Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Makina e kuvendit e perdorur ne krime

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 17-05-2006, 16:06
Minifotoja e anetarit Jonisa
Moderator/e
 
Reg: 11-05-06
Lokalizimi: Hade
Postime: 214
Images: 2
Kryesore Makina e kuvendit e perdorur ne krime

Prokuroria po heton implikimin e makinės me targa Tr 6888 E, pronė e Kuvendit nė disa krime tė bujshme

Makina e Kuvendit, e pėrdorur nė krime

Automjeti nė dispozicion tė deputetit tė PS dyshohet se ėshtė pėrdorur nga anėtarėt e bandės sė Lushnjes

Lindita Ēela

TIRANĖ- Njė makinė e Kuvendit tė Shqipėrisė dyshohet tė jetė pėrdorur nė disa ngjarje tė bujshme kriminale, tė ndodhura nė vendin tonė. Hetimet e muajve tė fundit pėr disa nga organizatat mė famėkeqe nė vend kanė nxjerrė nė dritė faktin se njė makinė e Kuvendit nė dispozicion tė njė deputeti tė Partisė Socialiste tė legjislaturės sė kaluar, ka shėrbyer pėr kryerjen e disa krimeve. Sipas burimeve tė prokurorisė, kjo makinė tip “Volksvagen” me targa TR 6888 E dyshohet se ėshtė pėrdorur nga anėtarėt e bandės sė Aldo Bares, pėr njė periudhė 5- vjeēare. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ėshtė duke hetuar faktin sesi makina, pronė e Kuvendit, ėshtė bėrė pjesė e disa prej ngjarjeve mė tė bujshme, tė ndodhura nė vendin tonė si dhe implikimin e personave qė e kanė pasur atė nė dorėzim nė kėto krime.
Makina
Automjeti tip “Volksvagen” me targa TR 6888 E, prej muajsh qėndron e mbyllur nė garazhin e parkut tė delegacioneve nė Tiranėn e Re. Ajo ka ardhur nė Shqipėri nė vitin 2001 dhe nuk ishte pėrdorur asnjė ditė mė parė, aktualisht ėshtė krejt e shkatėrruar dhe jashtė pėrdorimit. Sipas punonjėsve tė drejtorisė sė transportit nė Kuvend, makina ėshtė krejtėsisht e shkatėrruar dhe zor se mund tė vihet mė nė shėrbim me gjithė serviset qė mund t’i bėhen. Shoferėt e Kuvendit thonė se makina ėshtė keqpėrdorur sikur tė kishte 20 vite punė dhe jo vetėm 6 vjet qė ka hyrė nė Shqipėri. Madje, makinės i mungojnė edhe targat e deri mė tani askush nuk e di se ku kanė pėrfunduar, megjithė hetimet e kryera. Drejtori i drejtorisė sė Transportit nė Kuvend thotė se ekziston njė denoncim nė komisariatin e qytetit tė Kavajės, ku shoferi i deputetit tė PS, Sali Qerazi, ka denoncuar humbjen e targės sė makinė pa dhėnė motivacione tė sakta. Ky denoncim ėshtė bėrė nė gusht tė vitit tė kaluar. Ndėrkohė qė vetėm nė tetor tė vitit 2006, drejtoria e transportit ka marrė nė dorėzim makinėn dhe pėr shkak tė gjendjes sė saj tė mjerueshme e ka vendosur nė garazhet e parkut tė delegacioneve, aty ku edhe qėndrojnė tė parkuara makinat qė nuk pėrdor Kuvendi.
Hetimi
Pėrveē burimeve nga organi i akuzės, faktin se kjo makinė dyshohet tė jetė pėrdorur nga anėtarė tė bandės sė Aldo Bares pohohet edhe nga drejtori i transportit, Ilia Leskaj. Pėr “Shekullin” ai thotė se ka dėgjuar tė flitet pėr makinėn nė fjalė, porse nuk ka informacion tė saktė sesi ėshtė pėrdorur kjo makinė. Sipas tij, deputeti qė merr nė dorėzim makinėn ka kompetenca tė plota mbi mjetin dhe nuk jep qoftė dhe informacionin mė minimal pėr lėvizjet qė mund tė kryejė brenda Shqipėrisė. Ndėrkohė qė organi i akuzės ėshtė krejt i bindur se makina jo vetėm qė ėshtė pėrdorur nga banda e Aldo Bares, por mendohet se duke pėrdorur kėtė makinė tė deputetit, eksponentė kriminalė kanė kryer akte tė rėnda nė vend. Pikėrisht zbardhja e ngjarjeve me tė cilat ėshtė pėrdorur mjeti nė fjalė ėshtė njė nga pistat mė tė reja tė hetimeve mbi tė cilėn po punohet pėr tė pėrpiluar dosjen voluminoze tė organit tė akuzės. Ndėrkaq, prokuroria ėshtė duke sqaruar tashmė pozicionin e personave qė e kishin nė dorėzim kėtė makinė, tė deputetit tė Partisė Socialiste dhe shoferit tė tij, Sali Qerazi.

MAKINA

Automjeti i blerė nga Kuvendi i Shqipėrisė me kilometrazh zero ka ardhur nė Shqipėri nė vitin 2001. Ai dispononte targat TR 6888E, targa kėto qė janė denoncuar si tė humbura nga shoferi i deputetit qė pėrdorte makinėn

DEPUTETI

Makina e mėsipėrme ėshtė marrė nė dorėzim, sapo ka ardhur nga jashtė nga njė deputet i Partisė Socialiste pėr Kavajėn. Ky i fundit ka punėsuar si shofer Sali Qerazin, i cili ėshtė edhe personi qė ka drejtuar makinėn

DYSHIMI

Makina qė i pėrket Kuvendit tė Shqipėrisė dyshohet se ėshtė pėrdorur pėr realizimin e disa krimeve nė vend. Madje, prokuroria dyshon se ajo ėshtė pėrdorur edhe nga anėtarė tė bandės sė Aldo Bares, gjatė pesė viteve
__________________
Nevoja pėr te folur, hutimi dhe frika qe nuk ke asgjė pėr te thėnė, dhe lakmia qe tė tregohesh hokatar, janė tre gjėrat qe arrijnė ta bėjnė qesharak edhe njeriun me tė madh. (Voltaire)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
krime, kuvendit, makina, perdorur

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Kryesia e Kuvendit miraton ne unanimitet te plote axhenden e seances se jashtezakonsh informuesi Politika shqiptare 0 17-02-2008 14:15
Ne oren 12:00 mblidhet kryesia e Kuvendit te Kosoves informuesi Politika shqiptare 0 17-02-2008 14:15
Kroaci, nje i akuzuar per krime lufte zgjidhet deputet ne parlament informuesi Arena Nderkombetare 0 27-11-2007 09:01
Shkup, Gjendet makina e grabitesve te Bankes Komerciale informuesi Arena Nderkombetare 0 17-11-2007 03:12
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 21:22


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:15.




Parajsa Shqiptare