Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Spitalet, rreth 4 mije shtreter me pak se ne '92

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 30-01-2007, 13:59
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Spitalet, rreth 4 mije shtreter me pak se ne '92

Spitalet, rreth 4 mijė shtretėr mė pak se nė '92
Eglantina Bardhi

Jo vetėm pakėsim i numrit tė shtretėrve spitalore, por edhe ulje e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore. Madje nė vendin tonė numri i shtretėrve spitalorė pėr banorė, ėshtė mė i vogėl se nė tė gjitha vendet e tjera tė Evropės Lindore dhe Qendrore. Ky ėshtė fenomeni qė ka shoqėruar shėrbimet spitalore, vit pas viti, duke u bėrė njė krasitje drastike jo vetėm numrit tė spitaleve, por edhe shtretėrve. Doktori pranė Departamentit tė Shėndetit Publik nė Fakultetin e Mjekėsisė, Ardian Hoxha, pohon se aktualisht kemi rreth 118 spitale mė pak se nė vitin 1992, e si pasojė edhe numri i shtretėrve ėshtė pakėsuar me mijėra. Megjithatė, sipas tij, akoma mė problematike ėshtė fakti se cilėsia e shėrbimeve shėndetėsore lė shumė pėr tė dėshiruar, saqė edhe pacientėt hezitojnė tė shtrohen nė spitalet tona.

Mė pak spitale
Nėse dikur kishte spitale edhe nė zonat rurale dhe larg qendrave kryesore tė banuara, ato tashmė nuk ekzistojnė. Kėshtu, shumė banorėve iu duhet tė rrugėtojnė me orė tė tėra nė kėrkim tė njė spitali dhe alarmante bėhet situata kur gjendja e tyre shėndetėsore ėshtė kritike, duke iu rrezikuar jeta seriozisht. Sipas Ardian Hoxhės, tani numėrohen vetėm 42 spitale nė gjithė vendin, nga 160 qė kishte nė vitin 1992. Por problemi nuk mbaron kėtu, pasi paralelisht me uljen drastike tė numrit tė spitaleve, ka ardhur edhe tkurrja nė maksimum e numrit tė shtretėrve. Kėshtu, nė vitin 1992 numėroheshin rreth 14000 shtretėr, ndėrsa nė ditėt e sotme, sipas statistikave, ka rreth 10200 tė tilla. "Numri i shtretėrve spitalorė pėr banorė, ėshtė mė i vogėl se nė tė gjitha vendet e tjera tė Evropės Lindore dhe Qendrore, duke pėrfshirė edhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik",- pohon Ardian Hoxha. Sipas tij, mbyllja e spitaleve nė zonat rurale, erdhi pėr faktin se ato ishin tė vegjėl, tė pajisura keq dhe me njė cilėsi jo tė mirė shėrbimi shėndetėsor.

Mė pak shtrime
Nuk jemi vendi qė kemi mė pak shtretėr spitalorė pėr banorė, por edhe numri i shtrimeve ėshtė nė shifra shumė tė vogla, krahasuar me vendet e tjera. Nėse nė Austri ka 27,2 shtrime pėr 100 mijė banorė, nė vendin tonė numri i shtrimeve ėshtė afėrsisht 8.0 shtrime pėr 100 mijė banorė. "Pavarėsisht nga numri i vogėl i shtretėrve spitalorė, vendi ynė ka njė pėrqindje tė ulėt tė pranimeve nė spital pėr banorė; rreth 8.0 shtrime pėr 100 mijė banorė, qė u deklarua nė vitin 1999",- thotė Hoxha, duke shtuar se njė shifėr e tillė ėshtė shuam herė mė e vogėl se vende tė tilla, si Franca, Gjermania, Anglia apo Danimarka, qė e kanė numrin e shtrimeve mbi 20 pėr 100 mijė banorė. Madje, edhe tė dhėnat e shfrytėzimit tė shtretėrve dhe tė ditė-qėndrimeve nė spitale, flasin pėr tregues jo tė pėrshtatshėm krahasuar me vendet e tjera tė Evropės Perėndimore. Madje ditė-qėndrimi i shkurtėr nė spital nga pacientėt, ka ardhur gjithnjė nė ulje, pasi mesatarisht ėshtė 7.1 ditė nga 12.7 ditė qė ishte nė vitin '91. Gjithashtu, tė dhėnat flasin pėr tė njėjtin fenomen edhe pėr shfrytėzimin e shtretėrve, pasi tani ėshtė rreth 51 pėr qind, nga 41 pėr qind qė ishte nė vitin '91.

118 spitale mė pak, ka aktualisht nė vendin tonė krahasuar me vitin 1992
42 spitale numėroheshin nė gjithė vendin tonė, nė vitin 2006
14000 shtretėr kishte nė spitalet e vendit tonė, nė vitin 1992
10200 shtretėr kishte nė vendin tonė, nė vitin 2000
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 30-01-2007, 14:10
Minifotoja e anetarit blu
blu blu eshte Jashte Linje
Moderator/e
 
Reg: 09-10-06
Lokalizimi: tirane
Postime: 283
Kryesore

shqiptaret preferojne me mire te shkojne ne lokale sesa ne spitale te ekzaminohen apo te kurohen...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 15-02-2007, 17:40
Minifotoja e anetarit dj_lukas
I/e Sapoardhur
 
Reg: 15-02-07
Postime: 11
Images: 1
Kryesore

po normale po vodhen te gjithe sdo kete asnje sepse me keta qe kemi ne qe vetem vjedhin cfare presim ?
__________________
@*DJ_LUKAS*@ I like so much albanian movies @*DJ_LUKAS*@
La solitudine č ascoltare il silenzio e non poterlo raccontare a nessuno.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit Sabahi Teologjia 0 08-05-2007 10:46
Galeria e Arteve, 4 mije vepra ne rrezik Administratori Arti shqiptar 0 18-04-2007 00:59
Albtelekom - Berisha e dinte qe duheshin 50 mije porta Administratori Ekonomia Shqiptare 0 15-02-2007 16:01
Te rendesishme per ti ditur Jonisa Njeriu dhe shendeti 2 20-10-2006 14:28


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:38.




Parajsa Shqiptare