| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rama: Mė lini tė jem Kryetar i Bashkisė dhe tė vazhdoj punėn time Zeri i Amerikes Zgjidhja e krizes se gjate parazgjedhore ne Shqiperi, ka krijuar nje situate te re politike. Ndikimet me te medha po shihen edhe tek koalicioni i majte qe ende nuk i ka perfunduar aleancat elektorale. Por nga shume analiste zgjedhjet e tanishme shihen si nje prove e forte per kryetarin e socialisteve dhe kryetarin e bashkise zotin Edi Rama, i cili duket se do te kete perballe jo vetem rivalin e pritshem demokrat por edhe segmente brenda partise se tij. Per te diskutuar per keto ēeshtje Zeri i Amerikes intervistoi drejtperdrejt ne telefon nga Tirana zotin Edi Rama. Zoti Rama, veē trysnise se aleateve, keto dite ju keni qene nen trysnine edhe te deputeteve, madje ju humbet dhe nje anetar te kryesise, zotin Braēe i cili dha mbreme doreheqjen. Ju keni qene per 18 muaj ne krye te parties socialiste. Si e shpjegoni ju udhekryqin e sotem ne te cilin ndodhet partia juaj? - Se pari, Partia Socialiste nuk ndodhet ne udhekryq, por ecen perpara e sigurte dhe e vetedijshme per forcen e saj dhe njekohesisht per forcen e bashkimit opozitar. Diskutimet jane te natyrshme ne nje process si ky, jo vetem me aleatet, por edhe brenda Partise Socialiste. Eshte fare e natyrshme, qe eksponente te Partise Socialiste te kene dhe te shprehin mendimin e tyre dhe rezultati final do te jete shprehje e te gjithe ketyre mendimeve dhe njekohesisht, do te jete frut i nje debati pasionant, ku mbi te gjitha, eshte interesi i Partise Socialiste dhe i opozites shqiptare, per ti hapur rruge nje ndryshimi te madh dhe nje transformimi rrenjesor ne Shqiperi. Zoti Rama, duket se nje problemi juaj me i madh sot eshte ai brenda Partise Socialiste. Zoti Nano ridoli ne skenen politike duke ju goditur ju politikisht permes nje sere akuzash. Si u pergjigjeni ju qendrimit dhe kritikave te zotit Nano? - Nuk ka asnje problem brenda Partise Socialiste, jua perseris kete dhe ne rast se ka debat, ne rast se ka opinione qe nuk jane ne unison me njera-tjetren, kjo eshte nje pasuri dhe nje vlere e Partise Socialiste, kjo eshte shprehje e nje familjeje politike qe ka unitet ne diversitet. Keshtuqe une do tju ftoja te mos nguteshit dhe te mos i merrnit te gjitha thashethemet qe vijne nga Tirana si te verteta te kulluara dhe njekohesisht do tju ftoja te merrnit pjese ne paraqitjen zyrtare te opozites se bashkuar dhe te kandidateve te saj diten e diele. Te jeni te sigurte, se opozita do te jete kete radhe bashke, per te ardhmen, jo vetem bashke mes partive, por bashke edhe me te gjithe qytetaret e lire te ketij vendi, qe jo vetem qe kerkojne nje Shqiperi te re dhe per Shqiperine e re ka nevoje per nje politike te re. Zoti Rama, megjithate zoti Nano ju akuzoi juve si pergjegjes per humbjen e zgjedhjeve nga socialistet ne 3 korrik te vitit 2005. Si do tiu pergjigjeshit ju ketyre akuzvae direkte te ish-kryetarit Nano? - Une nuk jam ketu per te ushqyer debatin shterpe, por jam ketu per te ushqyer shpresen dhe njekohesisht per te garantuar socialistet dhe shqiptaret, se me Partine Socialiste dhe me kete koalicion opozitar qe ne kemi ndertuar me durim dhe dite pas dite, ne do te jemi ne gjendje qe ti kthejme shqiptareve te gjithe ato garanci qe gjate gjithe kesaj periudhe qeverisjeje te Partise Demokratike, kane humbur, apo jane vene seriozisht ne dyshim dhe njekohesisht, tu japim atyre me shume punesim, me shume rruge, me shume zgjedhje. Zoti Rama, ne shpalljen zyrtare te kandidatures suaj ju nuk e konsideruat si nje rival zotin Olldashi. Pa permendur akuzat e opozites, shume analiste kane shprehur dyshime se 6 vjet ne krye te Bashkise se Tiranes mund ta kene ezauruar imazhin tuaj dhe elektorati mund te ndikohet nga ajo qe quhet "sindroma e lodhjes" me te njejtin politikan. Sa te veshtire e shikoni ju sot garen per mandatin tuaj te 3-te? - Se pari, une nuk e shoh qe ky te jete mendimi i shume analisteve; se dyti, le tja leme popullit te Tiranes te gjykoje dhe se treti, une ju siguroj se kontrata e nenshkruar 6 vjet me pare me qytetaret e Tirane, per nje projekt 9-vjeēar, do te rinovohet edhe per 4 vitet e ardhshme. Zoti Rama, zgjedhjet e 18 shkurtit kane marre nje peshe me te madhe politike se thjesht zgjedhje lokale. Kjo eshte per ju eshte sfida e pare si Kryetar i Partise Socialiste, qe jeni aktualisht. Tirana praktikisht eshte kthyer ne simbol te ketyre zgjedhjeve dhe duket se ju keni vene nje bast te forte me te ardhmen tuaj politike. Ne se humbisni, a do te terhiqeni nga partia? - Le tja leme hipotezat atyre qe jane te papune, apo qe jetojne me trajtimin e hipotezave; une jetoj me punett e perditshme te jetes reale, une jetoj me shqetesimet dhe nevojat e perditshme te kryeqytetit, une jetoj me reformimin e perditshem te Partise Socialiste; une jetoj me kantierin e opozites se bashkuar dhe ju siguroj, se nga fronti im, lajmet jane shume te mira. Zoti Rama, ju permendet pak me pare, programin tuaj 9-vjecar, si Kryetar i Bashkise se Tiranes. Nga ana tjeter ne se fitoni, a do ta mbaroni te gjithe mandatin si Kryetar Bashkie? Kam ketu parasysh zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. A mund t'i jepni elektoratit nje pergjigje te qarte tani, ne se do lini bashkine per te qene deputet, apo do te qendroni jashte edhe ne parlamentin e ardhshem? - Me lini te jem Kryetar i Bashkise dhe te vazhdoj punen time. Eshte nje pune qe jo vetem ka filluar, por ka hyre ne fazen e saj te plotesimit dhe si e tille, eshte nje pune qe ka fituar respektin dhe dashamiresine e qytetareve te Tiranes e nga ana tjeter, eshte nje pune qe une nuk mund ta le pergjysem. Zoti Rama, ardhja juaj ne krye te Partise Socialiste u komentua fillimisht si nje fryme e re, qe do te ndikonte ne uljen e polarizimit politik ne Shqiperi. Por kjo nuk ndodhi. Mosmarreveshjet e javeve te fundit, ishin nje goditje e rende per imazhin e Shqiperise, ashtu siē u pa ne komentet e shume zyrtareve nderkombetare per krizen zgjedhore, Sa pergjegjes e ndjeni ju veten per krizen e fundit politike ne Shqiperi? - Aspak pergjegjes. Perkundrazi jam shume krenare qe ne gjate kesaj periudhe opozitarizmi kemi mundur te kthehemi ne nje barrikade dhe te parandalojme te gjitha sulmet agresive ndaj insittucioneve te pavarura te shtetit te ri dhe te brishte shqiptar, ndaj Kushtetutes se Shqiperise, ndaj atyre standarteve te cilat konsideroheshin te arritura nje here e mire dhe u vune ne pikepyetje per shkak te frymes antidemokratike dhe te raportit problematik me lirite dhe te drejtat e njeriut qe ka kjo qeveri dhe perkatesisht, kryeministri yne simboli i politikes se vjeter dhe te se shkuares.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Une dua qe Edi Rama te jete edhe keto kater vite per kryetar Bashkie sepse dua qe te vazhdoje punimet qe ai ka lene pergjysem. N.q.se e merr z.Olldashi nuk do dije nga ta kapi fillin qe do lere Rama dhe do ta beje lemsh sepse dihet qe gjeja e pare qe te beje Olldashi eshte qe do heqi gjithe punonjesit e bashkise nga puna sepse kane punuar me Ramen (siē veproi edhe ne Ministrine e Brendshme).Pra edhe keto vite duhet Edi Rama ndryshe morem fund dhe nuk do dime se ku do jemi |
|
#3
| ||||
| ||||
| Mua ky Olldashi me duket nje fare hajvani koktrashe qe veshtire me e gjet nji rob aq idiot e spiun e te felliqte por nga ana tjeter eshte veshtire me gjet nje lepirs aq te padenje si ai keshtu qe kjo mi qarteson pak gjerat,sa per poste ai noi faturino n'autobuz merito |
|
#5
| ||||
| ||||
| Shoh se e vleresoni shume edi ramen, eshte per te ardhur keq meqenese ai eshte nje idiot i degjeneruar qe shikon vetem interesat e tij.Nje njeri qe jep leje ndertimi per ēdo centimeter qe eshte akoma bosh ne Tirane dhe qe e ka bere tiranen si germadhe nuk mund mbaje me ate funksion.Por njerezit nuk e kane kuptuar ende se vota per ramen eshte e rrezikshme per shqiperine.Fitorja e rames ne Tirane qe nje hap i madh mbrapa per Shqiperine.
__________________ Get rich or die tryin'! |
|
#6
| ||||
| ||||
| |
|
#7
| ||||
| ||||
| demokratet jane me hajdut se rama se asgje nuk kane rregullu ndonje here per njerezit |
|
#8
| ||||
| ||||
| Si shpjegohet qe shqiptaret mund te pranojne degjenerimin si moral kaq te avancuar jane. |
|
#9
| ||||
| ||||
| SIDO QE TE ISHTE PUNA OSE ME MIR SADO I MIRE E I DREJTE TE ISHTE olldashi PRAP SA TE BEHEJ I PASUR SA RAMA DO TE VIDHTE E DO TE VIDHTE DUKE E LEN TIRANEN SIC ESHT.KESHTU QE ME MIR QE U ZGJODH edi rama PERSERI.DHE TE THEMI TE DREJTEN DERI DIKU edi DHE KA BER DICKA PER TIRANEN. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| bashkise, edi, jem, kryetar, lini, rama |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Edi Rama jeton me rroge. Ja si kane ndryshuar financat e kreut te PS | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 24-11-2007 23:51 |
| Berisha: I pari qė ėshtė blerė pėr zgjedhjen e Topit ėshtė Edi Rama | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 21-11-2007 02:31 |
| Zgjedhjet-Kosove, Edi Rama: Sot po votohet shteti i ri | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 17-11-2007 16:20 |
| Edi Rama kerkon nga Sali Berisha te mbeshtese prokuririne ne hetimin e shperdorimeve | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 14-09-2007 22:40 |