| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Debat nė parlament pėr ministrin e Jashtėm Lulėzim Basha, ministėr i Jashtėm Zoti Basha dyshohet se ėshtė pėrfshirė nė afera korruptive. Parlamenti shqiptar ėshtė pėrfshirė nga debatet rreth ekzistecės sė njė kėrkese tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr heqjen e imunitetit tė deputetit Lulzim Basha, aktualisht ministėr i jashtėm. Zoti Basha dyshohet se ėshtė pėrfshirė nė afera korruptive gjatė kohės kur ka qenė ministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit lidhur me ndėrtimin e rrugės Durrės, Kukės, Morinė e cila ka filluar tė ndėrtohet vitin e kaluar. Pėrfaqėsues tė opozitės kėmbėngulėn se kėrkesa ėshtė dorėzuar nė parlament, por nėnkryetari i parlamentit, Fatos Beja, qė drejtoi seancėn e mohoi njė gjė tė tillė. Tensioni nė sallė u ngrit pas fjalės sė deputetit demokrat, Spartak Ngjela. Ai e quajti tė patolerueshme situatėn ndėrsa aludoi se parlamenti ėshtė vėnė nė shėrbim tė kryeministrit tė vendit. Ju jap fjalėn e nderit sė kėsaj ēėshtjeje do t'i shkojė deri nė fund Lulėzim Basha Ndėrkohė, ishte vetė deputeti Lulėzim Basha, i cili me ndėrhyrjen e tij ndryshoi atmosferėn. Zoti Basha u shpreh i gatshėm tė hetohet: Ju jap fjalėn e nderit se kėsaj ēėshtjeje do t'i shkojė deri nė fund,- tha ai. Ēėshtja Sollaku Debati i maxhorancės dhe opozitės ishte ndezur mė parė pasi deputetė tė grupit parlamentar tė PD-sė kishin kėrkuar zyrtarisht fillimin e procedurave pėr shkarkimin e prokurorit tė pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Duke kėrkuar ngritjen e njė grupi tė ri hetimor parlamentar maxhoranca thotė se kryeprokurori ka bėrė shkelje tė rėnda ligjore. Por nga ana e saj opozita e cilėson kėtė kėrkesė presion ndaj Prokurorisė pikėrisht kur ajo po heton njė aferė tė madhe korruptive. Kėrkesa e grupit parlamentar demokrat pėr fillimin e procedurave pėr shkarkimin e prokurorit tė pėrgjithshėm ėshtė e dyta qė kur PD-ja erdhi nė pushtet nė korrik tė vitit 2005. Mė parė ajo e kish akuzuar zotin Sollaku pėr implikim nė tė paktėn 80 afera kriminale dhe korruptive, tė cilat ai i kishte hedhur poshtė si tė pavėrteta. Edhe kėrkesa e grupit parlamentar demokrat pėr shkarkim u hodh poshtė nga presidenti i atėhershėm, Alfred Moisiu. Mė vonė, Gjykata Kushtetuese e quajti tė jashtėligjshėm objektin e komisionit hetimor parlamentar. Nė vendimin e saj thuhet se Kuvendi i Shqipėrisė nuk ka kompetencė tė kontrollojė dhe tė vlerėsojė vendimet e prokurorėve nė ēėshtjet konkrete. Por si duhet vlerėsuar kėrkesa e re e maxhorancės pėr shkarkimin e zotit Sollaku? Ish-kreu i Gjykatės sė Lartė, Rustem Gjata, i tha BBC-sė se ligji nuk i ndalon parlamentit ngritjen e mė shumė se njė komision pėr kėtė ēėshtje, por duhet qė tė paraqiten prova tė reja. Mė tej do tė jetė presidenti qė do tė vendosė. Por kur presidenti i ri, Bamir Topi ėshtė nga krahu i maxhorancės se djathtė, largimi i zotit Sollaku nga detyra duket tashmė i sigurtė.
__________________ Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| lajme, rajoni |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|