Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Kulture | Personazhe te njohura

Ezdalin Gorani - Skena kombetare e baletit eshte magji

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 06-07-2007, 23:33
Minifotoja e anetarit informuesi
Robotique
 
Reg: 30-09-04
Lokalizimi: !Parajsa!
Postime: 9,729
Ezdalin Gorani - Skena kombetare e baletit eshte magji

Ezdalin Gorani: Skena kombėtare e baletit ėshtė magji
Gazeta SOT

Balerinin e njohur Ezdalin Gorani e gjejmė nė baletin “Lumi i vdekur” nė rolin e njė djali kosovar, qė pėrpiqet tė luftojė dallimet fetare e krahinore nė Shqipėrinė e Jugut tė shekullit tė kaluar. Adili nė rol, me veshjen figurative tė rikonceptuar nga koreografia e re e cila sjell “Lumin e vdekur” nė skenėn e TOB me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė kompozitorit Ēesk Zadeja, autori i muzikės sė kėtij baleti tė mirėnjohur. Ezdalini ėshtė solist i parė nė Teatrin e Operės dhe Baletit dhe po ashtu edhe nė Top Channel, ku vjen me kėrcime dhe koreografi pėrkrah partneres nė skenė dhe jetė, Olės.Flet me pasion pėr punėn qė bėjnė tė dy, synon koreografinė dhe mendon se eksperienca nė “Portokalli” ėshtė e papėrsėritshme nė kėtė drejtim. Jo vetėm qė mendon se i pėrshtatet mė sė miri roli i malėsorit shqiptar, por duket se edhe nė jetė ėshtė njė Adil qė rrėnjėt i ka nė Kosovė, edhe pse jeton nė zemėr tė Shqipėrisė...

Sė pari, si e keni konceptuar personazhin tuaj nė kėtė balet, djalin kosovar, Adilin?
Konceptimi sigurisht i takon koreografit, ndėrsa unė jam thjesht solist, balerin qė ekzekuton rolin. Porsa i pėrket konceptimit, dua sinqerisht tė vlerėsoj punėn dhe kėndvėshtrimin qė ka dashur koreografi t’i japė veprės. Pėr mendimi tim, kėtu kemi njė gėrshetim tė karakterit kosovar me atė myzeqar, tė klasikes me neoklasiken. Janė disa gjini tė baletit qė kėtu i gjejmė tė shkrira dhe kanė zėnė vend shumė mirė dhe nė bazė tė finesės me tė cilėn i ka parė koreografi, ka dalė diēka shumė e bukur. Kjo ėshtė vėnė 25 vjet mė parė. Unė nuk e kam parė, por nuk mė ka ngelur peng, sepse nė atė kohė vepra ka qenė e censuruar dhe koreografėt nuk kanė qenė tė lirė tė japin atė ēka duan. Kėtė herė, besoj se koreografi ka sjellė diēka tė re. Gjithsesi, dua tė theksoj se ajo ėshtė njė vepėr aktuale edhe nė kėtė kohė. Edhe tani mbetet peng zgjidhja e Kosovės, qė ajo pret tė marrė, liria e saj. Shpresojmė ta marrė me kėtė balet, e cila jep njė mesazh dhe pėrkon me gjendjen e marrjes sė statusit tė Kosovės. Unė jam vetė me origjinė kosovare. Rolet e baletit shqiptar unė i kam kėrcyer kryesisht vetė, mė kanė pėlqyer dhe kam qenė nė ansambėl. Karakteri i shqiptarit nė kėrcim mė pėlqen shumė. Sigurisht, edhe tė tjera.

Flasim pak pėr rolet e fundit qė keni luajtur nė skenėn e TKOB?
Ndėr rolet e fundit ka qenė ai i Simbad Detarit nė baletin “Sheherezade”, si solist i parė qė jam nė teatėr, me koreografinė e Skėnder Selimit. Ndėrsa roli i fundit, ka qenė nė Baletin “Migjeniana”, po me koreografinė e Agron Aliaj. Edhe aty kisha sėrish rolin e njė malėsori.

Diēka rreth punės me partneren tuaj nė rol?
Jam i kėnaqur. Erisa ėshtė njė vajzė e re dhe kėrkon mbėshtetjen time, qė ia kam dhėnė me gjithė shpirt, sepse e meriton. Nuk ėshtė hera e parė qė kėrcejmė bashkė dhe ajo ėshtė njė balerinė qė punon shumė. Mund tė them me plot gojė se Teatri i Operės dhe Baletit fitoi njė tjetėr soliste tė re.

Njerėzit ju identifikojnė si ēifti i balerinėve Ezdalini dhe Ola. Edhe kėtu jeni bashkė me Olėn, si e pėrjetoni kur interpretoni tė dy?
Nė rol Ola ėshtė Nėna e Vitės dhe gjatė pjesės ka njė moment kulminant tė trajtuar edhe nė muzikė, nga kompozitori Ēesk Zadeja. Kėtu nuk jemi bashkė nė rol, edhe pse herė tė tjera kemi qenė bashkė. Por kėshtu e konceptoi koreografi, qė tė ndahemi nė role dhe ndodhi. Nuk ėshtė ndonjė gjė e jashtėzakonshme. Jemi bashkė ēdo javė tek “Portokallia”!

Nga skena e Portokallisė tek skena e TKOB, cili ėshtė ndryshimi? Ku e ndjeni veten mė tė realizuar?
Duhet theksuar diēka: nė Top Channel ne jemi edhe krijues, jemi koreografė dhe kjo bėn qė vėmendja ndaj nesh tė jetė mė e madhe. Por krahasuar me skenėn e Teatrit, skena e teatrit ėshtė oqean! Ėshtė magji, ėshtė tjetėr gjė. Edhe atje ėshtė shumė bukur. Vijnė shumė spektatorė qė tė shohin dhe nuk janė pak, por 400 vetė nė javė. Por skena e teatrit ėshtė nder dhe pėrgjegjėsi mė e madhe tė luash nė tė. Kėtu edhe spektatori ėshtė mė i zgjedhur, qė e pėlqejnė baletin klasik. Gjithsesi, nė Top Channel jemi shumė tė kėnaqur, sepse na ka bėrė tė kuptojmė atė qė nuk e dinim, koreografinė. Shpresojmė ta vazhdojmė kėtė rrugė dhe madje, kemi vėnė edhe nė skenėn e TKOB dy shfaqje me koreografinė tonė: “Carmen” dhe “Traviata”. Shpresojmė tė realizojmė bashkė me Olėn njė balet tė pėrbashkėt, modern dhe ta ngjisim sė shpejti nė skenė.

Kjo ėshtė ambicia e radhės apo ka edhe plane tė tjera?
Planet tek ne ekzistojnė, pasi ne jemi nė punė nė Top Channel dhe ai vazhdon. Pėrveē kėsaj, ka edhe programe tė tjera. Nė momentin qė do tė na krijohet njė pauzė, do mundohemi tė japim diēka edhe kėtu, nė skenėn e TKOB, nė gjuhėn moderne tė koreografisė.

Si ėshtė pėr njė balerin rruga e karrierės dhe a duhet ai tė shfrytėzojė mundėsitė private pėr tė ecur nė skenėn kombėtare?
Realisht, mund tė themi qė tė gjithė shqiptarėt punojnė nė dy-tre punė, qė t’i ofrojnė vetes mė shumė mundėsi dhe tė ardhura. Unė jam solist i parė nė TKOB dhe paguhem shumė mirė, atje po ashtu. Deri para njė viti, mund tė flisje pėr probleme, por me rritjen e rrogave tė balerinėve kushtet janė shumė mė tė mira. Asgjė nuk tė vjen me fat. Duhet tė punosh shumė qė gjatė rrugės tė vijė fati. Edhe ne e kemi nisur mė parė, para dy-tre vitesh nė njė spektakėl tė POetri Bozos kemi nisur tė punojmė privatisht. Ola ishte tek Top Channel dhe mundėm tė sigurojmė njė punė aty. Mendoj se mundėsi ka. Ka njerėz qė nga paaftėsia vetėm flasin dhe ka tė tjerė qė nuk flasin dhe bėjnė gjėra, realizojnė. Ne lodhemi shumė, qė nga mėngjesi deri nė darkė flasim vetėm pėr balet. Lodhja fizike ėshtė e madhe dhe kjo tė bėn tė mos jesh i kthjellėt edhe mendėrisht, sidomos pėr ne qė punojmė pasdite kur nuk kemi punė nė teatėr. Jemi tė rinj, tani do tė punojmė.

Tek roli i Adilit keni ngarkesė emocionale dhe fizike?
Ka ngarkesė aq shumė, saqė publiku kur ta shohė do t’i vijė keq. Nė 1 ore e gjysmė jam nė skenė gjithė kohės. Gjithsesi, ia vlen. Ėshtė njė balet i bukur dhe koreografi e ka gjetur mirė konceptimin e ri. Ka krijuar personazhe mjaft interesante. Pėrgėzoj profesorin tim dhe i them urime nė shfaqje tė tjera.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Ezdalin-Gorani-dhe-Manjola.jpg (11.0 KB, 0 vezhgime)
__________________
Be aware of what u do in the past, because of the future consequences!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:57.




Parajsa Shqiptare