Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Ekspertėt ligjorė tė BE-sė, ja kanė fut kot, krejt kot!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 17-12-2007, 21:20
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 133
Kryesore Ekspertėt ligjorė tė BE-sė, ja kanė fut kot, krejt kot!

Ekspertėt ligjorė tė BE-sė, ja kanė fut kot, krejt kot!
PAVARĖSIA E KOSOVĖS AS QĖ MUND TĖ IMAGJINOHET
ME REZOLUTĖN 1244!

Nė njė dokument sekret tė pėrpiluar nga ekspertė juridik tė BE-sė, qė tashmė po qarkullon nėpėr duar tė zyrtarėve tė Brukselit, konstatohet se “Rezoluta 1244 do tė mbetet nė fuqi edhe pas shpalljes sė pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės”, sepse sipas interpretimit tė tyre “1244 nuk e parandalon shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės”(!!!)

Click the image to open in full size.
Shkruan: Sheradin BERISHA

Se ēfarė pengesash ka paraqitur rezoluta 1244 nė aspektin e funksionimit tė “institucioneve tė Kosovės”, kjo tashmė dihet nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės, por edhe nga faktorėt relevant ndėrkombėtarė. Pėr kėto tetė vjet e ca tė administrimit nga UNMIK-u, nė tė vėrtet tė sundimit tė tmerrshėm nė tė gjitha sferat e jetės nga kjo ngrehinė tutorėsh tė KS tė OKB-sė, nė Kosovė janė bėrė shumė eksperimente politike, ekonomike etj etj., ndėrsa “institucionet e Kosovės” edhe pse kishin dalė nga zgjedhjet “verdikti i popullit”, nė kontinuitet do tė demonstrojnė vullnetin dhe gadishmėrinė pėr t“i shėrbyer interesave gjeopolitike - strategjike tė faktorėve tė ndryshėm jashtė Kosovės, se sa vetė qytetarėve tė Kosovės!

Pse ka ndodhur kjo?!
Kjo ka ndodhur, sepse vetė sistemi i administrimit nė Kosovė i ndėrtuar mbi bazėn e rezolutės 1244, prej ku kanė gjeneruar pastaj “korniza kushtetuese”, qindra rregullore e “urdhrash ekzekutiv” etj., kanė bėrė qė gjithė superstruktura pushtetore nė Kosovė (vendore dhe ajo ndėrkombėtare) tė pėrqendrohet tek sovrani UNMIK!

Prandaj, kur kihen parasysh kėto fakte, ėshtė i ēuditshėm, vėrtet shumė i ēuditshėm interpretimi i ekspertėve ligjor tė BE-sė, se rezoluta 1244 nuk e parandaloka shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės (!!!)

Click the image to open in full size.

Sa pėr ilustrim, po i referohem kėsaj rezolute.
Nė pikėn 10 tė rezolutės 1244 tekstualisht thuhet, (po citoi): ”10. Tė autorizojė Sekretarin e Pėrgjithshėm qė me ndihmėn e organizatave pėrkatėse ndėrkombėtare tė vendosė njė prani ndėrkombėtare civile nė Kosovė pėr tė siguruar njė administrim tė pėrkohshėm pėr Kosovėn nėn tė cilin populli i Kosovės tė mund tė gėzojė njė autonomi substanciale brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė, prani qė do tė sigurojė njė administrim kalimtar ndėrkohė qė edhe do tė themelojė institucionet e pėrkohshme demokratike vetėqeverisėse si dhe do tė mbikėqyrė zhvillimin e tyre pėr tė krijuar kushtet pėr njė jetė paqėsore e normale pėr tė gjithė banorėt e Kosovės;”

Pastaj “Aneksi I” i rezolutės 1244 - parimi i gjashtė i G8-tės ndėr tė tjera saktėson (po citoi): “Njė proces politik drejt arritjes sė njė marrėveshjeje pėr njė kuadėr politik tė pėrkohshėm qė do tė sigurojė njė vetėqeverisje substanciale pėr Kosovėn duke marrė plotėsisht parasysh marrėveshjen e Rambujesė dhe parimet e sovranitetit dhe tė integritetit tokėsor qoftė tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, qoftė tė vendeve tė tjera tė rajonit, si dhe ēmilitarizimin e UĒK-sė;”

Ndėrkaq nė parimin 5 tė Aneksi 2 tė kėsaj rezolute thuhet (po citoi): “5. Vendosja e njė administrimi tė pėrkohshėm pėr Kosovėn si pjesė e pranisė ndėrkombėtare civile nė bazė tė tė cilit populli i Kosovės tė mund tė gėzojė njė autonomi substanciale brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė, autonomi qė do tė vendoset nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė...” etj. etj.

Pėr mė tepėr nė kėtė rezolutė specifikohen edhe modalitetet shtesė ( pėr rikthim tė forcave serbe), pėrfshirė kėtu rolin dhe funksionet e personelit jugosllav/serb nė Kosovė, saktėsisht, pėrcaktohen (po citoi): “ Pajisjet qė bashkėshoqėrojnė personelėt qė do tė rikthehen; Referenca e kushteve pėr pėrgjegjėsitė e tyre funksionale; Grafiku kohor i rikthimit tė tyre; Konturimi i zonave gjeografike pėr operacionet e tyre; Rregullat qė qeverisin raportet e tyre me praninė ndėrkombėtare tė sigurisė dhe me misionin ndėrkombėtar civil.”...(!!!) ( Pėr mė tepėr lexoni tė plotė rezolutėn 1244 KĖTU )

Kjo besoj nuk do koment tjetėr.
Pa u futur nė elaborimin e zhvillimeve tė shumta qė kanė ndodhur ditėve tė fundit nė Kosovė dhe rreth saj, me kėtė rast vė nė spikamė vetėm njė ngjarje ogurzezė: hapjen e zyrave nga Qeveria serbe nė Mitrovicėn veriore, nė enklavat e sforcuara serbe ( edhe me pakon e Ahtisarit) si dhe nė Sharr ( ish – Dragash) nga komuniteti goran pro-serb, e cila tregon qartė se kah po shkon Kosova.

Mė 10 dhjetor me rastin e hapjes sė zyrės nė Mitrovicėn veriore, ministri pėr Kosovė nė qeverinė serbe Sllobodan Samarxhiq, pati deklaruar se Serbia do tė “instaloi njė paralelizėm tė plotė institucional nė Kosovė" . Ndaj kėtij veprimi tė qeverisė serbe ka reaguar UNMIK-u dhe zėrat plotėsisht tė mekur tė presidentit Sejdiu dhe kryeministrit tė ri z.Thaēi.

Zėvendėsshefi i UNMIK-ut, Steven Schook, nė njė konferencė tė pėrbashkėt me gazetarė pas takimit me z.Samarxhiq, ka thėnė se “hapja e kėsaj zyre pėr UNMIK-un ėshtė e papranueshme. PSSP-ja mė ka autorizuar tė them se UNMIK-u nuk ka qenė i njoftuar dhe nuk ka dhėnė leje pėr kėtė zyrė. UNMIK-u konsideron se themelimi i Zyrės sė Ministrisė sė Qeverisė sė Serbisė me qėllim qė tė ushtrohen detyrat e ministrisė kėtu, ėshtė nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit dhe pėr kėtė arsye, pėr UNMIK-un ėshtė e papranueshme. Po ashtu, pėrfaqėsuesi special do tė konsultohet me Grupin e Kontaktit dhe me Nju Jorkun, pėr direktivat e mėtejme", pėrfundon z.Schook.

Ky reagim i z. Schook duket sheshit se ėshtė njė reagim tepėr verbal dhe si i tillė i papėrgjegjshėm, pėr vetė faktin se Qeveria serbe nė Kosovė gjatė kėtyre viteve tė pasluftės ka ngritur struktura paralele kriminale nė Kosovė, madje nė sytė e UNMIK-ut dhe asnjėherė nuk ėshtė marrė njė veprim i guximshėm pėr shuarjen e tyre.

Shtrohet pyetja: Pse nuk ėshtė pėrballur seriozisht UNMIK-u me pushtetin paralel tė Serbisė nė Kosovė?!

Pėrgjigjja ėshtė tepėr e thjesht – sepse UNMIK-u ka zbatuar me pėrkushtim pikėrisht obligimet qė dalin nga rezoluta 1244 !!!

Si pėrfundim,
Pavarėsia e Kosovės as qė mund tė imagjinohet me rezolutėn 1244!! Prandaj, me plotė bindje mund tė them se kėta zotėrinjtė ekspertė ligjor tė BE-sė, ja kanė fut kot, krejt kot.

16.12.2007

Paraqet:Sabri Selmani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
bese, ekspertet, fut, kane, kot, krejt, ligjore

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 21:08.




Parajsa Shqiptare