| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Cristiano Olivieri: Anullova koncertet pėr aventurėn shqiptare Gazeta SOT Tenori i njohur italin, i qindra roleve nė njė karrierė solide dhe jetėgjatė, Cristiano Olivieri, e takojmė nė ambientet e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Jemi pak ditė para premierės sė operės Aida tė kompozitorit italian Xhuzepe Verdi, qė realizohet nga bashkėpunimi shqiptaro-italian. Pikėrisht, njė grup artistėsh tė mirėnjohur italianė (mes tyre edhe njė bullgar), vijnė pėr herė tė parė nė vendin tonė pėr tė provuar eksperiencėn shqiptare tė operės. Janė m,mahnitur nga artistėt shqiptarė, qė i konsiderojnė me njė talent tė madh. Gjithashtu, pėr mikpritjen karakteristike shqiptare.Nė intervistėn e mėposhtme, Cristiano na rrėfen pėr ditėt e para nė vendin tonė, kontakti i parė me artistėt tanė tė operės, si dhe pėr rolet e tij. Mes njė morie rolesh dhe koncertesh tė ditėve tė fundit, braktis gjithēka pėr tė pėrjetuar kėto ditė nė Tiranė. Pėr tė pėrjetuar njė aventure nė vendin qė se kishte shkelur kurrė mė parė... Pėrshtypjet tuaja tė para pėr Shqipėrinė, TOB dhe stafin artistik tė Aidės? Duhet tė them se qysh nė fillim ndesha nė njė simpati dhe dashuri tė madhe. Ka teatro ku gjithēka bėhet me rigorozitet, secili merret vetėm me rolin e tij, por kėtu ka mė shumė humanitet. Kuptohet se ėshtė njė realitet qė po evoluon, nė shumė aspekte po mėson ende, sepse ėshtė e qartė se opera ėshtė njė sipėrmarrje e madhe. Megjithatė, pėr njė artist qė vjen nga jashtė, bie nė sy menjėherė ky pasion i madh dhe dashuri. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse tė bėn tė ndihesh vetvetja dhe i qetė psikologjikisht. Ju vini kėtu pėr tė interpretuar nė njė rol tė vėshtirė. Ēfarė mund tė na thoni pėr eksperiencė tuaj tė mėparshme si Radames? Po, e kam luajtur edhe mė parė rolin e Radames, qė ėshtė njė nga rolet- tenor mė impenjues tė Verdit, pėr tė mos thėnė mė i vėshtiri nė absolut. E kam luajtur nė Itali tre herė, por eksperiencėn mė tė rėndėsishme e pata vitin e kaluar, nė Arma Open Air, qė ėshtė njė arenė e hapur nė Umbria, ku ėshtė vėshtirėsia e tė kėnduarit nėn qiell tė hapur, qė nga shpėrndarja e zėrit, orkestra, ekuilibrat vokalė nė role etj. Duke ardhur sot nė njė skenė tė mbyllur, ndihem mė i sigurt. Ėshtė njė rol i bukur, i rėndėsishėm, por i vėshtirė shumė pėrfshirės. Si ėshtė gjendja volake tani, pas udhėtimit nga Italia? Dua tė them, keni meocione para premierės? Nė fakt, unė vij drejt nga Republika Ēeke, ku interpretova Carmen, kėshtu qė sapo kam realizuar njė rol goxha tė vėshtirė, pėr tė kaluar menjėherė nė njė edhe mė impenjues. Por, duhet tė them se kėtu organizimi ėshtė bėrė siē duhet dhe kemi kohė pėr tu qetėsuar dhe pėrgatitur pėr premierėn. Na ngelet vetėm tė kryqėzojmė gishtat pėr fat, qė tė arrijmė njė opera tė suksesshme qė do tju pėlqejė juve, publikut dhe ne vetė, sigurisht. Kėtu vini me kolegė italianė. Ju jep kjo mė shumė kurajė, sesa po tė ishit vetėm nė skenėn shqiptare? Tė themi tė vėrtetėn, nė kėtė profesion jemi gjithmonė vetėm. Dua tė shtoj se kolegėt shqiptarė janė vėrtetė persona tė shkėlqyer. Kam krijuar miqėsi thuajse me tė gjithė, prandaj mendoj se nuk kam nevojė tė gjej patjetėr njė bashkėkombasin tim pėr tė punuar. Kur e bėn pėr profesion, i merr parasysh tė gjitha. Nė tė kundėrt, ka raste si ky i Shqipėrisė. Ndėrsa kolegėt italianė janė miqtė e mi dhe mė vjen mirė qė jemi bashkė kėtu. Thjesht ndihemi mirė bashkė. Reagimi juaj i parė, kur morėt ftesėn pėr tė kėnduar nė Shqipėri? Njė ndjesi e bukur, sepse kjo do tė thotė se opera, qė ėshtė njė produkt Italian, sidomos Aida, vlen akoma dhe pėlqehet. Jemi tė lumtur qė bėjmė pjesė nė njė projekt qė edhe kėtu nė Tiranė po fiton sukses. Unė shpresoj se me kėta artistė tė talentuar qė ju keni (kėtu mė vjen nė mendje regjisori Nikolin Gurakuqi, qė mė duket njė njeri me talent tė madh), opera italiane do tė realizohet me sukses. Ishte njė kėnaqėsi ardhja kėtu me kėtė kontratė. Nuk e mendova dy herė... Jeni paguar mirė?... (qesh) Shiko, mbi kontratat po diskutojmė ende, megjithatė nuk do ketė asnjė problem. Kjo ėshtė e dorės sė dytė. Ne jemi tė kėnaqur qė marrim pjesė nė projekt. Pėr tė ardhur kėtu anulova disa koncerte nė Itali, pasi doja tė merrja pjesė nė kėtė aventurė. Pak ditė mė parė, Zucchero dha njė koncert tė madh kėtu. Ēfarė do tė thotė pėr artistėt italianė fakti qė janė kaq tė mirėpritur nė Shqipėri? Ėshtė njė kėnaqėsi e pamasė, sepse pėrtej faktit qė hapet njė treg, pasi ėshtė edhe ēėshtje ekonomike, nė radhė tė parė ėshtė ēėshtje humane. Nė njė boti, ku gjithnjė e mė shumė rriten kontaktet pėrmes internetit, medias, fakti qė muzika lirike mund tė bashkojė popujt e Europės, mendoj se ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Keni synim tė arrini njė kulm nė karrierėn tuaj? Dikur e kisha, por e ndėrrova gjatė eksperiencės sime. i ri mendoja Dua tė kėndoj patjetėr nė Skala apo Nju Jork. Kuptova se me tė vėrtetė ēdo eksperiencė muzikore e humane, nėse ėshtė njė eksperiencė jetėsore, ėshtė njė pikė fillimi, jo arritjeje. Kam rivlerėsuar tė tashmen, duke pritur tė ardhmen. Si e vlerėson njė lirik karrierėn e tij, duke iu referuar tė tjerėve? Si ju duket karriera juaj deri mė sot? Ėshtė njė karrierė qė tė bėn tė udhėtosh shumė, takon njerėz tė rinj dhe pėrjeton eksperienca tė reja, qė tė pasurojnė shpirtėrisht. Pėr njė si unė, qė ka familje, ėshtė edhe problem, pasi fakti qė rri larg nuk ėshtė gjithmonė i mirė. Sa herė qė mundem, mes koncerteve, gjej pak kohė pėr familjen time. Megjithatė, them se ėshtė njė profesion qė nuk do ta ndėrroja me asgjė nė botė. Nuk di a do tia kėshilloja dikujt ta ndiqte kėtė rrugė, por unė vetė nuk mund tė jem veēse i lumtur dhe mirėnjohės qė kam kėtė profesion dhe kam patur shumė njohje me njerėz nė gjithė botėn. Cilat janė rolet e fundit nė tė cilat keni interpretuar dhe ato mė tė afėrtat qė priten? Sė fundi, luajta rolin e Don Hozesė nė operėn Carmen nė Ostrava, pastaj nė operėn e San Balschak qė daton e vitit 1900, pak e njohur por shumė e bukur. Pa shkuar shumė larg pas nė kohė, kuptohet. Sė shpejti, do tė luaj sėrish Pinkertonin tek Madam Buterfly nė Kore nė shtator dhe mė pas kontratat dimėrore, qė nisin me Bohemėn, Toskėn e gjithė repertori im lirik, qė unė e adhuroj. Sidomos, repertori i Puēinit... Pse jo Verdi? Jo, jo. Verdi patjetėr, por sidomos ai Puēinian, pasi pėrveē zėrit, unė kam edhe shpirtin tė pėrshtatshėm pėr atė lloj muzike. Verdin e adhuroj, por jam nga ata qė tek Puēini ndjejnė diēka qė tek tė tjerėt nuk e gjejnė. E di qė nuk jam i vetmi qė e mendoj kėshtu, megjithatė janė tė dy muzikantė tė mėdhenj. Absolutisht! Atėherė, paēi fat! Gjithashtu. Faleminderit! Opera mė e vėshtirė nė botė Aida ngjitet nė skenėn e TOB si njė premierė historike, nėn njė realizim tė vėshtirė dhe bashkėpunim tė gjerė artistėsh. Ajo do tė shfaqet nė datat 30 Qershor-1-3-4-6-7 Korrik 2007, ora 19.00. Libreti ėshtė shkruar nga Antonio Ghislanzoni, skenografia e realizuar nga Genc Shkodrani, Kor- Maester Suzana Turku, mjeshtėr koncertues dhe dirigjent Alessandro dAgostino. Kostumet e operės janė ofruar enkas pėr shfaqjen nga Teatri i Operės sė Romės. Dirigjente kori ėshtė Dritan Lumshi e Altin Buli. Nėn regjinė e Nikolin Gurakuqit dhe koreografinė e Enada & Gerd Vaso. Tė ftuar specialė tė operės do tė jenė artistė tė njohur shqiptarė e tė huaj, si Sara Galli, Agim Hushi, Cristiano Olivieri, Shpresa Spaho, Felice Tenneriello, Nikolay Bykov e Octavian Vlaicu. Me pjesėmarrjen e Solistėve tė T.K.O.B, Irini“Nikolla, Sonila Baboci, Manjola Konjari, Sokol Hidershaj, Roza Topi, Erlind Zeraliu, si dhe tėkorit, orkestrės, balerinėve tė T.K.O.B.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Pesė shqiptarė vazhdojnė aventurėn UEFA | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 09-10-2007 04:09 |
| Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare | Administratori | Letersia | 0 | 21-03-2007 23:55 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |
| Kater shqiptare peng ne Afganistan | Administratori | Shtypi i dites | 2 | 14-03-2006 22:19 |