Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Berisha pergatit "gjyqin" ndaj Avokatit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 10-04-2006, 15:01
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Berisha pergatit "gjyqin" ndaj Avokatit

Berisha pėrgatit "gjyqin" ndaj Avokatit

Nesėr nė Kuvend votohet zėvendėsimi nga Komisioni
ROZETA RAPUSHI

Votimi pėr shkarkimin e Spartak
Ngjelės do tė bėhet nesėr i hapur dhe me procedurė tė pėrshpejtuar. Partia Demokratike ka zgjedhur njė mėnyrė mjaft lehtėsuese pėr tė “hequr qafe”, njė prej rebeluesve kryesor tė saj. Burime nga Kuvendi thanė pėr “Gazeta Shqiptare”, se pėr shkarkimin e Ngjelės, PD-ja ka menduar tė pėrdorė mėnyrėn e zėvendėsimit. Pra votimi do tė bėhet vetėm pėr zėvendėsimin e tij nė postin e kryetarit tė komisionit parlamentar tė ligjeve nga Fatos Beja, qė u propozua dy ditė mė parė nė kryesinė e Partisė Demokratike. Me kėtė procedurė, maxhoranca e ka shumė tė thjesht tė bėjė njė votim tė hapur dhe pa shumė probleme, duke u mbrojtur me nenin 21 tė rregullores sė Kuvendit. Nė kėtė nen pėrcaktohet qė zėvendėsimi i anėtarėve tė njė komisioni bėhet me votim tė hapur. Propozimi pėr zėvendėsim bėhet nga kryetari i Kuvendit, pas kėshillimit me kryetarėt e grupeve parlamentare. Por situata nė Kuvend pėr shkarkimin e kryetarit tė komisionit, Ngjela, nuk do tė jetė aq e qetė, duke qenė se njė pjesė e aleatėve tė maxhorancės, janė kundėr largimit tė tij, ndėrkohė qė edhe opozita duket se e mbėshtet dhe do tė vijojė protestat e saj pėr votėn e fshehtė.

Procedura
Si tė mos mjaftonte debati qė do tė zhvillohet tė hėnėn pėr ndryshimin ose jo tė rregullores sė Kuvendit, nė rend tė ditės do tė jetė edhe shkarkimi i kryetarit tė komisionit, Spartak Ngjela. Burime nga Kuvendi konfirmuan dje nė mbrėmje, se shkresa e zėvendėsimit tė avokati nga nėnkryetari i Kuvendit Fatos Beja ėshtė bėrė gati dhe do t’i komunikohet seancės sė tė hėnės nga kryetarja Jozefina Topalli. Mėnyra qė kanė zgjedhur demokratėt qė votimi pėr Ngjelėn do tė jetė i hapur me elektronikė, nuk i lejon asnjė nga deputetėve demokratė qė tė devijojnė nga qėndrimi politik, nė rast se nuk duan ta pėsojnė si Ngjela. Nga diskutimet e bėra dje nė mbrėmje, deputetėt do tė votojnė pėr zėvendėsimin e avokatit, jo direkt pėr shkarkimin e tij. Kėrkesa zyrtare e maxhorancės e cila ka tė drejta tė plota nė bazė tė rregullores qė tė zėvendėsojė kryetarin e komisionit qė i takon asaj, ėshtė e thjeshtė; “zėvendėsim tė kryetarit”. Ndėrkohė qė i gjithė debati politik i zhvilluar mes Kryeministrit Sali Berisha edhe Ngjelės dihet. Pėr numrin njė tė qeverisė, Ngjela ka dalė nga vija politike e duhet ndėshkuar.

Debati
Kėrkesa pėr zėvendėsimin e Spratak Ngjelės nga komisioni i ligjeve, do tė sjellė turbullira tė reja nė Kuvend. Nga njėra anė Partia Socialiste, ashtu siē ka deklaruar edhe mė parė, do tė kėrkojė kthimin e votės sė fshehtė duke pėrmendur bojkotin nėse nuk arrihet konsensusi. Nga ana tjetėr PD do tė kėrkojė tė kalojė me ngulm kėrkesėn e saj pėr zėvendėsimin e Ngjelės, si dhe do tė pėrballet me aleatėt e saj, PDR-PBDNJ-PDK qė do tė votojnė kundėr zėvendėsimit tė avokatit. Pėr Nard Ndokėn, Nikollė Lesin edhe Spiro Peēin, zėvendėsimi i Ngjelės ėshtė njė hap i gabuar qė po ndjek Kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur njė profesionist nė fushėn e tij. Ashtu si Ndoka edhe Peēi, thuajse kanė qenė tė njė mendimi me avokatin kur ai kundėrshtonte si antikushtetuese projektet e qeverisė, si ai pėr ndalimin e skafeve, pjesėmarrjen e publikut nė luftėn kundėr korrupsionit apo legalizimin e zonave informale. Aleatėt ashtu si Ngjela, i kanė quajtur antikushtetues, madje nuk kanė marrė pjesė nė votimin e kėtyre projekteve, duke kėrkuar ndryshime nga qeveria. Kjo pėrputhje do tė reflektohet nė votimin e ditės sė hėnė, qė kėrkohet tė bėhet me shpejtėsi nga PD-ja pėr zėvendėsimin e Ngjelės.


Zėvendėsimi
Fatos Beja ėshtė i pėrzgjedhuri i Partisė Demokratike pėr tė zėvendėsuar nė postin e kryetarit tė komisionit parlamentar tė ligjeve, Spartak Ngjelėn qė u shkarkua me vendim tė kryesisė sė PD-sė dy ditė mė parė.

Pėrcjellja
Kėrkesa pėr zėvendėsimin e Ngjelės e firmosur nga kryetari i grupit parlamentar demokrat Bamir Topi, i kalon kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit do ta prezantojė Bejėn si pasardhės nė seancėn e nesėrme plenare.

Votimi
Pėr zėvendėsimin e Spartak Ngjelės, votimi do tė bėhet ditėn e hėnė. Sipas rregullores sė Kuvendit, ai do tė jetė i hapur me elektronikė dhe mjafton shumica e thjeshtė pėr ta realizuar.

Kundėrshtimet
Aleatėt e Partisė Demokratike, PDR-ja, PDK-ja dhe PBDNJ-ja deklarojnė votėn kundėr shkarkimit tė Ngjelės. Pėr ta avokati ėshtė profesionist dhe kundėrshtimet e bėra nė disa raste pėr projektligjet e qeverisė, janė me vend.

Historia
Ngjela, hapat drejt ēarjes sė madhe?
Dorėheqjen e Spartak Ngjelės nga posti i kryetarit tė komisionit parlamentar tė ligjeve, e kėrkoi disa ditė mė parė nė njė mbledhje tė kryesisė, Kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverisė akuzoi avokatin se po kthehet nė njė nga pengesat kryesore tė maxhorancės, duke kritikuar e kthyer projekte tė rėndėsishme tė qeverisė, si antikushtetuese. “Je i shkarkuar. Nuk ke zbatuar vendimet e grupit, je kthyer nė njė pengesė”, - tha Berisha nė mbledhjen e cila u transkriptua e plotė nga media. Jo tė pakta ishin akuzat e Ngjelės. “Ti je njė komunist, majtist, enverist, qė nuk mė njeh mirė. Nuk jam vetėm”, - tha Ngjela, duke theksuar se ligjet e bėra nga qeveria, janė paēavure dhe antikushtetuese.
Ngjela e akuzoi Berishėn pėr njė qeveri me pėrbėrje komuniste. “Ja po tė them, qė nuk ka rast nė histori qė kundėrshtarin ta mbash nė qeveri dhe liderin politik ta mbash jashtė. Vetėm ti e ke bėrė kėtė, ti e marrė kundėrshtarin tonė mė tė madh, majtist, komunist, enverist jeni tre komunistė nė qeveri, ndėrkohė qė gjithė bota thotė rishikoni komunistėt. Ehu, ne tė kemi toleruar shumė madje, je shumė i toleruar dhe unė kam faj qė tė kam toleruar”, - ka thėnė ai. Reagimi dhe publikimi i bisedės qė u zhvillua me dyer tė mbyllura, bėri qė kryesia e PD-sė tė zhveshė Ngjelėn nga ēdo funksion nė parti.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
avokatit, berisha, gjyqin, pergatit

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Berisha fsheh korrupsionin me presion ndaj aleatėve informuesi Politika shqiptare 0 09-11-2007 16:31
Tė njohim mė mirė Islamin. Muslimani Kurani dhe Jeta 30 07-06-2007 09:53
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 21:22
100 Ditet e Qeverisjes Berisha! Administratori Politika shqiptare 9 26-08-2006 11:19


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:45.




Parajsa Shqiptare