Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Shiatiket, lumbalgjite, dhimbjet e mesit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2007, 01:08
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,032
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Shiatiket, lumbalgjite, dhimbjet e mesit

Shiatiket, lumbalgjite, dhimbjet e mesit

Shiatiket, lumbalgjite, dhimbjet e mesit, tashme jane bere te njohura, vecanerisht ne Perendim, ku njerezit punojne ne ambiente te mbylluara dhe te automatizuara dhe ku pak kohe mbetet per te bere levizje te gjalla qe mund te mbajne ne forme trupin, kollonen vertebrore, aftesine e trupit per te levizur ne menyre te shkathet, te shpejte dhe organike. Ose ne te kundert njerezit jane te detyruar te bejne te njejtat levizje, cka te cojne drejt semundjeve profesionale dhe se pari edhe tek semundjet e shiatikut.
Shume njerez per vite me rradhe vuajne nga dhimbjet e shpines dhe te kurrizit. lumbalgjite, shiatik, hernie…ajo qe njerezit zakonisht e quajne dhimbje te mesit.

Nje perqindje e madhe ankohen se vuajne nga nje lumbalgjite, dhimbje te mesit rreth veshkave, etj. Por shkaqet mund te jene te shumta. Sigurisht, ato nuk duhen lene pas dore : menjehere duhet nderhyre, qe jeta juaj mos te behet e dhimbshme fizikisht. Sic dihet, midis dy vertebrave te shtylles kurrizore ndodhet nje kerc ne forme disku, disk ky qe ndihmon per mosferkimin e siperfaqeve te kockave me njera tjetren, duke siguruar njekohesisht elasticitetin, shperndarjen e peshes dhe lehtesimin e levizjeve. Kur kjo mbeshtetje demtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur rrenjet e nervave dhe shkaktuar dhimbjet : ky eshte shiatiku.

Nevralgjite me origjine lumbare : nga lumbalgjite tek hernia diskale
Ju vuani nga nje nevralgji lumbare kur nyja e diskut vertebral, apo nje fragment i tij del nga unaza fijezore. Ky aksion cliron enzima (fosfolipaze A2) me nje fuqi te madhe inflamatore. Semundja para se gjithash eshte shkak i inflacionit te rrenjes nervore nga keto enzima. Cdo kompresion dhe shtypje e nervit te ngacmuar sjell kete fenomen.
Nese hernia eshte ne pjesen e pasme (posteriore) te diskut, ajo mund te jete ne kontakt me nervin e shtylles kurrizore.

Pra shkaktohet nje shkarkese elektrike nga irritimi dhe shtypja e nervit dhe dhimbja mund te perhapet ne te gjithe zgjatimin e nervit. Sipas shkalles vertebrale te rrenjes nervore mund te behet fjale per nje shiatik (nervi shiatik qe con nervat ne pjesen e pasme te kofshes dhe kembes), ose nje cruralgie (kryralgji - nervi “crural” qe gjendet ne pjesen e perparme, ne rreze te kofshes).

Lumbalgji apo dhimbje mesi
Historia e lumbalgjise eshte pothuaj e njejte. Eshte historia e atij qe si te thuash ka blere bileten e kinemase por para se te hyje ajo i bie : ai ulet me rrembim ta marre dhe nga kjo levizje e vrullshme ndjen dhimbje. Rezultati : ai nuk arriti ta shohe filmin ate nate pasi u bllokua nga dhimbja. Apo mund te tregojme historine e atij qe deshi te tregohej si Herkuli dhe u ngarkua me nje thes me cimento. Por c’ndodhi ? Thjesht, fillimi i nje lumbalgji-je, si shprehje e deformimit diskal. Dhe kjo ndodh shpesh kur ngrejme pesha te renda. Ne kete rast nyja diskale shtypet nga nje peshe e rende dhe ne menyre te menjehereshme. Pikerisht ne kete moment nyja diskale keput disa shtreseza te unazes fijezore. Dhimbja shkaktohet nga irritimi i nervit sinu-vertebral qe ushqen me nerv periferine e diskut. Dhimbja shkakton nje reaksion mbrojtes, cka sjell si rezultat kontraktimin e dhimbshem te muskujve lumbare.

Lumbalgjite me origjine artikulare te pasme
Le te kujtojme qe vertebrat artikulohen midis tyre permes diskut inter-vertebral dhe dy artikulacioneve. Ne te gjitha levizjet keto artikulacione luajne rolin e drejtimit. Lumbalgjite, si pasoje e artikulacioneve te pasme, korrespondojne me mbingarkesa ose nje shtypje te zgjatur ne nje pozicion te keq. Ato mund te shfaqen dhe tek femijet e adoleshentet me nje aksentim te “lordoze” (grope) lumbare, vecanerisht te vajzat ose nga mbingarkesa sportive.

Tek personat e moshuar, mungesa e kombinimit te kompresioneve dhe te dekompresioneve te diskut inter-vertebral keqeson me shpejtesi siperfaqen e kercit te artikulacionit dhe atehere kemi fillimin e nje artroze. Mbingarkesa vjen shpesh me nje shtim ne peshe ose nga nje disk-artroze (plakje e diskut). Pra disku nuk luan me rolin e tij dhe pesha e trupit mbahet nga artikulacionet e pasme.

Lumbalgjia eshte nje krize e dhimbjeve te mesit te forta ose pak te forta. Shpesh kriza vjen gjate ngritjes se peshave, kolles se forte, etj. Rrethanat e shkaktimit te krizes jane identike me ato te lumbo-shiatikut, por prekin gjithashtu dhe harkun e mbrapme vertebral dhe ku cekuilibri ka efekt mbi disk. Ajo qe dallon lumbalgon nga lumbalgo-shiatiku i forte eshte mungesa e dhimbjeve nga shiatiku.
Shenjat lumbare jane te njejta.

Dhimbja e mesit, a eshte e trashegueshme ?
A ekziston nje origjine gjenetike e dhimbjes se mesit ? Sipas nje studimi te publikuar para disa vitesh me 400 binjake, gjenet difektoze jane ne fakt shkak per 60% te kesaj semundjeje. Ky studim konfirmoi se binjaket vuanin nga te njejtat probleme te kurrizit. Ata kishin te njejtat simptoma dhe te njejtat semundje te disqeve inter-vertebrale.

Nje degjenerim i pashmangshem ?
Degjenerimi i diskut inter-vertebral ndodh tek te gjithe njerezit dhe lidhet padyshim me moshen. Tek femija, disqet jane shume te pasur me uje dhe pak nga pak ato behen me fibra per t’ju adaptuar rritjes se shtylles kurrizore dhe shtimit te peshes trupore. Tek i rrituri, disku fillon te rrenohet, pra degjenerohet pak ose shume me shpejtesi, cka varet nga personi. Kjo vihet re me shume tek burrat se sa tek grate. Kur disku inter-vertebral eshte i tejperdorur dhe i holluar ai nuk mund te luaje rolin e tij si amortizator natyral.

Shiatiku, nje dhimbje e tmerrshme
Kur ju nderroni shtepi dhe perpiqeni te ngrini kartona te rende, papritmas nje dhimbje e forte paralizon kemben tuaj. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe kemba, gjer ne shputen e kembes. Madje nje tkurrje e kollones mund ta pengoje personin te perkulet perpara. Ndonjehere dhimbja shkon deri ne gju dhe faktori qe e shkakton kete nuk kuptohet lehte. Dhimbja shtohet nga perpjekja qe bejme, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e perkuljes perqendrohen ne bazen e kolones vertebrale. Keshtu, nervat qe preken me shpesh jane ata te rrenjes lumbare te 1-re dhe te 5-te (sacrale). Finlanda duket se eshte vendi i vetem ku frekuenca e kesaj semundje eshte studjuar ne shkalle kombetare. Sipas nje ankete te bere mbi 8000 persona, shiatiku prekte 5,1 % te meshkujve dhe 3,7 te femrave. Studimet amerikane pohojne se 40 % e popullsise mbi 60 vjec kane dhimbje shiatike. Por problemet diskale jane nje problem i madh per vendet perendimore. Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe te mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe renia psikologjike. Por ne te shumten e rasteve mjeket e lidhin shiatikun me disqet inter-vertebrale. Zbulimet e shkencetareve amerikane dhe finlandeze pohojne se mutacioni gjenetik ne 171 finlandeze qe u studjuan dhe qe vuanin nga shiatiku ishte 12,2 %, ndersa ne nje grup personash prej 321 vetash dhe qe nuk vuanin nga shiatiku, ky raport mutacioni gjenetik ishte ne 4,7 %.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
David Beme - Cfare eshte shiatiku? Administratori Njeriu dhe shendeti 1 22-03-2007 22:32
Barku, pse shkaktohen dhimbjet ? Jonisa Njeriu dhe shendeti 2 20-05-2006 16:25


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 06:01.




Parajsa Shqiptare