Udhėzime pėr shfrytėzuesit e Rrjetit Rrjeti ėshtė mjet i komunikimit, por ai nė tė vėrtetė ėshtė shpatė me dy tehė. Muslimanėt duhet t'i shfrytėzojnė anėt e mira tė rrjetit, ato qė i shėrbejnė fesė dhe jetės sė tij, e jo ato qė e prishin fenė dhe jetėn e tij.
Ėshtė shumė me rėndėsi qė shfrytėzuesit e rrjetit tė mbrojnė sytė e tyre, qė tė mos shohin atė qė ėshtė e ndaluar. Shfaqjet e ndaluara janė armė e shejtanit, tė cilat ai i pėrdor pėr t'i prishur zemrat e muslimanėve, duke ofruar njė kėnaqėsi momentale, pas sė cilės vjen pendimi dhe shqetėsimi i ndėrgjegjes. Shikimi i tė ndaluarės ėshtė burim i ndotjes sė zemrės, rėndimit nė gjoks dhe largimit nga adhurimi i Allahut Fuqiplotė. Gjithashtu, kėto gjėra e largojnė shpirtin nga kėnaqėsitė qė ai i arrin gjatė adhurimit tė Allahut. Kjo ėshtė armė e shejtanit me tė cilėn ai e zbukuron mėkatin dhe, nė momentin kur dikush hyn nė kurthin e tij, shejtani merr kontrollin ndaj zemrės sė tij dhe luan me tė, sikur fėmija qė luan me topin.
Mos lejo qė rrjetin ta "shkatėrrojė" kohėn tėnde. Dhe kjo ndodh kur me orė tė tėra i kalon nėpėr faqe tė ndryshme dhe me grupe tė ndryshme bisedash nėlinjė. Me kėtė e harxhon kohėn e ēmuar, kohėn tė cilėn do ta kishe kaluar me familjen, fėmijėt, tė afėrmit ose duke punuar pėr tė fituar pėr vete dhe pėr familjen.
Vizitoi shpesh faqet islame. Vizito faqet nėpėrmjet tė cilave do tė marrėsh informacione tė dobishme, tė cilat e zgjerojnė diturinė tėnde. Largohu nga faqet tė cilat e dėmtojnė fenė, moralin dhe grupet qė pėrhapin fitne. Mos hy nė debate me armiqtė e Islamit, nėse nuk ke dituri tė mjaftueshme me tė cilėn mund t'i kundėrshtosh. Nė raste tė tilla kėrko nga dikush qė di mė shumė tė merret me ato ēėshtje.
Miqėsitė nga ēati janė kurthe edhe pėr meshkujt edhe pėr femrat; kurthe qė i ēojnė ata drejt marrėdhėnieve tė ndaluara, marrėdhėnie qė zakonisht fillojnė si njoftime tė thjeshta dhe pėrfundojnė me dėm tė madh pėr fenė dhe jetėn.
Ose je ti ai qė kontrollon, ose je i kontrolluar. Nėse e vendos rrjetin nėn kontroll, atėherė dobitė e tij mposhtin dėmin e tij potencial dhe kėshtu, rrjeti bėhet dhunti nga ana e Allahut tė Lartėsuar. Por, nėse bie ti nėn kontroll tė tij, atėherė ai do t'i mjegullojė sytė me kėnaqėsi tė pėrkohshme, e cila t'i vjedh tė hollat, kohėn, jetėn dhe tė largon nga obligimet qė i ke ndaj familjes dhe tė afėrmve. Bėhesh viktimė, ndėrkohė qė nuk mund ta kuptosh njė gjė tė tillė. Shpėto nga ky kurth para se tė humbėsh dhe para se tė bėhet shumė vonė. |