Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture | Personazhe te njohura

Leonora Jakupi ne pritje te dashurise

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 18-08-2007, 15:48
Minifotoja e anetarit leopardi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 18-08-07
Postime: 17
Leonora Jakupi ne pritje te dashurise

Leonora Jakupi nė pritje tė Dashurisė
Justina Ukaliaj

E konsideron Shqipėrinė si vendin e saj, nuk mundet dot tė shkėputet nga ndjenja e tė qėnurit 100% origjinė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė kėngėtarja nga Kosova Leonora Jakupi prej 4 vitesh radhazi preferon Durrėsin pėr tė kaluar pushimet jo vetėm nė stinėn e verės.
E adhuruar pėr zėrin dhe bukurinė qė i ka dhuruar natyra, ndonjėherė e paragjykuar pėr shkak tė sherrit me kolegen e saj po nga Kosova Adelina Ismajli, Leonora ‘rrėfen’ pjesė nga jeta, qė prej asaj profesionale deri tek ajo private pėr tė cilėn nuk nguron tė tregojė hapur se ėshtė ende nė pritje tė dashurisė. Nė njė intervistė kėngėtarja nga Kosova zbulon se si e mendon ajo partnerin ideal apo njė lidhje, kush janė miqtė e saj dhe kush kujdeset pėr pamjen jo pak tė veēantė.

Leonorė, pėrse Durrėsi zgjedhja juaj pėr tė kaluar pushimet?
Kam shumė arsye qė jam kėtu nė Durrės. Kam shumė arsye. Prej 4 vitesh kam njė vilė, vilėn time personale te Mali i Robit. Pastaj preferoj tė kaloj pushimet nė atė qė e konsideroj si vendin tim, Shqipėrinė. Mendoj pse jo, se ėshtė dhe rast i mirė marketingu qė shqiptarė tė tjerė nga Kosova tė vinė kėtu pėr tė parė dhe pėr tė shijuar bregdetin shqiptar.

Kjo shkėputje nga Prishtina, i detyrohet ndopak punės apo krejtėsisht pushimeve?
Krejtėsisht pėr pushime. Jo pėr punė, ndodhem kėtu vetėm pėr tė kaluar pushimet.

Ndodheni vetėm me familjen apo dhe ndonjė shoqėri e vecantė?
Jo, jo, ndodhem vetėm me familjen. Duke qenė se kemi vilėn kėtu e shfrytėzoj maksimalisht. Mundohemi tė mos vimė nė vilėn tonė kėtu nė Durrės vetėm nė periudhė vere, por mundohemi tė vijmė ndonjėherė dhe nė periudhe tjetėr tė vitit, nė dimėr.

Sa do tė rrini kėtu?
Unė lėviz shumė, pėr shkak tė punės dhe profesionit tim mė duhet tė lėviz shumė. Gjatė sezonit tė verės, nė kėtė periudhė qė jemi tani unė gjithnjė pėrqėndrohem kėtu. Me siguri do rrimė, deri nė shtator besoj se do tė jem kėtu.

Keni miq qė ju shoqėrojnė? Ndonjė emėr konkret?
Jo,jam me familjen. Miq qė mė shoqėrojnė nuk kam. Me fqinjėt qė kemi kėtu pranė vilės kemi krijuar miqėsi, rrimė bashkė, nė mėngjes dalim bashkė nė plazh, pasi kemi 4 vjet qė kemi shtėpitė afėr. Ndėrsa pėr miq kėtu nė Shqipėri, por jo qė mė shoqėrojnė nė pushime kam disa, si pėrshembull kompozitorė dhe kėngėtarė, domethėnė kolegė. Kam mik kompozitorin Edmond Zhulali, nga kėngėtarėt kam miq Florin, Manjola Nallbani dhe disa tė tjerė. Nuk po vazhdoj tė pėrmend mė emra, por kam disa.

Lidhur me punėn tuaj, ndonjė kėngė tė re, album ose videoklip nė plan?
Kam ndėrmend njė kėngė dhe njė videoklip. Kam ndėrmend t’i realizoj brenda njė kohe tė shkurtėr njė kėngė dhe njė videoklip. Por duke qenė qenė se unė lėviz shumė Kosovė-Shqipėri pėr shkak tė punės dhe angazhimeve tė mia, sikurse thashė mė sipėr, shpresoj ta realizoj nė njė kohė tė shkurtėr.

Realizimi i kėngės dhe videoklipit nė Kosovė apo nė Shqipėri?
Kėnga dhe videoklipi do tė realizohen nė Kosovė.

Ndonjė detaj pėr kėngėn?
Jo.

Ēfarė do t’i servirė Leonora kėtė verė publikut?
Ajo kėngė dhe videoklip tė cilat pėrmėnda mė sipėr dhe qė po mundohem tė realizoj pėr t’i publikuar kėtė verė. Do tė jem e pranishme nė koncerte, mbrėmje rinore apo aktivitete. Do tė mundohem tė jem sa mė pranė ardhuruesve tė kėngės sime.

Kėngėt tuaja nė pėrgjithėsi kanė njė fabul, i pėrket jetės suaj personale?
Nė karrierėn time kam kėnduar disa kėngė. Njė kėngė ka patur si fabul historinė e babait tim, njė tjetėr ka patur historinė e 3 dėshmorėve tė Kosovės, njė kėngė tjetėr ka qėnė lirike , tė tjera kanė pasur si fabul gjėra qė u ndodhin njerėzve, tė pėrditshmet, gjėra tė natyrshme, jo ****a personale.

Kėngėt ‘Ende tė dua’ dhe ‘Zemra tė kėrkon’duken si thirrje pėr rikthimin e njė dashurie tė vjetėr ose tė humbur, ėshtė Leonora nė pritje tė saj?
Natyrisht, jam nė pritje tė dashurisė. Aktualisht nuk kam njė lidhje, nuk kam njė tė dashur. Sikurse nuk kam njė tė dashur, jam nė pritje tė lidhjes.

Si e konsideron Lonorė kėtė lidhje?
Ia lė kohės. Kam patur shumė angazhime tė tjera, shumė punė. Edhe sikur tė kisha patur njė tė dashur, nuk do tė kisha mundur tė angazhohesha ndaj tij, t’i pėrkushtohesha. Lidhja pėr mua duhet tė vijė natyrshėm, besoj atėherė kur njeriu gjen shpirtin binjak, atė qė i pėrshtatet mund tė jetė i gatshėm tė nisė njė histori dashurie. Nė lidhje me partnerin, do tė dėshiroja tė jetė inteligjent, i fortė nė karakter dhe tė kuptojė profesionin tim, mbi tė gjitha tė mirėkuptojė profesionin tim. Do tė dėshiroja shumė qė ai tė dijė tė ndajė jetėn private me atė publike.

Veshja juaj konsiderohet e zgjedhur dhe e veēantė, shije personale?
Pėr sa i pėrket veshjes, ėshtė shije personale, tėrėsisht shije personale. Ndonjėherė mė ndihmon dhe mami im duke mė kėshilluar. Natyrisht mė ndihmojnė dhe stilistėt qė punojnė e stilojnė veshje pėr mua, tė cilėt kujdesen pėr pamjen time, por nė fund mbetet shija ime.

Cilėt janė miqtė tuaj tė vėrtetė?
Miqtė e mi janė miqtė qė i kam pasur qė prej vegjėlie, qė i kam njohur nė shkollė fillore, nė shkollė 8-vjecare dhe ata qė kam njohur nė shkollė tė mesme. Ata i kam miq tė mi, me ta vazhdoj tė mbaj kontakte, flasim nė telefon, takohemi.

Pas konfliktit me Adelina Ismajlin, keni pasur mė kontakte me tė?
Jo, nuk kam pasur kontakte. Nuk besoj se do kem mė. Ajo punė ka pėrfunduar besoj pėrjetėsisht. Raportet mes meje dhe asaj kanė pėrfunduar.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Leonora-Jakupi-1.jpg (13.7 KB, 2 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Leonora-Jakupi-2.jpg (8.2 KB, 2 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 03-10-2007, 05:38
Minifotoja e anetarit hysi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 03-10-07
Postime: 10
Kryesore

si zakonisht mbas nate
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 05-10-2007, 16:20
Minifotoja e anetarit shiu
Veteran/e
 
Reg: 11-05-07
Postime: 153
Kryesore

Mos prit shume se plakesh hahahah
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Rroftė sėmundja e dashurisė Qershija Dashuria 4 24-12-2007 12:48
95-vjetori i Pava - resise, Topi pritje te Pallati i Brigadave informuesi Shtypi i dites 0 29-11-2007 02:51
“Kryeprokurorja e re, rezultat i dashurisė Nano-Berisha” informuesi Politika shqiptare 0 27-11-2007 08:51
Martesa, kalvari i mundimeve te dashurise leopardi Psikologjia 1 24-08-2007 12:33
Leonora Poloska ne MTV ! Qershija Muzika 0 16-04-2006 21:19


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:47.




Parajsa Shqiptare