Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Ushqimet Bio, Forcat e Universit dhe OMGJ-te!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 06-02-2005, 17:06
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Ushqimet Bio, Forcat e Universit dhe OMGJ-te!

Njeriu ėshtė ai ē`ka ha ose mė saktė mė thuaj ēfarė ha tė tė them si duhet tė jesh me shėndet. Kėto pėrbėnin filozofinė bazė tė kohės sė Hipokratit, nė periudhėn e Greqisė sė lashtė. Qysh nė kohėn e Indianėve, 12-15 mijė vjet mė parė ėshtė zbuluar se ekzistonte njė lidhje e fortė midis ushqimeve dhe organeve tė trupit. Le tė themi se, ushqime tė caktuara ndikojnė fuqishėm nė rendimentin e trurit dhe nė funksionet fizike tė trupit, si nė kujtesėn e njeriut, gjumin, dhimbjet, depresionet deri nė aftėsinė e tė mėsuarit dhe tė pėrshtaturit ndaj nevojave tė jetės. P.sh ushqimet e pasura me lecitin, qė ndodhet nė familjen e bishtajorėve, rrisin fuqinė mendore, ndėrsa ato tė pasura me karbohidrate e tė varfra me proteina, nė mėnyrėn mė tė sigurtė tė tyre e bėjnė njeriun tė pėrgjumur, tė ngathėt e tė vrazhdė.

Kėrkimet, si nė atė kohė dhe nė kohėt moderne sot kanė vėrtetuar qė, ushqimi ose ushqyerja e saktė e kombinuar me “mjekun” lėvizja, mund tė kurojė, sigurisht pėr njė kohė mė tė gjatė se ilaēet, por mė tė sigurtė se ato, shumicėn dėrmuese tė sėmundjeve, pėr tė mos tė thėnė tė gjitha. P.sh. ēregullimet nervore, ēregullimet nė organet e tretjes, hemorroidet, henrie discalis etj, mund tė qetėsohen nga medikamentet mjekėsore, por kurrė s`mund tė shėrohen prej tyre. Pėrkundrazi, ato mund tė shėrohen totalisht vetėm nga mėnyra e ushqyerjes. Atėherė, ku qėndron forca magjike e shėrimit prej dietės korrekte tė ushqyerjes. Me dietė, shpjegojmė dhe kuptojmė mekanizmin natyral tė tė ushqyerit tek njerėzit, jo sforcimin pėr tė mbajtur dietė rraskapitėse, ē`mobilizuese deri nė sėmundje-ndjellėse.

Sikundėr nė kohėt shumė tė lashta (Indianėt e vjetėr) edhe Anshtajni e preku mė se njėherė idenė se universi pėrbėhet nga vibrime, tė quajtura ndryshe vibrime tė energisė. Pra, materia, nė ēfarė do lloj lėnde qoftė, e ngurtė, e lėngėt apo e gaztė thith dhe emeton valė me frekuenca tė ndryshme, si ato alfa, beta dhe gama. Veē tė tjerave, ekziston njė lidhje e ngushtė apo koherencė e pėrsosur midis organizimit tė universit dhe organizimit trupor. Sikundėr universi, me mori yjesh, mikrokozmosi njeri pėrbėhet nga qeliza tė panumėrta, qė rriten e zhvillohen, nė sajė tė dritės, ujit, ajrit dhe ushqimit qė hamė. Natyra e ushqimeve dhe pijeve qė pėrdorim kanė efektet e tyre nė trupin tonė, pėr pasojė dhe nė mendjen tonė. Pra, tė gjitha ushqimet pėrshkohen prej vibrimeve tė sipėrmendura, tė padukshme e tė fshehura, tipikisht tė pėrcaktuara qartė e me frekuenca tė ndryshme, tė cilat ndikojnė nė trupin dhe mendjen e personit qė i ha ato. Sipas tipit tė vibracionit dhe forcės sė energjisė, qė mbizotėron nė ēdo objekt apo krijesė, bėhet e mundur qė kėta tė fundit tė marrin cilėsinė e kėtyreve forcave. Kėto forca klasifikohen sipas njė kuptimi “gros”, nė forca tė ndjeshme, tė pandjeshme dhe statike. Nė varėsi tė mbizotėrimit tė kėtyreve forcave klasifikohen dhe ushqimet, si: ushqimet e ndjeshme, (sensitive), qė garantojnė tek dukuria njeri ndjenjėn e haresė, gėzimit, tė vetėdijes, tė dashurisė, paqes, tė respektit, tė moralit shpirtėror e tė tjera si kėto, ushqimet e pandjeshme, (mutative), qė stimolojnė tek njeriu forcė, lėvizje, dėshirė pėr ndryshim e tė tjera si kėto dhe ushqimet statike, (static ose dull), qė i japin njeriut ndjenjėn e plogėshtisė, tė pėrkeqėsimit deri nė atė tė kallurit pėr sė gjalli.

Le t`i marrim me rradhė. Kur njeriu pėrdor ushqimet e ndjeshme, qė mė poshtė do t`i themi se cilat janė, vėren se mendja e tij rrjedh lehtėsisht drejt niveleve mė tė larta tė ndėrgjegjėsimit, rrjedh qetė dhe qartė. Kėto ushqime janė baza e jetės, sepse pėrcjellin energji tek shėndeti mendor dhe fizik i njeriut, pėr rrjedhojė dhe paqe nė psiqikėn dhe shpirtin e tij. Nė kėtė grup ushqimesh pėrfshihen frutat, shumica e perimeve dhe zarzavateve, bulmetet dhe produktet e tyre, familja e kokrizave si gruri, orizi, misri, shumica e barėrave dhe erėzave. Kėto ushqime, duke qenė se marrin energji diellore dhe kalojnė nėn procesin e fotosintezės, sigurojnė pėr njeriun, njė varietet tė gjerė ushqyesash me vitamina, mikroelement, etj., duke e furnizuar atė me proteina, karbohidrate, yndyrna dhe vitamina e minerale kryesore. Kur njeriu pėrdor ushqimet e pandjeshme vėren se, mendja e tij bėhet mė e agjituar, mė nervoze dhe e pa aftė pėr t`u qetėsuar dhe/ose relaksuar. Nė fakt, kėto i japin njeriut forcė pėr tė lėvizur, pėr tė ndryshuar, duke e stimiluar si mendjen dhe trupin e tij, porse duhen marrė nė mėnyrė shumė tė moderuar, nė sasi mesatare, sepse pėrndryshe prishin ekuilibrin mendor dhe atė trupor. Nė kėto ushqime pėrfshihen pijet me kafeina, ēokollatat, ushqimet e fermentuara, disa loj ilaēesh etj. Dhe kur njeriu pėrdor ushqimet statike vėren se, ai fillon e ndjehet si i pėrgjumur, i ngathėt, pa energji, pa inisiativė, veēanėrisht kur ai (njeriu) zbeh ose pakėson dy llojet e ushqimeve tė sipėrmendura. Nė kėto ushqime pėrfshihen mishi, peshku, alkoli, cigaret, ilaēet, ushqimet e fermentuara nė vazo, nė kartone, vezėt, kėrpudhat, qepėt, hudhrat etj., me anė tė tė cilave, njeriu bėhet mė nervoz dhe i pa aftė pėr t`u qetėsuar dhe/ose relaksuar. Po nė kėtė kategori klasifikohet dhe ushqimi i marrė nga OMGJ-tė. Kėto kategori ushqimesh nuk mund tė pėrbėjnė bazėn e ushqyerjes sė njeriut, sepse kanė aciditet tė lartė dhe i mundojnė organet e trupit pėr t`i tretur e pėr t`i pėrthithur ato.

Mbi aciditeti nė trupin e njeriut ėshtė shkaku kryesor pėr fillimin e sėmundjeve tė tij dhe pėrpos tė tjerave, ato krijojnė shumė nxehtėsi pėr trupin, duke krijuar shqetėsime pėr mendjen e trurin. Kjo ėshtė arsyeja, qė kėto llojė ushqimesh pėrdoren nė kushte tė veēanta klimaterike, si nė brezat e ftohtė dhe aspak nė ato tropikale e ekuatoriale. Madje, mendohet qė, ashtu si lėngu i qepės ngacmon sytė tanė, duke i bėrė tė qajnė, po ky stėrmundim do thonim se krijohet edhe pėr proceset nė tru e nė mendje. Po kėshtu dhe veza e mishi, tė cilat pėrmbajnė kolesterol tė lartė deri nė 20 mlg, bėjnė tė mundur nxitjen e njė sėrė sėmundjeve tė gjakut e tė zemrės.

Kėsisoj duket qartė lidhja e produkteve ushqimore tė dala nga toka, por qė gjenerohen dhe nga vibrimet e lėshuara nga kozmosi qė na rrethon. Kjo lloj ndėrhyrje ka bėrė atė, qė ushqimet tona tė kenė gjenetikėn, veēoritė, shijet dhe vlerat e sotme, duke pranuar kėtė lloj bashkėpunimi me natyrėn, qė kurrėsesi s`mund tė jetė vetėm toka, qė gjithėsesi mund tė jetė vetėm universi. Nė kėtė kuptim, ai (ushqimi) nuk mundet dhe nuk ka mundėsi tė pranojė ndėrhyrje tė tjera, nė gjenetikėn e saj nga duart e pasardhėsit shumė tė vonė njeri, duke i trajtuar ato, si kavie pėr tė kėnaqur tamaqarllėkun e kėtij tė fundit. Eshtė llogaritur se, toka mund tė ushqejė 40-50 miliard njerėz normal, por jo 4-5 miliard “grykėsa”, edhe sikur tė rrisė sasinė e tyre me OMGJ. Vėreni sa po ngjajnė produktet e ushqimeve tė OMGJ me produktin njeri. Pra, arėsyet e mos pėrdorimit, as nė sasi mesatare tė kėsaj kategorie ushqimi, nuk lidhet me ndjenja sentimentale e paragjykime apo bindje fetare, as me vlerėsime emocionale, por me arėsye e fakte shkencore nga vetė jeta njerėzore dhe sidomos e jetės para saj.

Prof. ass. Sazan GURI
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:29.




Parajsa Shqiptare