| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Parime themelore Neni 1 1. Shqipėria ėshtė republikė parlamentare. 2. Republika e Shqipėrisė ėshtė shtet unitar dhe i pandashėm. 3. Qeverisja bazohet nė njė sistem zgjedhjesh tė lira, tė barabarta, tė pėrgjithshme e periodike. Neni 2 1. Sovraniteti nė Republikėn e Shqipėrisė i pėrket popullit. 2. Populli e ushtron sovranitetin nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij ose drejtpėrsėdrejti. 3. Pėr ruajtjen e paqes dhe tė interesave kombėtarė, Republika e Shqipėrisė mund tė marrė pjesė nė njė sistem sigurimi kolektiv, nė bazė tė njė ligji tė miratuar me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Neni 3 Pavarėsia e shtetit dhe tėrėsia e territorit tė tij, dinjiteti i njeriut, tė drejtat dhe liritė e tij, drejtėsia shoqėrore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombėtar dhe trashėgimia kombėtare, bashkėjetesa fetare, si dhe bashkėjetesa dhe mirėkuptimi i shqiptarėve me pakicat janė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė t'i respektojė dhe t'i mbrojė. Neni 4 1. E drejta pėrbėn bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė shtetit. 2. Kushtetuta ėshtė ligji mė i lartė nė Republikėn e Shqipėrisė. 3. Dispozitat e Kushtetutės zbatohen drejtpėrsėdrejti, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe. Neni 5 Republika e Shqipėrisė zbaton tė drejtėn ndėrkombėtare tė detyrueshme pėr tė. Neni 6 Organizimi dhe funksionimi i organeve tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė rregullohen me ligjet e tyre pėrkatėse, pėrveē rasteve kur nė Kushtetutė parashikohet ndryshe. Neni 7 Sistemi i qeverisjes nė Republikėn e Shqipėrisė bazohet nė ndarjen dhe balancimin ndėrmjet pushteteve ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Neni 8 1. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj. 2. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat e shtetasve shqiptarė me banim tė pėrkohshėm ose tė pėrhershėm jashtė kufijve tė vet. 3. Republika e Shqipėrisė u siguron ndihmė shtetasve shqiptarė qė jetojnė e punojnė jashtė shtetit pėr tė ruajtur e pėr tė zhvilluar lidhjet me trashėgiminė kulturore kombėtare. Neni 9 1. Partitė politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet tė pėrputhet me parimet demokratike. 2. Partitė politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e tė cilave mbėshteten nė metoda totalitariste, qė nxitin e pėrkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, qė pėrdorin dhunėn pėr marrjen e pushtetit ose pėr tė ndikuar nė politikėn shtetėrore, si edhe ato me karakter tė fshehtė janė tė ndaluara sipas ligjit. 3. Burimet financiare tė partive, si dhe shpenzimet e tyre bėhen kurdoherė publike. Neni 10 1. Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare. 2. Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike. 3. Shteti njeh barazinė e bashkėsive fetare. 4. Shteti dhe bashkėsitė fetare respektojnė nė mėnyrė tė ndėrsjelltė pavarėsinė e njėri-tjetrit dhe bashkėpunojnė nė tė mirė tė secilit dhe tė tė gjithėve. 5. Marrėdhėniet ndėrmjet shtetit dhe bashkėsive fetare rregullohen mbi bazėn e marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre dhe Kėshillit tė Ministrave. Kėto marrėveshje ratifikohen nė Kuvend. 6. Bashkėsitė fetare janė persona juridikė. Ato kanė pavarėsi nė administrimin e pasurive tė tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve tė tyre, pėr sa nuk cėnohen interesat e tė tretėve. Neni 11 1. Sistemi ekonomik i Republikės sė Shqipėrisė bazohet nė pronėn private e publike, si dhe nė ekonominė e tregut dhe nė lirinė e veprimtarisė ekonomike. 2. Prona private dhe publike mbrohen njėlloj me ligj. 3. Kufizime tė lirisė sė veprimtarisė ekonomike mund tė vendosen vetėm me ligj dhe vetėm pėr arsye tė rėndėsishme publike. Neni 12 1. Forcat e armatosura sigurojnė pavarėsinė e vendit, si dhe mbrojnė tėrėsinė territoriale dhe rendin e tij kushtetues. 2. Forcat e armatosura ruajnė asnjanėsinė nė ēėshtjet politike dhe i nėnshtrohen kontrollit civil. 3. Asnjė forcė e huaj ushtarake nuk mund tė vendoset dhe as tė kalojė nė territorin shqiptar, si dhe asnjė forcė ushtarake shqiptare nuk mund tė dėrgohet jashtė, pėrveēse me njė ligj tė miratuar me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Neni 13 Qeverisja vendore nė Republikėn e Shqipėrisė ngrihet nė bazė tė parimit tė decentralizmit tė pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit tė autonomisė vendore. Neni 14 1. Gjuha zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė shqipja. 2. Flamuri kombėtar ėshtė i kuq me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes. 3. Stema e Republikės sė Shqipėrisė paraqet njė shqyt me fushė tė kuqe me njė shqiponjė tė zezė dykrenore nė mes. Nė krye tė shqytit, me ngjyrė tė artė, ėshtė vendosur pėrkrenarja e Skėnderbeut. 4. Himni kombėtar ėshtė "Rreth Flamurit tė Pėrbashkuar". 5. Festa Kombėtare e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė Dita e Flamurit, 28 Nėntori. 6. Kryeqyteti i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė Tirana. 7. Forma dhe pėrmasat e simboleve kombėtare, pėrmbajtja e tekstit tė himnit kombėtar, si dhe pėrdorimi i tyre rregullohen me ligj. Neni 15 1. Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut janė tė pandashme, tė patjetėrsueshme e tė padhunueshme dhe qėndrojnė nė themel tė tė gjithė rendit juridik. 2. Organet e pushtetit publik, nė pėrmbushje tė detyrave tė tyre, duhet tė respektojnė tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, si dhe tė kontribuojnė nė realizimin e tyre. Neni 16 1. Tė drejtat e liritė themelore, si dhe detyrimet e parashikuara nė Kushtetutė pėr shtetasit shqiptarė vlejnė njėlloj edhe pėr tė huajt e pėr personat pa shtetėsi nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, me pėrjashtim tė rasteve kur Kushtetuta e lidh nė mėnyrė tė posaēme me shtetėsinė shqiptare ushtrimin e tė drejtave e tė lirive tė caktuara. 2. Tė drejtat dhe liritė themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetutė vlejnė edhe pėr personat juridikė, pėr aq sa pėrputhen me qėllimet e pėrgjithshme tė kėtyre personave dhe me thelbin e kėtyre tė drejtave, lirive dhe detyrimeve. Neni 17 1. Kufizime tė tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė mund tė vendosen vetėm me ligj pėr njė interes publik ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Kufizimi duhet tė jetė nė pėrpjesėtim me gjendjen qė e ka diktuar atė. 2. Kėto kufizime nuk mund tė cėnojnė thelbin e lirive dhe tė tė drejtave dhe nė asnjė rast nuk mund tė tejkalojnė kufizimet e parashikuara nė Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Neni 18 1. Tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit. 2. Askush nuk mund tė diskriminohet padrejtėsisht pėr shkaqe tė tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose pėrkatėsia prindėrore. 3. Askush nuk mund tė diskriminohet pėr shkaqet e pėrmendura nė paragrafin 2, nėse nuk ekziston njė pėrligjje e arsyeshme dhe objektive. Neni 19 1. Kushdo qė lind duke pasur qoftė edhe njėrin prej prindėrve me shtetėsi shqiptare, e fiton vetiu shtetėsinė shqiptare. Shtetėsia shqiptare fitohet edhe pėr shkaqe tė tjera tė parashikuara me ligj. 2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasė shtetėsinė, pėrveēse kur ai heq dorė prej saj. Neni 20 1. Personat qė u pėrkasin pakicave kombėtare ushtrojnė nė barazi tė plotė para ligjit tė drejtat dhe liritė e tyre. 2. Ata kanė tė drejtė tė shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, pėrkatėsinė e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhėsore. Ata kanė tė drejtė t'i ruajnė e zhvillojnė ato, tė mėsojnė dhe tė mėsohen nė gjuhėn e tyre amtare, si dhe tė bashkohen nė organizata e shoqata pėr mbrojtjen e interesave dhe tė identitetit
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Lirite dhe te drejtat vetjake Neni 21 Jeta e personit mbrohet me ligj. Neni 22 1. Liria e shprehjes ėshtė e garantuar. 2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit ėshtė e garantuar. 3. Censura paraprake e mjeteve tė komunikimit ndalohet. 4. Ligji mund tė kėrkojė dhėnien e autorizimit pėr funksionimin e stacioneve tė radios ose tė televizionit. Neni 23 1. E drejta e informimit ėshtė e garantuar. 2. Kushdo ka tė drejtė, nė pėrputhje me ligjin, tė marrė informacion pėr veprimtarinė e organeve shtetėrore, si dhe tė personave qė ushtrojnė funksione shtetėrore. 3. Kujtdo i jepet mundėsia tė ndjekė mbledhjet e organeve tė zgjedhura kolektive. Neni 24 1. Liria e ndėrgjegjes dhe e fesė eshtė e garantuar. 2. Secili ėshtė i lirė tė zgjedhė ose tė ndryshojė fenė ose bindjet, si dhe ti shfaqė ato individualisht ose kolektivisht, nė publik ose nė jetėn private, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve. 3. Askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet tė marrė pjesė nė njė bashkėsi fetare ose nė praktikat e saj, si dhe tė bėjė publike bindjet ose besimin e tij. Neni 25 Askush nuk mund t'i nėnshtrohet torturės, dėnimit apo trajtimit mizor, ēnjerėzor ose poshtėrues. Neni 26 Askujt nuk mund t'i kėrkohet tė kryejė njė punė tė detyruar, pėrveēse nė rastet e ekzekutimit tė njė vendimi gjyqėsor, tė kryerjes sė shėrbimit ushtarak, tė njė shėrbimi qė rrjedh nga njė gjendje lufte, nga njė gjendje e jashtėzakonshme ose nga njė fatkeqėsi natyrore, qė kėrcėnon jetėn ose shėndetin e njerėzve. Neni 27 1. Askujt nuk mund t'i hiqet liria, pėrveēse nė rastet dhe sipas procedurave tė parashikuara me ligj. 2. Liria e personit nuk mund tė kufizohet, pėrveēse nė rastet e mėposhtme:
3. Askujt nuk mund t'i hiqet liria vetėm pėr shkak se nuk ėshtė nė gjendje tė pėrmbushė njė detyrim kontraktor. Neni 28 1. Kushdo, tė cilit i hiqet liria, ka tė drejtė tė njoftohet menjėherė nė gjuhėn qė ai kupton, pėr shkaqet e kėsaj mase, si dhe pėr akuzėn qė i bėhet. Personi, tė cilit i ėshtė hequr liria, duhet tė njoftohet se nuk ka asnjė detyrim tė bėjė ndonjė deklaratė dhe ka tė drejtė tė komunikojė menjėherė me avokatin, si dhe t'i jepet mundėsia pėr realizimin e tė drejtave tė tij. 2. Personi, tė cilit i ėshtė hequr liria sipas nenit 27, paragrafi 2, nėnparagrafi c, duhet tė dėrgohet brenda 48 orėve pėrpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo mė vonė se 48 orė nga ēasti i marrjes sė dokumenteve pėr shqyrtim. 3. I paraburgosuri ka tė drejtė tė ankohet kundėr vendimit tė gjyqtarit. Ai ka tė drejtė tė gjykohet brenda njė afati tė arsyeshėm ose tė procedohet i lirė pėrkundrejt njė garancie pasurore sipas ligjit. 4. Nė tė gjitha rastet e tjera, personi, tė cilit i hiqet liria nė rrugė jashtėgjyqėsore, mund t'i drejtohet nė ēdo kohė gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 orėve pėr ligjshmėrinė e kėsaj mase. 5. Ēdo person, tė cilit i ėshtė hequr liria sipas nenit 27, ka tė drejtėn e trajtimit njerėzor dhe tė respektimit tė dinjitetit tė tij. Neni 29 1. Askush nuk mund tė akuzohet ose tė deklarohet fajtor pėr njė vepėr penale, e cila nuk konsiderohej e tillė me ligj nė kohėn e kryerjes sė saj, me pėrjashtim tė veprave, tė cilat nė kohėn e kryerjes sė tyre, pėrbėnin krime lufte ose krime kundėr njerėzimit sipas sė drejtės ndėrkombėtare. 2. Nuk mund tė jepet njė dėnim mė i rėndė se ai qė ka qenė parashikuar me ligj nė kohėn e kryerjes sė veprės penale. 3. Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese. Neni 30 Kushdo quhet i pafajshėm pėrderisa nuk i ėshtė provuar fajėsia me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė. Neni 31 Gjatė procesit penal kushdo ka tė drejtė:
Neni 32 1. Askush nuk mund tė detyrohet tė dėshmojė kundėr vetvetes ose familjes sė vet dhe as tė pohojė fajėsinė e tij. 2. Askush nuk mund tė deklarohet fajtor mbi bazėn e tė dhėnave tė mbledhura nė mėnyrė tė paligjshme. Neni 33 1. Kushdo ka tė drejtė tė dėgjohet para se tė gjykohet. 2. Nga kjo e drejtė nuk mund tė pėrfitojė personi qė i fshihet drejtėsisė. Neni 34 Askush nuk mund tė dėnohet mė shumė se njė herė pėr tė njėjtėn vepėr penale dhe as tė gjykohet sėrish, me pėrjashtim tė rasteve kur ėshtė vendosur rigjykimi i ēėshtjes nga njė gjykatė mė e lartė, sipas mėnyrės sė parashikuar me ligj. Neni 35 1. Askush nuk mund tė detyrohet, pėrveēse kur e kėrkon ligji, tė bėjė publike tė dhėna qė lidhen me personin e tij. 2. Mbledhja, pėrdorimi dhe bėrja publike e tė dhėnave rreth personit bėhet me pėlqimin e tij, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara me ligj. 3. Kushdo ka tė drejtė tė njihet me tė dhėnat e mbledhura rreth tij, me pėrjashtim tė rasteve tė parashikuara me ligj. 4. Kushdo ka tė drejtė tė kėrkojė ndreqjen ose fshirjen e tė dhėnave tė pavėrteta ose tė paplota ose tė mbledhura nė kundėrshtim me ligjin. Neni 36 Liria dhe fshehtėsia e korrespondencės ose e ēdo mjeti tjetėr tė komunikimit janė tė garantuara. Neni 37 1. Paprekshmėria e banesės ėshtė e garantuar. 2. Kontrollet e banesės, si dhe tė mjediseve qė njėsohen me tė, mund tė bėhen vetėm nė rastet dhe nė mėnyrat e parashikuara me ligj. 3. Askujt nuk mund t'i bėhet kontroll vetjak jashtė procesit penal, me pėrjashtim tė rasteve tė hyrjes nė territorin e shtetit dhe tė daljes prej tij ose pėr tė mėnjanuar njė rrezik qė i kanoset sigurimit publik. Neni 38 1. Kushdo ka tė drejtė tė zgjedhė vendbanimin si dhe tė lėvizė lirisht nė ēdo pjesė tė territorit tė shtetit. 2. Askush nuk mund tė pengohet tė dalė lirisht jashtė shtetit. Neni 39 1. Asnjė shtetas shqiptar nuk mund tė dėbohet nga territori i shtetit. 2. Ekstradimi mund tė lejohet vetėm kur ėshtė parashikuar shprehimisht nė marrėveshjet ndėrkombėtare nė tė cilat Republika e Shqipėrisė ėshtė palė, dhe vetėm me vendim gjyqėsor. 3. Ndalohet dėbimi kolektiv i tė huajve. Dėbimi i individėve tė huaj lejohet nė kushtet e pėrcaktuara me ligj. Neni 40 Tė huajt kanė tė drejtėn e strehimit nė Republikėn e Shqipėrisė sipas ligjit. Neni 41 1. E drejta e pronės private ėshtė e garantuar. 2. Prona fitohet me dhurim, me trashėgimi, me blerje dhe me ēdo mėnyrė tjetėr klasike tė parashikuar nė Kodin Civil. 3. Ligji mund tė parashikojė shpronėsime ose kufizime nė ushtrimin e sė drejtės sė pronės vetėm pėr interesa publikė. 4. Shpronėsimet ose ato kufizime tė sė drejtės sė pronės qė barazohen me shpronėsimin, lejohen vetėm pėrkundrejt njė shpėrblimi tė drejtė. 5. Pėr mosmarrėveshjet lidhur me masėn e shpėrblimit mund tė bėhet ankim nė gjykatė. Neni 42 1. Liria, prona dhe tė drejtat e njohura me Kushtetutė dhe me ligj nuk mund tė cėnohen pa njė proces tė rregullt ligjor. 2. Kushdo, pėr mbrojtjen e tė drejtave, tė lirive dhe tė interesave tė tij kushtetues dhe ligjorė, ose nė rastin e akuzave tė ngritura kundėr tij, ka tė drejtėn e njė gjykimi tė drejtė dhe publik brenda njė afati tė arsyeshėm nga njė gjykatė e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj. Neni 43 Kushdo ka tė drejtė tė ankohet kundėr njė vendimi gjyqėsor nė njė gjykatė mė tė lartė, pėrveēse kur nė Kushtetutė parashikohet ndryshe. Neni 44 Kushdo ka tė drejtė tė rehabilitohet dhe/ose tė zhdėmtohet nė pėrputhje me ligjin, nė rast se ėshtė dėmtuar pėr shkak tė njė akti, veprimi ose mosveprimi tė paligjshėm tė organeve shtetėrore.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Lirite dhe te drejtat politike Neni 45 1. Ēdo shtetas qė ka mbushur tetėmbėdhjetė vjeē, qoftė edhe ditėn e zgjedhjeve, ka tė drejtėn tė zgjedhė dhe tė zgjidhet. 2. Pėrjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė si tė paaftė mendėrisht. 3. Tė dėnuarit qė janė duke vuajtur dėnimin me heqje tė lirisė, kanė vetėm tė drejtėn pėr tė zgjedhur. 4. Vota ėshtė vetjake, e barabartė, e lirė dhe e fshehtė. Neni 46 1. Kushdo ka tė drejtė tė organizohet kolektivisht pėr ēfarėdo qėllimi tė ligjshėm. 2. Regjistrimi nė gjykatė i organizatave ose i shoqatave bėhet sipas procedurės sė parashikuar me ligj. 3. Organizatat ose shoqatat qė ndjekin qėllime antikushtetuese janė tė ndaluara sipas ligjit. Neni 47 1. Liria e tubimeve paqėsore dhe pa armė, si dhe e pjesėmarrjes nė to ėshtė e garantuar. 2. Tubimet paqėsore nė sheshe dhe nė vendet e kalimit publik bėhen sipas procedurave tė parashikuara me ligj. Neni 48 Kushdo, vetė ose sė bashku me tė tjerė, mund t'u drejtojė kėrkesa, ankesa ose vėrejtje organeve publike, tė cilat janė tė detyruara tė pėrgjigjen nė afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Lirite dhe te drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore Neni 49 1. Secili ka tė drejtė tė fitojė mjetet e jetesės sė tij me punė tė ligjshme, qė e ka zgjedhur ose pranuar vetė. Ai ėshtė i lirė tė zgjedhė profesionin, vendin e punės, si dhe sistemin e kualifikimit tė vet profesional. 2. Tė punėsuarit kanė tė drejtėn e mbrojtjes shoqėrore tė punės. Neni 50 Tė punėsuarit kanė tė drejtė tė bashkohen lirisht nė organizata sindikale pėr mbrojtjen e interesave tė tyre tė punės. Neni 51 1. E drejta e tė punėsuarit pėr grevė qė ka tė bėjė me marrėdhėniet e punės, ėshtė e garantuar. 2. Kufizime pėr kategori tė veēanta tė punėsuarish mund tė vendosen me ligj pėr t'i siguruar shoqėrisė shėrbimet e domosdoshme. Neni 52 1. Kushdo ka tė drejtėn e sigurimeve shoqėrore nė pleqėri ose kur ėshtė i paaftė pėr punė, sipas njė sistemi tė caktuar me ligj. 2. Kushdo, kur mbetet pa punė pėr shkaqe tė pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete tė tjera jetese, ka tė drejtėn e ndihmės nė kushtet e parashikuara me ligj. Neni 53 1. Kushdo ka tė drejtė tė martohet dhe tė ketė familje. 2. Martesa dhe familja gėzojnė mbrojtjen e veēantė tė shtetit. 3. Lidhja dhe zgjidhja e martesės rregullohen me ligj. Neni 54 1. Fėmijėt, tė rinjtė, gratė shtatzėna dhe nėnat e reja kanė tė drejtėn e njė mbrojtjeje tė veēantė nga shteti. 2. Fėmijėt e lindur jashtė martese kanė tė drejta tė barabarta me tė lindurit nga martesa. 3. Ēdo fėmijė ka tė drejtė tė jetė i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytėzimi dhe pėrdorimi pėr punė, e veēanėrisht nėn moshėn minimale pėr punėn e fėmijėve, qė mund tė dėmtojė shėndetin, moralin ose tė rrezikojė jetėn a zhvillimin e tij normal. Neni 55 1. Shtetasit gėzojnė nė mėnyrė tė barabartė tė drejtėn pėr kujdes shėndetėsor nga shteti. 2. Kushdo ka tė drejtė pėr sigurim shėndetėsor sipas procedurės sė caktuar me ligj. Neni 56 Kushdo ka tė drejtė tė informohet pėr gjendjen e mjedisit dhe pėr mbrojtjen e tij. Neni 57 1. Kushdo ka tė drejtėn pėr arsimim. 2.Arsimi shkollor i detyrueshėm caktohet me ligj. 3.Arsimi i mesėm i pėrgjithshėm publik ėshtė i hapur pėr tė gjithė. 4.Arsimi i mesėm profesional dhe i lartė mund tė kushtėzohet vetėm nga kritere aftėsie. 5.Arsimi i detyrueshėm, si dhe arsimi i mesėm i pėrgjithshėm nė shkollat publike ėshtė falas. 6. Nxėnėsit dhe studentėt mund tė arsimohen edhe nė shkolla jopublike tė tė gjitha niveleve, tė cilat krijohen e funksionojnė nė bazė tė ligjit. 7. Autonomia e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe liria akademike janė tė garantuara me ligj. Neni 58 1. Liria e krijimit artistik dhe e kėrkimit shkencor, vėnia nė pėrdorim si dhe pėrfitimi prej arritjeve tė tyre janė tė garantuara pėr tė gjithė. 2. E drejta e autorit mbrohet me ligj.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Objektivat Sociale Neni 59 1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qė disponon, si dhe nė plotėsim tė nismės dhe tė pėrgjegjėsisė private, synon:
2. Pėrmbushja e objektivave socialė nuk mund tė kėrkohet drejtpėrdrejt nė gjykatė. Ligji pėrcakton kushtet dhe masėn nė tė cilat mund tė kėrkohet realizimi i kėtyre objektivave.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Avokati Popullit Neni 60 1. Avokati i Popullit mbron tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshėm tė individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike. 2. Avokati i Popullit ėshtė i pavarur nė ushtrimin e detyrės sė tij. 3. Avokati i Popullit ka buxhet tė veēantė, tė cilin e administron vetė. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit. Neni 61 1. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit pėr njė periudhė prej 5 vjetėsh, me tė drejtė rizgjedhjeje. 2. Avokati i Popullit mund tė jetė ēdo shtetas shqiptar, me arsim tė lartė, me njohuri dhe veprimtari tė njohura nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe tė ligjit. 3. Avokati i Popullit gėzon imunitetin e gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė. 4. Avokati i Popullit nuk mund tė bėjė pjesė nė asnjė parti politike, nuk mund tė kryejė veprimtari tjetėr politike, shtetėrore ose profesionale dhe as tė marrė pjesė nė organizmat drejtues tė organizatave shoqėrore, ekonomike dhe tregtare. Neni 62 1. Avokati i Popullit mund tė shkarkohet vetėm me kėrkesė tė motivuar tė jo mė pak se njė sė tretės sė deputetėve. 2. Nė kėtė rast Kuvendi vendos me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė tij. Neni 63 1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor pėrpara Kuvendit. 2. Avokati i Popullit raporton pėrpara Kuvendit kur i kėrkohet prej kėtij, si dhe mund t'i kėrkojė Kuvendit tė dėgjohet pėr ēėshtje qė ai i ēmon tė rėndėsishme. 3. Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike. 4. Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar t'i paraqesin Avokatit tė Popullit tė gjitha dokumentet dhe informacionet e kėrkuara prej tij.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Kuvendi Zgjedhja dhe Afati Neni 64 1. Kuvendi pėrbėhet nga 140 deputetė. 100 deputetė zgjidhen drejtpėrdrejt nė zona njėemėrore me numėr tė pėrafėrt zgjedhėsish. 40 deputetė zgjidhen nga listat shumemėrore tė partive dhe/ose koalicioneve tė partive sipas renditjes nė to. 2. Numri i pėrgjithshėm i deputetėve tė ēdo partie dhe/ose koalicioni partish pėrcaktohet nė raport sa mė tė afėrt me votat e vlefshme tė marra prej tyre nė tė gjithė vendin nė raundin e parė tė zgjedhjeve. 3. Partitė qė marrin mė pak se 2.5 pėr qind dhe koalicionet e partive qė marrin mė pak se 4 pėr qind tė votave tė vlefshme nė tė gjithė vendin nė raundin e parė tė zgjedhjeve, nuk pėrfitojnė nga listat shumemėrore pėrkatėse. Neni 65 1. Kuvendi zgjidhet pėr katėr vjet. 2. Zgjedhjet pėr Kuvendin zhvillohen 60 deri nė 30 ditė para mbarimit tė mandatit dhe jo mė vonė se 45 ditė pas shpėrndarjes sė tij. 3. Mandati i Kuvendit vazhdon deri nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė ri. Nė kėtė ndėrkohė Kuvendi nuk mund tė nxjerrė ligje ose tė marrė vendime, me pėrjashtim tė rasteve tė vendosjes sė masave tė jashtėzakonshme. Neni 66 Mandati i Kuvendit zgjatet vetėm nė rast lufte dhe pėr aq kohė sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi ėshtė i shpėrndarė, ai rithirret vetiu. Neni 67 1. Kuvendi i porsazgjedhur thirret nė mbledhjen e parė nga Presidenti i Republikės jo mė vonė se 20 ditė nga pėrfundimi i zgjedhjeve. 2. Nė rast se Presidenti i Republikės nuk e ushtron kėtė kompetencė, Kuvendi duhet tė mblidhet vetė brenda 10 ditėve nga mbarimi i afatit tė parashikuar nė paragrafin 1 tė kėtij neni.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Deputetet Neni 68 1. Kandidatėt pėr deputetė mund tė paraqiten vetėm nga partitė politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhėsit. 2. Rregullat pėr caktimin e kandidatėve pėr deputetė, pėr organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe pėrcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmėrisė sė zgjedhjeve rregullohen nga ligji pėr zgjedhjet. Neni 69 1. Nuk mund tė kandidojnė e as tė zgjidhen deputetė, pa hequr dorė nga detyra: a) gjyqtarėt, prokurorėt; b) ushtarakėt e shėrbimit aktiv; c) punonjėsit e policisė dhe tė sigurimit kombėtar; ē) pėrfaqėsuesit diplomatikė; d) kryetarėt e bashkive dhe tė komunave, si dhe prefektėt nė vendet ku kryejnė detyrat e tyre; dh) kryetarėt dhe anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve; e) Presidenti i Republikės dhe funksionarėt e lartė tė administratės shtetėrore tė parashikuar nga ligji. 2. Mandati i fituar nė kundėrshtim me paragrafin 1 tė kėtij neni ėshtė i pavlefshėm. Neni 70 1. Deputetėt pėrfaqėsojnė popullin dhe nuk lidhen me asnjė mandat detyrues. 2. Deputetėt nuk mund tė ushtrojnė njėkohėsisht asnjė detyrė tjetėr shtetėrore, pėrveē asaj tė anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave. Rastet e tjera tė papajtueshmėrisė caktohen me ligj. 3. Deputetėt nuk mund tė kryejnė asnjė veprimtari fitimprurėse qė buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as tė fitojnė pasuri tė kėtyre. 4. Pėr ēdo shkelje tė paragrafit 3 tė kėtij neni, me mocion tė kryetarit tė Kuvendit ose tė njė sė dhjetės sė anėtarėve tė tij, Kuvendi vendos pėr dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmėrinė. Neni 71 1. Mandati i deputetit fillon ditėn qė ai shpallet i zgjedhur nga komisioni pėrkatės i zgjedhjeve. 2. Mandati i deputetit mbaron ose ėshtė i pavlefshėm, sipas rastit: a) kur ai nuk bėn betimin; b) kur heq dorė nga mandati; c) kur vėrtetohet njė nga kushtet e pazgjedhshmėrisė ose papajtueshmėrisė tė parashikuara nė nenet 69, 70 paragrafėt 2 dhe 3; ē) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht nė Kuvend; dh) kur dėnohet me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi. Neni 72 Para fillimit tė ushtrimit tė mandatit deputetėt bėjnė betimin nė Kuvend. Neni 73 1. Deputeti nuk mban pėrgjegjėsi pėr mendimet e shprehura nė Kuvend dhe pėr votat e dhėna prej tij. Kjo dispozitė nuk zbatohet nė rastin e shpifjes. 2. Deputeti nuk mund tė ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kėrkohet edhe nė rastin kur ai do tė arrestohet. 3. Deputeti mund tė ndalohet ose tė arrestohet pa autorizim kur kapet nė kryerje e sipėr ose menjėherė pas kryerjes sė njė krimi tė rėndė. Nė kėto raste, Prokurori i Pėrgjithshėm njofton menjėherė Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend pėr procedim, vendos pėr heqjen e masės. 4. Pėr rastet e parashikuara nė paragrafėt 2 dhe 3 tė kėtij neni, Kuvendi vendos me votim tė fshehtė.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Organinizimi dhe funksionimi kuvendit Neni 74 1. Kuvendi i zhvillon punimet vjetore nė dy sesione. Sesioni i parė fillon tė hėnėn e tretė tė janarit dhe sesioni i dytė tė hėnėn e parė tė shtatorit. 2. Kuvendi mblidhet nė sesion tė jashtėzakonshėm, kur kėrkohet nga Presidenti i Republikės, nga Kryeministri ose nga njė e pesta e tė gjithė deputetėve. 3. Sesionet e jashtėzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit nė bazė tė njė rendi dite tė pėrcaktuar. Neni 75 1. Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet. 2. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores sė miratuar nga shumica e tė gjithė anėtarėve. Neni 76 1. Kryetari kryeson debatin, drejton punimet, siguron respektimin e tė drejtave tė Kuvendit dhe tė anėtarėve tė tij, si dhe pėrfaqėson Kuvendin nė marrėdhėniet me tė tjerėt. 2. Nėpunėsi mė i lartė civil i Kuvendit ėshtė sekretari i pėrgjithshėm. 3. Shėrbimet e tjera tė nevojshme pėr funksionimin e Kuvendit kryhen nga nėpunės tė tjerė, siē pėrcaktohet nė rregulloren e brendshme. Neni 77 1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione tė pėrhershme, si dhe mund tė caktojė komisione tė posaēme. 2. Kuvendi ka tė drejtė dhe, me kėrkesė tė njė sė katėrtės sė tė gjithė anėtarėve tė tij, ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė. Pėrfundimet e tyre nuk janė detyruese pėr gjykatat, por mund ti njoftohen prokurorisė, e cila i vlerėson sipas procedurės ligjore. 3. Komisionet e hetimit veprojnė sipas procedurės sė parashikuar me ligj. Neni 78 1. Kuvendi vendos me shumicėn e votave, nė prani tė mė shumė se gjysmės sė tė gjithė anėtarėve tė tij, pėrveē rasteve kur Kushtetuta parashikon njė shumicė tė cilėsuar. 2. Mbledhjet e deputetėve qė mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjė pasojė. Neni 79 1. Mbledhjet e Kuvendit bėhen tė hapura. 2. Me kėrkesėn e Presidentit tė Republikės, tė Kryeministrit ose tė njė sė pestės sė deputetėve mbledhjet e Kuvendit mund tė bėhen tė mbyllura, kur pėr kėtė kanė votuar shumica e tė gjithė anėtarėve tė tij. Neni 80 1. Kryeministri dhe ēdo anėtar tjetėr i Kėshillit tė Ministrave ėshtė i detyruar tu pėrgjigjet interpelancave dhe pyetjeve tė deputetėve brenda tri javėve. 2. Anėtari i Kėshillit tė Ministrave ka tė drejtė tė marrė pjesė nė mbledhjet e Kuvendit ose tė komisioneve tė tij; atij i jepet fjala sa herė qė e kėrkon. 3. Drejtuesit e institucioneve shtetėrore, me kėrkesė tė komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojnė pėr ēėshtje tė ndryshme tė veprimtarisė sė tyre pėr sa e lejon ligji.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#10
| ||||
| ||||
| Procesi Ligjvenes Neni 81 1. Tė drejtėn pėr tė propozuar ligje e ka Kėshilli i Ministrave, ēdo deputet, si dhe 20 mijė zgjedhės. 2. Miratohen me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit: a) ligjet pėr organizimin dhe funksionimin e institucioneve, tė parashikuara nga Kushtetuta; b) ligji pėr shtetėsinė; c) ligji pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe vendore; ē) ligji pėr referendumet; d) kodet; dh) ligji pėr gjendjen e jashtėzakonshme; e) ligji pėr statusin e funksionarėve publikė; ė) ligji pėr amnistinė; f) ligji pėr ndarjen administrative tė Republikės. Neni 82 1. Propozimi i ligjeve, kur ėshtė rasti, duhet tė shoqėrohet kurdoherė me raportin qė pėrligj shpenzimet financiare pėr zbatimin e tij. 2. Asnjė projektligj joqeveritar qė bėn tė nevojshme rritjen e shpenzimeve tė buxhetit tė shtetit ose qė pakėson tė ardhurat, nuk mund tė miratohet pa marrė mendimin e Kėshillit tė Ministrave, i cili duhet tė shprehet brenda 30 ditėve nga data e marrjes sė projektligjit. 3. Nė qoftė se Kėshilli i Ministrave nuk shprehet brenda afatit tė mėsipėrm, projektligji kalon pėr shqyrtim sipas procedurės sė zakonshme. Neni 83 1. Projektligji votohet tri herė: nė parim, nen pėr nen dhe nė tėrėsi. 2. Kuvendi, me kėrkesė tė Kėshillit tė Ministrave ose tė njė sė pestės sė tė gjithė deputetėve, mund tė shqyrtojė e tė miratojė njė projektligj me procedurė tė pėrshpejtuar, por jo mė parė se njė javė nga fillimi i procedurės sė shqyrtimit. 3. Procedura e pėrshpejtuar nuk lejohet pėr shqyrtimin e projektligjeve tė parashikuara nė nenin 81 paragrafi 2, me pėrjashtim tė nėnparagrafit dh. Neni 84 1. Presidenti i Republikės shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditėve nga paraqitja e tij. 2. Ligji quhet i shpallur, nė qoftė se Presidenti i Republikės nuk ushtron tė drejtat e parashikuara nė paragrafin 1 tė kėtij neni dhe nė paragrafin 1 tė nenit 85. 3. Ligji hyn nė fuqi me kalimin e jo mė pak se 15 ditėve nga botimi i tij nė Fletoren Zyrtare. 4. Nė rastet e masave tė jashtėzakonshme, si dhe nė rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve dhe Presidenti i Republikės jep pėlqimin, ligji hyn nė fuqi menjėherė, vetėm pasi tė jetė njoftuar publikisht. Ligji duhet tė botohet nė numrin mė tė parė tė Fletores Zyrtare. Neni 85 1. Presidenti i Republikės ka tė drejtė ta kthejė ligjin pėr rishqyrtim vetėm njė herė. 2. Dekreti i Presidentit pėr rishqyrtimin e njė ligji e humbet fuqinė, kur kundėr tij votojnė shumica e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |