| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| SHĖNDETI |
|
#2
| ||||
| ||||
| 1. Gripi ėshtė momenti pėr ta parandaluar 2. Osteoporoza , edhe burrat rrezikohen prej saj 3. Njė xhel nė vend tė syzeve 4. Pėr familjarėt, lajme drejtpėrdrejt 5. Sėmundjet kardiovaskulare 6. Diabeti Gripi. Ka ardhur momenti pėr ta parandaluar. Me vaksinėn e dyfishtė parandalon edhe bronkopneumonitė Piku i sėmundjes parashikohet gjatė muajit dhjetor. Ka ardhur koha pėr tu mbrojtur nga gripi. Periudha optimale pėr tu vaksinuar ėshtė mesi i tetorit deri nė fillim tė dhjetorit dhe si gjithmonė iu kėshillohet tė moshuarve, fėmijve dhe tė rriturve me sėmundje kronike respiratore dhe atyre me forca imunitare tė ulta. Rekomandimi qė japin mjekėt ėshtė tė kombinohet vaksina antigrip me vaksinėn kundėr pneumokokut, shkaku kryesor i bronkopneumonive virale. Njė mbrojtje e dyfishtė thotė njė mjek virolog, qė mundėson shmangien e komplikacioneve qė rrjedhin shpesh nga gripi. Megjithatė gripi i sivjetėm nuk mendohet tė jetė veēanėrisht agresiv. Gripėrat e hasur deri tani janė tė ngjashėm me atė vitit tė shkuar tė Moskės, Kaledonisė sė Re dhe Hong Kongut. Por mund tė ketė ndonjė tė papritur me gripin qė quhet Viktoria qė duket se ėshtė mė i rėndė dhe periudha e pikut e qarkullimit tė tij do tė jenė Krishtlindjet dhe deri nė fillim tė Janarit. Osteoporoza edhe burrat rrezikohen prej saj Burrat mbi pesėdhjetė vjeē kanė rreziqe pėr tė pėsuar fraktura tė shkaktuara nga osteoporoza e cila ėshtė edhe mė kėrcėnuese se kanceri i prostatit tek ata. Sipas disa studimeve tė eksperteve amerikane ortopedė, delikatesa e kockės mashkullore ėshtė mė e rėndomtė se sa mendohet edhe pse ėshtė disa herė e lėnė pas dore por ata janė mė tė ekspozuar ndaj rrezikut pėr shkak tė alkoolit dhe dietave tė ērregullta shpesh me mungesa proteinash tė cilat gjenden shumė tek qumėshti. Alkooli nė tė kundėrt demton mėlēinė dhe ndryshon metabolizmin e vitaminės D e nevojshme pėr tė ngjizur kalciumin nė kockė. Probleme tė tė parit, njė xhel nė vend tė syzeve Njė xhelatinė ēudibėrėse e aftė tė rinojė sytė e tė moshuarve, mund tė zėvendėsojė nė vitet e ardhshme syzet dhe kirurgjinė laser. Kjo ėshtė ajo qė premtohet nga studiuesit e Vision, njė qendėr kėrkimore shkencore nė Melburn, Australi, qė kanė shpikur njė xhel pėr tė zėvendėsuar dhe forcuar lėngun e kristalinės, e cila me kalimin e kohės dėmtohet duke shkaktuar probleme tė tė parit. Sipas ekspertėve australianė, ajo mund tė shėndrrohet edhe nė njė alternativė pėr kirurgjinė e kataraktit (perdes sė syrit). Kirurgji-lajme drejtpėrsėdrejti pėr familjarėt Njė shirit me ngjyra qė zhvendoset mbi portėn e hyrjes nė sallėn e operacionit do tė pėrshkruajė me fraza tė shkurtėra fazat e ndryshme tė ndėrhyrjes kirurgjikale. Kjo ka filluar tė eksperimentohet nė njė klinikė kirurgjikale tė Bolonjės. Qėllimi ėshtė tė zvogėlojė ankthin e tė priturit tė familjarėve qė zakonisht presin, duke u munduar tė kuptojnė se ēfarė ndodh brenda dhe kėrkojnė tė reja nga personeli qė hyn dhe futet me shpejtėsi nė sallėn e operacionit. Ky shirit lėvizės do tė bėjė me dije drejtpėrsėdrejti nėse ndėrhyrja ka filluar, nėse gjithēka shkon mirė, nėse pacientit i ka dalė anestezia. Sėmundjet kardiovaskulare Zemra ėshtė njė pompė qė shpėrndan gjakun nė tė gjithė trupin. Sa mė i madh tė jetė territori qė ajo do tė furnizojė aq mė e madhe ėshtė puna qė ajo duhet tė kryejė. Pra personat obezė kanė shpesh njė zemėr ipertrofike (tė zmadhuar), pra me dimensione mė tė mėdha se normalja. Rritet gjithashtu rreziku i arteriosklerozes, e lidhur drejtpėrsėdrejti me ndryshimet e yndyrnave nė gjak, dhe veēanėrisht me rritjen e kolisterolit tė keq Ldl dhe i triglicerideve, si dhe me uljen e kolisterolit tė mirė Hdl. Njė tjetėr lidhje e dukshme midis obezitetit dhe sėmundjeve kardiovaskulare ėshtė stresi qė mbipesha shkakton nė tė gjithė sistemin kardiovaskular nga ēasti kur ēdo veprimtari fizike kėrkon njė sforcim mė tė lartė se norma. Vėshtirėsitė respiratore qė bashkohen me to provokojnė njė rritje tė rruazave tė kuqe nė gjak dhe ērregullime tė koagulimit duke rėnduar pa masė rrezikun e trombozave dhe infarkteve. Diabeti Sėmundja e lidhur drejtpėrdrejt me mbipeshėn ėshtė diabeti i tipit 2, jo vartės nga insulina. Eshtė provuar se obeziteti ėshtė pėrgjegjės nė 57% tė rasteve. Veēanėrisht nxitėse ėshtė dhjami qė akumulohet nė nivelin e abdomenit. Mekanizmi qė ēon tek sėmundja lidhet me fenomenin e quajtur reziztenca ndaj insulinės, nė kushte normale insulina transporton glukozėn brenda qelizave ku pėrdoret pėr tė prodhuar energji. Me rritjen e peshės, qelizat fillojnė ti rezistojnė kėtij veprimi dhe glukoza nuk arrin tė futet. Sheqeri qė mbetet nė qarkullim stimulon pankreasin tė prodhojė mė shumė insulinė pėr tė pėrballuar pėrkeqėsimin e metabolizmit, deri nė ezaurimin e qelizave pankreatike dhe shkakton diabetin e tipit 2. Ulja nė peshė mund tė ēojė me shpejtėsi nė njė sprapsje tė sėmundjes dhe kėshtu shmang pėrdorimin e ilaēeve. |
|
#3
| ||||
| ||||
| 10 hapa pėr tė ndihmuar tranformonin e trupit tė vjetėr, nė njė tė ri. Trup i shėndetshėm? Cili ėshtė kuptimi i kėsaj fraze? Idetė qė tė vijnė nė mend janė mė tepėr individuale sesa standarte. Githmonė ėshtė e ēuditshme tė dėgjosh njerėzit kur thonė: Eshtė pak i shėndetshėm! Kjo pėrkthehet mbi peshė dhe i shėndoshė. Megjithatė pėr shumė tė tjerė, kur pėrmend fjalėn i shėndetshėm nė mendje u vijnė imazhe tė Herkulit apo Van Damme apo mė mirė Arnold Schėarzenegger. Pra, trupi i shėndetshėm pėr shumė njerėz mund tė prezantohet nga njė formė e mirė fizike, apo siē thuhet nė gjuhėn mjekėsore shėndet kardiovaskular. Nė tė njėjtėn palestėr, megjithatė, ēdo ditė mund tė shohėsh njerėz tė cilėt duken njėsoj si disa vjet tė shkuara. Pėrse kėto individė nuk kanė ndryshuar aspak pėr kaq kohė? U mungojnė njohuritė nė kėtė fushė? Apo, nuk po stėrviten me intensitetin e duhur? Cilido tė jetė rasti, unė nuk dua qė shumica juaj tė pėrbėjė numrat statistike tė kėsaj popullsie tė vogėl. Ja 10 hapa tė thjeshtė pėr tė ndihmuar tranformonin e trupit tė vjetėr, nė njė tė ri me tė shėndetshėm. Hapi 1. Ujė. Pini sa tė kini mundėsi gjatė ditės. Rekomandimi ditor pėr uje ėshtė 8-10 gota nė ditė. Uji ėshtė shumė i rėndėsishėm sepse ndihmon tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin e trupit, e shplan organizmin gjatė ditės dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr funksionimin e kyēeve tė trupit, si gjunjėt dhe brylat. Njė e mirė tjetėr e ujit ėshtė qė tė bėn tė ndjehesh i ngopur, pa ngrėnė shumė kalori. Gjithashtu organizmi funksionon nė mėnyrė optimale kur nuk ėshtė i dehidratuar. Pėr ē'do 2% dehidratim, muskujt humbin 14 % fuqi. Hapi 2. Konsumoni ushqim me cilėsi. Trupi ėshtė si makinė, dhe si ēdo makinė ka nevojė pėr karburant pėr tė funksionuar mirė, bile karburant me cilėsi. Mbani mend, makinėn mund ta ndėrroni sa herė qė tė doni por trupin e keni deri sa tė vdisni, kėshtu qė trajtojeni mirė. Zakonisht, 5-6 porcione tė vogla ushqimi ėshtė mė mirė sesa tre porcione: mėngjes, drekė dhe darkė qė ne jemi mėsuar tė hamė. Porcionet mė tė vogla treten mė shpejt nė sistemin e tretjes dhe japin me shumė energji trupit. Pėr ato qė nuk kanė mundėsi pėr proteinė pluhur, qumėshti pluhur, ėshtė pothuajse njėsoj sepse ka shumė amino acide tė rėndėsishme pėr trupin dhe shėndetin. Kini kujdes, kėto porcione duhet tė pėrmbajnė me tepėr proteinė dhe mė pak karbohidrate. Zakonisht 2 gram proteinė pėr ēdo kilogram peshė trupi ėshtė mėse e mjaftueshme. Me pak fjalė, njė porcion ushqimi duhet tė ketė njė njėsi proteinė dhe njė njėsi karbohidratesh. Njė mėnyrė tjetėr pėr tė peshuar ėshtė me masėn e dorės. Kjo ėshtė mė e thjeshtė dhe e arsyeshme. Pėr shembull: masa e dorės grusht ėshtė njė njėsi karbohidrate, ajo ėshtė zakonisht njė patate apo njė portokall (ngaqė kemi shumė kėtu nė Florida), ndėrsa masa e njė proteine ėshtė sa dora a hapur pa matur gishtat. Kjo ėshtė zakonisht masa e njė berxolle. Hapi 3. Ky hap ėshtė pak i ēuditshėm pėr shumė njerėz megjithatė ėshtė shumė efikas. Pas drekės dhe darkės, hani njė lugė vaj ulliri. Vaji i ullirit quhet ndryshe yndyre e mirė (poly unsaturated), dhe ndihmon nė heqjen e dhjamit nga trupi. Pėrveē kėsaj vaji i ullirit i jep trupit energjinė e duhur pėr tė kursyer djegjen e proteinave pėr energji. Hapi 4. Suplemente ushqimore. Nuk ka nevojė tė pėrdorėsh tė tilla suplemente, por vetėm nėse nuk keni kohė pėr tė gatuar apo jeni i lodhur duke pėrtypur 6 herė nė ditė. Pėrdorini me kursim. Hapi 5. Suplemente vitaminash dhe mineralesh. Njė tabletė Multivitamine/Multimineral zakonisht mjafton pėr t'ju dhėnė sasinė e caktuar tė vitaminave. Ato zakonisht janė tė parrezikshme pėr trupin. Hapi 6. Bėheni zakon stėrvitjen. Tė paktėn tre herė nė javė nė mėngjes ikni nė palestėr dhe vraponi ose bėni biēikletė pėr 45 minuta, pastaj pas pune rreth orės gjashtė apo shtatė bėni stėrvitje me pesha pėr rreth 45 minuta. Eshtė vėrtetuar qė diēka duhet tė pėrsėritet 21 herė para se tė bėhet zakon. Pra, tė paktėn 21 herė shtyjeni veten pėr tė shkuar nė palester. Atėherė do ta ndjeni ndryshimin menjėherė! Hapi 7. Stėrvitje Kardiovaskulare. Kėtu ėshtė fjala pėr vrap, not, biēikletė, patina, Stairmaster, Crosstrainer etj. Ēdo aktivitet qė e ngre nivelin e rrahjeve tė zemrės nė zonėn e stėrvitjes pėr njė kohė tė caktuar, forcon zemrėn. Rreth 20-45 minuta, tre deri nė katėr herė nė javė ėshtė e mjaftueshme pėr tė humbur peshėn nė mėnyrė graduale dhe tė shėndetshme. Pulsi duhet tė jetė diēka si 120-150 rrahje pėr minut, megjithatė ka njė formulė tė caktuar pėr kėtė. Hapi 8. Stėrvitje force. Kėtu bėhet fjalė pėr stėrvitjen me pesha. Si pėr meshkuj dhe pėr femra stėrvitja me pesha nuk ka zėvendėsim. Eshtė mėnyrė mė e mirė, pėr tė shtuar masė muskulore, qė ndihmon nė djegjen mė tė shpejtė tė kalorive dhe ndihmon nė zbukurimin e formave tė trupit. Tre deri nė katėr herė nė javė, 30 minuta deri nė njė orė ėshtė e mjaftueshme pėr tė arritur kėtė synim. Hapi 9. Shplodhuni. Nuk mund tė theksohet nė mėnyrė tė mjaftueshme. Trupi ka nevojė pėr ēlodhje. Kur bėni stėrvitje organizmi futet nė njė faze stresi fizik dhe vetėm shplodhja e ndihmon pėr tu rekuperuar. Duhen tė paktėn shtatė deri nė tetė orė gjumė, dhe gjysėm ore gjumė pasdite ėshtė mjaftueshėm pėr tė ēlodhur organizmin, megjithse ka shumė faktorė qė e ndikojnė gjumin, si psh: cilėsia e gjumit, volumi i stresit mbi trupin, dhe ndryshime gjenetike. Shumė njerėz ēlodhen me 5 apo 6 orė gjumė, shumė tė tjerė kanė nevojė 8 apo 9. Shikoni me kujdes dhe studioni trupin tuaj. Nuk ka tregues mė tė saktė sesa vetė trupi. Hapi 10. Stėrvituni me njė shok. Kjo mund tė jetė kėshilla mė e rėndėsishme qė ju jepet. Ndjehemi gjithmonė mė rehatshėm kur kemi dikė me vete. Ndaloni dhe mendoni pėr njė minutė! Kur niseni pėr tė blerė diēka nė dyqan, gjithmonė merrni njė shok me vete apo jo, pėr tė ndihmuar dhe pėr tė kaluar atė fazėn e parehatshme tė zgjedhjes sė rrobave. Njė arsye, pėr tė pasur gjithmonė njė shok, ėshtė se sa herė qė ndjeheni tė lodhur apo to stresuar, dhe s'e keni mendjen pėr stėrvitje e dini se shoku juaj po ju pret nė palestėr apo nė park pėr tu stervitur. Njė shok gjithashtu ėshtė i rėndėsishėm pėr t'ju shtyrė sa mė tepėr pėr tė vrapuar atė kilometrin e fundit apo pėr tė ngritur ato dy pėrsėritjet e fundit tė peshave. Ashtu si nė jetė, ēdo njeri ka nevojė pėr njė partner pėr tė pėrballuar dhimbjet e jetės. Ashtu dhe ēdo njeri ka nevojė pėr njė partner pėr tė pėrballuar dhimbjet e muskujve.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Kur tė mund dhimbja e kokės..! Shkaktohet lehtėsisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe ėshtė e shpeshtė tek njerėzit depresivė dhe me ankth; ndaj njė nga metodat e kurimit ėshtė edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet mė emocionet intense Dhimbja nė kokė, sidomos nė ballė dhe pjesėn e pasme tė kokės. Ėshtė njė nga shqetėsimet mė tė shpeshta edhe pse nė disa raste mund tė jetė njė shenjė e mirė; shfaqja e njė lodhjeje ose njė tensioni, por nėse ėshtė e fortė dhe e pėrsėriturėshtė sintom i njė sėmudje celebrale si: ematomė, encefalite, meningjit ose ndonjė hipertension i rėndė. Sintomat Dhimbja mund tė jetė fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi nė varėsi tė kushteve qė e favorizojnė ose nė tė kundėrt e pushojnė. Domethėnėse janė edhe pėrsėritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund tė jetė aq i lartė sa ta bėjė jetėn e pacientit shumė tė vėshtirė. Skematikisht mund tė dallosh disa tipe, midis tė cilave migrena dhe spondiliatroza. Me migrenė nėnkuptohen njė valė dhimbjesh akute, nė njė gjysmė tė kokės, shpesh tė shoqėruara nga tė vjella dhe marramendje. Shenjat e para janė shqetėsime vizive: fleshe dritash nė ajėr, shfaqen sidomos tek adoleshentėt ose moshat e reja, tė cilėt janė pjestarė familjesh ku ėshtė prezente kjo sėmundje edhe tek anėtarėt e tjerė dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenės ėshtė e lidhur me modifikimin e fluksit tė gjakut celebral, shkaktuar nga shqetėsime arterioale. Nė ndryshim nga migrena, spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk trasmetohet nga familja dhe mund tė zgjasė nė njė kohė tė papėrcaktuar, duke shqetėsuar edhe gjumin e natės. Dhimmja ėshtė mė e shpėrndarė sesa nė rastin e njė migrenr, duke u shtuar nė pjesėn e pasme tė kokės dhe sidomos nė nyjen mes kokės dhe qafės. Shkaktohet lehtėsisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe ėshtė e shpeshtė tek njerėzit depresivė dhe me ankth; ndaj njė nga metodat e kurimit ėshtė edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet mė emocionet intense. Terapia Terapia kundėr dhimbjeve tė migrenės bazohet nė pėrdorimin e antifiamatorėve jo me pėrbėrie steroidesh, si aspirina ose tė tjera tė ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errėsire dhe qetėsie. Pėr ata qė vuajnė nga ngacmime tė shpeshta ėshtė e kėshillueshme njė terapi e plotė, e cila pėrfshin njė gamė tė gjerė ilaēesh si: propanol,metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzina. Teknikat mė tė fundit lidhur me biofeedback-un me anė tė tė cilit individi arrin tė kontrollojė tonin dhe kalibrin e damreve tė gjakut. Terapia kundėr spondiliarozės thellohet nė teknikat e relaksimit, me anė tė masazheve dhe psikoterapisė edhe pse nuk pėrjashton pėrdorimin e ilaēeve, sidomos sedativėt dhe antidepresivėt; ndėrsa ilaēet mė tė rėnda kėshillohen vetėm kur dhimbjet janė tė padurueshme. Kohėve tė fundit nė pėrdorim ka hyrė njė ilaē: sumatriptan, qė ėshtė njė antagonis specifik selektiv ndaj receptorėve 5HT1-LIKE tė serotoninės, qė vepron nė damarėt kryesorė duke bllokuar krejtėsisht krizat akute tė migrenės. Gjenetika, sot ka synim kryesor gjetjen e shkaqeve tė dhimbjeve sė kokės: si migrena me karakter familjar, duke kėrkuar pėr elementin trashėgimtar. Nė vitin 1996 ėshtė zbuluar njė gen pėrgjegjės pėr transportimin e kalciumit nėpėr qelizat celebrale, i cili shkakton njė formė tjetėr migrne, e quajtur migrene familjare nėse ky gen nuk funksionon normalisht, lėvizjet e nivelit tė kalciumit reflektohen nė mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i tė cilave shkakton kėtė formė migrene. Ky zbulim erdhi si rezultat I kėrkimeve tė vazhdueshme pėr tė kutuar shkaqet e dhimbeve tė kokės dhe parandalimit tė tyre.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#5
| ||||
| ||||
| mendja e shendoshe ne trup te shendosh po te merresh me sport gjaku qarkullon me shpejt dhe hapen enet e gjakut, ajo arrin te formoje nje ind solid ku nuk mund te kalosh mbi peshe dhe nen peshe , qarkullimi i frymarrjes eshte me i lehte , muskulatura arrin nje formim ne gjithe trupin , mendja largon streset e dites , dhe te largon nga cdo lloj te demshme per trupin si cigarja , alkoli, droga, etj dhe ul marrjen e semundjeve ( per cdo njeri do ishte mire sikur te vraponte disa kilometra )
__________________ brus lee |
|
#6
| ||||
| ||||
| Patologjitė e stinės sė pranverės. Po tė pyesėsh njė fėmijė se cila ėshtė ėshtė stina qė i pėlqen mė shumė, pa dyshim me njė pėrgjigje tė shpejtė instinktive do tė thotė: pranvera. Por shumė pak e dinė se bashkė me rizgjimin e natyrės vijnė dhe patologjitė e stinės qė mbajnė po kėtė emėr. Dy janė ato mė shqetėsueset: sindromi pranveror dhe pagjumėsia pranverore. Te dyja shqetėsojnė, megjithėse nė sens tė ndryshėm nga njėra tjetra. Sindromi Pranveror Bėhet fjalė pėr njė tėrėsi simptomash qė variojnė nga njė lodhje e thjeshtė fizike deri nė njė gjendje serioze qė mund tė prekė trupin dhe mendjen. Ėshtė karakteristikė e pranverės. Sipas statistikave, prek 70 pėr qind tė grave, pėrkundrejt vetėm 30 pėr qind tė meshkujve. Shkaqet: Mund tė jetė pasojė e dritės sė diellit, e cila rizgjon gjendrat endokrine tė organizmit, duke rritur aktivitetin e tyre. Kėshtu, trupi shpenzon mė shumė energji pėr t'u pėrshtatur dhe pėr pasojė lodhet mė shumė. Gjithashtu, mund tė varet nga akumulimi me tepri i toksinave gjatė stinės sė dimrit. Kjo bėn qė tė ulet puna e mėlēisė, veshkave dhe zorrėve, tė cilat janė dhe organet qė kanė pėr detyrė pastrimin e organizmit. Puna e kėtyre organeve ndikohet dhe nga stresi, njė mėnyrė e gabuar e tė ushqyerit, si dhe nga njė stil jete sedentare. Simptomat: - Ndjesi e pėrgjithshme e tė ndjerit keq - Lodhje e tepruar - Sfilitje fizike dhe mendore - Nervozizėm dhe irritim - Probleme me tretjen - Pagjumėsi - Depresion - Alergji Pėrpara se tė nxitoni tė merrni ndonjė ilaē, ēdo simptomė duhet t'i nėnshtrohet vlerėsimit tė njė specialisti. Trajtimet: Pėr tė rimarrė forcat duhet bėrė njė kurė detoksifikuese dhe pastruese, duke u ushqyer nė mėnyrė tė shėndetshme dhe tė ekuilibruar, si dhe duke pėrmirėsuar cilėsinė e mėnyrės sė jetesės. Por nėse lodhja dhe ndjesia e tė qenit keq zgjasin nė kohė, duhet t'i drejtoheni njė mjeku. Sepse pas secilės prej kėtyre simptomave mund tė shihet njė sėmundje organike (si p.sh njė anemi) ose ērregullime me origjinė psikologjike. Pagjumėsia pranverore Bashkė me kohėn e bukur dhe ardhjen e dallėndysheve nuk vonojnė dhe netėt e bardha. Ėshtė pikėrisht pėr shkak tė ndryshimit tė stinės dhe me ndyshimin e ndriēimit qė shpesh tortura e pamundėsisė pėr tė mos fjetur dot bėhet mė shqetėsuese. Fatmirėsisht kėtu tek ne, si tek tė gjitha vendet me klimė mesdhetare, problemi zgjidhet brenda pak ditėsh dhe vazhdon tė godasė vetėm ata qė janė tė prekur nga shqetėsimet e gjumit. Megjithėse nė kėto ditė tė pranverės, e cila akoma nė kėtė fundprill ndihet e pasigurt nėse duhet tė vijė, dėgjon shumė njerėz tė ankohen pėr gjumin jo tė qetė, edhe pse pjesa mė e prekur janė tė moshuarit dhe gratė nė menopauzė. Po kėshtu nga bisedat e shumta del se janė shumė tė paktė, deri nė shpėrfillje, ata qė mendojnė t'i drejtohen njė specialisti. Njė nga arsyet ėshtė frika e krijimit tė varėsisė ndaj qetėsuesve. Nė fakt, pagjumėsia duhet konsideruar si njė sėmundje e vėrtetė prej sė cilės tė shėrohesh. Nga ana tjetėr, kush fle pak dhe keq ka probleme me pėrqendrimin dhe efikasitetin nė punė gjatė ditės. Statistikat tregojnė qė ka gjasa tė sėmuren dhe mė shpejt. Kjo pasi kortizoli, i cili ėshtė hormoni qė mbron organizmin tonė, prodhohet mė shumė gjatė gjumit tė thellė. Ja disa nga rregullat pėr t'u pėrballur me netėt e gjata dhe gjumin e ērregullt: - Shmangni gjumin e pasdites, pėrpiquni tė mos rehatoheni mbi divan; - Shkoni nė shtrat vetėm nėse ndiheni tė lodhur; - Mė mirė tė zgjoheni gjithmonė nė tė njėjtėn orė edhe nė fundjavė; - Mos mbani nė dhomėn e gjumit materiale qė i pėrkasin punės apo studimit; - Pėrpiquni tė hani ushqime qė favorizojnė ose pėrmirėsojnė gjumin, si p.sh.: kosi, drithėrat, veza, peshku, patatet dhe bananet; - Hani lehtė nė darkė pėr tė mos rėnduar stomakun; - Mos praktikoni shumė sport pa bėrė nxehjen e duhur; - Nė mbrėmje evitoni pijet energjike dhe me kafeinė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Sėmundjet Periodontale, shkaqet dhe lidhjet me sėmundjet e tjera. Periodontiti ėshtė njė sėmundje inflamatore kronike e indit dhe kockės qė rrethon dhėmbėt. Ky inflamacion i shkaktuar nga bakteriet ēon nė shkatėrrim tė indit gingivar dhe tė kockės qė rrethon dhėmbėt dhe si rrjedhojė kemi lėkundjen deri nė humbjen e dhėmbėve. Madhėsia e inflamacionit nė inde dhe sasia e shkatėrrimit tė kockės dhe indit gingival ndryshon gjerėsisht midis pacientėve. Ne dimė qė faktorėt gjenetikė dhe ato tė fituar (si duhani) modifikojnė reagimin e trupit ndaj bakterieve. Pllaka bakteriale ėshtė provuar tė jetė shkaktari bazė i nisjes dhe progresionit tė Periodontitit. Shumė studime kanė treguar qė faktoret riskues tė lidhur mė direkt me rritjen e mbizotėrimit dhe ashpėrsisė sė sėmundjes janė:
Ėshtė vėrejtur njė lidhje midis sėmundjeve periodontale dhe sėmundjeve vasculare, iskemike duke pėrfshirė kėtu hemorragjinė cerebrale dhe infarktin e miokardit. Nje studim i publikuar ne 1989 ka treguar qė sėmundjet periodontale janė njė risk si pėr aksidentet cerebrovasculare dhe infarktin e miokardit. Periodontiti dhe shtatėzania Nėse bakteriet dhe endotoxinat kalojnė nė qarkullim tė gjakut lind pyetja: A ndikojnė apo jo nė fetus? Nėse ndikojnė ē'farė potencial shtrirjeje kanė? Dhe si influencojnė mikroorganizmat nė fetus? Nė vaginozat bakteriale mikroorganizmat nga cervix ose vagina kolonizojnė polet e poshtmė tė membranės fetale duke ēuar nė chorioamniotitis me ēarje tė membranės dhe lėshimin e metaboliteve PGE2 (metabolite tė acidit arachidonic). Po kėshtu edhe periodontitet janė tė lidhura me kėto alterime dhe shėrbejnė si faktor risk pėr lindje premature dhe fėmije nėn peshė. Periodontiti nė Diabetin Mellitus Individėt me Diabet Mellitus kanė njė predispozicion pėr atherosklerozė kardiovaskulare, dhe sėmundje cerebrovaskulare. Pėr mė tepėr pacientėt me DM kanė njė predispozicion tė lartė pėr sėmundje P. Rreth 40% e pacientėve diabetikeė vuajnė nga sėmundjet Periodontale. Po ashtu dhe sėmundjet periodontale alterojnė nivelet e sheqerit nė gjak.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Si veproni qe shendeti juaj te jete ne nivel? | Qershija | Njeriu dhe shendeti | 3 | 01-03-2005 21:40 |
| Dieta dhe Shendeti. | AlbShkodra | Njeriu dhe shendeti | 1 | 09-05-2004 01:17 |
| Histori Shkodrane : Krimet komuniste. | AlbShkodra | Historia | 21 | 16-12-2003 19:36 |