Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Sprai qe stimulon seksin

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 04-11-2002, 13:00
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore Sprai qe stimulon seksin

Eshte kenaqesia e dashnoreve dhe e qeflijve: nje sprai per te mos deshtuar ne takimet dashurore. Tashme kerkuesit po studiojne nje substance per t'ia bashkangjitur, qe te stimuloje me tej deshiren seksuale te meshkujve e te femrave

Ajo eshte endrra sekrete e dashnoreve dhe e qeflijve: nje ilac praktik dhe i shpejte per te evituar deshtimin ne takimet dashurore. Pasi deshira, dihet, eshte nje aleat i paqendrueshem dhe ndonjehere nuk do ta dije fare per tu ndezur, si per inat te situates.

Keshtu pas sprait kundra azmes dhe te ftohtit, ne studiot e kerkuesve ka mberritur nje sprai qe kuron disfunksionet seksuale. Nje ilac, qe mund te perdoret se nga femrat ashtu dhe nga meshkujt, edhe pse per momentin eshte eksperimentuar vetem ne nje kampion femrash.

Aktualisht ai po testohet ne laboratoret e Palatin Technologies, nje shtepi farmaceutike me qender ne Nju Xhersi, ne bashkepunim me studiuesit e Universitetit Konkordia ne Montreal. Ne ndryshim nga sildenafili (molekula e Viagres), e cila vepron ne qarkullimin e gjakut, ky ilac godet disa receptues te sistemit nervoz.

Ne vecanti, formula PT141, e cila eshte dhe elementi aktiv i sprait vepron tek melanokortina, hormoni, qe ne nivelin celebral rregullon deshiren seksuale. Disa eksperimente te bera mbi minjte e laboratorit kane dhene rezultate inkurajuese. Edhe testet e para ne nje kampion te ngushte femrash lene shpresa te mira.

Nje grup studiuesish te kordinuar nga Reimond Rosen i Universitetit te Nju Xhersit e ka aplikuar sprain tek 16 femra, ndersa 16 te tjera te grupit te kontrollit kane marre nje pilule normale per nxitjen seksuale. Te gjithave iu jane treguar disa imazhe pornografike, dhe menjehere pas shfaqjes se tyre iu eshte matur fluksi i gjakut vaginal.

Ndersa grate qe kishin marre pilulen normale nuk kishin asnje modifikim ne fluks, ato te trajtuara me PT141 tregonin nje rritje te ndjeshme te fluksit te gjakut, duke konfirmuar veprimin stimulues te spraitit. "Do te duhen te pakten tre vjet para se ky produkt te hidhet ne treg", ka deklaruar presidenti i Palatin, Karl Spana. Ne fakt studimet per produktin jane ende ne fillimet e tyre.

Rezultatet e para tregojne se sprai qe merret nga hundet ka efekt te menjehershem dhe mund te jete i dobishem ne situata emergjence, edhe per ato femra qe kane nje aktivitet seksual normal, por qe manifestojne shqetesime te perkohshme. E pse jo, sprai mund t'iu sherbeje edhe meshkujve, ndoshta me efekte shume here me te mira se ilacet e vena ne dispozicion.

Per momentin, femrat jane targeti kryesor i produktit. Ne fakt per to nuk ekzistojne shume terapi per renien e deshires: ne pergjithsi zgjidhjet i perkaisn me shume mbeshtetjes psikologjike dhe terapise hormonale. Do te duhen studime me te thelluara per te kuptuar, nese ky sprai mund te provokoje per nje periudhe te gjate apo nese ka efekte negative.

Per thellimin e studimeve, para hedhjes se tyre ne treg eshte i bindur dhe Selim Cellek, nje studiues qe merret me perhapjen seksuale ne institutin Wolfsob ne Universitetin e Londres. "Veprimi i sprait i perket trurit, por ne sot nuk dime shume per faktin se si eshte e rregulluar deshira seksuale e femrave ne nivelin celebral".
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
a mundemi ne te zgjedhim seksin e femijes blu Tema shoqerore 12 16-04-2007 09:30
Sporti ndihmon seksin Administratori Dashuria 0 04-03-2007 12:50


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:05.




Parajsa Shqiptare