| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| LDK nė krye, PDK ruan pozitat dhe AAK humbet elektorat Rugova i pari nė zgjedhje, Surroi sukses nė debutim Partia e Rugovės fiton zgjedhjet nė Kosovė. Edhe pse partia mė e re "Ora", e supermiliarderit Surroi, ka shėnuar njė ngjitje tė dukshme nė rezultate, ajo nuk ka arritur t'ia shkėpusė pushtetin partisė mė popullore nė vend. Rezultatet paraprake tė publikuara nė orėt e vona tė natės konfirmuan se 53 pėr qind e kosovarėve votuan dje pėr Parlamentin e ri tė vendit. Po kėto rezultate, qė do tė zyrtarizohen nesėr, kanė konfirmuar edhe fitoren e Rugovės, i cili synon sėrish Presidecėn. Partia Demokratike e Hashim Thaēit ka ruajtur fitoren e vtit 2001 nė Drenicė, ndėrsa ka siguruar njė pjesė tė votave edhe nė Prishtinė. Sidoqoftė, nė kryeqytetin kosovar pushteti ėshtė ndarė mes partisė sė Thaēit, Rugovės dhe Surroit, gjė qė i hap rrugė koalicionit tė mundshėm nė qeverinė e ardhshme. Pėrsa u pėrket serbėve, ata do tė kenė si gjithnjė dhjetė deputetė nė Parlamentin e ri prej 120 vendesh, edhe pjesėmarrja e tyre nė zgjedhje ishte jashtėzkonisht e ulėt. Atmosfera Rreth 600 mijė kosovarė votuan dje pėr Parlamentin dhe qeverinė e re tė Kosovės, nė zgjedhjet qė do tė pėrcaktojnė tė ardhmen e saj. Nė 566 qendra votimi nė tė gjithė vendin zgjedhjet u zhvilluan tė qeta dhe pa incidente tė mėdha. Kjo u vlerėsua edhe nga liderėt ndėrkombėtarė nė Prishtinė, tė cilėt theksuan zgjedhjet u zhvilluan konform tė gjitha rregullave dhe se atmosfera ishte mjaft e qetė. Menjėherė pas zgjedhjeve shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen deklaroi se kėto zgjedhje ishin njė sinjal i mirė qė Kosova i dėrgoi komunitetit ndėrkombėtar, tė shqetėsuar pėr situatėn nė provincė. Ai theksoi se votimet ishin pėr t'u vlerėsuar dhe se pėr tė ardhur keq ishte vetėm pjesėmarrja e ulėt e serbėve nė votime. Edhe ambasadori i OSBE-sė, Paskal Fieski, i cili mbylli qendrėn e fundit tė votimit nė Kosovė, tha se, nėse kėto zgjedhje ishin test pėr qetėsinė dhe sigurinė e Kosovės, ajo e ka kaluar kėtė provė. "Zgjedhjet ishin tė qeta dhe paqėsore, dhe problemi i vetėm ishte pjesėmarrja e ulėt e serbėve, qė erdhi si pasojė e mungesės sė fushatės sė liderėve tė tyre", tha ai. Votimi Rreth 13 mijė vėzhgues ndėrkombėtarė dhe lokalė mbikėqyrėn zgjedhjet e para qė u organizuan nga autoritetet kosovare. Votimi nisi nė orėn shtatė tė mėngjesit dhe pėrfundoi nė orėn 20.00 tė mbrėmjes, njė orė pas planifikimit tė mėparshėm nga autoritetet. Probleme tė pakta shoqėruan tė gjithė procesin zgjedhor, qė nga ndėrkombėtarėt konsiderohet si njė provė e rėndėsishme pėr tė ardhmen e vendit. Sipas shefit tė Sekretariatit tė KQZ-sė nė Prishtinė, Adnan Merovci, probleme janė shfaqur me listat e zgjedhėsve nė Prishtinė e Mitrovicė, ndėrsa dy incidente janė shėnuar nė Ferizaj dhe Besianė, ku pėrfaqėsues tė LDK-sė kanė pasur pėrplasje me ata tė partisė rivale, PDK. Tridhjetė e tre subjeke politike prezantuan programet e tyre gjatė fushatės elektorale. Zgjedhėsve iu desh tė zgjidhnin kėsaj here 120 deputete pėr Parlamėntin e ri, qė do tė ketė mandat katėrvjeēar dhe jo trevjeēar, si deri tani. Menjėherė pas votimeve dhe publikimit tė rezultateve pėrfundimtare tė tyre, Parlamenti i ri do tė zgjedhė Presidentin e Kosovės, dhe Presidenti do tė caktojė Kryeministrin e ri tė saj. INCIDENTET Ferizaj, militantėt e LDK-sė sulmojnė kundėrshtarėt Proēesi i votimit nė Kosovė nuk ėshrtė mbyllur pa incidente. Nė Ferizaj dy militantė tė LDK-sė kanė hyrė tė armatosur nė nė qendėr vptimi dhe kanė rrahur vėzhguesin e PDK-sė, Afrim Nuha. Ndėrkohė edhe nė fshatin Herticė tė Besianės kryetari i degės sė PDK-sė, Fehmi Polloni, ėshtė sulmuar nga njė anėtar i LDK-sė. Incidentet janė dėnuar nga organizmat ndėrkombėtare nė Kosovė si dhe zyrat qendraore tė partive kandidate. Njė problem mė serioz ėshtė paraqitur nė qendrėn e votimit nė Bresalc tė Gjilanit, ku ėshtė ndėrprerė procesi i votimit pas lejimit tė votuesve pa dokumente identifikimi. Edhe nė kryeqytetin e vendit, Prishtinė, Shumė qytetarė me tė drejtė vote nuk kanė mundur tė votojnė pėr shkak tė problemeve nė listėn e qytetarėve me tė drejtė vote, kanė bėrė tė ditur vėzhuesit e zgjedhjeve. Sipas tyre, problemet nė listat e votimit janė vėnė re edhe nė qytete tė tjera tė Kosovės. Sidoqoftė, burime pranė organizatorėve tė zgjedhjeve si dhe Shėrbimit Policor tė Kosovės kanė bėrė tė ditur se zgjedhjet e djeshme nė Kosovė janė zhvilluar tė qeta dhe pa incidente flagrante dhe shqetėsuese. DEKLARIMET SOREN JESEN PETERSEN "Zgjedhjet e sotme janė njė sinjal i mirė qė Kosova i ka drejtuar botės. Zgjedhjet u organizuan dhe u drejtuan shumė mirė, por mė duhet shpreh keqardhjen pėr numrin shumė tė vogėl tė serbėve qė dolėn pėr tė votuar. Pjesėmarrja e vogėl e serbėve nuk ishte e papritur, por nė tė kanė ndikuar personat qė kanė frikėsuar ata qė deshėn tė votojnė". IBRAHIM RUGOVA "Zgjedhjet e sotme janė tė rėndėsishme pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosoves, pėr njė Kosovė tė pavarur tė integruar nė BE dhe NATO. Kemi zhvilluar njė fushatė tė mirė elektorale dhe tė qetė, qytetarėt kanė treguar njė kulturė tė lartė politike e shtetėrore dhe falėnderoj edhe subjektet politike, pjesėmarrėsit e tjerė nė zgjedhje." HASHIM THAĒI "Zgjedhjet parlamentare tė 23 tetorit janė me rėndėsi historike pėr Kosovėn. Uroj qė qytetarėt e Kosovės tė bėjnė ndryshime nė drejtimin e tyre me anė tė votės sė lirė. Tashmė ka ardhur koha qė Kosova tė ketė pavarėsinė e saj, e cila do t'i sjellė patjetėr zhvillimin ekonomik." IV DE KERMABO "Jam i kėnaqur nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė. Dua tė qėndroj larg deklaratave politike. Mė duhet tė theksoj se situata ka qenė shumė e qetė dhe pa incidente tė mėdha. Gjithēka ka shkuar nė mėnyrėn e duhur dhe pėr kėtė falėnderoj UNMIK-un, OSBE-nė dhe KQZ_nė." XHON KERRI "Banorėve tė Kosovės duhet t'u mundėsohet tė zgjedhin vetė tė ardhmen e tyre, duke pėrfshirė kėtu edhe formėn e vetėvendosjes qė ata dėshirojnė. Stabiliteti nė rajon ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr SHBA-nė. Bush u ka kthyer krahėt shqiptarėtve tė Kosovės, por ne me politikėn tonė do tė ndihmojmė nė sigurimin e statusit pėrfundimtar tė tyre.".
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| fiton, kosove, partia, rugoves, zgjedhjet |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 03:31 |
| Ne zgjedhjet ne Kroaci fiton partia e kryeministrit Sanader | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 27-11-2007 21:21 |
| Zgjedhjet ne Kosove, Fiton PDK, KQZ: Deri te marten shpallim rezultatet | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 19-11-2007 15:00 |
| Zgjedhjet e 17 nentorit ne Kosove, Partia e Thacit kryeson sondazhet | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 13-11-2007 16:40 |
| Greqi: Partia e Karamanlis fiton zgjedhjet e pergjithshme | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 17-09-2007 20:30 |