigam Corporata “Talon Divisionof Textron” “Textron Inc” 110 mijė punonjės, “Talon Inc”, 38 mijė punonjės, “Air Filter Inc” 47 Photo” etj... Por krahas aktivitetit tė biznesit dhe atij politik Gani Perolli ėshtė lexues i zellshėm dhe me njė bibliotekė tė shkėlqyer. Nė rini ka pas pasion letėrsinė e veēanėrisht poezinė, prej tė cilės ruan shumė vjersha. Veprimtar i njohur nė komunitetin shqiptar dhe ėshtė kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Mik i elitės
Ka miqėsi me shumė udhėheqės dhe ish-udhėheqės tė SHBA-sė dhe ėshtė kėshilltar i Kėshillit tė Ngushtė tė Senatit Republikan pėr njė kohė tė gjatė. Por krahas veprimtarisė sė tij nė fushėn e biznesit, Gani Perolli ka marrė pjesė nė demonstrata dhe veprimtari tė tjera kombėtare e veēanėrisht pėr ēėshtjen e Kosovės. Ka mbajtur fjalime kryesore nė demonstratat pranė Kombeve tė Bashkuara nė New York mė 1998ėn dhe 1999ėn. Ai ėshtė i pari shqiptar qė nė njė protestė tė mbajtur para selisė sė OKB-sė nė New York ka kėrkuar bombardimin e ish-Jugosllavisė, e cila u bė realitet njė vit mė vonė. Gjithnjė nė kuadėr tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, Gani Perolli, ka pasur letėrkėmbime me udhėheqės amerikanė e udhėheqės tė tjerė si Helmut Kohl, ish-kancelar tė Gjermanisė, Tony Blair, kryeministėr i Britanisė sė Madhe dhe me ish-presidentin rus, Boris Jelstin. Ka miq senatorė, guvernatorė amerikanė, mes tė cilėve Hillari Klinton, Eliot Engell, VVesli Klark, Joe Biden, Ronald Vilson Regan, Joe Dio Guardi, George Pataki etj., duke siguruar njohjen dhe mbėshtetjen e problemeve shqiptare. Sė bashku me E. Bardhėn, Xh. Athanas e tė tjerė biznesmenė tė njohur, ka qenė vazhdimisht nė pėrpjekje pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare. Kishte njohje dhe ishte mik dhe me Fan Nolin e Madh. George Pataki, guvernator i New Jorkut, mik i Perollit, mė 28 nėntor tė vitit 2001, me anė tė njė proklamate shpall Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė njė formalitet zyrtar tradicional tė Nju Jorkut, ku ndėr tjera deklaroi: “Ėshtė mirė qė njujorkezėt, populli amerikan, tė bashkohen me kėtė ditė historike me kombin shqiptar, me shqiptaro-amerikanėt pėr tė festuar sė bashku 89-vjetorin e Pavarėsisė Shqipėrisė, si njė datė historike qė simbolizon pėr tė gjithė popujt lirinė, pavarėsinė e vetėvendosjen!”. Ndėr tė tjera, shqiptaro-amerikani nga Hasi ka marrė tituj nderi nga ish-presidenti Ronald Wilson Reagan dhe nga stafi i presidentit George . W. Bush pėr mbėshtetjen dhe kontributin qė Gani Perolli ka dhėnė pėr Partinė Republikane Amerikane. Ai ka miqėsi
Letra e Perollit(11. 03. 1998) dėrguar Kėshillit tė Sigurimit, OKB.

NATO Should Bomb Belgrade
(NATO duhet tė bombardojė Beogradin)
Vėllezėrit e motrat tona nė Kosovė janė duke u masakruar nga terrori i shtetit serb tė drejtuar (detyruar) nga diktatori S. Milosheviē. Bota ka filluar tė mėsojė atė ēka e kemi ditur prej kohėsh se askush nuk mund tė vendosė paqe me njė tiran. NATO-ja duhet tė bombardojė Beogradin, komuniteti ndėrkombėtar duhet menjėherė tė ndėrhyjė e tė ndalojė masakrėn qė po ndodh nė Kosovė...

Terrori i organizuar i shtetit serb ushtruar ndaj femrave e fėmijėve tė pafajshėm duhet tė ndalojė. Ne i bėjmė thirrje Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė ndėrhyjė menjėherė nė kėtė ēėshtje. I bėjmė thirrje vendit tonė, SHBA-sė, ta pranojė Kosovėn si komb tė pavarur, ėshtė e qartė se shqiptarėt nuk duhen nėnvlerėsuar... Ėshtė vetėm njė zgjidhje e vetme dhe ajo ėshtė qė Kosova tė lejohet tė zgjedhė vetė rrugėn e saj. Komuniteti ndėrkombėtar nuk mund tė vazhdojė ta bėjė njė vesh tė shurdhėr pėr problemin shqiptar. Nuk mund tė ketė paqe dhe qetėsi nė Evropė, pa zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Dėshira pėr liri ėshtė aq e domosdoshme sa dhe ajri pėr frymėmarrjen. Kosova duhet patjetėr tė bėhet shtet i pavarur.

Letra e Perollit, politikanėve kosovarė nė Rambuje
Shqiptarėt nuk kanė rrugė tjetėr veēse tė firmosin marrėveshjen me kondita (ajo qė u premtohet ėshtė njė hap pėrpara), NATO-ja duhet tė sulmojė ashpėr kundėr Serbisė nėse ajo nuk pranon trupat e NATO-s nė Kosovė, Shqiptarėt duhet tė insistojnė qė tė mos kenė trupa Ruse nė Kosovė, Milosheviēi duhet kapur dhe dėnuar pėr krime lufte kundėr njerėzimit).

Njeriu i letrave shqip nė Amerikė
Perolli ėshtė i njohur nė komunitetin shqiptar nė Amerikė dhe atė vendės dhe nė fushėn e letrave. Ėshtė autor i rreth 25 librave artistikė, me poezi, romane, studime, monografi etj. Me nismėn e tij ėshtė ngritur pranė qendrės kulturore tė komuniteteve “Bronx Haouse” me qendėr nė Manhattan, kėshilli botues “Libri Shqip”, i cili drejtohet nga vetė ai. “Dua tė theksoj se ky komunitet, sidomos gjatė dekadės sė fundit, pati njė "invazion" me ardhjen e shqiptarėve tė Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Bashkė me shtimin e diasporės shqiptare nė SHBA, u shtua edhe numri i intelektualėve qė merren me shkrime tė zhanreve tė ndryshme, duke trajtuar probleme tė shumta nga e kaluara dhe e ardhshmja e popullit tonė. Nisur nga ky fakt, pėrkatėsisht duke parė nevojėn e madhe qė ka kjo diasporė pėr afirmimin e librit, ndėrmora njė iniciativė tė tillė dhe sė bashku me disa intelektualė shqiptarė nė New York, para disa kohėsh, formuam kėshillin pėr botimin e " Librit"- sqaron kryetari i Kėshillit tė Botimit tė Librit Shqip nė SHBA, Gani Perolli. Diaspora shqiptare nė SHBA-thotė nė vijim Perolli- ka qenė gjithherė nė mbėshtetje tė ēėshtjes kombėtare. Ėshtė i njohur veprimi i kėsaj diaspore pėr ēėshtjen e Kosovės. Tė gjithė e dinė kėtė. Nė diasporėn shqiptare tė SHBA-sė janė bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme pėr pėrparimin e vlerave tona kombėtare duke nxjerrė gazeta, revista dhe periodikė tė tjerė. Nė kėtė rrugė -pohon Ganiu- pretendojmė mė shumė, sepse rreth kėtij kėshilli janė zgjedhur njerėz nga tė gjitha viset shqiptare dhe kjo do tė jetė njė formė e re e organizimit dhe e veprimit.

Kėshilli botues i librit shqiptar nė Amerikė
Nė kryesinė e kėshillit botues tė librit shqip nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės bėjnė pjesė 15 anėtarė: shkrimtarė, publicistė, gazetarė, artistė e krijues tė tjerė. Kėta pesėmbėdhjetė anėtarė, njėkohėsisht pėrbėjnė edhe kryesinė e kėshillit botues "Libri". Kryetar ėshtė zgjedhur Gani Perolli, ndėrsa anėtarė tė kryesisė: David Abddul, Muhamet Mjeku, Niko Kirka, Venera Bekteshi, Tomė Paloka, Ismail Ahmeti, Luigj Ēekaj, Naum Prifti, Dalip Greca, Xhevat Limani, Jens Zajmi, Astrit Tota, Kozeta Zylo, Selahudin Vela dhe Gani Perolli. Pra, disa anėtarė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė diasporėn shqiptare nė SHBA janė edhe anėtarė tė kėtij kėshilli. Nė kėshillin botues "Libri" janė zgjedhur edhe disa anėtarė nderi qė kanė shprehur gatishmėrinė ta ndihmojnė financiarisht fushė-veprimtarinė e kėtij asociacioni tė kulturės dhe artit shqiptar nė Amerikė.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
ceshtjen, kombetare, perolli, punon, shqiptaroamerikani

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 14 17-08-2008 12:56
Papa mesazh urimi Topit per Festen Kombetare informuesi Shtypi i dites 0 29-11-2007 22:30
Garda Kombėtare e Ballit Kombėtar Sabahi Politika shqiptare 0 22-10-2007 23:38
Oketa prezanton Strategjine Kombetare 2007-2013 informuesi Shtypi i dites 0 20-10-2007 22:51
Llesh Kola - Emigrantet tane ne Itali, jane nje komunitet vlerash kombetare Administratori Emigracioni 0 25-05-2007 21:01


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:29.




Parajsa Shqiptare