| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Disa e quajtėn Baba i Kombit, Gandi i Europės, tė tjerėt e kritikuan politikėn e Presidentit te Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės. Unė e kam vlerėsuar shumė atė njeri qė pėr mendimin tim bėri shumė pėr Kosovėn dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Si do tė vazhdojė procesi pas vdekjes sė Presidentit? Ju lutem tė jepni pėrgjigje realiste nga brendėsia e zemrės, pa anime politike!
__________________ Spinner |
|
#2
| ||||
| ||||
| Me te vertet Cima eshte pikelluese vdekja e Dr Rugoves ,e kam dashur shume si njeri dhe si politikan (edhe pse nuk e dua fare politiken ) ka bere shume per kombin shqiptar me te vertet ai ishte "Mahtama Gandi i Ballkanit" dhe nuk e besoje se mund te vije ndokush qe me aq mjeshteri te paraqes problemin e Kosoves para botes dhe te beje aq shume miqe kudo ne Bote.
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#3
| ||||
| ||||
| Bashkohem me ju Cima dhe Qershija,vdekja e Dr Rugoves ishte nje humbje e madhe jo vetem per popullin kosovar po per gjithe kombin shqiptar.Ishte politikan i zoti dhe largpames, nje patriot i madh dhe pasues i denje i Ismail Qemalit.Te dy keta burra te medhenj shteti ben kaq shume per kauzen shqipetare dhe fatkeqesisht qe te dy nuk shijuan dot frytet e punes se tyre.Sa per procesin sado qe nuk i njohe forcat politike te Kosoves jam optimist dhe besoj se shume shpejt do te kemi nje Kosove te lire dhe te pavarur. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Une nuk pajtohem me ju tre. Dr. Rugova ishte personi qe me se shumti perqau Kosovaret ne historine moderne. Eshte ky person qe me 28 nentor 2005 i perqau kosovaret ne dy pjese. (E them me qellim Kosovaret se Rugova zbuloi nje identitet te ri- "KOSOVARET". Deri dje ne ishim shqiptar e tani kosovar) me dhenjen e urdherit per ngritjen e flamurit te tij personal. Ai kete e beri pikerisht me 28 nentor, diten qe deri tani ne kemi festuar per nje flamur tjeter.
__________________ Life may not be the party we hoped for... but while we are here we might as well dance!!!! |
|
#5
| ||||
| ||||
| Problemi i Rugoves ishte se ai ende nuk kish kuptuar se pamvaresisht nga deshira per nje Kosove te pavarur nuk mund dhe nuk duhej te conte ne zero faktin se Shqiperia dhe kosova nuk perjashtojne njera tjetren. Kosova eshte dhe mbetet nje pjese e Shqiperise si dhe R. e Shqiperise, trojet etnike shqiptare ne FYROM dhe Malin e Zi-Serbi dhe Ēameria. Perpos kesaj ai ngelet nje nder individet qe me se shumti kerkuan clirimin e Kosoves nga pushtimi serb.
__________________ VAE VICTIS |
|
#6
| ||||
| ||||
| 16-02-2006 11:19Vala900Une nuk pajtohem me ju tre. Dr. Rugova ishte personi qe me se shumti perqau Kosovaret ne historine moderne. Eshte ky person qe me 28 nentor 2005 i perqau kosovaret ne dy pjese. (E them me qellim Kosovaret se Rugova zbuloi nje identitet te ri- "KOSOVARET". Deri dje ne ishim shqiptar e tani kosovar) me dhenjen e urdherit per ngritjen e flamurit te tij personal. Ai kete e beri pikerisht me 28 nentor, diten qe deri tani ne kemi festuar per nje flamur tjeter. Pershendetje juve .. Eshte mendim yti Vala 900, mirepo desha te them ca gjera Rugova absolutisht nuk ka shpikur asnje identitet. Ai cdo gje qe e ka bere e ka bere me zgjuarsi dhe durim (e durimi eshte nje virtyt i cmuar i njeriut)... Rugova per me se 15 vite punoi per nje pavaresi te cilen besoj se nuk ka ngel dhe shume dhe do ta fitojme..... Dhe per tu bere shtet ne duhet te kemi flamurin i cili do jete gjithmone pas flamurit kombetar dtth si flamur shteteror dhe gjithashtu himnin.... Ketu dua dhe te spjegoj dicka qe po mendoj qe nuk e di (duke u bazu ne kete postimin tend), tjeter gje eshte shteti dhe tjeter kombi... Shteti eshte nje komunitet politik qe zoteron nje territor te caktuar dhe ka fuqine te beje dhe veje ne jete ligje Kombi- grup njerezish qe i bashkon nje gjuhe, nje tradite, nje flamur, nje himn, nje race e ndonjehere dhe nje perkatesi fetare (ne rastin tone jo) Edhe nje gje dua te ta them: Rugova cdo here ka thene Dardania antike, (je ne kundershtim dhe me kete apo jo? Dhe ate VETEM pse e ka thene Rugova kete, duke mos i ditur arsyet pse ai ka thene keshtu). Emri Kosove rrjedh nga gjuha slave KO SO VO qe dtth vend i zogjeve te zinje (sorrave). Tani cila eshte me e bukur Dardania apo Kosova? He ca thua??????????? Ka dhe gjera tjera qe do doja ti thosha ty po nejse po e leme me kaq se e zgjata shume....................
__________________ |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| epoka, ibrahim, presidentit, rugova |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Figura te shquara shqipetare | Edra71 | Historia | 41 | 16-06-2008 12:36 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 03:31 |
| Shqipėri: Acarohen marrėdhėniet mes Presidentit Topi dhe opozitės | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 28-10-2007 04:06 |
| Ibrahim Kodra | Administratori | Arti shqiptar | 0 | 19-06-2007 16:53 |
| Ibrahim Madhi, Arti i nje jete ne telat e violines | Administratori | Muzika | 0 | 18-04-2007 00:54 |