| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Nacionalizmi dhe simbolet shtetėrore/kombėtare nė marrėdhėniet ndėrkombėtare Shkruan: Mr. Burim Breznica Nacionalizmi legjitimon shtetet dhe ėshtė promovuar nga shtetet si pjesė e ndėrtimit tė tyre kudo nė botė. Nėse shikojmė ndikimin e nacionalizmit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare atėherė mund tė identifikojmė katėr ndikime apo pasoja kryesore, tė cilat janė: sė pari nacionalizmi ka krijuar vlera tė reja, njė sistem tė ri legjitimimi pėr sistemin e shteteve nė botė. Si pasojė e kėsaj shtetet pėrfaqėsojnė interesat e popujve tė caktuar varėsisht nga vijnė. Sė dyti, nacionalizmi ka shėrbyer nė shumicėn absolute tė shteteve nė botė si njė faktor shumė i rėndėsishėm dhe esencial i shtetbėrjes dhe krijimit tė njė identiteti tė pėrbashkėt dhe njė vetėdije tė pėrbashkėt. Gjatė tėrė historisė njerėz nga vende tė ndryshme ne botė kanė thėnė dhe thonė se ėshtė detyrė patriotike pėr te mbrojtur dhe vdekur pėr atdheun. Njerėzit kanė krijuar filma patriotikė pėr tė zgjuar ndjenja patriotike, kanė edukuar dhe edukojnė gjenerata tė ndryshme pėr tė dashur vendlindjen, i kanė kushtuar dhe i kushtojnė rėndėsi historisė sė vendeve varėsisht nga vijnė dhe kanė promovuar ndjenjat e solidaritetit dhe pėrkatėsisė nacionale. Sė treti nacionalizmi ka ndikuar edhe nė ndryshimin dhe rindryshimin e hartės botėrore duke krijuar shtete tė reja nė epoka tė ndryshme, duke definuar territoret e shteteve tė ndryshme. Por edhe nė bashkimin e kombeve qė janė ndarė si psh. bashkimi i dy Gjermanive nė njė etj. Sė katėrti, nacionalizmi nė botė ka shkaktuar edhe konflikte dhe luftėra tė pėrgjakshme gjatė historisė sidomos kur ka qenė i motivuar pėr dominim dhe shtypje tė tė tjerėve siē kanė qenė psh. nacionalizmi famėkeq serb, ai sovjetik, pastaj ai gjerman qė tentoi pėr tė dominuar Europen dhe ai japonez pėr tė dominuar Azinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore etj. (The Globalization of World Politics, 2005). Por nė kėtė analizė timen nuk do tė shkruaj pėr aspektet negative tė nacionalizmit veēmas jo atij klasik sepse ai ka sjell shumė probleme dhe konflikte nė botė por unė do tė fokusohem nė nacionalizmin pozitiv qoftė politik dhe ekonomik qė sot ėshtė prezent edhe nė vendet mė tė zhvilluara nė botė si nė BE poashtu edhe nė SHBA qė psh. i shohim nė sporte duke puthur flamujt kombėtar, pastaj nė filmat amerikan ( jam krenar qė jam amerikanetj.) por edhe nė jetėn e pėrditshme si psh. kur ėshtė fjala pėr diskutime dhe muzikė, pastaj simbole kombėtare, nėpėr vila, pushimore dhe autobuse, gjėra qė janė prezente edhe nė Suedi, njė vend qė nuk ka pasur luftė pėr afro 200 vite! Nė vijim, dėshiroj tė jap njė argument ndėrkombėtar ligjor pėr krijimin e shteteve-kombe: Neni 1.2 i Kartės sė OKB-sė i pėrkthyer nė shqip tingėllon afėrsisht kėshtu: Kombet mund tė zhvillojnė marrėdhėnie miqėsore mes vete duke u bazuar nė tė drejtat e barabarta dhe vetvendosjen e popujve dhe mund tė marrin masa tė tjera pėr tė forcuar paqen botėrore. Nė bazė tė kėtij parimi Uilsonian (sipas ish presidentit amerikan Uilson) shumė shtete nė botė janė krijuar nė shekullin e njėzetė duke pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė edhe pse e pėrgjysmuar pėr shkak se ashtu kishin vendosur fuqitė e mėdha tė asaj kohe. Mund tė themi se nacionalizmi ka qenė norma, morali dhe baza pėr krijimin e shteteve nė kėto dyqind vitet e fundit nė botė. Nacionalizmi krijon parime dhe legjitimitet qė funksionojnė edhe nė shtete moderne europiane dhe kudo nė botė. Shtetet duhet tė pėrfaqsojnė popujt e tyre dhe ata marrin legjitimitet dhe pėrgjegjėsi nga ta. Sė dyti, nacionalizmi ėshtė realizim i parimeve demokratike: ėshtė njė mjet nga i cili parimet e iluminizmit sė qeverisė reprezentative duhet tė realizohen nė arenėn ndėrkombėtare. Sė treti, nacionalizmi shėrben si njė faktor i rėndėsishėm psikologjik: ai ofron njė ndjenjė tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt, tė ciles tė gjithė i takojnė dhe nga e cila vijnė, njė kulture dhe historie tė pėrbashkėt. Sė katėrti, nacionalizmi pozitiv mund tė shėrbejė edhe si burim kreativiteti dhe diversiteti dhe ndikimi i tij gjatė historisė ėshtė parė nė art, nė kulturė, nė muzikė, nė gjuhė, nė sport, nė kinematografi tė vendeve tė ndryshme, nė ekonomi etj. (The Globalization of World Politics, 2005). Simbolet kombėtare nė pėrgjithėsi Simbole kombėtare tė pėrgjithshme janė psh. gjuha, flamuri, ngjyrat dhe himni, festat kombėtare, heronjtė ushtarakė dhe historikė, ushqimi dhe pijet, rrobet etj. Tradita tė zbuluara psh. nė Ishujt Britanik janė: Kėrshėndellat, vallėzimi i Morisit, fustanet skoceze, dreka e lavėrtarit, bima e tėrfilit (qė shihet nė emblemen kombėtare tė Irlandės), sportet e ndryshme tradicionale si futbolli, ragbi etj. Nacionalizmi mund tė shihet si njė proces i gjatė i zhvillimit historik tė njė vendi dhe njerėzve apo si njė zhvillim i mėvonshėm qė iu pėrgjigjet zhvillimeve tė ndryshme moderne si pasojė e proceseve politike pastaj ndikimeve tė globalizimit dhe ekonomive tė avancuara nė botėn e sotme dinamike dhe tė ndėrvarur. Edhe Kosova sikurse shumica e vendeve nė botė ka kaluar dhe po kalon nėpėr kėto procese dhe zhvillime historike por edhe nacionale dhe tani kur ka ardhur momenti i zgjidhjes sė statusit politik duhet krijuar nė rend tė parė simbolet shtetėrore me tė cilat do tė pėrfaqėsohet nė botė por ēeshtja ėshtė sesi do tė duken ato simbole dhe a do tė paraqesin multietnicitetin e Kosovės siē kėrkohet nga Pakoja e Ahtisarit apo do tė paraqesin vlerat nacionale-historike tė shumices sė popullsisė nė Kosovė?. Shumė veta argumentojnė se ėshtė jodemokratike tė ua imponosh 2 milionė banorėve psh. futjen e ndonjė shenje nė simbolin shtetėror apo kombėtar tė Kosovės pėr shkak tė minoriteteve qė e pėrbėjnė 5-6% tė popullsisė, nė flamurin e ardhshėm qė do tė zgjidhet nga institucionet tona dhe pėr njė gjė tė tillė nuk mund tė gjindet kurrfarė mbėshtetje as nė ligjet ndėrkombėtare. Pyetja qė mund tė shtrohet (pėrkundėr dallimeve dhe situatave tė ndryshme krahasimore por po e marrė si argument demokratik dhe juridik) kėtu ėshtė se a mundet dikush sot tė ndėrrojė apo plotėsojė psh. flamurin e Spanjės pasi qė atė mund tė kėrkojnė Baskėt apo a mundet dikush tė ndėrrojė flamurin apo simbolin kombėtar tė Rumanisė (qė po kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės qe njė kohė) pasi qė pakica hungareze mund tė kėrkojė? Ose thėnė mė ndryshe pse nuk po i kėrkohet psh. Maqedonisė qė tė bėjė ndryshime dhe plotėsime nė flamurin e tyre pėr tė pėrfaqėsuar sė paku rreth 30% tė popullsisė shiptare atje apo ndoshta disa ndėrkombėtarė nga vende tė ndryshme e kanė harruar kėtė fakt bazik? Dikush mund tė thotė se ato janė shtete kurse ne ende nuk jemi por ama edhe Kosova ka identitet qindravjeēar sikurse edhe flamur dhe simbole nacionale. Poenta ime ėshtė se Kosova dhe institucionet tona natyrisht qė duhet tė bashkėpunojnė me institucionet dhe shtetet ndėrkombėtare nė Kosovė dhe shumė gjėra duke filluar prej pavarėsisė duhet realizuar bashkėrisht, pastaj duhet garantuar me ligje dhe nė mėnyrė praktike tė drejtat e serbėve dhe minoriteteve tė tjera por ama Kosova dhe institucionet tona duhet gjithashtu tė kenė qėndrimet e qarta tė cilat pėrfaqėsojnė dhe mbrojnė interesat nacionale tė tė gjithėve, por shumica e popullsisė nė Kosovė nuk duhet tė bėj gjithė kėto lėshime qė nuk bėhen tjetėrkund nė botė pėrpos tek ne dhe eventualisht nė Bosnjė. Nė Marrėdhėniet Ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi duhet tė dominojnė parimet demokratike dhe ato ligjore dhe jo tė bėhen intervenime tė ndryshmenga faktorė tė ndryshėm pėr tė bėrė edhe mė tej lėshime bile edhe nga simbolet tona shtetėrore-kombėtare qė janė me rėndėsi tė madhe dhe pėr tė cilat simbole me mijėra njerėz kanė dhėnė jetėn dhe janė dergjur nėpėr burgjet e Serbisė. Mbetet qė institucionet e Kosovės tė vendosin pėr kėto ēėshtje me rėndėsi por sa mė parė qė ato tė vendosin dhe tė pėrgatiten aq mė mirė do tė jetė pėr shtetin e ardhshėm dhe pėrfaqėsimin sa mė autentik tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare. Tė shpresojmė se institucionet tona do tė dijnė edhe tė mbrojnė interesat tona por edhe tė argumentojnė kundėr nė raste kur kėrkohet nga ta dhe kur ėshtė me rėndėsi strategjike pėr Kosovėn si psh. nė rastin e zgjidhjes sė simboleve tona kombėtare dhe shtetėrore. (autori ka specializuar ne Aministrim Publik/Marredhenie Nderkombetare, Universiteti i Stokholmit, Suedi) Paraqet:Sabri Selmani kiel-Gjermani
__________________ Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| marredheniet, nacionalizmi, nderkombetare, shteterore or kombetare, simbolet |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|