Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

17 vjet me barceleta...

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 23-05-2007, 11:50
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 140
Kryesore 17 vjet me barceleta...

17 VJET ME BARCELETA PĖR PAVARĖSINĖ!


Click the image to open in full size.
Mehmet Bislimi


Njė nėnė kishte pasur tre djem. Sa zgjoheshin nė mėngjes, djali i madh thoshte: Sot do tė bie shi, i dyti thoshte se do tė jetė mot me diell, i treti ia priste se do tė mbajė vrenjtur!...
Pa dyshim se njeri nga kėta ēunat e hallės ia qėllonte tė dhėnave “sinoptike”, prandaj halla krekosej poshtė e lartė duke thėnė se mė tė menēur se djemtė e saj nuk kishte nė ato rrethe!

Kjo barceletė sa e vjetėr aq edhe shterpė, fatkeqėsisht nuk e ka humbur aktualitetin as sot e gjithė ditėn edhe pas 17 vitesh qė e kam dėgjuar?! Fatkeqėsisht barceleta tė tilla pėr 17 vite u krijuan plot qė dikė e bėnė tė qeshet e tė tjerėt tė vajtojnė pėr fatin e tyre tė pazgjidhur. Barceletė shumė e hidhur si kjo ishte ajo e “pavarėsisė formale tė Kosovės” qė ishte njė mjegull e dendur pėr shqiptarėt. Bijtė e “hallės” tė shkapėrderdhur e me qėndrime tė pa harmonizuara, madje edhe qesharake, dhanė dhe vazhdojnė tė japin mė shumė prognoza se sa pėrshkrime tė realitetit.

Nga grupi i Unitetit, ka disa ditė qė pėrsėritėt refreni i njė rutine, tashmė aq tė pakripė se zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė vetėm ēėshtje muajsh!... Nga ana tjetėr, Kryeministri i Kosovės zoti Ēeku, shkoi edhe mė larg duke thėnė se ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė ēėshtje javėsh!...Ndėrkaq Kryetari Sejdiu para pak dite, shkurt, qartė e shqip tha: “Nuk e di se kur, por Kosova do ta fitoj pavarėsinė njė ditė!!!..

Nuk duhet ndonjė filozofi e veēantė pėr tė parė mjerimin e elitės sonė politike qė udhėheqė institucionet e vendit e qė nė fakt nuk ėshtė e ndėrgjegjshme pėr pėrgjegjėsinė qė ka marrė mbi supet e veta para popullit tonė dhe pas sakrificave tė vazhdueshme tė tij. Elita jonė vuan nga mungesa e sensit diplomatik, nga mungesa e pragmatizmit politik e ēka jo!? Ndryshe, deklaratat e tilla tė pamatura, naive e tė pa menduara mirė, madje shumė larg realitetit politik, nė Kosovė mund tė dėgjosh vetėm nga falltaret e shumta qė sot veprojnė atje pėr tė gėnjyer dikė, qėllimi i thjeshtė; sa pėr tė zhvatur ndonjė lekė!

Pėr lexuesin dhe qytetarin naiv, thėnė mė butė tė padjallėzuar, qė politikėn e sheh vetėm nga prizmi objektiv, duket se ēdo gjė ėshtė e kryer dhe ėshtė nė rregull. Pavarėsia po vjen pėr disa javė. Nėse jo atėherė do tė vjen pėr disa muaj. Nėse jo edhe kėtė herė, mbase edhe nuk i dihet se kur, por se do tė vjen pa dyshim siē e tha edhe kryetari i Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu!
Nuk e besoj se populli ynė, por edhe mė gjerė tė jetė dėgjuar ndonjė herė njė mendim kaq i “pjekur” politik, pėr tė mos thėnė axhamillėk i madh politik! Pra, sipas Kryetarit, Kosova do tė bėhet e pavarur, pas 1 viti ta zėmė, pas 5 viteve, apo pas 10 e 20 vitesh! Qėllimi ėshtė se ajo tė jetė e pavarur, nuk e dimė se kur, por kjo s’ka rėndėsi. Njė ditė do tė ndodhi, dhe ditė tė zotit ka mjaft, sa tė duash?!...

Nė fakt kėtu qėllimi ėshtė mė thellė sė ē’duket nė sipėrfaqe. Me tė tilla barceleta Kosova dhe populli i saj po mashtrohen, duke krijuar iluzione tė rrejshme brenda konceptit tė njė shoqėrie, qė pėr ironi tė fatit nuk i vė nė pah dilemat para sprovave kontestuese nė kohė! Njerėzit e pushtetit, bijtė e “hallės”, pėr ēdo mbrėmje pėrmes mjeteve tė informimit i drejtohen popullit tamam si bijtė e barceletės qė e thamė nė fillim. Pavarėsia ėshtė vetėm ēėshtje kohe, thonė ata, por konstalacioni kohė nuk ka asnjė limit nė logjikėn e tyre. Koha tek ata nuk matet as me orė, as me ditė, as me muaj, as me vite...

Qysh nė vitin e kaluar, tė gjithė njerėzit e politikės, pa pėrjashtim u binden krejt nė mėnyrė naive se pakoja e Ahtisarit do tė sjellė zgjidhjen e statusit dhe pavarėsinė e Kosovės e bashkė me tė edhe zgjidhjen e shumė problemeve tjera tė pazgjidhura. Madje u tha se do bėhet brenda tetorit. Iku edhe tetori dhe erdhėn njėri pas tjetrit nėntori, dhjetori, janari, shkurti... Jemi nė fund tė majit, dhe dje ishte nė shtyp se ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhet nga fundi i qershorit por kishte edhe zėra tė analistėve tė ndryshėm se kjo ēėshtje madje mund tė shtyhej edhe mė shumė se pėr dy tri vite!... Kėshtu tė gėnjyer u rrokullisėn 17 vite, qė nga shpallja e pavarėsisė dhe e kushtetutės sė Kaēanikut , qė edhe ajo mbeti jo mė shumė se njė barceletė deri me sot. 17 vite tė pavarėsisė dhe njėkohėsisht 17 vite duke pritur pavarėsinė, e qė po kaq vite duke negociua pėr te, ku ta gjejmė edhe njė analogji si kjo?!...

Nga ana tjetėr Tadiēi, kryetari serb pėr tė pėrditshmen gjermane: “Frankfurter allgemeine cajtung” tha: “ Kosova ėshtė njė katror i vėrtetė dominoje, kėshtu qė pavarėsia e saj do tė mund tė nxiste shumė konflikte nė rajonin e Detit tė Zi!”...
Nga elita jonė politike, nuk i ra askush “domino” Tadiēit e t’i thoshte se tė gjitha shtetet e lira qė njihen deri me sot nė botė, historikisht nuk kanė sjellė konflikte. Shtetet e lira, botės i kanė sjellė paqe, civilizim dhe zhvillim. E pa kontestuar nė as njė formė, qėndron teza filozofike se qė nga antika e deri me sot, konflikte e luftėra kanė sjellė vetėm shtetet gllabėruese e grabitqare. Prandaj, deklaratat e liderėve serbė se Kosova e lirė sjell konflikte, janė sa qesharake, po aq edhe absurde, janė krejtėsisht jashtė kontestit histori e filozofike. Thjeshtė kjo ėshtė mė shumė se gjuhė force, qė pushtetarėt Serb edhe nė tė kaluarėn nėn kėtė pretekst i kanė dhėnė vetės tė drejt pėr veprime tė njėanshme pėr para botės!
Faktet historike vėrtetojnė tė kundėrtėn: pėrderisa Kosova tė jetė e robėruar, vatra e konfliktit ėshtė e ndezur pėrherė... dhe atė jo vetėm nė rajonin e Detit tė Zi, por edhe tė detit Adriatik, madje edhe nė Paqėsor e Atlantik!.... Kėtė duhet ta di Serbia dhe e mbarė bota se Kosova nuk do tė pajtohet kurrė me robėrinė.

Kosova kurrė nuk ėshtė pajtuar me robėrinė edhe pse ėshtė prerė e vrarė, djegur e masakruar, qė mė 1878 e mė herėt, mė 1912 ’13 ’18 ’39 ’41 ’43 ’45 ’53 ’56 ’68 ’81 ‘88’ 89 e deri tek ditėt e UĒK-sė. Nuk kam dėgjuar deri mė tani njė konstatim kaq absurd se nėse njė popull fiton lirinė, ai krijon konflikt!? Kėtė mund ta dėgjojmė vetėm nga gjuha urrejtėse e elitės politike serbe, prandaj habit fakti pėrse serbėt nuk po pushtojnė shtetet e lira si Slloveninė, Kroacinė, Maqedoninė, Malin e Zi, etj. Ngase, gjithnjė sipas tezės serbe, kėto shtete tė lira mund tė sjellin konflikte tė reja nė rajon e mė gjerė!? Historia si mėsuese e mirė e tė tashmes dhe sė ardhmes na thotė se shtetet grabitqare me sistemet e tyre diktatoriale e totalitare janė ato qė krijojnė konflikte, por jo edhe popujt e shtetet e lira.

Po kėshtu, edhe kreu tjetėr i Serbisė Koshtunica deklaroi nė mėnyrė decidive se:” Serbia nuk do tė heq dorė nga Kosova as me kushtin e anėtarėsimin tė saj nė Bashkėsinė Evropiane!” Pėr popullin shqiptar, deklaratat e tilla nuk duhet tė kalojnė pa shqetėsim, pėrderisa Evropa e ka pranuar Koshtunicėn pėr kryeministėr tė Serbisė, duke u pozuar me kallashnikov nė dorė derisa Kosova masakrohej! Fatkeqėsisht nė shumė rast, leshi kishte rėnė nė veshėt e Evropės dhe nė heshtje miraton lojėn e saj me radikalin Nikoliq, me kriminelet Karagjiq e Mladiq!

Nėse kėshtu qenka, dhe nėse nė Kosovė ligji themelor bazohet nė konceptet e demokracive pro perėndimore, prapa tė cilit qėndron sovrani popull, atėherė edhe elita jonė e stėrkequr politike, domosdoshmėrish do duhej tė thotė, po aq decidivisht se: Edhe populli shqiptar nuk do tė heq dorė nga liria e vet, me asnjė ēmim, madje as me ēmimin e njė pėrgjakje tė re e tė imponueshme nga regjimi hegjemonist serb!Ne po i kontribuojmė paqes, por urtėsia jonė nuk duhet tė keqpėrdoret siē u keqpėrdor e u keqkuptua deri me sot. Populli shqiptar ėshtė i gatshėm qė ta mbrojė lirinė e vet dhe pikė! Kjo duhet thėnė hapur e qartė.

Njė njeri mbase mund ta mashtrosh pėr ca kohė, por njė popull tė tėrė nuk mund ta mashtrosh pėrgjithmonė. Nė fakt nė Kosovė, ka kaluar shumė kohė qė premtimi pėr pavarėsi po hiqet zvarrė e po rrokulliste nga viti nė vit, dhe populli ynė priti me dinjitet deri nė atė shkallė qė nuk kishte se ku tė shkoj mė... Tani mbas luftės sė UĒK-sė, kaluan rreth 8 vite, nė pritje tė pavarėsisė, tė shtetit qė nė fund tė fundit e kemi fituar me luftė e gjak, pa dyshim se edhe me ndihmėn e ēmuar tė aleatėve tanė; atėherė shtrohen pyetjet e logjikshme: Kė presim? Ēka presim? Pėrse presim? Deri kur duhet tė presim? A po i duket fundi pritjes sonė?...

Kjo pritje po vret durimin e dinjitetshėm tė popullit tonė tė mirė e atdhedashės, po vret qenien e tij, po vret besimin e tij nė njė tė ardhme mė tė mirė, po vret sakrificat e tij mė sublime qė e bėri pėr lirinė e vendit tė vet, mė thjesht po vret pritjen 8 vjeēare tė pasluftės dhe krejt nė fund ky popull njė ditė nuk do tė pres mė, ngase nuk ka se ēka tė pres mė, nga se nuk ka ēka tė humbas mė! Po e pėrsėrisim: nėse prapa ligjit tė demokracisė qėndron sovrani popull, atėherė elita jonė politike, do duhej ta thotė realitetin popullit tė vet pėr ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit tė Kosovės. Pėrballja me realitetin me kohė nuk ėshtė zhgėnjim, madje ėshtė guxim qė populli tė sqarohet drejt e tė mos joshet me mashtrime e premtime boshe. Zhgėnjimi mė i madh qėndron mu nė faktin e fshehjes sė realitetit jo edhe shumė tė kėnaqshėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės.
Barceleta se Kosova do tė jetė e pavarur njė ditė, por nuk e di se kur, ėshtė mė shumė se tallje me sovranin popull zoti President!


Pėrgatiti:Sabri Selmani
Gjermani
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 01-06-2007, 12:39
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 140
Kryesore

Ėshtė duke u harxhuar energji e edhe para nė punė tė kota, gjoja tė lobimit pėr pavarėsinė nė shtete qė askush nuk i pyet pėr asgjė. Nė vend se tashmė tė ishin tė gatshme Kushtetuta, simbolet shtetėrore, himni i Kosovės dhe projekti i buxhetit pėr vitin e ardhshėm kalendarik, kur Kosova pritet tė jetė njė shtet mė vete, opinioni bombardohet me deklarata qesharake tė zyrtarėve tė Kosovės, tė cilėt flasin si me qenė zėdhėnės tė administratės amerikane.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 08-06-2007, 08:18
Minifotoja e anetarit butterfly88
Veteran/e
 
Reg: 14-04-07
Lokalizimi: Itali
Postime: 97
Kryesore

nese presidenti i ardhshem eshte A. Moisiu apo F. Nano betohem qe une do jem e para vajze shqiptare qe do heq nenshtetesine shqipatre per te marre nje tjeter kombesi. se ne shqiperi flitet shume por veprohet pake, dhe mua me vjen shume keq qe vendi im me 3 milion banor nuk ka arritur akoma te vendos demokraci ne keto 17 vjet. pas 5-6 vjetesh do hyj une ne politikenb shqiptare per te tentuar te pakten te rregulloj ate cka nuk eshte bere gjate gjith keto vitesh.
__________________
don't worry about the people in your past: there is a reason they didn't make it to your future
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
barceleta, vjet

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Berisha nė tre vjet qeverisje trefishoi varfėrinė e shqiptarėve informuesi Ekonomia Shqiptare 0 16-03-2008 04:22
Denohet me 12 vjet burg i akuzuari per perdhunim, Tollia informuesi Shtypi i dites 0 25-10-2007 21:10
Kroaci, Nje serb denohet me 10 vjet per krime lufte informuesi Arena Nderkombetare 0 12-10-2007 06:47
Si i denoi Mehmet Shehu "Bitėllsat" e Pogradecit Administratori Historia 0 27-04-2006 14:52
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 02:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:15.




Parajsa Shqiptare