| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Shkaqet kryesore tė problemeve tė zemrės 03-10-2007 Federata Botėrore e Zemrės thotė, se sėmundjet e zemrės dhe goditjet cerebrale janė mė vdekjeprurėset nė botė, duke shkaktuar 17.5 milion vdekje nė vit. Federata thotė, se duke ditur faktorėt e rrezikshėm dhe duke pasur njė mėnyrė jetese tė shendetėshme dhe aktive, mundet qė nė mėnyrė tė ndjeshme tė parandalohen kėto sėmundje kronike, qė nė fund tė fundit, kanė njė pėrfundim fatal. Federata Botėrore e Zemrės tha se sėmundjet e zemrės dhe goditjet cerebrale janė sėmundje qė zakonisht besohet qė janė tė lidhura me tė gjendjen e mirė ekonomike. Por studimet tregojnė se 80 % e vdekjeve nga kėto sėmundje kronike ēfaqen nė vendet me tė ardhura tė ulėta dhe tė mesme. Shefja Ekzekutive e Federatės, Janet Voute tha se sėmundjet kardiovaskulare janė nė rritje nė tė gjithė kontinentin e Afrikės. Shumica e tyre, tha ajo, ndodh pėr shkak tė rritjes sė urbanizimit. Kur njerėzit lėvizin nga zonat rurale nė zona urbane, nė jetėn e tyre ndodhin ndryshime tė mėdha, pėrshembull, rėnia e aktiviteteve fizike, ndryshime nė mbajtjen e djetės, pėrdorimi mė i madh i ushqimeve tė gatshme dhe njė rėnie e pėrdorimit tė frutave dhe zarzavateve. Gjithashtu, ndodh edhe marrja e veseve jo tė shėndetėshme, siē ėshtė pirja e duhanit. Kėshtu, shumė tendenca tė shoqėrisė janė duke shkuar ne drejtim tė gabuar. Zonja Voute tha se obeziteti ėshtė njė faktor tjetėr madhor i rrezikshėm pėr sėmundjet e zemėrs. Ajo tha se Afrika mbart njė ngarkesė tė dyfishtė tė kequshqyerjes, atė tė fėmijėve nėn peshė dhe tė tė rriturve mbi peshė. Ajo tha se ėshtė e rėndėsishme tė pėrqėndrohemi nė pėrmirėsimin e nivelit tė jetesės nė vendet afrikane, duke shpėrndarė kudo mesazhin se mbi pesha dhe obeziteti mund tė krijojnė situata vdekjeprurėse. Ėshtė shume e vėshtirė, qė papritur tė thuhet, se tė jesh i shėndoshė nuk ėshtė diēka e bukur. Pėr ajo qė ėshtė shumė e lehtė tė thuhet, ėshtė se njerėzit duhet tė jenė fizikisht aktivė, kjo ėshtė e nevojshme pėr shėndetin. Me fjalė tė tjera, njerėzit duhte tė njihen me faktorėt e rrezikshėm, tė kontrollojnė nėse mbipesha krijon tension tė lartė gjaku, nivel tė lartė tė kolesterolit, qė ndeshen si pasojė e mbipeshės. Federata Botėrore e Zemrės, me qendėr nė Gjenevė tha se nė vendet e zhvilluara, njerėzit kanė jetėgjatėsi mė tė madhe, pėr shkak tė trajtimeve tė mira shėndetėsore. Por, kjo paralajmėron se ky progres mund tė kthehet mbrapsht, nė qoftė se nuk merren masa pėr tė ulur obezitetin midis tė rinjve. Shkencėtarėt thonė se shtimi i obezitetit ėshtė duke shkaktuar krijimin e tipit 2 tė diabetit dhe tė krijimit tė shpejtė tė shtresave tė yndyrės nė arteriet. Kjo do tė thotė, se kėto kushte, eventualisht sjellin edhe vdekjet e parakohėshme. //ad// Paraqet:Sabri Selmani |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|