Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

Bamir Topi - Gara ime presidenciale

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 03-06-2007, 16:54
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Bamir Topi - Gara ime presidenciale

Bamir Topi - Gara ime politike
Alqi Kociko
Revista Klan

Bashkebisedim me nenkryetarin demokrat, Bamir Topi. Sa me shume afrohet zgjedhja e presidentit, aq me te ethshme behen komentet dhe kombinimet. Dhe aq me i qete shfaqet ai. Rrefimi i kandidatit demokrat per president te Republikes.

Cdo nene do te deshironte qe biri i tyre te behej nje dite president, por asnjera nuk do qe ai te behet politikan gjate kesaj rruge. Sepse nenave nuk u pelqejne politikanet, e megjithate Xhon Kenedi, autori i kesaj thenieje, i beri te dyja: Edhe politikanin, edhe presidentin. Dhe u pelqeu te gjitheve. Edhe kundershtareve. Nje rast i ngjashem eshte ne pjekje e siper rreth gjysme shekulli me vone dhe mijera kilometra me tej, ne nje vend “mikroskopik” qe nuk ka asgje te perbashket me Shtetet e Bashkuara, pervec miqesise se madhe reciproke. Por afermendsh, Bamir Topi nuk i hyri politikes per t’u bere president. Gjerat rrodhen natyrshem dhe sot mund te thuhet e anasjellta: Kandidon per president, per t’i kontribuar jo vetem politikes se kreshperuar te diteve tona, por mbi te gjitha vendit “mikroskopik”, problemet e te cilit per fat te keq, nuk jane ne te njejtat raporte me siperfaqen.

Nenkryetari i Partise Demokratike dhe kreu i grupit parlamentar, eshte nder politikanet me te kuotuar sot ne Shqiperi, ne mos me i kuotuari. Megjithate, “une jam vetem nje nga kandidatet”, thote ai, duke shfaqur ne pak fjale pikerisht ato cilesi qe e kane bere figuren e tij, te shohe vetem rritje gjate viteve te fundit: Modestine dhe ekuilibrin.
Vonesa prej dy minutash (parkingu i mallkuar) ne takimin me te, te sjell nje avantazh te paparashikuar: Biseda zgjat edhe gjysme ore me shume nga sa ishte rene dakord. Dhe pranon te flase per shumecka. Duke nisur nga zgjedhjet e fundit lokale, analizen per rezultatin e te cilave Partia Demokratike ende nuk e ka kryer ne forume. “Patjeter qe e kam bere nje refleksion te thelle personal”, thote Bamir Topi, drejtuesi politik i fushates se kandidatit demokrat Sokol Olldashi ne Tirane. I cili edhe prej disa zerave te se majtes, ne kete gare konsiderohej si favorit per te fituar bashkine.

Por PD-ja kishte te bente me nje qytet te madh, heterogjen jo vetem demografikisht, por edhe me shume lloje psikologjish e interesash te projektuara ne politike, perballe te cilave, reformat e ndermarra nga qeveria qendrore kerkonin nje periudhe me te gjate kohore per t’u thithur. “Vertet, reagimi i Tiranes qe disi i papritur per ne, por une vleresoj se pati nje moment perplasjeje interesash: Mes te ardhurve dhe shtreses se pronareve, kjo ne rastin e shperndarjes se tapive te reja. Ky moment goditi ndjeshmerite e qytetareve, qe u reflektua ne vote”. Nga ana tjeter, administrimi prej vitesh i 9 njesive bashkiake nga e majta nuk mund te mos merret parasysh si faktor, sidomos ne procesin e pergatitjes se dokumentacionit zgjedhor. Por ne fund te fundit, rezultati i Tiranes, per Topin mbetet nje paradoks.

Megjithate nuk eshte i tille ne syte e Bamir Topit, takimi Berisha-Nano ne Pallatin e Brigadave janarin e kaluar, pikerisht ne kohen kur nenkryetari i PD-se po negocionte me opoziten ne prani te presidentit Moisiu ne Presidence. “Per nje levizje te tille, Berisha ishte konsultuar dhe kishte marre pelqimin e bashkepunetoreve dhe strukturave. Duhet patur parasysh se ne funksion te zgjidhjes se ngercit politik, me nje te majte bllokuese per reformen zgjedhore, cdo levizje duhet te shfrytezohet”. Per Topin ai takim nuk qe sigurisht vendimtar, pasi qene konsultimet e gjata mes paleve politike ato qe sollen dialogun, por te dyja linjat qene sinergjike dhe kontribuan ne arritjen e marreveshjes.
E megjithate, do te ishte gabim ta identifikoje Bamir Topin thjesht me “njeriun qe kerkon te ruaje ekuilibrat”.

As nje vit pas dekretimit te qeverise se pare “Berisha”, ai nuk ngurroi te kritikoje punen e disa ministrave “apatike”, duke kerkuar shpejtimin e ritmit te reformave: Ne fund te fundit, ai parashikoi se kjo do te sillte nje kosto per mazhorancen, e perkthyer ne vota. Por a eshte kabineti i dyte qeveritar ne lartesine e kerkuar? “Ndodh ne cdo qeveri: Jo te gjithe ministrat kane te njejten shpejtesi performance, por ja qe eficenca e qeverise duhet te tregohet brenda nje kohe te caktuar. Nga ana tjeter, riformatimi u diktua edhe nga konjukturat e aleateve politike. Sot eshte heret per gjykim, por duhet pranuar qe bekgraundi i ministrave te rinj eshte i plote”.

Nderkaq, rendesi ka qe debati per ceshtje te ndryshme ne forumet partiake dhe ne Kuvend, te konkludoje ne nje qendrim te perbashket. Sepse asnjehere nuk mund te kete aprovim te plote per gjithcka. Me fjale te tjera, “une debatet i bej aty ku duhen bere, dhe ne fund, si force politike nuk e kemi patur te veshtire te prezantohemi me nje mendim”. Cka nuk e pengon Topin te shpalose megjithate, nje “merak” te tijin. Tema eshte “ligji i pronave”, per te cilin ai nuk ka ndryshuar qendrim, duke kerkuar (dhe duke gjetur) per kete edhe mirekuptimin e kolegeve. “Bindja, formimi dhe paraardhesja e te gjitha qendrimeve te mia politike, mban konstanten e pozicionit tim ne kete ceshtje: Per pronat, vizioni im eshte dhe do te mbetet i ndryshem nga ajo cfare eshte realizuar deri tani”. Qe do te thote se per Bamir Topin, pronat jane arsyetuar me themele te gabuara, qe nga koha e parlamentit te pare pluralist.

Dhe cdo tulle e shtrember ne themel, i pakeson ndjeshem shpresat per nje ndertese te bukur. Qe do te thote se ligjin aktual te pronave, cdo administrate e majte dhe e djathte e ketyre 16 viteve, e ka keqzbatuar, diku me dashje e diku jo. Qe do te thote se edhe ajo mundesi qe jepet per te ndare ate pasuri kombetare qe ende figuron shteterore, sic jane terrenet bregdetare, kthehet ne pamundesi finalizimi; qe do te thote se si rezultat, Shqiperia po perjeton kete kaos pronash ne vend, ku ka spikatur korrupsioni ne formen e vet me klasike.

Topi ndan nderkohe idene e hedhur se fundi nga Sabri Godo dhe te mbeshtetur nga Berisha, per nje parlament me dy dhoma. “Gjithmone, nese vazhdojme me kete ligj mazhoritar me korrektim proporcional. Senati zbut konfliktualitetin ne Kuvend dhe rrit cilesine e ligjeve. Ne sisteme te tjera, ndoshta nuk eshte i nevojshem”.
Pavaresisht se ai nuk shfaq asnje lloj nxitimi apo etheje, per biologun e shnderruar ne politikan, kjo periudhe nuk eshte e zakonshme. Lancimi i emrit te tij si kandidati i mazhorances se djathtes per president te ri te Republikes, nuk erdhi spontanisht. Nxitja dhe rakordimi i mendimeve erdhi jo vetem brenda grupit parlamentar e strukturave te PD-se, por edhe nga aleatet. Pa llogaritur sinjalet apo opinionet “informale” te simpatizanteve. E nese kushtetuta nuk parashikon asnje pike eksplicite per nje “president nga opozita”, eshte e vertete ekzistenca e atij rregulli te pashkruar, qe e do kryetarin e shtetit nje figure qe vjen si fryt i nje mirekuptimi te gjere. Pra, sa i gjere eshte mirekuptimi per Topin?

“Te jesh kandidat, nuk do te thote te jesh president. Pas shifres 84 te votave parlamentare qe hartuesit e kushtetutes vendosen si kusht per zgjedhjen e presidentit, nuk fshihet thjesht nje numer. Kjo presupozon nje konsensus te gjere, dhe jam i bindur se ne Kuvend, do mbizoteroje nje figure, linjat kontestuese ndaj te ciles nuk do ta permbysnin dot 3/5 e Kuvendit”.

Por pas kesaj gjeegjeze, sa afer eshte Bamir Topi, atyre votave plus qe u shtohen deputeteve te djathte dhe aleateve per te arritur numrin magjik 84? Sigurisht, ai nuk mund ta zbuloje kete kaq heret, por eshte i sigurte se “edhe mes deputeteve te opozites, jam i bindur se ka njerez qe nuk u rri mendja vetem tek zgjedhjet e parakohshme, perkundrazi”. Realiteti i politikes shqiptare, megjithate, nuk i ka shanset te prodhoje nje figure kaq idealisht konsensuale, sa te mos vihej ne diskutim ceshtja e votave ne Kuvend. Per me teper qe nuk mungojne edhe mendjet qe, te zhytura ne nje fryme negativizmi, kundershtojne gjithcka vetem per hir te kundershtimit.

Nje sekonde. Por kandidatura e Fatos Nanos, per te cilin u komentua gjere e gjate se ka mbeshtetjen e fshehte te kryeministrit, njeheresh kreu i PD-se Berisha? Sa e vertete eshte teoria e konspiracionit qe e sheh Bamir Topin te kandiduar enkas nga Berisha, per ta eliminuar si rival brenda PD-se? Topi, pa permendur emra, thekson se s’ka ndermend te kryeje kalkulimet e te tjereve, por ai sheh dicka qe ne fakt e shohin te gjithe: Ne kushtet kur mbeshtetja ndaj Nanos mungon edhe nga forca e tij politike, do te ishte paradoks qe 70 e kusur vota, ai t’i fitonte “pikerisht nga ajo e djathte, qe per me shume se cdo gje tjeter, ka artikuluar me ze te larte akuza te njepasnjeshme ndaj nje qeverisjeje dhe nje sistemi korruptiv, qe ka qene i tille per gjithe opinionin publik”. Epo ne analize te fundit, zgjedhjet PD-ja i fitoi vetem ne saje te ekspozimit te ketij sistemi.
Sa per Berishen, “marredheniet tona jane politike dhe njerezore. Ky perfundim vjen natyrshem, kur analizoj bashkepunimin tone afatgjate.

Qe do te thote se edhe kur mendimi ka qene i ndryshem, vendimmarrjet kane qene kolegjiale”. Dhe qofte jashte apo brenda politikes, Topi vlereson shume lart kapacitetin intelektual te drejtuesit historik te PD-se, me te cilin ndan me deshire mendime dhe opinione per shume fusha te jetes, nder te cilat politika eshte vetem nje pjese e te teres. Por garat nuk po pervijohen vetem ne horizontin e Kuvendit. Strukturat e Partise Demokratike presin te reformohen, proces qe duket se eshte shtyre per pas zgjidhjes se “meselese” presidenciale, me te cilen lidhet edhe vazhdimesia ose jo e qendrimit ne pushtet. A ka te beje zgjedhja ose jo e Topit president, me hapin e dyte, ate te freskimit te strukturave te PD-se? “Momenti i presidentit nuk mund te anashkalohet, por ndryshimet ne PD nuk percaktohen nga kjo ngjarje”.

E sigurte eshte se ndryshime do te kete, dhe sinjalet nisen me lajmin se ish themeluesi dhe shefi i kabinetit te kryeministrit Berisha, Arben Imami, synon sekretarin e pergjithshem te PD-se, qe deri me sot mbahet nga ministri i Financave Ridvan Bode; hap ky i pritur keq nga disa deputete, perfshire kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Per Topin, rendesi ka te respektohen parimet e pjesemarrjes ne garat demokratike, qe nuk duhet t’i mohohen askujt. Qe nga ai moment, suksesi ose jo varet nga lobingu, mbeshtetja, bindja e te tjereve per figuren e kandidatit e te gjitha bashke, te shprehura ne vote. E duke folur per te gjitha keto elemente, sa e gjen Bamir Topi veten, ne nje deshire te artikuluar tashme prej shumekujt si kryetar i ardhshem i PD-se? “Shiko, kam te ngulitur nje parim qe prej kohrave te rinise sime sportive: Mendohem shume, por nese vendos te marr pjese ne nje gare, (sigurisht me rregulla te qarta loje) nuk hyj per te dale i dyti apo i treti; atehere perqendrohem aty. Dhe gara ime tani eshte e qarte”. Sigurisht, eshte gara presidenciale.

E cila pret te zevendesoje kryetarin aktual te Shtetit, Alfred Moisiu, marredheniet institucionale te Topit me te cilin, kane qene te kushtezuara nga pozicionimet e ndryshme. “Por mund te them se kemi patur nje bashkepunim korrekt dhe njerezor. Tek ky element i dyte, afermendsh qe marredhenies sone s’mund t’i jap nota negative”.
Gara presidenciale nderkohe, nuk eshte shume larg, perkundrazi. A do te kete presidenti i ardhshem i vendit, emrin Bamir Topi? Vete ai ka besim tek kjo gjase. Por politika eshte e paparashikueshme shpeshhere, dhe ne Tirane ky tipar shumefishohet. Te papriturat e saj i ka provuar edhe nje tjeter president amerikan, kete here konservator. Quhej Ronald Regan dhe sipas tij, “politika thone se eshte profesioni i dyte me i vjeter ne bote. Mesa kam pare une, ngjan shume me te parin”.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Bamir-Topi.jpg (22.2 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg sali-berisha_bamir-topi.jpg (150.6 KB, 1 vezhgime)
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
bamir, gara, ime, presidenciale, topi

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Bamir Topi: Kosova drejt procesit te pakthyeshem te pavaresise informuesi Politika shqiptare 0 28-11-2007 23:00
Bamir Topi: Ekzistojnė tė gjitha mundėsitė pėr njė ftesė nė Bukuresht informuesi Politika shqiptare 0 20-10-2007 20:50
Bamir Topi pret delegacionin e Parlamentit Europian informuesi Shtypi i dites 0 09-10-2007 04:09
Bamir Topi: Politika tė drejtojė reformėn nė drejtėsi informuesi Politika shqiptare 0 05-10-2007 15:05
Topi ēmon qendrimet e Hungarise ne mbeshtetje te Paketes Ahtisari informuesi Politika shqiptare 0 20-09-2007 03:14


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:24.




Parajsa Shqiptare