Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Kush ka frike nga Nano?

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-09-2006, 14:11
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kush ka frike nga Nano?

Kush ka frike nga Nano?
Ilir Kulla

Qe kur prej nje viti me pare Fatos Nano kryetari historik i socialisteve Fatos Nano dha doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe ai i kryetarit te Partise Socialiste, kane ndryshuar shume gjera. Ne partine e tij gjerat u rrokullisen shpejt. Nje pjese e ish miqve dhe e bashkepunetoreve te tij i kthyen kurrizin ne planin politik dhe ate personal. Njeriu i cili karrieren dhe famen me shume se kujtdo tjeter duhej t’ja dedikonte Fatos Nanos, Kryetari i Bashkise Tiranes me nje manover aspak transparente ne nje kongres dramatik ne te cilen kishte humbur platforma e tij politike nje nate me pare, u zgjodh kryetar ne vend te z Nano, ne nje perballje aspak te qarte me z Meidani.

Pas fitores strategjia e z Rama ishte e qarte spastrim per mbeshtetesit e z Nano, pazar me ata qe e kishin shitur z Nano dhe nje injektim ne lidership i disa njerezve pas asnje mandat politik, por koinfidenciale te kryetarit te ri. Me pak fjale sot lidershipi i PS eshte vendi ku gjenden njerezit qe me shume se cdo gje tjeter, kane frike rikthimin e mundshem te z Nano.

Natyrshem lind pyetja pse ndodh keshtu? Nje pjese e mire e personazheve ne fjale jane ish miq dhe bashkepunetore ne vite te ish kryetarit. Nje pjese tjeter e tyre pavaresisht se nder vite mund te mos kene ndare linjen drejtuese te partise qe kishte z Nano edhe atyre iu eshte dhene mundesia nder vite te provojne veten dhe mundesite e tyre duke qene as me shume dhe as me pak Ministra, Drejtore, Zevendeministra, Keshilltare e tj, ne qeverite socialiste. Dhe me tej, z Nano me dorehejqen e tij u tregua koherent dhe besnik i premtimeve qe kishte dhene kur ishte larguar.

Pergjigja eshte fare e thjeshte ata ushqehen politikisht te gjithe duke thene qe faji i vetem qe pati PS-ja, arsyeja qe doli ne opozite ishte z Nano. Ne te tjeret nuk dinim gje. Eshte pak a shume si ajo batuta qe tregohet per nje nga ish bashkepunetoret e Enver Hoxhes. Ky i fundit per ti fatuaruar pergjegjesite dhe fajet te gjitha Mehmet Shehut, ne nje aktiv te zgjeruar te PPSH-se ne rrethe pas kongresit te tete dhe pas vetevrasjes se ish-kryeministrit, iu pergjigj pyetjes se nje komunisti nga baza per gabimet e bera ne ekonomi, duke i thene “ Mehmeti e ka bere, une dhe shoku Enver nuk dinim gje”. Me pak fjale mungesa e z Nano ne politike eshte terapia me e mire e humbesve ne PS.

Ne keto 12 muaj qe z Nano nuk ka qene eshte arritur deri aty saqe nje deputet socialist i Shqiperise se mesme qe eshte shquar gjithnje per servilizem dhe gjela deti, duke i shpjeguar fshatareve te zones mundesine qe z Nano te jete Presidenti i ardhshem, u tha Nano eshte bashkepunetori me i ngushte i Berishes!

Kuptohet qe fshataret e qesendisen deputetin ne fjale me gjetjen e Eurekes qe kishte bere dhe kete ngjarje e tregojne si barcalete poshte e perpjete. Me pak fjale rikthimin e z Nano ne politike e kane frike te gjithe ata qe brenda kampit te tij politik jo vetem qe nuk do te kishin me kurajon ta shikonin ne sy drejtperdrejt, por edhe qe dijne shume mire se tani e tutje nese z Nano do te rikthehej ne politike nuk do te kishte me vend per ta ne te njejtin vend me z Nano.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
frike, kush, nano

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 03:31
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 21:22
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 23:17.




Parajsa Shqiptare