Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Politika shqiptare

100 Ditet e Qeverisjes Berisha!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-01-2006, 22:58
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
100 Ditet e Qeverisjes Berisha!

100 ditėt
e qeverisjes Berisha

Gracka mediatike, qė askush nuk mundi t’i shpėtonte

Pas 100 ditėve tė para tė qeverisjes sė mazhorancės sė re, debati mbi ndryshimin u bė shumė i ashpėr, i mediatizuar nė ekstrem dhe pėrfshiu tėrė opinionin publik, me analiza, komente, lavdėrime dhe kundėrshtime, intervista, faqe tė tėra gazetash dhe orė pafund transmetimesh televizive.

“Koha pėr ndryshim” - slogani i opozitės sė dikurshme nė fushatėn e shkuar elektorale u ėshtė ngulitur aq shumė tė gjithėve sa shumėkush e ka humbur edhe konceptin e vėrtetė tė saj. Ndyshime tė mėdha qė kapnin ēdo sektor tė shtetit u premtuan dhe u besuan po tė kemi parasysh fitoren e ish opozitės. Shqiptarėt, pa u menduar shumė se do tė ishte njė premtim pėr tu realizuar, e besuan kėtė slogan dhe votuan pėr tė. Shkurt kėrkonin ndryshimin. Pas 100 ditėve tė para tė qeverisjes sė mazhorancės sė re, debati mbi ndryshimin u bė shumė i ashpėr, i mediatizuar nė ekstrem dhe pėrfshiu tėrė opinionin publik, me analiza, komente, lavdėrime dhe kundėrshtime, intervista, faqe tė tėra gazetash dhe orė pafund transmetimesh televizive.

Dhe kjo e gjitha vetėm pėr 100 ditė qeverisje, thua se ditėn e 101-tė do tė zhvilloheshin zgjedhje tė reja parlamentare. Njė debat i denjė pėr njė fushatė elektorale.
Ėshtė e rėndėsishme qė para se tė analizohen “pro”-tė dhe “kundra”-t e kėtyre tre muajve tė pare, tė theksohet njė fakt i cili pėrbėn njė fenomen tė ri tė politikės shqiptare, i pa precendentė. Nė asnjė qeveri shqiptare, qė nga rėnia e komunizmit, nuk kemi hasur njė fenomen tė tillė mediatik, ku si mazhoranca, ashtu dhe opozita t’i mėshojnė fort argumentave dhe kundėrargumentave tė tyre nė lidhje me suksesin apo dėshtimin e 100 ditėve. Pėr tė qėnė nė mėnyrė skrupuloze tė saktė, duhet tė pėrmendim faktin se kjo distancė kohore pune bėri qė Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, tė jepte pas 100 ditėve punė, konferencėn e parė pėr shtyp tė tijėn, por qė u mirėprit nga mediat, tė cilat i kushtuan hapėsira tė mėdha punės sė Presidentit dhe duke qenė se nuk pati kundėrshtime apo debate, mund edhe tė mos e marrim nė konsideratė atė propagandė mediatike tė institucionit tė Presidentit.
Ajo qė ēudit me risinė e saj ėshtė fakti se propaganda e Qeverisė Berisha, e cila u pėrpoq tė publicizojė arritjet e saj gjatė tre muajve tė parė tė punės, pati njė kundėrpublicitet tė opozitės sė majtė, shumė tė stėrholluar dhe mirė tė organizuar, por qė i kaloi kufijtė e njė logjike mediatike pėr arsye tė ekzagjerimit tė saj. Opozita e sotme pėrdori njė fushatė tė mirėfilltė, e cila kishte si qėllim bindjen e opinionit publik pėr dėshtimin e kėtyre tre muajve qeverisjeje dhe rrėnjosjen e mendimit, jo aq tė “dėshtimit”, sesa tė “mashtrimit” nėpėrmjet mosmbajtjes sė premtive elektorale, duke analizuar njė mė njė ēdo frazė tė premtimit elektoral tė koalicionit politik, qė sot ka pushtetin dhe sidomos ndaj partisė kryesore tė saj, PD-sė.

Dalja e kryetarit tė ri tė PS-sė, Edi Rama nė konferencė shtypi pėr tė diskredituar tre muaj qeverisje, ku nė sond tė binte nė sy njė faqe e tėrė posterash tė mirėpėrgatitur, ku shkruhej nė mėnyrė tė dukshme “100 NETĖT E QEVERISĖ”, mund tė quhet e ekzagjeruar. Dhe si gjithmonė, kur gjėrat ekzagjerohen, ato mund tė sjellin edhe efektin e kundėrt dhe pse i konceptuar hollėsisht nė detaje pėr tu admiruar nga ekspertėt e “Pi Arėve” ( P.R.-Public Relations; shqip- Marrėdhėniet Publike) duke marrė konkretisht nė shqyrtim ēdo frazė tė premtimit elektoral. Por ajo qė nuk bindte ishte se, pavarėsisht faktit se ishin apo jo tė drejta kritikat, asnjė nuk mund tė mohonte se bėhej fjalė vetėm pėr 100 ditė, pra vetėm tre muaj dhe jo pėr 48 muaj, aq sa normalisht ėshtė mandati qeverisės gjatė tė cilit mund tė thuhet se qeveria i realizoi apo jo premtimet e saj tė paraqitura nė programin politik tė fushatės elektorale. Madje mund tė thuhet qė, nėse nė publicitetin antiqeverisės, sikur numri “100” i shkruar me tė mėdha e nė plan tė pare (qė mos t’i humbiste vėmendjes sė askujt) tė mos ishte fare, mund tė thuhet bindshėm se kritika opozitare do tė kishte patur mė shumė efekt. E nė tė vėrtetė kjo kritikė nuk arriti tė bindtte as opinionbėrėsit nė Shqipėri, pavarėsisht kritikave, qė ata mund tė kishin dhe ti shprehnin pa rezerva.

“Pro” dhe “kundėr”
Qeveria, pėr tė argumentuar suksesin e saj, publikon njė listė tė gjatė arritjesh nė punėn e 100 ditėve, lidhur me administratėn, ekonominė, arsimin, drejtėsinė antikorrupsionin e rendin. Kėsaj liste i pėrgjigjet njė tjetėr e opozitės sė majtė, e cila rendit pikat e dėshtimit tė qeverisė sė djathtė dhe i quan ato “100 netė qeverisje”.
Premtimin kryesor elektoral i PD-sė pėr krijimin e njė qeverie tė vogėl, vetėm me 14 ministri dhe reduktimin tepėr tė ndjeshėm tė shpenzimeve qeveritare, mund tė thuhet se e realizoi bindshėm. Nga njė qeveri e fryrė tejmase pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria, me shumė ministri dhe me njė administratė gjigande nėnpunėsish, e cila mė tepėr sesa pėr efikasitet administrativ tė jepte pėrshtypjen se, ishte krijuar pėr kėnaqjen e miqve dhe bashkėpunėtorėve me poste politike (dhe kjo ėshtė afėrmendsh, po tė mendosh peripecitė e shumta qė qeverisja socialiste ka kaluar, tė shkaktuara kėto nga pėrplasje tė brendshme klanesh dhe interesash tė mėdha, pėr tė patur mbėshtetjen brenda partisė sė mazhorancės sė mėparshme), kemi njė qeveri shumė mė tė reduktuar. Nuk ka mė njė Ministri tė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, por kjo ėshtė shkrirė mė ish Ministrinė e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, nė njė ministri tė vetme: atė tė Turizmit dhe Kulturės. Po kėshtu ish Ministria e Industrisė dhe Energjitikės, pėr njė vend si ky yni, me njė industri tė papėrfillshme u konsiderua e panevojshme.

Kjo u bashkua mė atė tė Ekonomisė duke krijuar Ministrinė e Ekonomisė, Tregėtisė dhe Energjitikės. Dhe kjo ėshtė mėse e kuptueshme, derisa ka njė administratė tė tėrė tė Kesh-it. Nuk ka mė njė Ministri Rendi dhe njė tė Pushtetit Lokal, por ato janė shkrirė nė njė tė vetme, e cila nė qeverinė e re quhet Ministria e Brendshme, duke ndjekur kėshtu eksperiencėn e vendeve perėndimore. Po ashtu, nuk ka mė edhe Ministra Shteti, tė cilėt pėrveē vetes dhe njė apo dy sekretareve, kishin vetėm emrin dhe statusin e ministrit.

Reforma nė administratė e cila synon tė shkurtojė njė numėr tepėr tė madh nėnpunėsish, rreth 2000 vetė, ėshtė njė nga premtimet elektorale, qė pritet tė realizohet nė muajt e parė tė 2006, nėpėrmjet njė ligji tė posaēėm tė qeverisė. Kjo, jo vetėm qė do tė shkurtojė nė mėnyrė dukshme shpenzimet pėr tė mbajtur njė administratė tė tejfryrė pėr njė vend tė vogėl si Shqipėria, por do tė ndikojė drejtpėrdrejt tek qytetarėt, duke ulur burokracinė anadollake qė ne kemi patur, pėr pasojė reduktimin e endjes sė qytetarėve nėpėr zyra e drejtori tė pafundme.

Reduktimi i shpezimeve qeveritare nuk do tė realizohet vetėm nėpėrmjet shkurtimit tė numrit tė lartė tė nėnpunėsve shtetėrore, por edhe nėpėrmjet zvogėlimit tė ndjeshėm tė fondeve, qė do t’u akordohen institucioneve, tė cilat shkojnė nga 30% pėr institucionet e pavarura kushtetuese, deri nė 65% nė disa ministri, si dhe nė Kėshillin e Ministrave. Po ashtu, ėshtė ulur ndjeshėm edhe fondi i Presidentit tė Republikės, i cili gjatė viteve tė para qė pėrkonin me qeverisjen socialiste rritej konsiderueshėm nga viti nė vit.
Kėshtu, zyrtarėt shqiptarė nuk do tė kenė mė mundėsi pėr tė abuzuar me shpenzime marramendėse tė karbuarantit, tė telefonave tė zyrave, tė celularėve, tė dietave dhe tė udhėtime jashtė shtetit, tė shumta nė numėr. Kėto tė fundit mė shumė sesa shėrbime tė domosdoshme pune ishin udhėtime turistike, rendje pas ēdo ftese apo justifikimi pėr tė fluturuar si nė Europė, ashtu edhe nė vende nga mė tė ēuditshmet.
Dhe kėto nė mėnyrė tė padiskutueshme do tė ndikojnė edhe nė portofolet e shqiptarėve, tė cilėt janė jo pak tė ndjeshėm ndaj luksit, qė i lejojnė vetės pushtetarėt dhe qė i shikojnė taksat, qė ata paguajnė, jo mė si shpenzime tė kota, por si njė rritje tė investimeve publike.

Nė sektorin e ekonomisė, pėrveē miratimit tė buxhetit pėr vitin 2006, qeveria e re demokrate krenohet edhe pėr rritjen drastike tė tė ardhurave nga doganat dhe administrata tatimore pėrmes luftės ndaj evazionit nė dogana e tatime. Bllokimi i anijes”Pamissos” me 2 mijė ton vaj luledielli pėr llogari tė kompanisė “Olim”, me arsyen e mospagesės nga ana e firmės private, tė njė borxhi prej 2.7 milionė dollarė, shumė i diskutueshėm nė vetvete si mjet pėr zgjidhjen e problemit, ishte mė tepėr njė show mediatik pėr tu treguar firmave tė mėdha tė biznesit se, mbaroi koha e borxheve dhe e evazioneve fiskale, gjė qė mund tė thuhet se ka patur rezultatin e duhur po tė shikojmė rritjen e ndjeshme tė tė ardhurave fiskale gjatė kėtyre tre muajve, fakt i pakundėrshtueshėm edhe nga socialistėt, tė cilėt kanė heshtur nė kundėrargumentat e tyre, nė lidhje me kėtė pikė.

Pėrgjysmimi i taksės sė biznesit tė vogėl ishte njė realizim tjetėr i njė premtimi elektoral tė bujshėm, edhe pse FMN dhe Banka Botėrore u treguan skeptike, pėr faktin se nuk ishin konsultuar mė parė pėr pasojat qė ulja e kėsaj takse do tė kishte mbi buxhetin. Por, sipas burime qeveritare ulja e kėsaj takse, ka shtuar numrin e bizneseve tė vegjėl qė janė regjistruar dhe nėse kjo rritje do tė jetė e konsiderueshme mund ta bėjė pothuaj tė papėrfillshėm ndikimin e taksės nė buxhet. Po kėshtu u mirėprit nga opinioni publik edhe anullimi i kontratės abuzive tė shitjes sė Albtelekomit, kontratė kjo skandaloze pėr ēmimin e ulėt tė shitjes sė ndėrmarrjes mė tė madhe shtetėrore, nga tė vetmet qė i kishin shpėtuar privatizimit.

Opozita socialiste ka kritikuar edhe rritjen e ulėt tė pagave dhe tė pensioneve. Por ėshtė njė gjė tė reklamosh mosrealizimin e njė premtimi elektoral, si mund tė ishte ai i rritjes sė rrogave tė buxhetorėve dhe tjetėr gjė tė akuzosh pėr njė mosngritje tė mjaftueshme. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė thjesht me njė demagogji opozitare, e cila vėshtirė se bind kur qeveria do tė rrisė rrogat pėr arsimtarėt 20%, punonjėsve shėndetėsorė 20%, infermierėve 25%, punonjėsve nė varėsi tė ministrive 15% dhe tė tjerėve me rrogė mbi mesataren 5%. Po ashtu vlen tė pėrmendet edhe rritja e pensioneve, sidomos iniciativa pėr tė barazuar pensionin e papėrfillshėm tė fshatit me pensionin e qytetit, politika sociale kėto, qė ēdo qeveri e majtė do t’i kishte zili.
Drejtėsia ka qenė njė pikė kyēe e programit tė qeverisė sė re. Reforma nė kėtė sektor nuk ėshtė parė me njė vėshtrim mė realist, duke nėnkuptuar me tė, jo lėvizje administrate sesa iniciativa ligjvėnėse pėr ta bėrė mė efikas sistemin e drejtėsisė. Kėshtu ka qenė aprovimi nga Parlamenti i ligjit pėr konfliktin e interesave nė pėrgjithėsi dhe rasti specifik i anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, sipas tė cilit njė anėtar i KLD-sė nuk mund tė ketė njėkohėsisht edhe funksion tjetėr, duke eleminuar situatat paradoksale tė krijuara nė sistemin gjyqėsor.

Po ashtu edhe angazhimi pėr ekzekutimin pothuajse total tė vendimeve gjyqėsore nga ana e zyrave tė Pėrmbarimit ėshtė njė iniciativė pėr tė shkundur kėtė institucion tė pėrgjumur deri mė sot, ku dhe shkeljet, korrupsioni dhe abuzimet kanė qenė mė evidente duke krijuar njė ngėrē tė sistemit tė drejtėsisė.
Nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė parė edhe vėnia e Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, e cila funksiononte si njė drejtori e varur drejtpėrdrejt nga Kryeministri, nėn varėsinė e Ministrit tė Drejtėsisė. Kritika tepėr e publicizuar e socialistėve jep argumenta qė nuk justifikojnė zellin e madh mediatik, pėr tė cilėsuar periudhėn tremujore tė qeverisjes sė djathtė, si njė dėshtim apo mė keq, njė ndryshim i cili po keqėson vendin, ndryshe nga sa ishte premtuar. Por, po t’i shohėsh apo t’i dėgjosh edhe pa i kushtuar shumė vėmendje, deklaratat e opozitės qė i kalojnė caqet edhe tė kritikės, duke u shdėrruar nė akuza tė mirėfillta, konkretisht ato janė mė shumė akuza tė tipit moralist se fakte konkrete. Fjalė tė pėrgjithshme, pėr tė cilat njė gazetari i duhet tė endet nė rrjetėn e gjatė tė thurur pėr tė gjetur argumente bindėse.

Tė akuzosh pėr mosmbajtje tė premtimit electoral, qė rrogat dhe pensionet do rriten, por jo me njė rritje tė mjaftueshme nuk bind. Pėr rritje tė tilla nuk ka pėrqindje referimi. Tė akuzosh se ish “bodyguard”-ėt e Kryeministrit janė emėruar drejtorė tė rėndėsishėm, apo komandantė Garde, as kjo nuk bind se, nė fund tė fundit pėr tė qenė truproja e njė ish presidenti, duhet tė jesh njė oficier i pėrgatitur dhe i rėndėsishėm dhe qytetarin nuk e bind, qė nga momenti qė nė akuzė pėrmendet fjala “bodyguard” dhe jo mik apo shok personal. Po ashtu, nuk bind as akuza pėr Ministrin Basha, qė zotėron njė pasuri tė konsiderueshme, derisa pėr shqiptarin e thjeshtė ai ishte njė person anomim deri para disa muajsh, pra qė nuk ėshtė pasuruar mė postet shtetėrore, ndėrkohė qė ėshtė vėrejtur e kundėrta nga ish pushtetarėt socialistė.

Tė akuzosh pėr diskriminim nė shpėrndarjen me kritere politikė tė fondeve pėr pushtetin vendor ėshtė si tė thuash fjalė nė erė, derisa vetė socialistėt kanė krijuar precedentė tė pakontestueshėm tė kėtij lloji, ndaj bastioneve historikė tė PD-sė gjatė qeverisjes sė tyre, si me Shkodrėn, Kavajėn etj, ku investimet publike nuk kanė ekzistuar nė 8 vjet qeverisje socialiste, sidomos nė Kavajė, ku tė gjitha institucionet shtetėrore funksionojnė nėpėr banesa privatėsh, me pėrjashtim tė Gjykatės sė Rrethit, ndėrtesa e tė cilės pėrfundoi disa muaj mė parė nė sajė tė insistimit tė Presidentit dhe tė vullnetit tė donatorėve. Por jo gjithshka ka shkuar fjollė edhe pėr demokratėt nė pushtet. Nė lėmshin e tjerrur nė tre muaj qeverisje gjen jo pak nyje tė vėshtira pėr tu gėlltitur, nė njėfarė mėnyre pėr rrjedhojė tė mungesės sė gjatė tė tė qenurit nė krye tė qeverisė, por edhe nga entuziazmi emotiv qė tė shkakton ardhja nė pushtet.
Dy janė pikat kryesore ku qeverisja qemokratike le pėr tė dėshiruar: politika e jashtme dhe politika ndaj insitucioneve tė pavarura.

Pėrsa i pėrket politikės sė jashtme nėse mund tė themi se lėvizja e Kryeministrit Berisha nė vizitėn e parė tė tij zyrtare nė Itali dhe takimi informal me kryeministrin grek dėshmon pėr njė prioritet tė marrėdhėnieve mė Italinė por edhe me fqinjin grek me tė cilin gjatė kohės kur Berisha ishte President i Shqipėrisė kishte jo pak probleme. Po ashtu edhe vizita pothuaj e menjėhershme nė Irak tregon pėr njė mbėshtetje tė plotė tė luftės kundėr terrorizmit dhe ndaj politikės sė SHBA-sė. Nė aspekktin ė politikės sė jashtme lė shumė pėr tė dėshiruar qėndrimi ndaj Kosovės. Nėse Ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj u shpreh pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar, deklaratė qė shkaktoi jo pak reagime, qeveria u shpreh pėr njė pavarėsi. Edhe pse nė vetvete deklarata e Mustafajt ishte e sinqertė dhe realiste, pse tė gjitha gjasat janė qė Kosova tė arrijė njė pavarėsi tė kushtėzuar apo tė kufizuar, ndonjėherė kur janė ēėshtje kaq tė ndjeshme duhet bėrė edhe pak demagogji.

Ajo qė nuk qėndron nė kėtė rast mė shumė se deklarata e Ministrit tė Jashtėm ėshtė fakti se qeveria duhet tė shprehet mė njė qėndrim tė vetėm, si Kryemistri ashtu dhe Shefi i Diplomacisė apo edhe institucione tė tjera pėrfshirė edhe ai mė i larti, i Presidentit tė Republikės. Nuk mund tė ketė pėr tė njėjtėn ēėshtje dy qėndrime nga strukturat e tė njėjtės qeveri. Kjo qėshmon pėr mungesėn e njė strategjie tė qartė dhe tė vendosur njėherė e mirė tė politikės sė jashtme. Debat tė nadh mediatik si dhe kundėrshtimin e opozitės e cila u konkludua edhe me kundėrshtimin e Presidentit Moisiu ishte edhe vullneti i palėkundur pėr tė emėruar Edit Harxhin ambasadore tė Shqipėrisė nė Washington. Njė emėrim qė do tė sillte kaq shumė debate si dhe kundėrshtime nga opinionbėrėsit nuk gjen arsye pėr tė shpjeguar zellin e madh si dhe pėrpjekjet deri nė fund, duke marrė parasysh edhe dėshtimin si koha e vėrtetoi, tė emerimit tė njė personi anomin nė diplomacinė shqiptare nė pėrfaqėsimin mė tė rėndėsishėm tė vendit tonė.

Njihet botėrisht nė historinė e diplomacisė botėrore se nė vendet marrėdhėniet me tė cilat konsiderohen prioritare dėrgohen pėr pėrfaqėsim diplomatė me njė personalitet profesional tė padiskutueshėm, njėkohėsisht edhe me njė karrierė e pėrvojė tė gjatė dhe pozitive nė diplomaci, gjė qė Harxhi nuk plotėsonte.Pika tjetėr qė lė shumė pėr tė diskutuar nė kėto tre muaj tė qeverisjes sė djathtė ėshtė edhe pėrpjekja qė reforma nė drejtėsi nuk duhej tė niste ndaj organeve tė gjyqėsorit dhe ndaj Institucionit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ligji i pėr Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė ėshtė njė ligj tepėr i nevojshėm dhe i domosdoshėm por nuk ėshtė se pikėrisht aty ēalonte sistemi i drejtėsisė shqiptare, ndėrkohė qė ka shumė sektorė tė tjerė qė duhen riformuar dhe bėrė efiēentė. Refuzimi i kėtij ligji i aprovuar nė parlamenti nga ana e Presidentit tė Republikės pėr tė meta ligjore dhe kthimi i tij pėr rishikim nė Kuvend ėshtė njė goditje jo e lehtė pėr maxhorancėn e djathtė. Po ashtu nuk justifikohet apo kuptohet fakti qė Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi sulmon institucionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, institucion qė kushtetuta e Shqipėrisė e pėrcakton qartė si tė pavarur nga politika. Insistimi me ngul nė mosfunksionimin e tij la tė nėnkuptohej qartė se kėrkohej dorėheqja e kryeprokurorit, aq mė tepėr qė ndaj kėtyre institucioneve vėmendja e ndėrkombėtarėve ėshtė shumė e ndjeshme. Tė gjitha kėto u bėnė ndėrkohė qė vendi kishte shumė probleme tė tjera imediate si kriza energjitike qė pėrfshiu si asnjėherė tėrė vendin pėr tė cilėn mund tė themi se qytetarėt shqiptarė duke qenė tė prekur direkt janė shumė mė tė ndjeshėm sesa ndaj Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė apo Institucionit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg saliberisha.jpg (5.7 KB, 0 vezhgime)
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 22-02-2006, 18:07
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 221
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore

100 ditet jane pak per rezultate por shume nese bazohesh tek hakmarrja
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 17-03-2006, 18:35
Minifotoja e anetarit sniper
Veteran/e
 
Reg: 30-07-03
Lokalizimi: France
Postime: 77
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek sniper Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek sniper
Kryesore

Me gjithe pengesat qe ka kapercyer qeveria(6 muaj per njohjen e rezultatit te zgjedhjeve etc) besoj serezultatet e qeverise berisha nuk ishin dhe aq te keqinj.
sapo mori detyren qeveria filloi punen keshtu qe besoj se nu ishte dhe aq keq.
__________________
Get rich or die tryin'!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 28-06-2006, 16:41
Minifotoja e anetarit skampinianus
Moderator/e
 
Reg: 27-07-02
Lokalizimi: Elbasan
Postime: 221
Images: 5
Faqe ne Ditar: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek skampinianus
Kryesore

Ka akoma pune por s'duhen hakmarrje dhe gafa
__________________
VAE VICTIS
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 09-08-2006, 03:29
Minifotoja e anetarit BARTEZ
I/e Sapoardhur
 
Reg: 09-08-06
Postime: 17
Kryesore

E vetmja gje e sigurte qe mund te thuhet per keto 100 dite eshte se ato jane 100 dite kthim mbrapa por te shumefishuara.Jane 100 dite qe kane sjelle vetem pasoja, corientim dhe nje situate jo te kendeshme.Jane 100 qe e gjeten PD ose me sakte partine e Doktorit te papregatitur per te marre pushtetin, te paafte per te cuar kete vend perpara, te pavetedijeshem per problemet e verteta te Shqipetareve.Ardhja e tyre ne pushtet ishte si pasoje e vete fajit te PS qe nuk u bashkua ne zgjedhjet e 2005.Pra mund te thuhet se ishte PS ajo qe e solli gabimisht Doktorin ne pushtet.I referohem vetem Doktorit sepse ky eshte padroni i vetem i PD, qe ben ate qe i thote koka e tija, pa degjuar kerkush.Tipike kjo per diktatoret, por te pakten kete gje nuk mund ta beje me Shqiptaret ndryshe ata kane per ta terhequr zvarre sic terhoqen bustin e Enverit ne 1990.Qe kur keta te paafte morren pushtetin nuk kemi pare asgje te ndermarre prej tyre, asnje investim, asnje premtim te mbajtur (rritje pagash, ulje taksash, lufte korrupsionit), asnje statistike per rritje ekonomike, asnje projekt nga ato te fameshmet qe uleriste Berisha.Vetem nje gje ka bere Doktori, shkaterroi mbikalimin e Zogut te zi a thua se ai te ishte i vetmi problem i Shqiptareve.Fundja fundja, cte beje ai me teper se sa te merret me disa copa betoni ne Tirane?

Keto dite jane nje farse, nje deshtim, nje gje e shemtuar.Permend ketu si shtese qeverine qe ka mbledhur njerez nga me injorantet, njerez me pasuri te fshehte, njerez qe gjate zgjedhjeve te fundit u eshte provuar lidhja me kriminelet, njerez qe bejne cfare thote padrinoja i tyre.

Uroj me gjithe zemer qe keto ditet e kesaj qeverie Kukull te jene sa me te shkurtera.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 12-08-2006, 14:21
Minifotoja e anetarit sniper
Veteran/e
 
Reg: 30-07-03
Lokalizimi: France
Postime: 77
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek sniper Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek sniper
Kryesore

duhet te jesh i verber ose krejt i rreshkitur per te menduar kete sepse berisha e nxorri shqiperine nga germina, korrupsioni.nano e kalonte shumicen e vitit neper kazino dhe hotele kurse berisha as qe nuk i la ministrat e tij te benin pushime. 500 milione dollare qe nano me gjinushin e mafiozet e tjere ndertonin vilat e tyre 5 kateshe, saliu i investoi ne rruge dhe infrastruktura.ps-ja e bashkuar mundet ti fitoje zgjedhjet por tani te gjithe shqiptaret e dine qe ps dhe gjithe e majta jane partite e droges dhe korrupsionit.si e shpjegon ti qe sapo berisha erdhi ne pushtet BE firmosi me ne marreveshjen e asocim-stabilizimit? eshte e thjeshte, europianet e kuptuan qe ky njeri kishte deshire qe shqiperia te ecte perpara, dhe jo te mbetej burim droge, prostitucioni, dhe kriminelesh.
__________________
Get rich or die tryin'!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 16-08-2006, 23:23
Minifotoja e anetarit BARTEZ
I/e Sapoardhur
 
Reg: 09-08-06
Postime: 17
Kryesore

Citim:
Origjinali i Postuar nga sniper Shikoni Postimin
duhet te jesh i verber ose krejt i rreshkitur per te menduar kete sepse berisha e nxorri shqiperine nga germina, korrupsioni.nano e kalonte shumicen e vitit neper kazino dhe hotele kurse berisha as qe nuk i la ministrat e tij te benin pushime. 500 milione dollare qe nano me gjinushin e mafiozet e tjere ndertonin vilat e tyre 5 kateshe, saliu i investoi ne rruge dhe infrastruktura.ps-ja e bashkuar mundet ti fitoje zgjedhjet por tani te gjithe shqiptaret e dine qe ps dhe gjithe e majta jane partite e droges dhe korrupsionit.si e shpjegon ti qe sapo berisha erdhi ne pushtet BE firmosi me ne marreveshjen e asocim-stabilizimit? eshte e thjeshte, europianet e kuptuan qe ky njeri kishte deshire qe shqiperia te ecte perpara, dhe jo te mbetej burim droge, prostitucioni, dhe kriminelesh.
Replike per Sniper!
Une jam realist ore ti Sniper, dhe fshati qe duket nuk do kallauz.Nga cila gremine e nxori Doktori Shqiperine? Je ne vete ti? E harrove greminen ne te cilen na futi Rrumpalla ne 1997 apo nuk i mban mend ato gjera ti? Dhe pikerisht nga ajo gremine ne te cilem ndodheshim, PS na nxorri, duke rindertuar vendin nga e para me te gjitha gjerat, duke hapur vende pune e duke rritur nivelin e jeteses sado pak te ishte e mundur.Ku i ke ato faktet e tua per korrupsion, se po me dukesh si Doktori qe deri tani asgje nuk ka provuar.Pse nuk hidhedh perpjete zotrote per ato pasurite e padeklaruara te Berishes e te vajzes se tija?????Cfare investimesh ka bere Saliu? Me jep nje emerr ruge qe ka ndertuar ai, nese e gjen dot.Ah..po ka inaguruar nje rruge ne Tirane te cilen e ndertoi Edi Rama.Ketu ke te drejte.Cfare marreveshje u firmos.E di ti o njeri qe ajo marreveshje ishte themeluar ne qeverisjen e PS? E di ti qe Europa i dha meriten qeverise Nano dhe jo asaj se Berishes, sepse e gjithe pune e 8 viteve u pasqyrua atje?
Dhe ne marreveshje u theksuan hapat perpara te Shqiperise? A nuk jane keto hapa te bera nga 1997-2005??????? Apo sipas teje iu deshen Doktorit 50 dite per te ndryshuar imazhin?Sa i/e mjere qe je o njeri.
Ca pyetje per ty.
1) Ku eshte rritje e premtuar e rrogave?
2) Ku jane investimet ne sistemin energjitik?
3) Ku jane uljet e taksave per biznesin e vogel?
4) Ku eshte interneti neper shkolla?
5) Pse u miratua buxheti shtese?
6) Pse ka ulje ne buxhet per mjekesine?
etj etj etj etj etj????

Pse nuk thua ndonje gje ti per lidhjet kriminale te Olldeles????????
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 18-08-2006, 15:34
Minifotoja e anetarit sniper
Veteran/e
 
Reg: 30-07-03
Lokalizimi: France
Postime: 77
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek sniper Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek sniper
Kryesore

pergjigjje per bartez!
ekuacioni eshte i thjeshte: gjate qeverisjes nano shqiperia ishte e zhytur ne korrupsion, ne ēdo zyre te shtetit qe shkoje duhet te paguaje rryshfet per te mbaruar pune, ēdo polic te kerkonte nga nje 5000 lekesh.ekonomia ishte pertoke, krimi i organizuar bente kerdine...
me ardhjen e berishes ne pushtet administrata u pastrua nga te korruptuarit (jo plotesisht por shumica) policia e shtetit u reformua, u miratua buxheti shtese, u kapen 3 te kriminele te kerkuar ne nivel nderkombetar.
kete vere pati ne shqiperi 300 000 turiste me shume.
rritja e rrogave u be per: mesuesit, doktoret, doganieret, policia financiare, dhe se shpejti policet.
tenderi per energjine elektrike eshte bere dhe kete dimer mo te kete drita per te gjithe.
per te arritur kete berisha ka bere disa skrifica, por kjo eshte per te miren e ekonomise se vendit,per rritjen e nivelit te jeteses.edhe nje gazete e madhe angleze ka shkruar per qeverine berisha, duke theksuar efikasitetin e luftes kunder korrupsionit. me thuaj pak perse opinioni global i qeverive europiane ka ndryshuar qe prej ardhjes se berishes ne qeveri? pergjigjja eshte e thjeshte: ky njeri dhe qeveria e tij nuk jane te korruptuar siē ishte qeveria e meparshme.dhe kur shba ose be-ja ti ofroje shqiperise ndonje fond special per zhvillimin mos u ēudit, meritat do ti kete qeveria berisha.
per sa i perket "pronave" te vajzes se berishes keto jane shpifje te thjeshta te mediave te korruptuar si klan dhe te tjere.
nese do mendimin tim opozita thjesht po mundohet te frenoje berishen sepse ata e dine qe ai ka bere ne 1 vit ate qe ata nuk arriten ta benin ne 8.
__________________
Get rich or die tryin'!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 18-08-2006, 23:31
Minifotoja e anetarit BARTEZ
I/e Sapoardhur
 
Reg: 09-08-06
Postime: 17
Kryesore

Vazhdim i replikes me Sniper

Te lutem me jep shifra qe provojne korrupsionin ne kohen e Nanos qe ti e ben kaq hiperbolik pa baza.Tek ne shqiptaret eshte krijuar mentaliteti i shemtuar i fitimit te lekut pa djerse dhe ne menyren sa me te lehte.Sipas teje tani ne cdo zyre, polici, ambulance, spital,shkolle etj etj nuk merkan rryshfete? Kaq naiv je ti si person?
Kete quan ti korrupsion????? Une kam qene prezent ne shume raste keto kohet e fundit kur rryshfetet jane shtuar, kudo qe ta marresh.Ketu nuk me binde fare.
Krimi i organizuar bente kerdine thua ti.Nese te kujtohet, ne 100 ditet e para te qeverisjes se Berishes u bene ca vrasje te bujeshme ne Tirane qe nuk mbaheshin mend se kur kishin ndodhur heren e fundit.Qe te jem me i qarte me ty, vetem ne 60 ditet e para te qeverisjes Berisha ndodhen 43 vrasje ne Tirane.Kaq vrasje kishin vite qe nuk ndodhnin.Edhe nje fakt per ty.Ne kohen e Nanos iu mbyllen rruget skafisteve nga Shqiperia.Dje u kap nje gomone me 350 kg droge.Pegjigjen ta jep Olldashi.

Kete vere pati turista me shume ne Shqiperi????Mos do te thuash me shume shqiptare i kaluan jashte shtetit.Varet se ke quan ti turista.

E vetmja page qe u rrit eshte ajo a gardisteve.Kjo eshte per te qeshur.

Opinioni i shtypit te huaj nuk ka ndryshuar fare.Biles jane bere kritika te ashpra kunder qeverise Berisha, si psh ato muajt e territ qe SHQIPTARET kishin 2 ore drita ne shtepi, apo perpjekjet e Doktorit per tu vene ne krye te Federates Shqiptare te futbollit per te cilen Shqiperia rrezikon perjashtimin, ato shkeljet e kushtetutes nga ana e doktorit dhe thirrjet e komunitetit europian per te mos bere gafa te tilla, apo ai tenderi i energjise qe u ble me 10 euro me shtrenjte, apo ky tenderi i pashaportave te reja ne te cilin kushedi sa militante te PD do vjedhin.Se une di edhe nje gazete angleze per nje artikull qe na bente ne shqiptaret per faqe te zeze.

Pronat e vajzes se Berishes jane e zeza mbi te bardhe.Tani te na i sqaroje pak Doktori keto fondet.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 26-08-2006, 11:19
Minifotoja e anetarit sniper
Veteran/e
 
Reg: 30-07-03
Lokalizimi: France
Postime: 77
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek sniper Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek sniper
Kryesore

nese do shifra per korrupsionin ne vend ne kohen e nanos mjaftonte te shikoje te gjitha keto familje shqiptaresh qe jetonin me me pak se 1 euro ne dite, me keq se ne nigeri e kongo, dhe gjate kesaj kohe zonja e kryeministrit tone te nderuar mbante monopolin per udhetimet tirane athine me firmen e saj.
per sa i perket atyre 43 vrasjeve, para se te vinte berisha ne pushtet vriteshin me shume se 14 veta ne jave dhe kete e kam numeruar.
ajo gazeta angleze, qe thua ti ka share trafikantet shqiptare qe zoti nano i la te tmerronin europen per vite.qe kur eshte vendosur moratoriumi i skafeve, vetem nje skaf eshte kapur, kjo tregon efikasitetin e ketij moratoriumi.
korrupsioni nuk eshte zhdukur nga shqiperia, dhe kjo eshte normale sepse nuk fshihen 8 vjet korrupsion ne disa muaj, por berisha e ka filluar luften dhe kjo eshte me e rendesishmja.

kete debat ne mund ta vazhdojme me vite prandaj te propozoj te flasim ne chat, ketu tek parajsa, me jep nje date dhe nje ore, te sqarohemi.
__________________
Get rich or die tryin'!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim