| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Shqipėria nė kthetrat e virusit AH3N1 Olsi Kolami Edhe pse me shumė vonesė krahasuar me vitet e tjera, njė tjetėr virus gripi ka prekur gjithė Evropėn nė fillim tė muajit mars. Virusi AH3N1 infekton edhe Shqipėrinė. Pėr mjekėt ishte e pritshme, por nuk dihej, derisa rastet sporadike po shtoheshin pothuajse pėrditė. Statistikat tregojnė se Lezha, Tirana, Elbasani, Gjirokastra, Berati, Korēa dhe Fieri, kanė regjistruar deri tani numrin mė tė madh tė prekurve nga viruset. Megjithė kėtė shtrirje tė rasteve, nuk bėhet fjalė pėr epidemi, nėse do tė ndodhte mė shumė se 20 pėr qind e popullatės duhej tė infektuar, nė kėtė mėnyrė kėto raste janė klasifikuar si sporadike, edhe pse shpeshtėsia e tyre ka qenė e madhe kohėt e fundit. Tė moshuarit dhe tė vegjlit viktimat e para, edhe pse deri tani asnjė rast fatal, survejanca ėshtė rritur nė maksimum dhe Instituti i Shėndetit Publik po monitoron tė gjitha rastet e infektuara nga dy viruset qė po qarkullojnė aktualisht nė vendin tonė. Situata gripale Statistikat e Institutit tė Shėndetit Publik tregojnė se vetėm nė Spitalin Infektiv pranė Qendrės Spitalore Universitare Nėnė Tereza, pothuajse ēdo ditė nė Urgjencėn paraqiten 50 deri nė 60 raste tė reja, shumica me komplikacione. Pėr bluzat e bardha situata nuk ėshtė e zakonshme, madje rastet janė shtuar, por pėrkundrejt rasteve nė rritje, pėr ta mbetet veēse njė grip. Njė ndėr dhjetėra viruset qė vizitojnė vendin tonė, veēse kėtė herė duke u shfaqur nė forma tė ndryshme. Instituti i Shėndetit Publik raporton njė numėr rastesh qė arrin deri nė 20 mijė vetė, megjithatė gjendja ėshtė nė kontroll dhe nėse gripi nuk prek tė paktėn 100 mijė qytetarė nuk mund tė quhet epidemi apo pandemi. Nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė epidemi, edhe pse numri i tė prekurve nga gripi ka qenė nė rritje, si rrjedhim nuk mund tė mbyllen shkollat apo institucionet e tjera publike-tha Dritan Ulqinaku specialist i Institutit tė Shėndetit Publik. Ndėrkohė qė specialistėt e drejtorisė sė Shėndetit Publik tė kryeqytetit kanė raportuar dhjetėra raste pak ditė mė parė, ndėrsa ditėt e fundit fluksi ka qenė nė ulje. Situata pėr virologėt nuk ėshtė alarmante, pasi ky lloj virusi ka dhjetė vjet qė qarkullon nė Shqipėri dhe origjina e tij vjen nga Hong-Konku qė nė vitin 1969. Sipas shifrave tė ISHP-sė pėrqindjen mė tė lartė tė prekurve nga gripi e zėnė grupmoshat nga 0-4 vjeē dhe mosha e tretė, prej tė cilėve 57 pėr qind rezultojnė tė jenė fėmijė. Dy viruset e gripit Laboratori i Institutit tė Shėndetit Publik zbuloi i pari vetėm pak ditė mė parė praninė e disa virozėve qė u kthyen nė makthin e Shqiptarėve. Ishin dy viruse, njėri i tipi A dhe tjetri B, qė dy mjaft tė rrezikshme qė prekin kryesisht moshat e reja dhe ato tė treta, mė shumė ato qė kanė qenė tė paimunizuara ndaj pranisė sė virusit, nė mungesė tė vaksinimit tė tyre. Specialistėt e Institut tė Shėndetit Publik as qė e diskutojnė faktin se prania e dy viruseve tė rrezikshme qė ka lėnė nė shtrat pėr disa ditė qytetarėt ėshtė njė epidemi. Janė raste sporadike, tė cilat janė izoluar nė kohė dhe kanė marrė ndihmėn e parė mjekėsore, rreth 20 mijė tė prekur, ku numrin mė tė madh e pėrbėn kryeqyteti. Bėhet fjalė pėr dy viruset, njė tė tipit B dhe virusin tjetėr, AH3N1. Janė viroza tė cilat prekin zakonisht rrugėt respiratore, shkaktojnė njė rritje tė ndjeshme tė temperaturės, dhimbje trupore dhe nė rastet kur nuk ndėrhyhet nė kohė mund tė bėhet shkak edhe pėr bronkopneumoni,- pohon Dritan Ulqinaku, virolog nė Institutin e Shėndetit Publik. Sipas specialistėve gjatė 10 viteve tė fundit ėshtė vėnė re njė rritje e ndjeshme e numrit tė virozėve qė kanė qenė nė qarkullim, kjo ka qenė edhe shkak pėr rritjen e numrit tė pacientėve. Grupmosha e nxėnėsve tė shkollave pėrbėn aktualisht edhe problemin mė tė madh, pėr faktin se kontaktet e tyre me tė vegjlit janė mė tė mėdha dhe kjo rrit edhe mundėsinė e pėrhapjes sė virusit nė shkallė tė gjerė. Alarmi i OBSH-sė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka hedhur alarmin pėr vaksinimin nė masė tė popullatės, me qėllim qė tė jenė mė tė imunizuar ndaj viruseve qė janė nė qarkullim gjatė 10 viteve tė fundit. Larmia e tyre si dhe rezistenca i ka bėrė specialistėt e shėndetėsisė qė tė hedhin alarmin pėr rritjen nė masė tė imunizimit tė popullatės globale ndaj viruseve, kjo pėr faktin se prej kohėsh pritet njė mutacion i virusit tė gripit tė shpendėve. Aktualisht nė Evropė qarkullojnė tre viruse mjaft tė rrezikshme, ato tė tipi A H3N1 dhe A H1N1 dhe ai i tipit B, qė tė dy me origjinė nga vendet aziatike, tė konsideruar prej vitesh burimi i viruseve qė pėrhapen brenda njė kohe tė shkurtėr nė tė gjithė botėn. OBSH-ja kėrkon rritjen e kujdesit kryesisht ndaj moshave mė tė prekshme, tė moshuarve dhe fėmijėve, pasi nė rast infektimi ka shumė gjasa qė pasoja e gripit tė jenė edhe fatale. Vaksinimi i popullatės As qė bėhet fjalė pėr ekzistencėn nė farmaci tė njė vaksinė kundėr virusit mė tė ri. Prodhimi i tyre bėhet maksimumi 6 muaj pas shfaqjes sė virusit deri nė pėrdorimin masiv tė saj. Vaksina antigripale ndaj viruseve qė qarkullojnė prej vitesh, pothuajse siguron mbrojtje deri nė masėn 50-75 pėr qind, por vaksinimi sipas specialistėve ka efekte mjaft pozitive pasi mund tė ulė dukshėm numrin e vdekshmėrisė. Imuniteti qė jep njė vaksinė ka njė periudhė kohore tė shkurtėr qė varion nga 6 muaj deri nė njė vit, pėr kėtė qėllim sugjerohet qė vaksinimi ndaj virozėve gripale tė kryhet periodikisht. Nga viti i shkuar deri nė muajin mars kur edhe regjistrohet piku i numrit tė virozėve, virusi A H3N1 ka prekur 82 vende tė botės, pėr kėtė qėllim Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka sugjeruar pėrdorimin e vaksinės antigrip trevirale, e cila mund tė imunizojė popullatėn nga tre tipe tė virusit A, atyre H1N1, H2N2, H3N1.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shqipėria Etnike Proces Dialektik | Sabahi | Politika shqiptare | 0 | 13-10-2007 11:47 |
| Italia, Shqiperia dhe Europa ne diten e 50-vjetorit te Traktatit te Romes | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 25-05-2007 21:07 |
| Shqiperia ngjit shkallet e Stabilizim-Asociimit | Administratori | Politika shqiptare | 0 | 13-06-2006 20:21 |
| Si u nda Shqiperia ? | Qershija | Historia | 0 | 16-04-2006 22:04 |
| Shqiperia dhe Kosova, cfare strategjie? | Administratori | Shtypi i dites | 1 | 21-03-2006 14:18 |