Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Parlamenti Evropian: MSA-ja miratohet ne shtator

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 29-08-2006, 16:50
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Parlamenti Evropian: MSA-ja miratohet ne shtator

Parlamenti Evropian: MSA-ja miratohet nė shtator
Nevila Perndoj

Kryetari i Komisionit tė Politikės sė Jashtme tė PE-sė tha se marrėveshja e Asociimit do tė ratifikohet nė shtator.

Brok: Pėr tė ardhmen ėshtė e rėndėsishme marrėdhėnia diplomatike dhe e hapur midis qeverisė dhe opozitės

Pavarėsisht situatės politike nė vend, Parlamenti Evropian do tė ratifikojė marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit tė nėnshkruar mes BE-sė dhe Shqipėrisė. Ratifikimi i marrėveshjes nė muajin shtator u konfirmua dje pas takimit mes kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit tė Komisionit tė Politikės sė Jashtme tė Sigurisė dhe Mbrojtjes tė Parlamentit Evropian, Elmar Brok. “Gjatė shtatorit marrėveshja do tė ratifikohet nė Parlamentin Evropian dhe kjo shton detyrimin tonė tė madh pėr ta zbatuar atė me seriozitet. E njoha dhe me zhvillime tė tjera politike nė vend.

Edhe njėherė dua ta falėnderoj shumė pėrzemėrsisht pėr kėtė vizitė shumė tė rėndėsishme nė prag tė shqyrtimit nė Parlamentin Evropian tė marrėveshjes sė Stabilizim- Asociimit pėr ratifikim dhe e sigurova se qeveria shqiptare do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė arritur standardet dhe e konsideron procesin e integrimit si njė proces tė bazuar nė performancėn e qeverisė dhe shoqėrisė nė tėrėsi”, - tha dje Berisha gjatė njė prononcimi pėr mediat, pas takimit tė zhvilluar. Edhe kryetari i Komisionit tė Politikės sė Jashtme tė Sigurisė dhe Mbrojtjes tė Parlamentit Evropian, Elmar Brok, siguroi se marrėveshja do tė nėnshkruhet. “Do ta ratifikojmė marrėveshjen sepse jemi tė bindur se qeveria aktuale na ka dhėnė tė gjitha garancitė pėr zbatimin e saj. Por e dimė qė pėr tė ardhmen ėshtė gjithashtu e rėndėsishme marrėdhėnia diplomatike dhe e hapur midis qeverisė dhe opozitės. Kjo do tė thotė qė edhe opozita duhet tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e saj pėr zhvillimin e ardhshėm tė Shqipėrisė”, - tha ai. Brok theksoi se Komisioni Evropian ka propozuar ratifikimin e Marrėveshjes sė Stabilizimit dhe Asociimit dhe ajo do tė ratifikohet, por gjithnjė duke parė rezultate nė sistemin e drejtėsisė dhe luftėn kundėr korrupsionit. “Pėr kėtė duhet tė shohim qė kjo siguri qė na jepet do tė vazhdojė tė garantojė zbatimin e marrėveshjes.

Tė gjitha vendet kandidate pėr anėtarėsim kanė probleme me sistemin e drejtėsisė dhe korrupsionin. Nga takimi i sotėm dhe takimet e tjera tė zhvilluara mė z. Berisha ne kuptojmė qė qeveria po punon me tė gjithė forcėn e duhur kundėr korrupsionit, ē’ka pėrbėn garanci pėr sukses nė kėtė drejtim. Ky ėshtė, nė fakt, parakushti kryesor pėr zhvillimin ekonomik tė vendit dhe pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Stablizim- Asociimit, sepse vetėm me njė shtet ligjor krijohet siguria e nevojshme pėr investimet qė garantojnė zhvillim ekonomik dhe anėtarėsim nė BE”, - tha Brok. Ai shprehu besimin se si reforma nė sistemin e drejtėsisė ashtu edhe pėrparimi ekonomik i vendit janė kushte tė rėndėsishme pėr stabilitetin e vendit, stabilitetin e rajonit dhe perspektivėn evropiane tė tij.

Brok shtoi gjithashtu se tė gjitha sa mė sipėr janė kushte tė mjaftueshme pėr vazhdimin e bashkėbisedimit dhe bashkėpunimit midis qeverisė dhe opozitės qė garantojnė njė shtet tė sė drejtės dhe njė demokraci funksionale. “Edhe reforma nė drejtėsi ėshtė gjithashtu pjesė e kėsaj qė thashė. Pėr shumė reforma keni nevojė pėr njė shumicė tė cilėsuar nė parlament. Njė gjė kam mėsuar qė kur kam qenė i ri nė politikė, se tani kam mė shumė eksperiencė: ēdo opozitė duhet tė kuptojė qė njė ditė do tė jetė nė qeveri dhe duhet tė sillet pikėrisht duke pasur parasysh kėtė gjė. Edhe tek opozita duhet tė kėrkohen po ato standarde qė i kėrkohen qeverisė pėr t’i pėrmbushur”, - tha ai.

Zgjedhjet, PD-PS vijojnė negociatat

Vazhdojnė negociatat mes pėrfaqėsuesve tė dy forcave kryesore politike me pėrfaqėsues tė Bashkimit Evropian dhe OSBE-sė. Ashtu si edhe dy ditė mė parė, edhe dje paradite, pėrfaqėsues tė PD-sė dhe PS-sė kanė vijuar takimet pėr tė diskutuar mbi mundėsinė e gjetjes sė njė kompromisi mes palėve. Ndėrkohė, asgjė nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht mbi atė qė po diskutohet. Asnjė prej pėrfaqėsuesve politikė pjesėmarrėse nė diskutim nuk konfirmon asgjė mbi atė qė po diskutohet, apo edhe mbi mundėsinė e arritjes sė ndonjė kompromisi. Tė vetmit qė konfirmojnė se diēka po arrihet janė ndėrkombėtarėt e konkretisht, ambasadori i OSBE-sė, nė Tiranė, Pavel Vacek, i cili pak ditė mė parė u shpreh se me fillim e muajit shtator, ai besonte se do tė gjendej njė dialog politik mes forcave politike. Sė fundmi, edhe presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, i cili po ndjek me vėmendje negociatat qė po zhvillohen, ėshtė shprehur dje gjatė takimit me drejtorin e Zyrės pėr Ballkanin Perėndimor nė Ministrinė e Jashtme Britanike, Majkėll Tatham, se besonte se politika shqiptare do ta kapėrcente kėtė situatė, nė emėr tė interesave madhore tė vendit. Ndėrkohė qė asnjė prej zyrtarėve tė partive politike nuk prononcohet zyrtarisht mbi atė ēka po ndodh nė selitė diplomatike tė BE-sė. E vetmja gjė qė ndoshta mund te thuhet me rezerva ėshtė se nė takime po diskutohet mbi tri kushtet e vendosura nga PS-ja, e cila ėshtė shprehur qartazi se nuk futet nė dialog pa u diskutuar tri kėrkesat ligjore tė vėna nga ana e saj.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
evropian, miratohet, msaja, parlamenti, shtator

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Parlamenti Evropian miraton marrėveshjen e lehtėsimit tė vizave informuesi Politika shqiptare 0 25-10-2007 15:21
Parlamenti italian ratifikon MSA-nė Shqipėri-BE informuesi Politika shqiptare 0 17-10-2007 21:12
“Ēėshtjen “Sollaku” ta zgjidh Parlamenti, jo Presidenti” informuesi Politika shqiptare 0 09-10-2007 13:40
Parlamenti Evropian ratifikon marrėveshjen pėr liberalizmin e vizave informuesi Politika shqiptare 0 04-10-2007 01:51
Diplomat evropian: Te vogla mundesite qe rezultoje pozitiv takimi i Nju Jorkut informuesi Politika shqiptare 0 28-09-2007 01:04


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 15:06.




Parajsa Shqiptare