| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Pas Edit, pasioni i ri i Rudina Magjistarit Gazeta Shqiptare Pėr njė kohė tė gjatė mjaft gazeta dhe revista kanė shkruar pėr jetėn e saj private, pėr lidhjen e gjatė dhe bashkėjetesėn me kreun e partisė socialiste Edi Rama e cila pėrfundoi pak muaj mė parė. Duke lėnė pas kėtė kapitull tė jetės sė saj tashmė I ėshtė pėrkushtuar punės sė saj tė re. Diku nė rrugėn Myslym Shyri Rudina Magjistari ka krijuar njė mbretėri tė vetėn, qendrėn estetike Velur, njė vend mjaft modern qė ka edhe vemendjen e botės VIP, ku gjithcka ėshtė realizuar me elegancė dhe finesė. Nė tė mund tė gjendet gjithcka pėr trajtimin e trupit dhe tė fytyrės me produkte 100% natyrale. Shohim qė ke krijuar njė qendėr estetike, njė spa vėrtetė tė vecantė. Si tė lindi ideja e realizimit tė saj? Gjithshka lindi pak mė shumė se njė vit mė parė, dhe mendoj se nė thelb ndikoi fakti qė nė Tiranė nuk ekzistonte njė ambjent i tillė, ku tė mund tė merreshe vetėm me veten tėnde, ta trajtoje me kimet kur thonė gjyshet, duke u shkėputur pėr pak orė nga lodhja, problemet dhe ngarkesa e ditės. Pėr tu ndjerė mė i gjallėruar, mė i freskėt, mė i bukur e me humor shumė mė tė mirė. Dhe pėr tė ristartuar menjėherė tė nesėrmen mė fort. Projekti pastaj pėr ta konkretizuar Velurin, filloi fill pasi bashkė me miken dhe kolegen time Manjolėn, kėrkuam eksperiencė e krijuam idetė e qarta se si duhej tė ishte, ēfarė duhet tė pėrfshinte e ēduhet tė pėrfaqėsonte. Gjithēka e pėrshkuar nga koncepti spa. A mendon se kjo qendėr kaq e vecantė do tė tėrheqe vėmendjen dhe te shume VIP-ve. Cila klientelė mendon se do e frekuentojė mė tepėr? Mendoj qė secili duhet tė jetė personi mė i rėndėsishėm pėr veten e tij. Dhe ata qė e mendojnė njėsoj si unė, me siguri do ta mėsojnė shumė shpejt adresėn e Velur-it. Do tė gjejnė aty njė ambjent shumė mikpritės, njė cikėl tė kompletuar shėrbimesh mjaft cilėsore, me produkte plotėsisht natyrale qė vijnė nga Tajlanda si dhe linjėn Depileve, njė nga mė tė mirat, pėr shėrbimet mė intime femėrore, dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, meqė jemi, aspak mė tė kushtueshėm se shėrbimet e ngjashme qė mund tė gjenden tė shpėrndara nėpėr Tiranė. Rudina menaxhere. Si do ta joshte dhe bindte njė femėr apo mashkull pėr tu kujdesur mė shumė pėr veten nga ana e trajtimit estetik. Nė fakt, do ta kisha bėrė me kėnaqėsi menaxheren e Velurit, por pėr arsye edhe tė impenjimeve tė tjera, mė ėshtė e vėshtirė. Por menaxherja qė drejton aty, pėr fat, bėn njė punė tė shkėlqyer dhe na ndihmon shumė. Pėrsa i pėrket trajtimit estetik, por edhe atij shpirtėror e mendor, mund tė them qė para ndonjė darke ose feste, hidhem njė vrap tek Veluri, pėr tu ndjerė nė formėn mė tė mirė dhe humorin e duhur. Sa kohe i dedikoni aktivitetit tuaj te ri? Nė fakt, pėr momentin i kushtoj pjesėn mė tė madhe tė vėmendjes sime, pasi ėshtė ende nė fillimet e veta. Koha fizike nuk ėshtė ndonjė tregues i saktė pėr rėndėsinė qė i kushtoj. Mediat kanė shkruar shumė dhe tashmė ėshtė e ditur pėr tė gjithė ndarja juaj pas njė lidhje tė gjate me Edi Ramėn. Eshtė tashmė dikush tjetėr nė zemrėn e Rudinės? Nė fakt ka qenė njė periudhė e vėshtirė, tė cilėn e kapėrceva qetėsisht duke iu dedikuar shumė punės. Puna vazhdon tė mbetet obsesioni im kryesor. Pėrsa i pėrket tė tjerave, ndjej tė nevojshme njė periudhė qetėsie, refleksioni dhe njohje mė tė mirė tė vetes. E keni ruajtur miqėsine me Edi Ramėn? Kur dalim nė pyetje kaq direkte, ēuditėrisht bėhem shumė hermetike. Pas njė eksperience tė gjatė nga e cila si cdo femėr tjetėr mund tė keni mėsuar dhe pėsuar. Sot pėr sot, si mendohet tė jetė princi i kaltėr pėr ju? Pėsuar nuk do shprehesha, mėsuar po. Sigurisht e pasuruar me njė pėrvojė shumė komplekse, e cila mė ka dhėnė njė ndihmė tė madhe tė kuptoj se bota e pėrrallave mbaron nė momentin kur gjyshja e dashur shuhet pėrgjithmonė. Ju kemi parė shpesh tė shoqėruar nga vellai juaj Martini. Crol zė familja tek ju? Me Martinin kam pasur gjithmonė njė raport shumė special. Sepse ai ėshtė special. Njeriu mė i shtrenjtė pėr mua, pas nėnės sime. Familja ime mė ka qenė njė ndihmė e paēmuar nė ēdo hap qė kam hedhur. Nuk di ēdo kisha mundur tė bėja pa mbėshtetjen e tyre. Prej disa kohėsh i jeni larguar botės sė spektaklit dhe aktiviteteve artistike. Cilat janė projketet nė tė ardhmen lidhur me ketė fushė? Sezonin e ardhshėm televiziv kam planifikuar tė dal nė ekran me njė program tė ri, i cili do jetė ndryshe dhe shpresoj interesant pėr audiencėn. Jam ende nė fazėn e pėrpunimit tė ideve, ndaj e konsideroj ende herėt pėr tė deklaruar diēka konkrete. Besoj shumė shpejt, do tė kem shumė mė tepėr pėr tė thėnė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Ekipi i Unitetit: Pas 10 dhjetorit shpallet pavaresia | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 23-11-2007 21:41 |
| Konstituohet pas 2 vjetesh KRRT-ja e Tiranes | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 29-09-2007 16:00 |
| Tekste te ndryshme kengesh shqiptare! | Qershija | Muzika | 389 | 26-04-2007 09:31 |
| Pasioni i nje balerine 50-vjeēare | Administratori | Arti shqiptar | 2 | 03-04-2007 22:09 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |