| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Sadina Alla - Njė liceiste nė Miss Universe Olsi Kolami Sadina Alla, nuk ishte gjė tjetėr veēse ajo vajza e zakonshme, qė me piktura nė dorė ngjiste dhe zbriste shkallėt e Liceut dhe si nė pėrralla u gdhi njė mėngjes tė bukur me kurorėn e Miss Albania. Fadil Berisha i kishte vėnė syrin kohė mė parė sharmit tė saj, qė kur sfiloi pėr herė tė parė nė Super Model of the World, por duket se ai nuk ishte momenti i duhur pėr ti treguar sekretin se pėrse ajo ishte kaq e veēantė. Dhe nuk kishte sesi tė vononte, fotografi i njohur sapo tė mbėrrinte nė Tiranė do ti bėnte njė telefonatė pėr ta ftuar pėr tė marrė pjesė nė garėn e radhės pėr Miss Universe Albania. Edhe nxėnėsja e pikturės, e dinte qė nėse fati do tė ishte me tė dhe do tė rrėmbente kurorėn e mė tė bukurės, pa dyshim qė do tė gjendej nė fund tė muajit maj nė Miss Universe. Dhe kėshtu ndodhi, sa hap e mbyll sytė, qė nga koha kur ajo mori OK, pėr tė marrė pjesė nė Miss Universe Albania dhe deri nė momentin kur u pėrzgjodh fituese, fati kishte qenė me tė. Do tė nisem nė fundjavė pėr nė Meksikė. Ndihem shumė e lumtur, por edhe e lodhur njėkohėsisht, megjithatė dėshiroj tė dal mirė nė Miss Universe, ku do tė marr pjesė me 29 maj pėr tė pėrfaqėsuar vendin tonė-tregon bukuroshja shqiptare, qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė ngjarjen e vitit mė tė rėndėsishme tė bukurisė botėrore. Tani, ajo ka njė kurorė bukurie, njė shans mė shumė se vajzat e tjera, pėr tė treguar se nė arenėn ndėrkombėtare tė bukurisė, ndihet jo vetėm krenare, por edhe e detyruar, pėr tė pėrfaqėsuar vendin e shqiponjave me sharmin e vajzės ballkanike. Njė pikturė nė Miss Albania Pa pikė dyshimi qė liceistja qė studion nė degėn e pikturės tek Jordan Misja dhe triumfoi nė edicionin e radhės sė Miss Universe Albania, ishte piktura mė e bukur e mbrėmjes ku edhe u kurorėzua si e tillė vetėm njė javė mė parė. Pėrtej njė pjesėze tė vogėl nga ėndrra e saj pėr tė marrė pjesė nė spektaklet e bukurisė, e zgjedhura kėtė herė do tė demonstrojė bukurinė shqiptare nė Miss Universe, ngjarja mė e rėndėsishme e bukurisė qė zhvillohet nė Meksikė nė datėn 29 maj. Sytė e kaltėr, trupi elegant dhe flokėt e verdhėm, e bėjnė padyshim Sadinėn njė vajzė tėrheqėse dhe tė veēantė, ajo ka linjat e njė vajze spektaklesh bukurie dhe tė bėjė art me pikturėn, ėshtė mė shumė sesa njė detyrim qė e shtyn tė studiojė nė tė njėjtėn degė. Sadina Alla, ka arritur tė dalė fituese nė garė mes shumė vajzash tė tjera dhe kjo ishte njė sprovė e fortė pėr tė. Pėr Sadinėn ėshtė hera e parė qė merr pjesė nė njė konkurs bukurie, por jo hera e parė qė pozon pėr objektivin e Fadil Berishės, pasi ajo ka qenė pjesėmarrėse edhe nė Super Model of the World Albania. Quhem Sadina Alla. Jam 18 vjeē dhe studioj nė Liceun artistik, pėr pikturė tekstil. Mendoj se ata qė mė zgjodhėn vlerėsuan bukurinė, qėndrimin nė skenė dhe pėrshtatjen pėrballė aparatit fotografik. Kam marrė edhe herė tė tjera pjesė nė sfilata, por asnjėherė nė Miss-rrėfen ajo, duke mos fshehur dėshirėn qė pėrpos impenjimeve qė kanė tė bėjnė me botėn e bukurisė, ka dėshirė qė tė vijojė studimet e larta edhe nė Akademinė e Arteve nė degėn e Pikturės. Por, sigurisht nė kėtė rrugė tė mbarė qė ka nisur, sė cilės nuk i dihet ende se ēfarė surprizash mund ta presin gjatė rrugės, edhe ėndrrat mund tė ndryshojnė, pėr mė tepėr kur Sadina ėshtė tashmė nė duart e fotografit Fadil Berisha. Ky i fundit, jo mė larg se njė javė, duket se i hapi dyert nėnshkrimit tė njė marrėveshje mes Miss Albania 2006 Eralda Hitaj dhe markės sė njohur tė orėve Rolex. Ajo vetė e pranon se pėrkrah Berishės, gjėrat do tė ecin mė mirė. Ishte njė kėnaqėsi e madhe tė punoje me stafin e kėtij konkursi, sidomos me fotografin Fadil Berisha. Fillimisht dėshiroj tė dal mirė nė Miss Universe dhe pse jo, do tė kisha dėshirė pėr njė kontratė me Ford Models-pohon Sadina. Por, sigurisht edhe ai qė duket se ka qenė njė ndėr personat qė i ka vėnė gishtin bukuroshes liceiste, nuk e mohon faktin se kėtė herė Shqipėria do tė shkojė nė Miss Universe me njė imazh krejt ndryshe nga vitet e shkuara. Sadina edhe kėtė herė ėshtė ndjerė shumė e sigurt pėrballė aparatit fotografik tė Fadilit, i cili e vlerėson si tė veēantė bukurinė e saj dhe shprehet optimist pėr vlerėsimin qė mund ti bėjnė tė huajt. Besoj se bukuria e Sadinės do tė vlerėsohet, ashtu si ajo e Eraldės, pasi ėshtė njė fytyrė krejt tjetėr. Tė huajt kanė parė Eraldėn, ndėrsa tani do tė shikojnė njė bukuri ndryshe, njė vajzė bjonde nga Shqipėria. Nėse pėr Eraldėn u bė rastėsisht njė krahasim me Anzhelin Zholi, por qė unė mendoj se ishte mė e bukur kjo e jona. Shpresoj qė kėtė herė, Sadinėn ta krahasojnė me vetveten-pohon fotografi i njohur Fadil Berisha. Nga Liceu drejt Meksikės Do ti duhet qė pėr rreth njė muaj tė lėrė tė gjitha impenjimet e saj shkollore, pėr tė startuar njė muaj intensiv, ku pėrveēse do tė pėrfaqėsojė veten, do tė jetė edhe imazhi i Shqipėrisė nė botė. Nė fundjavė niset drejt Meksikės dhe qė nga ky moment, nuk do tė mendojė pėr asgjė tjetėr veēse pėr kurorėn e saj dhe njė tjetėr qė duhet tė sjellė me vetė nė shtėpi pas kthimit. Paraditeve ajo i kalon duke provuar modelet e veshjeve qė do tė pėrfaqėsohet nė Miss Universe. Sadina ėshtė shfaqur prej ditėsh nė atelienė e Joni Peēit, prej nga edhe pritet qė tė marrė me vete disa nga veshjet me tė cilat do tė sfilojė pėr Shqipėrinė. Ėshtė menduar njė set i tėrė veshjesh tė cilat janė dizenjuar enkas pėr Miss Universe dhe jemi nė fazėn e fundit tė pėrgatitjeve. Sigurisht, njė ndėr mė tė rėndėsishmit mbetet veshja me motive shqiptare, e cila do tė pėrfaqėsojė edhe vendin tonė nė kėtė ngjarje tė madhe tė bukurisė-tregon stilisti i njohur Joni Peēi, pėr tė cilin kjo ėshtė e disata eksperiencė bashkėpunimi me vajzat shqiptarė qė marrin pjesė nė evenimentin e bukurisė botėrore. Tani qė ėshtė konfirmuar zyrtarisht pjesėmarrja e Sadinės nė Miss Universe, edhe Miss Albania 2006 nuk kursehet pėr ti dhėnė asaj ndihmėn e ēmuar para se ajo tė shkelė nė skenėn ku u gjend njė vit mė parė. Eralda Hitaj vlerėson bukurinė dhe inteligjencėn e pasardhėses sė saj, duke i uruar asaj tė rrėmbejė trofeun qė ajo nuk mundi dot ta fitojė. Mendoj se Sadina Alla ėshtė shumė e bukur, njė vajzė shumė e mirė, e dashur dhe mendoj se do tė ketė shumė sukses edhe atje. Ishte vajza qė unė shpresoja se do ta fitonte dhe vėrtet ashtu ndodhi. Ajo duket qė ėshtė njė vajzė e bukur, por ajo qė mė ka tėrhequr akoma mė shumė ėshtė qėndrimi i saj nė skenė. Ėshtė shumė skenike, ecėn bukur dhe ka njė shpirt artisti. Shpresoj qė ajo tė ketė fat sa unė, madje edhe mė shumė nė Miss Universe. Do tė ndihesha krenare dhe shumė e lumtur, nėse do tė fitonte-pohon Eralda Hitaj, Miss Albania 2006. Sfida pėr Sadinėn sapo ka filluar, njė rrugė e gjatė suksesi dhe tė papriturash e presin bukuroshen nė spektaklet e bukurisė, botėn e modės, reklamave dhe televizionit dhe shansi pėr tė triumfuar denjėsisht, ka gjasa tė trokasė vetėm pas pjesėmarrjes sė saj me sukses nė edicionin e radhės sė Miss Universe. Ndoshta, Meksika do tė jetė rruga mė e shkurtėr, prej nga do tė vulosė tė ardhmen, suksesin e madh..., edhe pėr Shqipėrinė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Fjalori i Internetit | Administratori | Programe dhe programime | 0 | 19-09-2004 16:34 |
| Serenatat Korēare! | AlbShkodra | Muzika | 0 | 08-05-2004 06:31 |
| Histori Shkodrane : Krimet komuniste. | AlbShkodra | Historia | 21 | 16-12-2003 19:36 |