Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture | Personazhe te njohura

Joe Artid Fejzo

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-06-2007, 11:14
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Joe Artid Fejzo

Joe Artid Fejzo
Ilda Lumani


Ajo qė njohim prej tij janė kėngėt e mrekullueshme, me tė cilat ka fituar fansa nė tė dyja anėt e detit. Karriera e tij e ndėrtuar prej 17 vitesh nė vendin fqinj, (Itali) pulson fortė nė skenėn shqiptare. Nė fakt, Joe Artid Fejzo ka arritur tė krijojė adhuruesit e tij nė Shqipėri, tė cilėt nuk i krahason me asnjė publik tjetėr. E ndėrsa ėshtė shfaqur shpesh nė festivale tė ndryshme apo edhe evenimente tė ndryshme kulturore, ku ka qenė i ftuar, pėr herė tė parė vjen me njė rrėfim krejt personal, duke na zbuluar dashuritė e tij tė vėrteta

Jeni njė nga konkurrentėt e fortė nė “Netėt e Klipit Shqiptar”. Keni sjellė njė fabul ndryshe me kėngėn “Me ty”. Keni dashur qė tė “godisni” me tė, apo si?
Do tė doja tė ndaloja pak nė kėtė pyetje. Jetoj prej 17 vitesh nė Itali dhe pėr motive pune kam shėtitur rrugėve tė Evropės shpesh. Dhe shpesh jam ndeshur me plagėn e rėndė tė prostitucionit. Fatkeqėsisht, shpesh rruga kalon nė ato qė ne i quajmė “vajza tė rrugės” apo “vajza pa emėr”, sepse asnjėherė nuk prezantohen me emrin e tyre. Shpesh kam ndaluar pėr tė folur me to dhe po tregoj njė fakt. Kthehesha nga njė provincė e Ascolit, rrugės sė Bonifikės. E shquar pėr vajzat nė ēdo 300–400 metra tė saj. Ishte rreth 01.30 e natės. Pas njė kthese shoh njė vajzė tė rrėzuar. Ndalova makinėn, edhe pse pas njė hezitimi. Ishte njė vajzė e re, ndoshta 16– 17 vjeēe. Kur mė pa, u tremb. Pasi mė vėshtroi gjatė, foli mė ėmbėlsi: “Joe, ik nė qoftė se e do jetėn”. U befasova. Fliste shqip. U largova me mendjen pas pėr vajzėn qė u bė njėsh me errėsirėn e natės, me errėsirėn e fatit tė saj. Ky ishte njėri nga faktet qė mė shtynė pėr tė realizuar njė klip kundėr kėsaj plage shekullore, pėr mė tepėr qė sivjet, nė vitin 2007, kremtohet botėrisht “Viti i abolicionit kundėr ēdo lloj skllavėrie”

Nė edicionin e kaluar tė festivalit tė lartpėrmendur, keni marrė ēmimin special pėr kėngėn “Zhurma e heshtjes”. Kėtė vit keni ambicie pėr ēmimin e madh?
“Ēmimi Special” qė mu dha nga juria me “Zhurmėn e Heshtjes” vitin e shkuar, 2006, ngacmoi shpirtin artistik pėr tė eksploruar rrugė tė reja nė realizimin e klipeve, e ashtu siē flet vetė “Me Ty”, realizimi, fabula dhe kėnga kanė tė njėjtėn gjuhė, duke lėnė pas realizimin si qėllim nė vetvete tė klipit me efekte fizike (pjesė tė trupit femėror, shtrate, kolltukė...). Apo edhe efekte tė jashtme skenike dhe vizive qė s’kanė tė bėjnė me kėngėn, apo shpeshherė bien viktimė e vulgaritetit tė pėrsėritur tashmė nė shumė klipe komerciale. Them se realizimi sė bashku me pjesėtarėt e tjerė, dhe kryesisht me Z. Adriatik Berdaku, qė jeton prej vitesh nė Ancona, ja arriti qėllimit qė nė mė pak se 5 minuta tė sjellė njė temė aq tė ashpėr dhe mizore, si dhuna, prostitucioni, deri nė asgjėsimin e plotė tė figurės femėrore.

Njihesh si njė kantautor mjaft i talentuar, por kush ėshtė Artidi jashtė skenės. Cilat janė dashuritė, pasionet e tua?
Artidi kur ishte vetėm 5 vjeē njohu njė vajzė, qė erdhi vitin e fundit nė kopshtin nr 6 nė Tiranė, afėr Medresesė. Ajo vajza ngjante me Rafaela Karran (eh, nė ato kohė shihej “Canzonissima”). U dashurua me tė. I tha qė atėherė qė do tė martohej. Ajo qeshi. E qesh akoma sot, qė vėrtet ėshtė bashkėshortja ime, Lola, balerinė soliste nė TOB pėr mė se 7 vjet. Nė vitin 1990 u larguam sė bashku me Alinėn (vajzėn tonė nė bark) drejt njė vendi aq tė njohur nė ėndrra, por aq tė panjohur nė realitetin e njė ēifti qė shiti edhe dhomėn e gjumit pėr tė prerė rrėmbimthi dy bileta avioni.

Pėrveē krijimtarisė si kantautor, cilat janė impenjimet tuaja?
Sot zhvilloj edhe veprimtarinė e sipėrmarrėsit artistik pranė Akademisė “Giselle Danza e Musica” dhe drejtues artistik dhe ideator sė bashku me Lolėn, i njė eventi tė madh kulturor pėr zonėn e markėve, siē ėshtė “Porto San Giorgio in Danza”, stazhe ndėrkombėtarė baleti – “Fermo Dance Festival” dhe konkursin ndėrkombėtar tė baletit, “Crystal Of Dance – Firmum Award”, qė do tė mbahet nė datat nga 8 deri nė 15 korrik 2007. Alina, vajza jonė, po ndjek rrugėn e artit, ku studion balet, kanto dhe kitarė klasike, ėshtė edhe aktore. Jeta ime ėshtė e mbushur me shumė ndodhi. Prandaj kėtė album e kam quajtur “Piano.. Forte..”, si jeta ime me notat e pianos... bardhė e zi, si simfoni me shumė ngjyra e melodi, ku vorbulla e dirigjentit (jeta) mė ka drejtuar me ėmbėlsi. Kam dashuruar shumė nė jetė, vazhdoj tė dashuroj... e mund tė them pa frikė, qė jam i dashuruar me DASHURINE... nga ku rrjedh dhe e gjithė krijimtaria.

Cili publik ka mė shumė efekt mbi ju, ai shqiptar apo italian?
Eh... mund ta them pa frikė fare, publiku shqiptar. E nuk flas vetėm pėr skenėn e madhe, flas edhe pėr piano baret, lokalet e vogla, ku nė intimitet me pak miq nuk ka kurrė tė krahasuar me asnjė lloj tjetėr publiku nė asnjė vend tjetėr tė botės, sado luksoz apo marramendės qoftė vendi, shteti apo njerėzit. Keni marrė pjesė nė shumė festivale shqiptare. A mendoni se keni qenė i vlerėsuar sa duhet nga juritė e tyre?
Jam mėsuar tė flas direkt shpesh, e pėr kėtė edhe e kam pėsuar.

Por unė jam gatuar me kėtė brumė e s’mund tė ndryshoj dot. Them qė kėngėt e sjella nė festivale, spektakle e TV janė pėlqyer nga publiku. Fatkeqėsisht, kėtė nuk e kam ndeshur nė lėmin profesional apo tė themi, kontaktet me juritė e festivaleve. Jashtė, pasi i dėgjonin kėngėt, mė jepnin urimet; “kėnga ėshtė e veēantė”, “orkestrim i bukur”, “kėngė e ndjerė”.

Por mė pas u bėnė disa vjet qė kėngėt, me gjithė keqardhjen e fansave, nuk kalojnė nė natėn e tretė. Megjithatė, unė kur shkruaj, nuk e bėj pėr qėllim fitoreje apo qė me ēdo kusht tė hyj nė natėn finale. Kėngėt i shkruaj sepse e ndjej, sjell dashuri dhe romantizėm, nė njė botė tė lodhur nga komercialiteti dhe tė jetuarit pėr momentin.

Me ēfarė po merreni aktualisht?
Sapo kam mbaruar punėn me albumin qė do t’i paraqes publikut shqiptar, me titull “Piano.. Forte..” 2007 dhe pėrmban 13 kėngė nė tre gjuhė, shqip, italisht dhe anglisht. 3 kėngė janė riinterpretime me orkestrime krejt origjinale dhe ndryshe nga ē’ishin konceptuar nga krijuesit e saj. Nė to bėn pjesė edhe interpretimi me gjigandin e muzikės napolitane, Mario Merola me kėngėn “MalaFemmena”, direkt nga “La Canzone del Secolo”, programi i suksesshėm i Pippo Baudos nė pranverėn e 1999. Kėngėt e tjera janė tė gjitha krijime tė miat tė mirėfillta. Shpresoj qė publiku tė gjejė nė to melodinė dhe frymėzimin qė i ka dedikuar.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Joe-Artid-Fejzo.jpg (62.9 KB, 1 vezhgime)
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
HOW-TO Setup a PLESK Dedicated Server Administratori Webmaster 0 16-04-2008 13:16
Percillet per ne banesen e fundit Clirim Fejzo informuesi Shtypi i dites 0 25-10-2007 21:10
I got offered a Joe Dimaggio Rookie Card ? Should i buy it ? Steve S Sports 0 01-08-2007 15:57
Does anyone know how tall Joe Jonas is? Mustang Entertainment & Music 0 31-07-2007 09:01
Adriatik Berdaku - Vetem talenti dhe pasioni nuk mjaftojne ne art Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 05-05-2007 20:14


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:54.




Parajsa Shqiptare