Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Pa vėrtetėsi nuk ka drejtėsi, pa drejtėsi nuk ka liri

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 17-11-2007, 13:19
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 140
Kryesore Pa vėrtetėsi nuk ka drejtėsi, pa drejtėsi nuk ka liri

Pa vėrtetėsi nuk ka drejtėsi, pa drejtėsi nuk ka liri

"Njeriu nuk ėshtė armik i njeriut, por bėhet nga sistemi i keq i Qeverisjes."

Thomas Pein

Nė Kosovė, Zoti e di kur do tė zgjohet ky popull, pėr ta kuptuar ēfarė gabime historike kanė qenė marrėveshja e Rambujesė e tė Parisit dhe ēka pėrmban Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė. Marrėveshjet e shumta tė Hakerupit me Ēoviqin, Korniza, etj..., nuk janė aspak jashtė marrėveshjeve tė sipėrcituara, pėr tė cilat, prapė ”fajin” (ndoshta) do ta kenė fuqitė e mėdha apo Evropa edhe pse aktet e tyre i kanė nėnshkruar “politikanėt e tanė”: Kuaj-Buaj e shumė bujė e mushka tė tjerė. Me njė politikė tė tillė "largpamėse" dhe tė hollė (Esadiste).


Shkruan:Isuf B. Bajrami

Kosova e sotshme mund tė njihet si vatėr kryesore e paradoksit, qė ecė mbi dy kėmbė: qė flet shqip, magjypisht, serbisht, tamilisht, banglladisht… por prapė se prapė mbetet e ngėrthyer brenda "nacionalna dėrzhaves" serbosllave.
Kosova, nė kohėn kur nuk ėshtė vu asnjė gurė themeli, po zihet nė anarkinė e liberalizmit pluri-par-titist. Mungon sistemi elementar i vlerave, baza elementare pėr rend e stabilitet. Anarkia, veprimet pa kritere apo kriteret e rrejshme, po gėrryejnė thellė e mė thellė jetėn e popullit, po ngufasin frymėmarrjen e lirė tė Kosovės.
Kėtu rrugaēėt, kapadainjtė, kllosharėt, kafexhinjtė, po shumohen si bretkosat nė moēal.
Kėtu, brenda natės, lypėsi bėhet princ e princi lypės.
Kėtu jetohet si nė lagjet e hipikėve dhe drogerėve tė perėndimit: vendėsit e mpirė nuk janė tė vetėdijshėm pėr pasojat (bėjnė qejf e mburren duke menduar se po bėjnė punė tė vlefshme).
Kėtu, nė emėr tė demokracisė, qetėsisė, stabilitetit e progresit, zhvillohet autokracia e re e mafiozitetit.
Kėtu, hipokrizia e demagogjia vlerėsohen virtyte, ndėrsa vendosja e regjimit tė ri neokolonialist shpėtim e fitore.
Kėtu kultivohet politika e tjetėrsimit, e urrejtjes sė vetvetes, e ikjes nga liria, e paaftėsisė pėr tė vetėvendosur.
Kėtu edhe njė ”misionar” i pa gdhendur sillet si babaxhan, si nė shtėpi tė vet, si nė pronė tė vet.
Kėtu lulėzon servilizmi absurd ndaj ndėrkombėtarit, qoftė ai mediokėr dhe megalomania tragjikomike ndaj intelektit kosovar.
Kėtu njė pjesė e misionit tė ndėrkombėtarėve sillen si klouni, sikur "gjeneral de fantaisie".
Kėtu vlerat injorohen dhe antivlerat fitojnė peshė.
Kėtu shqiptarit i zihet fryma me identitetin e vet tė cenuar, vihen nė lojė pėrēmuese emocionet e tij, injorohen virtytet dhe vlerat nacionale tė tij.
Kėtu atė qė pushtuesi agresiv serbomadh nuk e ka arritur (tė shtyp ndjenjėn dhe idealin e kosovarit pėr pavarėsi e shtet), po arrihet ēuditėrisht me misionin e strategjisė sė shantazhit, duke e shndėrruar misionin nė demision denigrues, i cili nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me idealet e larta tė demokracisė amerikane tė Willsonit e pasuesve tė tij.
Kėtu shkelet paturpėsisht gjaku i dėshmorėve, vepra madhore e SHBA-sė dhe NATO-sė , solidariteti i bashkėsisė demokratike ndėrkombėtare.
Kėtu bėhen tė qarta e kuptimplote thėniet e Thomas Pein-it: ”Njeriu nuk ėshtė armik i njeriut, por bėhet nga sistemi i keq i qeverisjes”.
Kėtu edhe impotentėt, perversėt dhe filistėt e tė gjitha llojeve, shiten Don Juanė tė perėndimit, duke shfrytėzuar streset e pas luftės dhe varfėrinė.
Kėtu gazetari mė i thjeshtė mund tė bėhet agjent dhe ekzekutor.
Kėtu paguhet vetėm dėgjueshmėria.
Kėtu rrogat tejkalojnė proporcionin 100:1.
Kėtu ngritėt aristokracia e re konformiste ndaj njė qeverie tė rreme, ndėrsa ndrydhet origjinaliteti dhe kualiteti i vendėsit.
Kėtu qeverisja e rremė bazohet nė deklaratat e fraza tė pėrgjithėsuara tė rendit tė ri e progresit, ndėrkaq mbytet ēdo iniciativė progresive e vendėsit.
Kėtu qeverisja e rremė ka vendosur kriteret e veta tė shitjes sė vullnetit tė intelektit vendės.
Kėtu liria humb kuptimin real, ajo po kalon nė abstraksion, sepse masa duhet bindur nė lirinė e kushtėzuar.
Kėtu bashkim vėllazėrimi ish-jugosllav ėshtė zėvendėsuar me brohoritjet pėr “lirinė” e sjellė, tė cilėn papagallėt vendės e trumbetojnė orė e ēast.
Kėtu injorohet e pėrēmohet kriza sociale e pjesės dėrrmuese tė masės,tė verbėruar nga premtimet hipokrite dhe udhėheqėsit e pavendosur ose konformistė, tė zhytur nė moēalin e konfrontimeve destruktive.
Kėtu epshet pėr tė fituar kanė sjellė verbėrinė kolektive, ndėrsa spekulimet kanė fituar hapėsirė tė pakufizuar, nga tė cilat nė fund shumica kosovare do tė mbesin me xhepa bosh.
Kėtu lider bėhet numri, fitimi qeveri.
Kėtu po krijohet shoqėri e re egoiste, e dėshpėruar, e pashpirt. Kjo shtresė nė rritje e sipėr, do tė rindrydhė inteligjencėn kreative tė vendėsit, mėvetėsinė intelektuale, gjeneratėn e re.
Kėtu rekrutohen oficerė tė rinj tė intrigave dhe zbatues tė skenarėve kundėr gjithė atyre qė kanė pėr synim ruajtjen e identitetit, tė karakterit autokton tė vendėsit, tė mėvetėsisė nacionale.
Kėtu po zhvillohet e zbatohet strategjia e denigrimit dhe poshtėrimit, me tė cilėn vendėsi me dorėn e vet gjykon e dėnon vetveten, e shtyrė nga dora e “padukshme”e qeverisjes sė rremė.
Kėtu liberalizmi aktual, me produktet e saj, anarkinė dhe kaosin, po shndėrrohet nė metodė tė ushtrimit despotik tė qeverisjes sė rremė, ndėrsa monopolizimi i ndihmės ndėrkombėtare, strategji hipokrite e shantazhit dhe e nėnshtrimit tė vendėsve.
Kėtu pėrgjegjėsia pėr dėshtimin i takon vetėm pėrfaqėsuesve vendės, nėse ata nuk i nėnshtrohen strategjisė sė qeverisjes sė rremė.
Kėtu, qeverisja e rremė zgjedh udhėheqėsit vendės sipas shkallės sė servilizmit, sepse ajo ka liderėt e vet (“liderėt“ vendės duhet tė jenė spiunė nė shahun e specialistėve tė shkolluar e me pėrvojė misionesh afatgjata nė lojėrat strategjike nė botė).
Kėtu shitet modernizimi si mė e ėmbla ėmbėlsirė e botės; tė cilėn shumica nuk e shijojnė fare, ndėrsa individėt pėrfitojnė.
Kėtu pėlqehet se stimulohet vetėm shtypi qė kontrollohet nga qeverisja e rremė.
Kėtu mediat duhet tė rrejnė nė frymėn e qeverisė sė rremė, pėrndryshe duhet tė ndėrmerren masat adekuate ndėshkuese.
Kėtu nga ana e qeverisė sė rremė preferohet gazetarė(e), e kaluara e tė cilit(ės) di tė dėshmojė se ka qenė i(e) nėnshtrueshėm(e) (ata do t’i nėnshtrohen “solidaritetit” tė qeverisė sė rremė, sepse janė tė pajisur me mjerimin, boshllėkun dhe mburrjen. Kėshtu, shpirtrave tė vėrtetė kreativ e tė panėnshtrueshėm, do t’i mbyllen dyert e ndikimit).
Kėtu, nė emėr tė ristrukturimit nė ekonomi, po spekulohet me sistemin bashkėkohor tė organizimit, duke ndėrtuar sistemin e profitit ekonomiko-komercial tė individit a grupit, kuazibisnesin primitiv.
Kėtu investimet kapitale nga jashtė transformohen nė rezultate minore, nė improvizime jetėshkurtra.
Kėtu ndihma e vėrtetė profesionale nga jashtė injorohet apo bllokohet, nga mediokri i qeverisė sė rremė dhe kooperuesve servilė tė tij.
Kėtu qeveria e rremė fiton opinionin, duke ushqyer e shfrytėzuar kontradiktat, pėr tė humbur masėn vendėse nė labirinte tė reja, duke dobėsuar fuqinė e mendimit politik vendėse nė labirinte tė reja, duke dobėsuar fuqinė e mendimit politik vendės, sepse vetėm qeveria e rremė duhet tė vendosė.
Kėtu nuk ka institucione por funksione, ato tė qeverisė sė rremė, tė cilat nuk kanė bazė, ose pėr bazė kanė rezoluta apo rregullore, me tė cilat, suma sumarum, nuk definohet asgjė, sepse nuk duhet tė definohet gjė, pėrpos dėgjueshmėrisė, durimit e pritjes nga vendėsit.
Kėtu ata qė i kundėrvihen strategjisė sė qeverisjes sė rremė duhet tė suspendohen, tė japin dorėheqje ose, nėse e cenojnė atė, mund edhe tė dėrgohen nė gjumin e pėrjetėsisė.
Kini mendjen se ē’po bėni o K... e Buaj, sepse ai gjak i cili ėshtė derdhur do tė ju nevojitet pėr pasardhėsit tuaj qė ta shkruajnė gjuhėn shqipe.

Gjilan, 20.01.2004

Paraqet:Sabri Selmani
Kiel
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
drejtesi, liri, vertetesi

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:28.




Parajsa Shqiptare