| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nora Cashku - Akademia e Arteve, ne apati te thelle Gazeta SOT Pianistja Nora Ēashku ėshtė njė ndėr emrat qė nė vite ka shėnuar kulmin e interpretimit nė piano nė Shqipėri, si pianistja mė e mirė shqiptare. E ka zhvilluar karrierėn e saj nė dekada, duke interpretuar nė shumė koncerte dhe duke dhėnė shfaqje nė skenėn muzikore klasike tė vendit. Ka qenė dekane e Fakultetit tė Muzikės nė Akademinė e Arteve gjatė 1997- 2000, kohė kur ka organizuar edhe Konkursin e Muzikės Pianistike Franceze, me interpretimin e artistėve tė rinj, nėn mbėshtetjen e Ambasadės Franceze.Prej vitesh pedagoge nė Akademinė e Arteve, ajo e gjen sot veten pesimiste pėrballė zhvillimit tė kėtij arti dhe mbėshtetjes ndaj artit elitar tė muzikės klasike. Nė intervistėn e mėposhtme ajo na tregon pėr nevojėn e pėrmirėsimit urgjent tė Akademisė dhe pėr mbijetesėn e artit elitar nė vendin tonė... Nė cilėn pikė ndodhet sot karriera juaj si pianiste dhe artiste, e angazhuar edhe nė jetėn kulturore shqiptare nė pėrgjithėsi? Sigurisht, qė nuk mė pėlqen tė flas shumė pėr jetėn time, por do desha tė bėj njė pėrmbledhje. Janė 32 vjet, qė nga koha kur unė kam pėrfunduar studimet dhe jeta ime mori dy drejtime: atė koncertale, tė startuar prej kohės sė shkollės, e aktivizuar nė vitet e shkollės dhe koncerte tė ndryshme dhe ajo qė filloi e re, qė ishte aktiviteti pedagogjik. Nė epokėn e komunizmit kam qenė e vetmja pianiste qė kam kryer studimet jashtė, nė Rumani dhe erdha me shumė ėndrra. Na kthyen, nė fakt. U ndesha para njė realiteti shumė tė ashpėr, ndenja njė vit pa punė dhe pastaj, tre vjet mėsuese nė tetėvjeēare. Sigurisht, nė atė kohė e kam pėrjetuar dhimbshėm, por mendoj pas kaq kohėsh se ka qenė njė eksperiencė shumė e bukur, sepse e preka pedagogjinė me ata qė quhen engjėj, fėmijėt. Ruaj kujtime shumė tė bukura edhe nga kolegėt me tė cilėt punova, por nė mėnyrė tė veēantė nga fėmijėt. Kur nisa punėn nė Akademi si pedagoge, sigurisht qė ishte njė pedagogji krejtėsisht ndryshe, kėrkonte tjetėr impenjim dhe pėrgatitjen time profesionale, qė nė atė kohė mishėrohej nė aktivitetet koncertale. Do ta them me krenari, se mendoj qė kam kontribuar nė jetėn artistike tė vendit edhe me kolegėt e mi, si Rajmonda Koēo, e cila aktualisht jeton nė Angli dhe gjithė protagonistėt e asaj kohe, qė kanė qenė partnerėt e mi. Ajo me tė cilėn krenohem, ėshtė kontributi im nė interpretimin e muzikės shqiptare. Sė fundi, interpretova njė Koncert pėr Piano-Orkestėr, tė njė kompozitori tė ri nga Fieri, Liman Maloku, qė bėri njė recital disa muaj mė parė. Sigurisht, kam luajtur nė vite me Orkestrėn e RTSH, me orkestrėn e TOB, me atė tė Akademisė sė Arteve. Jam pėrpjekur tė jem tepėr aktive nė jetėn artistike tė vendit, jo vetėm nė Tiranė. Veēoj publikun e Shkodrės, Korēės, Durrėsit dhe Fierit, qė ishte i mrekullueshėm. Si e ndjeni ju zhvillimin e muzikės instrumentale shqiptare, qė nga koha e kompozitorėve qė ju keni luajtur nė rini? Ėshtė njė pyetje shumė e kėndshme dhe mė sjell dėshirėn qė tė flas pėr tė, pėr faktin se Shqipėrisė i kanė ikur disa vlera tė pazėvendėsueshme, si: T. Arapi, Ē. Zadeja, F. Ibrahimi, K. Laro, tė cilėt jo vetėm qė krijuan fondamentin e muzikės shqiptare, qė ėshtė mishėruar nė identitetin tonė si popull, sepse burimin e ka pasur nė folklorin shqiptar, por mendoj se duhet akoma kohė pėr tu zėvendėsuar kompozitorė si ata. Humbja ėshtė e madhe, por sigurisht na kanė lėnė veprat e tyre. Unė mendoj qė Akademia e Arteve nuk e ka rrokur ende misionin e saj pėr tė nxjerrė kompozitorė. Pėr mua ėshtė kuptuar gabim dega e kompozicionit, e cila aktualisht nxjerr vetėm kompozitorė pėr muzikėn e lehtė, duke lėnė pas dore muzikėn klasike. Mendoj se mbetet shumė pėr tu bėrė dhe i takon AA dhe Liceut Artistik. Dikur, kurset e kompozicionit klasik nisnin qė nė lice. Si ju duken nismat e konkurseve tė instrumentistėve tė rinj? Pėrkrah ēdo lloj nisme tė kėtij karakteri, sepse ato vėnė nė lėvizje jo vetėm tė rinjtė, por edhe pedagogėt. Puna jonė duket tek studentėt qė ne pėrgatisim. Sigurisht, nė kėto nisma ka edhe gjėra qė mbeten pėr tu parė apo dukuri qė nuk shkojnė tėrėsisht, por e pėrgjithshmja mbetet pozitive. Teatri i Operės dhe Baletit, si skena mė e madhe nė sjelljen e vlerave muzikore klasike dhe ajo qė mendoni pėr operat e ngjitura nė skenėn e saj, sė fundi? Unė vlerėsoj jashtėzakonisht punėn e drejtuesve tė TOB dhe direkt punėn e z. Zhani Ciko, i cili pėr mendimin tim ėshtė nga ato figura qė pėrfaqėson mė sė miri gjithė komunitetin artistik, sidomos muzikantėt. Pėrpjekjet e tij janė rezultat i formimit tė tij si artist, si njė njeri me kulturė tė jashtėzakonshme dhe dėshirė tė mirėfilltė pėr tė zhvilluar artin klasik. Nė njė ambient tė ngushtė, para disa ditėsh, po bisedonim pėr rrymat e reja muzikore dhe sesa janė tė pėrqafuara nga populli, qoftė edhe nga klasa politike shqiptare. Ne, si artistė tė artit klasik, e ndiejmė veten si minoritet. Por java e kaluar nė TOB mė ka kėnaqur shumė, sepse pashė dy Traviata tė vėna nė skenė me mjeshtėri dhe tė interpretuara me po aq mjeshtėri nga artistėt shqiptarė. Gjithashtu, ndoqa njė koncert tė njė pianisteje dhe dirigjenti japonez, qė ishte aktivitet i RTSH dhe pėr mua ishin shfaqje tė mrekullueshme. Unė me kaq jetoj edhe gjashtė muaj. Pėr ne artistėt, ka rėndėsi tė ngopemi me art. Sigurisht, TOB mban peshėn kryesore tė jetės artistike nė kryeqytet. Nė kėtė sezon artistik do mė ngelen nė memorie Ballo me maska, qė ishte njė vėnie e jashtėzakonshme dhe Traviata. Pa dashur tė nėvleftėsoj edhe shfaqjet e tjera, pasi e vėrteta ėshtė qė TOB-it i ėshtė kthyer spektatori. Mė vjen keq qė kėtė fat nuk e ka salla e koncerteve e Akademisė sė Arteve, qė ėshtė e jashtėzakonshme pėr nga kualitetet akustike dhe atmosferike, sepse ėshtė krijuar enkas pėr koncerte. Shpresojmė qė me zgjedhjet e reja nė Akademinė e Arteve tė ndryshojnė gjėrat, pasi e shoh si njė ambient tėrėsisht problematik. A mendoni se duhet njė menaxhim mė i mirė i studentėve tė AA, qė ata tė pėrbėjnė elitėn e kėtij arti nė vendin tonė? Pėr fat tė keq, unė nuk gjej njė brez tė ri, sidomos pianistė, ku unė jam e inkuadruar, kaq tė motivuar. Sigurisht, faji kryesor pėr kėtė atmosferė ėshtė shkolla. AA e shoh si njė institucion shumė problematik. Mungon atmosfera nė shkollė. Duke iu referuar atyre tė perėndimit, qoftė edhe atyre tė bllokut lindor, qė i njoh nga afėr, vė re se shkolla shqiptare, veēanėrisht nė kėto vite, ėshtė dėmtuar rėndė. Ndoshta unė jam pak pesimiste dhe pa shpresė. Studentėve, edhe nėse vijnė me ėndrrėn pėr tu bėrė artistė, ajo ėndėrr iu vdes qė ditėn e parė tė shkollės, sepse vetėm atmosferė shkolle nuk gjejnė tek AA, gjithēka tjetėr mund tė jetė. Dikur (edhe pse nuk mė pėlqen ti referohem kohės sė E. Hoxhės, por ndonjėherė mė thėrret ajo kohė), nė atė akademi ka qenė i njėjti numėr studentėsh dhe punohej non-stop 24 orė. Ndėrsa tani, mund tė shkosh nė ēdo orė tė ditės dhe rrallėherė dėgjon ndonjė tingull. Madje unė, qė e nis mėsimin qė nė mėngjes, mė duket sikur i tremb muret e shkollės, kur nis tė luajė pianoja. Pėrgjegjėsia ėshtė e drejtuesve dhe pastaj, e pedagogėve, qė nuk di pse kanė rėnė nė gjumė letargjik. Brezit tė ri, qė ėshtė i tėrhequr nga gjėra mė atraktive sot, i duhet tė bėjė njė pėrpjekje tė madhe pėr tė studiuar nė akademi pėr tu bėrė instrumentist, qė ėshtė shumė e vėshtirė. Kėshtu qė ata e gjejnė mė tė lehtė tė hidhen nė diēka tjetėr, jashtė profesionit dhe prandaj, unė i gjej tė pamotivuar. Janė shumė tė rrallė ata qė kanė dėshirė dhe vullnet. Shteti nuk u siguron gjė. Edhe pse, kur i referohem vetes sime, qė erdha nga njė shkollė e huaj dhe shteti mė la pa punė, unė iu imponova. Isha pa punė, por bėja koncerte nė AA, pėr tu thėnė se unė vlej dhe ia arrita. Tė pamotivuar janė edhe drejtues tė institucioneve. Shumė artistė tė rinj, qė studiojnė jashtė, nuk mirėpriten kėtu. Ata janė tė brishtė dhe nuk i kuptojnė meskinitetet tonė. Ata provojnė, nuk gjejnė hapėsira pėr veten dhe largohen. Unė i bėj njė thirrje MASH, MTKRS, shtetit shqiptar qė tė jenė shumė mė tė vėmendshėm ndaj tė rinjve qė studiojnė jashtė. Vetėm njė goditje e tyre ndaj trupės pedagogjike tė AA, do tė bėnte qė tė shkundeshin nga njė pluhur i pashpresė. Kemi nevojė pėr tė rinj, unė vetė po ashtu, pėr tė freskuar dijet e mia qė tė rinjtė i pėrqafojnė jashtė. i pres me shumė padurim zgjedhjet qė do tė bėhen dhe dėshira ime ėshtė qė nė Akademinė e Arteve tė ketė njė pėrmbysje. Veēanėrisht nė fakultetin e muzikės, sepse e ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė denjėsisht nė botė. Konsideroheni si pianistja mė e mirė nė Shqipėri, qė jeton dhe punon kėtu. Ku qėndron ngėrēi qė artistė si ju nuk kanė gjetur vlerėsimin e duhur? Ne kemi njė klasė politike krejtėsisht injorante ndaj artit dhe aq mė tepėr, ndaj muzikės klasike. Kėtu mė lehtė pėlqehen Bleonat apo Rovenat, sesa arti klasik, i cili nė Shqipėri ka artistė tepėr tė talentuar. Nėse vlerėsohen emra si Inva Mula, Ermonela Jaho, edhe pse ajo ka studiuar vetėm nė Liceun Artistik pastaj jashtė, kjo vjen sepse ato janė vlerėsuar sė pari jashtė, prandaj vlerėsohen edhe tek ne. E vetmja herė qė jam ndjerė me tė vėrtetė e vlerėsuar ka qenė kur pėr 8 mars Kryetarja e Parlamentit, znj. Topalli, na ka mbledhur nė njė drekė gjithė gratė artiste. Ndjeva sensibilitetin e njė femre qė e di mundin e femrės, qė e di ēdo tė thotė tė jesh artiste shqiptare, nėnė shqiptare, edhe grua. Ėshtė shumė e vėshtirė. Pėrmendėm familjen: bashkėshorti juaj njė kineast i shkėlqyer, ju njė pianiste e mirėnjohur, djali po ecėn nė gjurmėt tuaja. Si e ndjeni frymėn e artit nė familje? Ne e pėrjetojmė bukur, bashkė edhe me nusen e djalit, gjithashtu artiste franceze. Jemi njė katėrshe, si njė ansambėl, ku ajo qė na i bėn mė tė lehta vėshtirėsitė qė hasim, ėshtė kėndvėshtrimi pėr ti parė fenomenet dhe ndarja e dhimbjes nė katėrsh. Mendoj qė gjėrat do tė lėvizin. Tė rinjtė duhet tė thonė fjalėn e tyre dhe tė luftojnė, edhe ndaj nesh. Duhet njė ngacmim edhe nga instancat shtetėrore, duke i inkurajuar tė rinjtė, duke hequr edhe sentimentalizmin ndaj brezit tė vjetėr, vlerėsimi pėr tė cilėt mbetet, sigurisht.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| LSI shqetesohet per krizen e thelle energjitike te vendit | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 23-10-2007 19:31 |
| Shqipėri: Presidenti Topi kritikon Prokurorinė pėr apati | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 05-10-2007 06:56 |
| Xhelozite e Nora Istrefit | Administratori | Radio Parajsa | 0 | 07-05-2007 11:14 |
| Galeria e Arteve, 4 mije vepra ne rrezik | Administratori | Arti shqiptar | 0 | 18-04-2007 00:59 |
| Kujtim Cashku, apo Syri Magjik, Koloneli apo Cashku ne Bunker?! | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 27-12-2006 16:57 |