| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Diskriminimi i gruas nė zgjedhje, ka sjellė njė nėnpėrfaqėsim nė Kuvend E. ALLIAJ Ju jeni deputete pėr herė tė parė nė Kuvendin e Shqipėrisė. Cila ėshtė ēėshtja ose problemi, qė ju do ta ndiqni mė shumė? Zgjedhjet e Pėrgjithshme 2005 shėnuan njė stad tė ri drejt konsolidimit tė demokracisė, arritjes sė njė zhvillimi tė qėndrueshėm drejt integrimit evropian tė vendit. Fillimi i punimeve tė Kuvendit tė ri, shėnon njė hap tė rėndėsishėm nė jetėn politike shqiptare. Zgjedhjen time nė kėtė Kuvend, unė e konsideroj sė pari, si pėrgjegjėsi qė mė vė pėrpara detyrave dhe sfidave tė reja dhe njė impenjimi serioz pėr ti kapėrcyer ato. Nė kėtė status tė ri, si anėtare e institucionit mė tė lartė ligjvėnės, nuk do tė rresht sė punuari nė 2 drejtime kryesore, duke qenė e bindur, se kėto janė pjesė e rėndėsishme e procesit tė integrimit evropian tė vendit: Ēėshtjet gjinore dhe ato tė shėndetėsisė dhe problemet sociale.Si pėrfaqėsuese e PR-sė, por edhe e lėvizjes sė gruas, shpreh domosdoshmėrinė e arritjes sė balancimit tė roleve dhe kontributeve tė femrave dhe meshkujve nė tė gjitha fushat e nivelet. Bindja ime ėshtė, se mazhoranca e re nuk do tė kufizohet nė arritjen historike tė zgjedhjes pėr herė tė parė tė njė gruaje nė krye tė legjislativit shqiptar, por do tė ketė njė angazhim serioz, qė brenda qeverisjes sonė 4-vjeēare tė arrihet: shfrytėzimi sa mė i plotė i potencialit dhe kapaciteteve tė grave nė tė gjitha fushat dhe nivelet, - mundėsimi i zbatimit tė tė drejtave tė tyre sipas legjislacionit nė fuqi, -fuqizimi i vazhdueshėm ekonomik dhe politik i tyre. Bazuar dhe nė eksperiencėn time si mjeke dhe specialiste e politikave shėndetėsore, dua tė theksoj rėndėsinė e problemeve shėndetėsore dhe sociale, duke nėnvizuar, se ne duhet tė kujdesemi qė reformat tė mos agravojnė problemet sociale ekzistuese, por tė zgjidhin pėrfundimisht gjendjen e varfėrisė dhe mungesės sė shanseve pėr ēdo individ. Ne duhet tė ecim drejt njė sistemi shėndetėsor modern e efiēient dhe nė shėrbim tė qytetarit, duke pėrmirėsuar sektorin publik dhe, duke zhvilluar njė sektor privat plotėsues e tė zhveshur nga tė gjitha llojet e konflikteve tė interesave. Kjo do tė mund tė realizohet nėpėrmjet pėrmbushjes sė 2 objektivave madhore: goditjes shkatėrruese tė klaneve korruptive, mafies sė bluzave tė bardha dhe tė monopoleve farmaceutike, tė instaluara tashmė, konsiderimit tė pacientit mbret, duke e vendosur atė nė qendėr tė vėmendjes dhe shėrbimit shėndetėsor. Edhe njė herė do tė theksoja, se ne nuk mund tė sjellim zhvillimin e vendit dhe tė arrijmė sukses nė procesin e integrimit euroatlantik tė tij, pa realizuar ndėr tė tjera, edhe kėto 2 kushte bazė: rritjen e rolit tė gruas pėr tė kontribuar nė mėnyrė tė barabartė nė proceset e zhvillimit; sigurimin e kushteve pėr tė patur qytetarė tė shėndetshėm nė fėmijėri, adoleshencė e rini, moshė tė rritur dhe nė moshėn e tretė. Partia Republikane ka nė programin e saj si prioritare, ligjin e pronave. Mendoni se do tė gjendet konsesus me PD-nė pėr kėtė ēėshtje? Mendoj se zgjidhja e problemit tė pronave ėshtė njė nga objekivat madhore tė mazhorancės sė re. Edhe midis dy aleatėve PD e PR ėshtė rėnė nė konsensus, qė para zgjedhjeve pėr tė zgjidhur pėrfundimisht kėtė problem. Unė shpresoj dhe uroj qė, edhe nė praktikėn tonė legjislative e qeverisėse, ēėshtja e pronave do tė gjejė impenjimin dhe vullnetin pėrkatės pėr tu trajtuar me seriozitetin e duhur, jo vetėm nga aleanca drejtuese, por dhe nga forca tė opozitės. Si ju duket fillimi i kėtij legjislacioni, i butė, apo paksa i egėr, mendoni se ka ndyshuar diēka nga legjislacioni i kaluar? Mendoj se ėshtė ende shpejt pėr ti dhėnė njė pėrgjigje tė saktė kėsaj pyetjeje, pasi nuk ka filluar ende praktika e vėrtetė parlamentare. Janė bėrė hapat e para tė domosdoshme, lidhur me procedurat e zgjedhjes sė autoriteteve drejtuese tė Kuvendit si dhe aprovimi i qeverisė sė re. Kalimi nė seancėn e fundit tė Komisioneve Parlamentare, shėnon dhe njė stad tė rėndėsishėm tė fillimit tė punės sipas fushave pėrkatėse. Unė uroj qė ky parlament tė shėnojė njė hap pozitiv drejt konsensusit politik dhe debatit konstruktiv nė shėrbim tė zgjidhjes sė problemeve dhe, jo anashkalimit apo agravimit tė tyre. Mendoj se fakti qė nė kėtė Kuvend ka 80 deputetė tė rinj, nga tė cilėt rreth 74 janė tė zgjedhur pėr herė tė parė, ėshtė tashmė njė arritje, pasi unė i qėndroj besnike konceptit, qė lėvizja dhe ndryshimi janė bazė e zhvillimit. Le tė shpresojmė se ky progres nė aspektin e ndryshimit sasior, do tė ecė paralel dhe me ndryshimin cilėsor tė pėrbėrjes parlamentare. Pėrfaqėsimi i numrit tė grave nė parlament ėshtė i ulėt. Mendoni se njė numėr mė i madh do tė ishte njė zbutje e maskilizmit nė politikė? Po zgjedhja e njė gruaje nė krye tė Kuvendit? Duket se nė Shqipėri jeta politike ėshtė organizuar sipas normave dhe vlerave mashkullore dhe shpesh sipas mėnyrės mashkullore tė jetesės. Kėshtu, modeli politik ėshtė i bazuar mė tepėr nė idenė e tė fituarve dhe tė humburve, kompeticionin dhe konfrontimin, sesa nė respektin reciprok, ndėrtimin e bashkėpunimit dhe konsensusit, qė janė pjesė mė shumė e mjedisit femėror, lidhur kjo si me natyrėn dhe me eksperiencat e tyre. Njė shoqėri moderne demokratike duhet tė zhvillojė njė kontratė tė re sociale, nė tė cilėn burrat dhe gratė tė punojnė sė bashku dhe nė komplementaritet me njėri- tjetrin. Ėshtė tashmė i njohur fakti se, sidomos nė proceset e fundit zgjedhore, u vu re shkalla mė e lartė e diskriminimit tė gruas nė pėrfaqėsimin e saj pėr garėn politike, gjė qė ka sjellė njė nėnpėrfaqėsim tė thellė tė gruas me njė shifėr simbolike nė total me rreth 2.6 % (2003) nė drejtimin e pushtetit lokal dhe nė numėr 10, apo pėrqindje 7,2 % nė legjislativin e ri 2005 dhe ky realitet lė shumė pėr tė dėshiruar. Maskilizimi i politikės, mungesa e politikave tė balancės gjinore, situata e vėshtirė e proceseve zgjedhore, pothuajse e kanė pėrjashtuar gruan nga procesi politik i vendit. Pa dyshim, ėshtė pėr tu pėrshėndetur zgjedhja e njė gruaje nė krye tė Kuvendit shqiptar, si njė arritje historike, por siē u shpreha edhe mė lart, nuk duhet tė mjaftohemi me kaq, por duhet tė vazhdojmė pėrpjekjet e pėrbashkėta drejt arritjes sė njė balance gjinore nė tė gjitha nivelet. Besoni se qeverisja demokratike do ti realizojė tė gjitha premtimet e bėra nė fushatė? Sigurisht qė dėshira ėshtė pozitive. Si pėrfaqėsuese e mazhorancės, unė kam shprehur gatishmėrinė time profesionale dhe politike pėr tė mbėshtetur pėrmbushjen me sukses tė programit tonė qeverisės, nė bashkėpunim tė ngushtė veēanėrisht me Ministrinė e Shėndetėsisė, atė tė Punės dhe Shanseve tė Barabarta dhe ministritė e tjera tė linjės. Mund tė them se programi i qeverisė Berisha, padyshim ėshtė njė sfidė nė tėrėsinė e tij. E veēanta e tij ėshtė, se kjo sfidė ėshtė programuar tė fillojė me 100 ditėt e para tė qeverisjes, nė luftė me situatėn aktuale tė mjerimit ekonomik dhe korrupsionit. Shpreh bindjen time, se qeveritarėt tanė do tė mbajnė pėrgjegjėsinė e zotimeve e qė nė pėrfundim tė 100 ditėve tė para tė punės, (qė pėrkon dhe me festat e fundvitit) tė mund tu ofrojnė shqiptarėve efektivitetin dhe efiēiensėn e kėsaj qeverisjeje. Le tė presim tė flasin veprat mė mire, sesa fjalėt. Do ta mbėshtesnit idenė e krijimit tė njė lobingu tė grave deputete nė parlament? Padyshim qė kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme dhe ajo pėrbėn njė nga misionet e mia, si aktiviste e shoqėrisė civile dhe e lėvizjes pėr barazi gjinore nė vend. Lobingu ėshtė njė nga mekanizmat mė tė rėndėsishėm pėr arritjen e njė objektivi, apo qėllimi tė caktuar dhe unė personalisht kam njė eksperiencė pozitive nė kėtė drejtim. Nuk do tė mungojė angazhimi im nė kėtė aspect, edhe nė parlament, por mos harrojmė qė pėr tė realizuar kėtė, nuk mjafton vetėm dėshira e mirė e njėrės palė, por duhet edhe e tė tjerave. Pėr mė tepėr, qė eksperienca e deritanishme ka treguar, se jo gjithmonė gratė parlamentare kanė pėrfaqėsuar interesat e vetė kontigjentit femėr tė popullatės, pėr tė mos thėnė, qė kjo gjė ka ndodhur shumė rrallė. Shpresoj se me parlamentarėt e sotėm, si tė vjetrit dhe tė rinjt, do tė mund tė arrihet njė hap pozitiv nė kėtė drejtim. Mendoj se pėr kėtė do tė na ndihmojė, edhe drejtimi nga njė grua i legjislativit shqiptar. Pra, dėshiroj tė jem optimiste, lidhur me kėtė ēėshtje.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| diskriminimi, gruas, lajla, pernaska, zgjedhje |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| PS, luftė kulisash pėr kreun e gruas | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 15-12-2007 15:40 |
| Rama nga Berati: Zgjedhje nė 2008 | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 20-11-2007 14:21 |
| Matura - Lendet me zgjedhje qe te bejne fitues | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 15-03-2007 01:51 |
| Kriza per qeverine, Berisha kercenon me zgjedhje | Administratori | Politika shqiptare | 0 | 06-03-2007 14:52 |
| Lendet me zgjedhje, testet mbahen me 15 korrik | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 17-05-2006 12:20 |