| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Pėrse ėshtė e dobishme loja tek fėmijėt parashkollorė? Loja ndihmon nė zhvillin mendor tė fėmijės: Nėpėrmjet lojės fėmijėt zbulojnė masėn, formėn, cilėsinė e objekteve tė cilat janė pjesė e mjedisit tė tyre fizik. Nėpėrmjet kontaktit me objektin ata pėrvetėsojnė konceptin e peshės, volumit dhe pėrmbajtjes. Loja ėshtė mjet kryesor pėr zhvillimin e imagjinatės. Fėmijėt e vendosin veten nė rolin e dikujt tjetėr qė mund tė jetė personazh real pėr shembull prindi ose tė njė personazhi pėrralle, si Borėbardha. Imagjinata ėshtė njė nga treguesit e zhvillimit mendor tė fėmijės: sa mė shumė lojra qė kanė nė bazė zhvillimin e imagjinatės aq mė i plotė do tė jetė zhvillimi mendor i fėmijės. Loja ndihmon nė zhvillimin fizik tė fėmijės. Gjatė njė loje fizike fėmija vrapon, kacavirret, godet topin: kryen njė sėrė veprimesh dhe ėshtė nė lėvizje. Tė gjitha kėto lėvizje e aftėsojnė fėmijėn pėr kryerjen e detyrave tė tjera tė cilat janė njė lloj pasarele drejt rritjes sė pavarėsisė. Kėto veprime aftėsojnė fėmijėn tė kryejė veprime tė cilat pėr tė rriturit janė shumė tė thjeshta por pėr ta pėrkthehen nė paksim varėsie nga prindėrit. Njė fėmijė qė merr pjesė nė mėnyrė aktive nė lojė e ka mė tė thjesht tė lidhė kėpucėt, apo tė vishet vetė pa ndihmėn e prindėrve. Nga ana tjetėr zhvillimi fizik i fėmijėve i nxitur nga loja rrit vetvlerėsimin: njė fėmijė i cili nuk arrin ti kryej me sukses aktivitete fizike bėhet preh e shakave dhe talljeve tė shokėve tė tij. Nga ana tjetėr loja e ndihmon fėmijėn tė arrijė njė sens tė vazhdimėsisė sė vetes. Ky sens vazhdimėsie krijohet nėpėrmjet rritjes sė kontrollit mbi aktivitetet fizike. Loja ndihmon nė zhvillin social tė fėmijės: Duke luajtur me tė tjerėt fėmijėt mėsojnė shpejt nevojėn e bashkėpunimit dhe tė ndarit tė diēkaje me shokėt. Bashkėveprimi me fėmijėt e tjerė u mėson atyre aftėsitė e nevojshme sociale pėr tė jetuar nė shoqėri. Loja i ndihmon fėmijėt tė kuptojnė mė mirė emocionet e tė tjerėve. Pėr shembull nė njė lojė imituese vajza nė rolin e nėnės i thotė vajzės sė saj se nuk bėri mirė qė qė qau nė kopėsht kur edukatorja i bėrtiti. Loja i pėrgatit fėmijėt pėr jetėn: Nė lojrat e tyre ata imitojnė episode nga jeta e pėrditshme nė kopėsht apo nė familje. Ata mėsojnė tė jenė agjentė aktivė brenda mjedisit tė tyre. Para se tė shkojnė nė shkollė fėmijėt luajnė shkollash: ata bėjnė sikur janė nxėnės duke u bazuar nė imitimet e motrės apo vėllait mė tė madh. Kjo parapėrgatitje lehtėson familjarizimin e tyre me shkollėn. Loja i ndihmon tė pėrvetėsojnė rolet sociale: fėmijėt luajnė shtėpiash, shkollash. Nė kėto lojra ata bėjnė sikur janė mami, babi, mjeku, shitėsi, mėsuesi etj. Shpesh femija i nderron rolet gjate lojes, duke u hequr si doktor, si mami apo babi etj. Kjo gjė i ndihmon ata tė kuptojnė rolet e tė tjerėve. Gjithashtu ata mėsojnė tė jenė fleksibėl duke i ndėrruar kėto role herė pas here. Pėr shembull ata herė bėjnė rolin e tė fortit dhe herė atė tė viktimės. Ata rrisin ndjenjėn e kontrollit nė sjelljen e tyre dhe nė sjelljen e tė tjerėve si dhe kryejnė veprime tė drejta dhe tė gabuara pa patur frikėn e ndėshkimit. Loja i ndihmon pėr tė pėrvetėsuar njė sens identiteti: ajo i lejon fėmijėt tė dalin nga vetvetja dhe ta shohin atė nga disa perspektiva. Sa mė shumė pėrvojė nė lojra aq mė shumė burime pėr tė krijuar sensin e vetvetes. Duke provuar disa role fėmija arrin tė kuptojė se ēfarė gjėrash pėlqen dhe ēfarė jo. Ai njeh mė mirė veten dhe tė tjerėt. Loja siguron informacionin e duhur pėr tė kuptuar mė mirė vetveten. Loja i lejon fėmijėt tė bėjnė lidhjen midis realitetit dhe fantazisė: fėmijėt luajnė vampirash, shpirtrash, hajdutash etj. Duke u rritur fėmijėt kuptojnė se vampirėt janė personazhe qė jetojnė nė libra dhe jo nė jetėn reale. Nė kėto lojra ata janė gjithmonė fitimtarė. Fitorja krijon njė ndjenjė sigurie e cila i ndihmon pėe tu ēliruar nga frikėrat. Loja ėshtė gjithashtu njė mjet pėr tė shkarkuar stresin: Nė lojė fėmija mund tė reflektojė problemet personale dhe tė orientohet pėr zgjidhjen e tyre. Pėrpjekja nė vetvete i ndihmon tė qetėsohen dhe ta shohin mė pozitivisht situatėn. Ēfarė mund tė bėjė njė pesė vjeēar? Femija mund tė ecė mbi njė trotuar, mund tė vrapojė sipėr disa njėsive, pėr shembull sipėr shinave tė trenit, mund tė ngasė njė biēikletė dhe mund tė mbajė lodra qė kanė njė peshė tė konsiderueshme; Ai mund tė mėsojė tė notojė, tė bėjė patina, tė vallėzojė dhe tė hidhet nga trampolina; Ai mund tė luajė pėr shumė kohė me diēka ose me dikė qė paraqet interes pėr tė; Ai mund tė pasurojė me detaje vizatimet e tij megjithatė nė kėto detaje mund tė mos jetė shumė i kujdesshėm. Pėr shembull ai mund tė vizatojė njerėz me tre gishta ose shtėpi me shumė dritare; Ai mund tė shkruajė emrin e tij me kapitale nė fund tė vizatimit. Gjithashtu ai mund tė mėsojė tė shkruajė emrat e personave tė tjerė nė familje; Ai kupton qė njerėzit rreth tij kanė mendime, eksperienca dhe ndjenja tė cilat janė tė ndryshme nga ato vetjake. Ata fillojnė tė ndėrveprojnė me tė tjerėt duke patur parasysh kėtė gjė. Ai arrin tė kuptojė qė njė person nuk ka informacion pėr diēka qė ka ndodhur nė mungesė tė tij. Ai ėshtė nė gjendje tė tregojė ngjarjen pėr dikė tjetėr. Cilat janė disa nga lojrat qė mund tė ndikojnė pozitivisht nė zhvillimin e fėmijės nė kėtė moshė? Shtėpia e kukullės: Disa rekomandime pėr prindėrit: Ndihmojeni fėmijėn pėr tė krijuar njė ambient sa mė tė kėndshėm. Nėse ai ka shumė kukulla krijoni kushte pėr tė patur sa mė shumė hapėsirė. Gjatė kėsaj kohe edhe prindi mund tė luajė mė fėmijėn. Sė bashku mund tė vizatojnė disa shtėpi dhe prindi mund tė bėjė sikur ėshtė fqinji. Gjithashtu ata mund tė gjejnė emra pėr banorėt e shtėpive tė tjera ose mund tė emėrtojnė lagjen ku kanė vendosur shtėpitė. Prindi duhet tė ndihmojė fėmijėn tė trillojė njė histori pėr kukullėn. Sigurisht historitė e fėmijėve nė kėtė moshė janė tė shkurta, por nėse prindi e ndihmon fėmijėn duke i bėrė pyetje, ai mund tė krijojė edhe njė histori me shumė detaje. Nė shumė raste, fėmijėt mund tė luajnė pėr orė tė tėra pa shprehur nė fjalė atė qė po ndodh. Nė kėto rrethana prindi mund tė ndėrhyjė nėpėrmjet pyetjeve tė tipit: mund tė mė thuash se ēfarė ndodhi sot ndėrsa Mira (kukulla) blinte akullore? Kali dhe kalorėsi Fėmijėt 5 vjeēarė bėjnė shumė pyetje. Sa mė shumė informacion ti jepet fėmijės aq mė shumė elementė do tė shtojė nė lojėn e tij imagjinare. Krahas kalit dhe kalorėsit kukull ėshtė mirė qė prindi ti japė informacion fėmijės pėr lloje tė ndryshme kuajsh ose ti lexojė fėmijės pėrralla me kuaj. Nėse fėmija luan vetėm, prindi duhet ta inkurajojė atė tė tregojė njė histori pėr kalin dhe kalorėsin. Kjo gjė do ta ndihmojė atė tė shprehė mendimet si dhe do ti japė besim nė aftėsinė pėr ti transmetuar me fjalė mendimet e tij. Fėmijės duhet ti krijohen kushtet tė shohė disa filma me kuaj dhe kalorės ose tė shohė kuaj tė vėrtetė. Kėshtu ai do ta ketė mė tė lehtė tė bėjė lidhjen midis reales dhe fantazisė si edhe do tė pėrfshijė elementė real nė lojrat e tij. Loja me patina Prindi duhet tė ndihmojė fėmijėn tė rrėshqasė me patinat e tij. Ai duhet tė identifikojė njė mjedis tė sigurt. Ai duhet ti tregojė fėmijės kufijtė e mundshėm tė lėvizjeve tė tij. Prindi duhet tė marrė instruksionet e duhuara pėr pėrdorimin e patinave dhe mė pas nė pėrputhje me kėto instruksione tė ndihmojė fėmijėn. Ai duhet tė sigurohet qė patinat i rrinė mirė fėmijės, lidhėset janė lidhur dhe gjithēa tjetėr ėshtė pozitive pėr sigurinė e tij. Prindi duhet tė mbajė krahėt e fėmijės ndėrsa ai rrėshqet me patina. Nėse fėmija ndihet i sigurt nė aftėsinė e tij pėr tu balancuar, nėse ėshtė praktikuar siē duhet. Nėse edhe prindi konstaton se ai ėshtė nė gjendje tė rrėshqasė siē duhet mund tė lejojė fėmijėn ta bėjė kėtė gjė i vetėm. Nėse fėmija zhvillon aftėsitė e duhuara, ai mund tė jetė nė gjendje tė rrisė edhe shpejtėsinė. Kjo ėshtė koha kur prindi mund ta shoqėrojė fėmijėn tė rrėshqasė edhe nė njė mjedis mė pak tė mbrojtur se shtėpia pėr shembull, njė park. Gjatė rrėshqitjes me patina, nė sfond mund tė vihet edhe pak muzikė. Ndonjėherė muzika, lehtėson tė mėsuarin e rrėshqitjes sepse e ndihmon fėmijėn tė arrijė njė ritėm natyral pėr lėvizjen e trupit. Prindi mund tė zgjedhė njė muzikė, ritmi i sė cilės ėshtė I lehtė pėr tu ndjekur dhe qė pėrputhet me aftėsitė e fėmijės. Ngarja e mjetit Prindi duhet tė sigurohet qė fėmija ėshtė duke ngarė mjetin (biēikletė ose motor) nė njė mjedis tė sigurt dhe tė madh, mjaftueshėm pėr tė bėrė disa lėvizje. Prindi duhet tė jetė pranė fėmijės dhe ti japė udhėzimet e duhura nė lidhje me orientimin. Prindi nuk duhet tė ndjekė fėmijėn ndėrsa ai nget mjetin, por duhet tė stimulojė fantazinė e tij duke i kėrkuar fėmijės tė bėjė pėr shembull sikur ėshtė postieri, punonjėsi i policisė, zjarrfikėsi etj. Pėr tė krijuar njė situatė sa mė afėr fantazisė edhe prindi mund tė pėrfshihet nė rol. Do tė ishte mirė qė fėmija ta pėrdorte mjetin bashkė mė njė fėmijė tjetėr moshatar. Prindi mund tė monitoronte kohėn e ndarjes sė mjetit. Kėshtu tek fėmija mund tė kultivohet sensi i tolerancės dhe i durimit. Opinione pėr lojėn Gjithkush e di se fėmijė i shėndetshėm ėshtė ai qė argėtohet, qė gėrmon ēdo gjė qė gjen pėrreth. Kjo ėshtė e vlefshme si pėr fėmijėt qė luajnė vetėm e si pėr atė qė luan nė prani tė tė tjerėve. Tė mos e lejosh fėmijėn tė luaj, do tė thotė ti heqėsh atij kėnaqėsinė e jetės. Franēoise Dolto Loja ėshtė me tė vėrtetė puna e fėmijės, mjeti me anė tė sė cilit fėmija rritet dhe zhvillohet. Loja aktive mund tė shihet si shenjė e shėndetit mendor dhe mungesa e saj mund tė shihet ose si difekte tė lindura ose si ērregullim organik. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės | Sabahi | Historia | 1 | 16-06-2008 12:21 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |