Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Sharon Stone - Per nje bote me humane

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2007, 00:33
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Sharon Stone - Per nje bote me humane

Sharon Stone - Per nje bote me humane

Aktorja hollivudiane Sharon Stone eshte bere sot e njohur jo vetem per rolet e mrekullueshme qe ka interpretuar vecanerisht kete dhjetevjecar te fundit, duke filluar me te famshmin Basic Instinct, por dhe me veprimtarine e saj humanitare, sic u deshmua dhe ne takimin e fundit nderkombetar te Davosit ne Zvicer, kur ne krah te politikaneve me te medhenj te botes, ajo mblodhi para per te ndihmuar vendet e Afrikes ne luften kunder mushkonjave, malarjes, etj. Por, beteja e saj eshte sot lufta per te ndihmuar njeriun dhe per te bere kete bote me humane.

Sharon Stone ka lindur ne Pensilvani te Amerikes ne mars te vitit 1958. Ne fundin e viteve 70-te ajo filloi karieren internacionale si manekin dhe me vone u shfaq ne role te vogla si ne filmin e Woody Allen, te Charles Shyer, etj. Suksesi i pare ne kinematografi eshte interpretimi ne filmin e P. Verhoeven Total recall e me pas interpretimet krahas aktoreve te njohur si Gene Hackman apo Russell Crow.

Nje nga rolet me te bukura mbetet padyshim ai ne filmin Casino te Martin Scorsese-s, ku eshte partnere e Roberto De Niro-s. Kohet e fundit ajo eshte bere perfaqesuesja e markes se famshme kozmetike DIOR.


Interviste me Sharon Stone
- Sot juve ju kerkojne mjaft marka kozmetike qe ti perfaqesoni. Perse me se fundi zgjodhet DIOR ?
- Zgjodha DIOR se pari sepse DIOR eshte maja e lluksit dhe sepse m’u duk e mrekullueshme qe nje marke e tille te mbeshtese nje femer ne moshen time. Christian Dior kishte nje elegance te vertete, kishte shije, ai e dinte se cfare e bente te bukur nje femer.
- Kur ishit adoleshente cfare raporti me bukurine ju mesoi nena juaj ?
- Ne moshen 13 vjecare ajo me dhuroi nje krem dhe me keshilloi ta perdorja ne mengjes dhe ne mbremje, duke shtuar : “Mos me thuaj pse, por me vone ti do te me falenderosh per kete” !
- Deri kur ju do te ruani kete pamje te nje gruaje 30 vjecare ?
- Gjithnje kam thene se nese do te qendroja varur si nje lakuriq per te qene e bukur, une do ta beja kete. Por asnjehere nuk do ti fus “thiken” fytyres sime qe te dukem e re. DIOR ka prodhuar nje krem qe pengon plakjen e lekures se fytyres dhe kjo eshte e mrekullueshme. Sigurisht nuk jam kunder kirurgjise estetike, sepse ne moshen 19 vjecare une u operova per te zhdukur nje shenje ne qafe. Por me vone kirurgu ne fjale deklaroi me buje se kisha bere nje operacion estetik e perralla te tjera. Sigurisht e hodha ne gjyq dhe ai u denua.
- Mund te me thoni si mund te mbetesh “seksi” keshtu sic jeni ju ?
- Te jesh “seksi” fillon me nje “pune” te brendshme : te jesh me dinjitet me vetveten dhe te tjeret dhe ta perjetosh seksualitetin plotesisht, cka eshte nje dhurate e Zotit. Nuk ke pse te kesh turp nga nje akt i tille.
- Ju shpesh keni thene se filmi Basic Instict ju ka shkaterruar fizikisht dhe shpirterisht.
- E kam thene sepse nuk eshte e lehte te jesh nje “vrasese” ne film kur ende nuk ke dhene gjithcka ne kinematografi. Sigurisht une u pergatita per rolin, por ne fakt ai film me cenoi ne thellesi.
- Shume aktore me fame ngjajne sikur jetojne jo ne toke. Po juve ?
- Me dy femije ne shtepi nuk mund te keni shume iluzione. Per me teper qe une jam e angazhuar ne vepra bamiresie.
- Si duhet te luftojne grate qe me se fundi te fitojne lirine e tyre te vertete ?
- Liria jone do te vije nga njohja e rolit tone madhor qe ne luajme ne favor te paqes. Prej kohesh grate ne Perendim jane te pjekura dhe te emancipuara. Ato kane gjithnje e me shume poste te rendesishme dhe jane aktive ne shume fusha. Grate nuk duhet te mjaftohen vetem qe te jene te bukura.
- Perse keni zgjedhur te adoptoni vetem femije djem ?
- Sepse keshtu m’i ka derguar Zoti !
- Nese do te kishit pushtet, cdo te donit per ta ndryshuar kete bote ?
- Do te doja te ulesha me njerez qe pandehin se jane armiq me njeri tjetrin dhe ti ndihmoja ata te kuptonin realitetin, pasi ata kane shume gjera te perbashketa.
- Valle ju trondit moskuptimi i njerezve mes tyre ?
- Jo, me shume me trondit indiferenca e tyre. Jam e habitur qe njerezit, sado te thjeshte qe te jene, nuk mendojne se ata kane nje fuqi ne vetvete. Nuk me pelqen idea se duhen para apo fame per te ndihmuar te tjeret. Shume pak njerez e kuptojne se eshte dikush prane qe ka nevojen e pranise se tyre. Njerezit kane harruar se mund ti sherbejne tjetrit.
- Si arritet qe ne Davos, per pese minuta te mblidhnit 1.830.000 dollare per te blere materialet e nevojshme kunder mushkonjave ne Afrike.
- Organizatoret ne Davos e vleresuan thirrjen time. Kur isha atje, para te gjitheve u ndjeva e tmerruar dhe nervoze. Nuk me shqiteshin nga mendja femijet qe vdisnin cdo dite ne Afrike.
- Valle aksidenti juaj cerebral e ka ndryshuar menyren tuaj per ta pare boten?
- Ka nje kenge te vjeter fetare qe titullohet Just A closer walk with three. Mendoj se pas semundjes, m’u duk se ekzsitenca ime filloi ti perngjaje kesaj kenge. Tashme i shoh gjerat me qarte dhe di se si duhet te jetoj. Eshte nje vendim i madh qe merr kur thua : “Qe sot e tutje do te bej aksione per te miren” !
- Ju jeni e terhqur pas Dalai-Lama. Cili eshte Zoti juaj ? Jezusi, Buda ?...
- Zoti im eshte dashuria. S’ka rendesi feja qe zgjedhim. S’ka rendesi se ku gjendet Zoti. Ajo qe ka rendesi eshte dashuria dhe dinjiteti shpirteror.
- Ju e shikoni veten me shume humaniste se sa feministe, apo jo ?
- Komunikimi normal midis dy sekseve ende nuk eshte arritur. Sigurisht, grate duhet te perfitojne nga barazia…
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg sharon-stone-basic2.jpg (16.2 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg sharon-stone-2.jpg (112.7 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės Sabahi Historia 1 16-06-2008 12:21
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Fjalori i Internetit Administratori Programe dhe programime 0 19-09-2004 16:34
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:24.




Parajsa Shqiptare