| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kiēo Londo: Sfidat bėhen me vepra tė mėdha Ersejla Murati Ēfarė jeni duke punuar aktualisht me studentėt e Akademisė sė Arteve? Afro tre muaj mė parė, me studentėt e vitit tė katėrt tė degės sė Aktrimit nė Fakultetin e Artit Skenik tė Akademisė sė Arteve, kam nisur punėn me kryeveprėn e dramaturgjisė botėrore tė dramaturgut rus Cehov Kopshti i vishnjave. Ėshtė njė vepėr qė ka pesėdhjetė vjet qė ėshtė pėrkthyer nga Sejfulla Malėshova dhe deri mė sot (pėr paradoks) asnjė trupė profesioniste, madje as AA, nuk ka provuar ta vėrė nė skenė.Premiera do tė jetė nė fillim tė muajit korrik nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Ėshtė hera e parė qė njė mbrojtje diplome e studentėve nė grup realizohet nė TK. Kjo falė edhe mirėkuptimit qė ka patur AA me TK. Besoj se kjo do ia shtojė mė shumė vlerat veprės. Pse Kopshtin e vishnjave, qė vlerėsohet nga kritika si njė nga pjesėt mė tė vėshtira, e vini nė skenė me studentė? Sė pari, unė punoj me Kopshtin e vishnjave se ėshtė njė kryevepėr, ėshtė njė vepėr qė i flet tė gjitha kohėrave, njė mėsim i madh se me ēfarė duhet tė merret teatri. Dhe teatri i vėrtetė, i madh, merret me problemet qė nuk ndryshojnė dhe jo me tė pėrditshmen, siē ndodh shpesh nė pėrzgjedhjen e dramaturgjisė sė huaj. E vė nė skenė njė vepėr kaq tė vėshtirė, sepse ky kurs, i cili ka patur pėr tre vjet e gjysmė udhėheqės artistik profesorin Birēe Hasko, ėshtė cilėsuar si njė nga kurset mė tė mira tė pasviteve 90 nė AA. Por e vė, edhe pėr tė provuar veten time, pas njė aksidenti tė rėndė, se sa i fuqishėm jam fizikisht apo shpirtėrisht pėr tė pėrballuar njė sfidė. Mė pėlqen tė riskoj dhe sfidat bėhen gjithmonė me vepra tė mėdha. Ju punoni edhe me studentė edhe me aktorė profesionistė. Ku ndryshojnė kėto dy komunitete artistėsh? Tė punosh me aktorė me pėrvojė ėshtė njė avantazh shumė i madh, sikundėr ėshtė edhe vėshtirėsi, sepse sėshtė e lehtė ti lėvizėsh ata. Puna ime me artistė qė nga Violeta Manushi, mė e madhja nė moshė deri tek tė rinjtė, si Valbona Imami apo Luli Bitri, pėrfshi kėtu edhe aktorė potencialė tė teatrit, si Ndriēim Xhepa, Bujar Lako, Luiza Xhuvani, Agim Qirjaqi, Yllka Mujo, Roland Trebicka mė ka dhėnė shumė kėnaqėsi. Por puna me studentėt ėshtė njė kėnaqėsi tjetėr. Tė jep kontakt me tė papriturėn, me tė renė. Mė sjellin mė shumė spontanitet dhe natyrisht, binden lehtė. Por po kėshtu, surprizojnė dhe sfidojnė lehtė. Ndihem mė mirė kur mė sfidojnė sesa kur mė binden. Nuk i kam qejf qeniet qė binden lehtė. Midis njė qeni kanapeje dhe njė ujku, do preferoja ujkun. Ēfarė na zbulon Kopshti i vishnjave? Tema kryesore qė unė kam zgjedhur tė trajtoj tek Kopshti i vishnjave? ėshtė efekti qė ka ndryshimi social tek njerėzit. Bėhet fjalė pėr njė pronė, njė kopsht. Do tė vendosim njė gjuhė komunikimi me tė. Ai nė pamje tė parė duket si njė element qė nuk flet, por nė shfaqjen tonė ai do jetė personazh kryesor dhe ne do komunikojmė me tė pėrmes heshtjes. Heshtja e kopshtit do tė flasė, personazhet nė skenė edhe kur nuk kanė batuta pėr tė thėnė, do tė flasin... Cilat janė elementet e reja regjisoriale qė do tė sillni? Ėshtė zgjedhur njė vepėr larg natyralizmit dhe realizmit, me elemente regjisoriale tė kapura pas simbolizmit tė veprės. Do tė jetė njė kopsht vetėm me trungje, pa degė, pa gjethe, ēka simbolizon sa qershitė, aq edhe ata njerėz qė kanė punuar nė tė dhe nuk jetojnė mė. E gjithė sipėrfaqja do jetė e mbuluar me lule tė bardha, qė simbolizojnė pėrkohėsinė dhe poezinė qė nėnkupton autori. i vetmi zė qė dėgjohet nė kopsht ėshtė sėpata qė pret drurėt. Nuk do tė ketė elemente tė rekuizitės, pa stola, dollap apo dhomėn e fėmijėve. E gjithė ngjarja zhvillohet nė njė vend dhe valixhet me tė cilat njerėzit vijnė dhe ikin janė tė vetmet objekte. Dikur student, sot pedagog i AA. Ēfarė vlerėsoni dhe ēfarė do donit tė ndryshonit aty? Natyrisht, tė japėsh mėsim atje ku ke studiuar ėshtė sa vlerėsim aq edhe pėrgjegjėsi shumė e madhe. Jam i kėnaqur qė kam kryer studimet aty. Jam krenar pėr pedagogėt e mi, edhe pse nuk e fsheh qė pėr njė pjesė prej tyre kam rezerva. Gjithsesi, e vlerėsoj Institutin e atėhershėm, Akademinė e sotme, me nota pozitive. Arti skenik ēdo pesė vjet modulohet, merr forma tė tjera, kėshtu qė duhet shumė energji pėr tė kapur kėtė ritėm. Po ju them njė koncept personal, pa dashur qė kolegėt nė AA ta merrnin si diēka tė prerė: Unė mendoj se duhet kuptuar mirė paradoksi midis shkollės dhe teatrit. Ka njė kontradiktė, sikundėr mendoj qė duhet qė nė shkollė tė hiqet dorė nga metoda e bindjes, e diktatit nė komunikim. Kjo, pėr ti hapur rrugė mė shumė ngjalljes sė besimit tek aktorėt e regjisorėt e ardhshėm. Ata qė studiojnė aty duhet tė jenė mė dyshues. I duhet hapur mė shumė rrugė krijimit artistik. Duhet hequr dorė nga amatorizmi dhe profesionalizmi, pėr tė pasur mė shumė spontanitet. Megjithatė, ėshtė kjo shkollė qė ka nxjerrė emrat e mėdhenj tė teatrit, sikurse tė rinjtė, qė nga Neritan Liēaj, Helidon Fino, sikurse regjisorė tė rinj si Met Xhelili apo Hervin Ēuli. Mendoni se teatri shqiptar ka nevojė pėr gjak tė freskėt, pėr frymė tė re? Janė tjetėr gjė fytyrat e reja dhe tjetėr artisėt e rinj. I ka tė nevojshėm teatri tė rinjtė, pasi talenti dhe rinia janė vlera nė skenė. Ka njė paradoks profesioni ynė: kėrkesa e madhe e llogarisė bie ndesh me lirinė e krijimit. Profesionin tonė e nisin shumė, por pėr vetė kėrkesat e mėdha qė ka arti skenik pak e pėrfundojnė. Ua them edhe studentėve, se teatri ėshtė art kolektiv, ku suksesi i pėrgjithshėm varet nga arritjet e gjithsecilit. Mendoj se sado i madh tė jetė roli, nuk i mbush dot boshllėqet, kur rreth protagonistit nuk ndodh gjė. Pata fatin para dy vjetėsh, qė tė ftoja nė TK bashkė me regjisorin Gėzim Kame dhe aktoren Rajmonda Bulku tė ftoj nė teatėr aktorin Sulejman Pitarka, i cili nė moshėn 82-vjeēare ishte njė fytyrė e re. Kjo mė bėn tė mendoj se nė teatėr rinia nuk ėshtė ēėshtje biologjike, por talenti. Cila ėshtė dilema e studentėve tuaj? Do dėshiroja qė tė kishin dilemėn se ēfarė do bėjnė me kėtė vepėr, me praninė tonė dhe kėtė pedagog nė kėtė shfaqje. Pastaj, janė edhe dilemat e mėdha Cili ėshtė fati im?. Shoqėria, familja, qytetarėt, taksapaguesit presin se ēfarė do tė bėhet me kėtė investim. Ata duhen ndihmuar dhe mbėshtetur. Jam pėrpjekur qė kėtė gjė ta bėja edhe si drejtor i TK apo me Ēajupi Teatėr dhe do ta bėj kėtu nė Qendrėn Kulturore Tirana. Ėshtė njė brez qė meriton vėmendje. Shpesh edhe mė mėrzisin, por ajo kalon shpejt. Vlerėsoj energjinė e tyre. U duhet dhėnė dora shumė sinqerisht. Kur ti je i sinqertė me ta, edhe pse me vonesė ata reflektojnė. Ē mendoni pėr kohėn qė kalon? Ėshtė kjo dilema juaj? Natyrisht, pas asaj traume tė madhe qė kam kaluar gjashtė muaj mė parė, dilemat janė bėrė edhe mė tė mėdha. Pas kėtij aksidenti nuk e kam fare tė lehtė, sepse koha jonė, e njerėzve me tė cilėt unė ndaj tė njėjtin mendim artistikisht apo nė aspektin jetėsor, ngre nė piedestal tė bukurėn dhe tė renė, po aq sa edhe shkakton dilema. Unė vazhdoj ti pėrmbahem dilemės se mos pas realizimit tė njė punė apo marrjes sė njė detyre dhe lėnies sė njė detyre, mundet qė tė zhubravitem. Mė ndodh shpesh kėto kohė, qė kur shoh veten nė pasqyre tė them: Krisht! Shiko, jam akoma kėtu! Ėshtė njė mrekulli qė unė, pas ndeshjeve tė mėdha, pasioneve tė mėdha, pas alkoolit tė tepėrt, ndeshjes me karrierėn time jam kėtu dhe fatmirėsisht nuk jam vetėm. Sepse njeriu plaket kur ėshtė vetėm. Si reaguat pas ofertės pėr tė qenė nė krye tė njė institucioni, tashmė lokal dhe jo kombėtar si ai i teatrit? Pa asnjė iluzion, detyra e drejtorit tė TK ndryshon nga kjo kėtu. Ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme. Por nuk do tė thotė qė kjo detyrė ėshtė pa sfida. Sfida e parė janė vetė artistėt e kėtij institucioni, qė aspirojnė pėr varietenė, artistėt e mrekullueshėm tė Cirkut, tė Ansamblit Tirana, tė Bandės sė qytetit. Vėshtirėsia tjetėr vjen me atė qė ėshtė punėdhėnėsi im, z.Rama. Ai ėshtė njė njeri ambicioz, me background tė madh arritjesh, por edhe njė artist. Kėshtu qė raporti me tė do tė jetė i vėshtirė, jo nė aspektin njerėzor, por atė tė arritjeve. Ky ėshtė njė institucion me kėrkesa tė mėdha, sikurse edhe punėdhėnėsi. Tė gjendesh mes tė dyjave ėshtė paksa e rrezikshme. Nė teatėr nuk e kam patur kėtė shtypje. Me ndihmėn e artistėve dhe tė z.Rama, besoj se do ti shėrbej punės dhe Zoti mos mė lėntė nė baltė! Ēfarė u thoni studentėve tuaj pėr aktrimin? Pėrpiqem tė mos u mėsoj gjėra dhe tė mos jem vetėm nė pozicionin e pedagogut. Mundohem tu ngjall besimin se ata janė tė zotė, mund dhe do tė bėjnė diēka nė jetė. Pėr aktorin? Mjeshtėria e aktorit ėshtė njė proces thithjeje i personalitetit tė tė tjerėve. Ndodh edhe ndėrthurja me eksperiencat e tua. Nė kėtė moment, kjo do tė thotė qė ty tė tė kenė hequr pantallonat, tė jesh zbuluar (qesh)... Cili ėshtė ndryshimi mes shkollės dhe teatrit? Shkolla i mėson nxėnėsit se ēfarė ėshtė mitė dhe keq, ndėrsa teatri, duke komunikuar me spektatorin, u kultivon atyre ndjenjat dhe ndėrgjegjen e tyre. Shkolla dhe teatri kanė misione tė ndryshme. AA ėshtė shkollė, qė pėrgatit njerėz tė teatrit. Studentėt janė edhe objekt i shkollės, edhe produkt pėr teatrin. Nė kėtė lėvizje, derisa ata diplomohen, ndodh njė paradoks, qė nuk ėshtė zgjidhur mirė. Ēfarė duhet tė bėjė teatri pėr ta zgjidhur kėtė? Teatri duhet tė heqė dorė nga manierat e paekuilibruara, reformatorėt qė ngrejnė reforma fantazim. Teatri nuk e duron dot qė tė jetė produkt, por ėshtė krijues i vetvetes. Duhet ti kthehet fjalės dhe ndjenjės, tė mendojė qė pėr pėrgatitjen e njė njeriu tė teatrit duhen minimalisht 15 vjet. Tė heqė dorė nga nxjerrja nė pension e artistėve nė moshėn 55 apo 65-vjeēare. Tė mos realizojnė 25% tė shfaqjeve tė repertorit, pasi dramaturgjia shqiptare ėshtė shumė e dobėt dhe shpesh ngjiten nė skenė edhe vepra mediokre. Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė artistė tė mėdhenj tė teatrit janė peng i kėsaj dramaturgjie.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Mikel Kalemi - Tragjedite, vepra te pasioneve te medha | informuesi | Kulture | 0 | 06-07-2007 23:53 |
| Kico Londo - Do te na kapin per veshi dhe do na fusin ne Europe | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 22-04-2007 17:47 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Galeria e Arteve, 4 mije vepra ne rrezik | Administratori | Arti shqiptar | 0 | 18-04-2007 00:59 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |